DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» INTERVISTĖ ME GAFURR ADILIN, ZEDHENES I FBKSH-sė
Postuar mė datėn: 2007-06-08 19:15:54 nga admin2 :: Kategoria: Intervista
SHQIPĖRIA E BASHKUAR.ORG:
Z. Adili, fillimisht ju falenderojmė pėr gatishmėrinė tuaj t'i pėrgjigjeni ftesės sonė pėr intervistė. A mund tė fillojmė me njė biografi tė shkurtėr?

GAFURR ADILI:
Nuk keni pse tė mė faleminderoni, sepse e ndjej pėr obligim qė nė ēdo kohė e moment qė tė mė kėrkoni t'iu pergjigjem. Them kėshtu sepse jeni Ju, SHQIPĖRIA E BASHKUAR.ORG, tė parėt qė fillimisht FBKSH-sė dhe tė gjitha strukturave tė tij iu keni hapur dritaren, dhe pikėrisht atėherė kur nga armiqtė tanė dhe veglat e tyre qorre, siē UĒK-ja quhej "ushtri e faksave", edhe AKSH-ja quhej "ushtri e internetit".

Pra, moralisht unė detyrohem qė stafin Tuaj dhe nė veēanti Tahir Veliun, tė cilin mbaj mend se dikur (2002) e kam quajtur Arkitekt tė Shqipėrisė se Bashkuar, qė t'iu faleminderoj pėr kontributin Tuaj nė mishėrimin e idesė sė ribashkimit kombėtar shqiptar.

Kurse, sa i pėrket biografisė sime tė shkurtėr, konsideroj qė tanimė shumica e shqiptarėve, sidomos tė atyre qė janė tė pėrkushtuar nė kėtė rrugė dhe mision shumė tė veshtirė por teper fisnik, qė ishte edhe rruga e rilindasve tanė, qė nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit, e deri te dėshmorėt e kombit, tė rėnė nė tri betejat e fundit, tė ēlirimit dhe ribashkimit kombėtar shqiptar, besoj se mė njohin.

Mėgjithatė, pėr ata qė mund tė kyqen mė vonė nė kėtė mision, po e bėj njė autobiografi, si mė poshtė vijon:
-Aktualisht jam 48 vjeē, prind i 6 fėmijėve (3 djem dhe 3 vajza) dhe edhe 4 herė gjysh (3 nipėr dhe njė mbesė), dhe prej vitit 2003, kohė kjo kur edhe u arrestova nė Tiranė dhe pas 5 muajsh u lirova dhe fitova pafajėsinė, jetoj nė Tiranė.

-Nė Kuvendin Themelues tė FBKSH-sė (korrik 2002), tė mbajtur kėtu nė Pallatin e Kongreseve nė Tiranė, 95 delegatėt nga tė gjitha krahinat e Shqipėrisė Natyrale dhe diaspora, nė mungesė mė zgjodhėn Kryetar tė FBKSH-sė, dhe nga kjo kohė deri nė arrestimin t'im (1 korrik 2003) kam vepruar me pseudonimin (nofkėn) Valdet VARDARI.

-Nė Kuvendin e Dytė Kombėtar tė FBKSH-sė (16 shtator 2005), nė Prizrenin Historik, Kryetar u zgjodh Prof.Dr. Bashkim MITROVICA, kurse unė u ngarkova me detyrėn e Zėdhenėsit Politik (pėr shqiptarėt) dhe tė Sekretarit tė Departamentit tė Diplomacisė tė FBKSH-sė, detyrė qė pėrpiqem ta kryej me nder e krenari kombėtare.
-Nė Mbledhjen Themeluese tė Kėshillit Organizativ tė Kuvendit Mbarėshqiptar, tė mbajtur nė Tiranė, mė 25 nėntor 2006, ku merrin pjesė 74 delegatė nga tė gjitha hapėsirat shqiptare tė Shqipėrisė Natyrale dhe diaspora u formua Kėshilli Organizativ i Kuvendit Mbarėshqiptar dhe u zgjodh edhe Kryesia (5 anėtarėshe) e Kėshillit Organizativ tė Kuvendit Mbarėshqiptar, me nė Krye Gjeneral KUDUSI LAMA, njė njeri shumė i njohur nė opinionin tonė kombėtar pėr veprat e Tij gjatė luftės sė fundit nė Kosove, kur Gjeneral LAMA ishte Komandant i Divizionit tė Kukesit, dhe 3 Zėvendės-Kryetarėt:
1. Prof. Dr. Hulusi HAKO (nga Tirana),
2. Kolonel, Sejdi VESELI (nga Prishtina),
3. Kolonele Shyhrete GOSALCI (nga Prishtina),
kurse une u zgjodha Sekretar i Pėrgjithshėm dhe Drejtor i Revistės KUVENDI, qė deri mė tani kemi arritur t'i nxjerrim dy numra dhe jemi duke e pergaditur edhe nr.3 (korrik-gusht 2007).

Pra, jame nė kulmin e aktivitetit t'im atdhetar dhe vitin qė vjen (mė 15 mars 2008) do ta kremtoj 30 vjetorin e rilindjes s'ime, sepse mė 15 mars 1978, nga dėshmori Kadri Zeka, jam organizuar nė rradhėt e Lėvizjes Atdhetare (OMLK-sė) Shqiptare.

2. SHQIPĖRIA E BASHKUAR.ORG: Si e vlerson FBKSH-ja vizitėn e presidentit amerikan Xhorxh Bush nė Shqipėri dhe a keni planifikuar ndonjė takim me tė?

GAFURR ADILI:
Pėrmes njė Letre Pėrshendėtėse, tė nėnshkruar nga Kryetari i FBKSH-sė (Prof.Dr. Bashkim MITROVICA) dhe nga unė, Sekretariati Vendimmarrės i Kryesisė Qendrore tė FBKSH-sė, tė cilėn e keni publikuar edhe JU, Fronti pėr Bashkim Kombėtar Shqiptar (FBKSH) e ka pėrshendetur ardhjen e Presidentit tė SHBA-ve nė Trojet tona Arbėrore.

Ne jemi nė pritje tė njė takimi tė mundshėm tė Kryetarit tė FBKSH-sė (Prof.Dr.Bashkim MITROVICA) me Presidentin BUSH, sepse konsiderojmė se tanimė SHBA-tė jane bindur se forca me serioze nė hapėsirat shqiptare ėshtė FBKSH-ja, por kjo do tė varet shumė nga agjenda e ngjeshur e Presidentit BUSH, sepse kemi informacione se Presidenti BUSH do tė ketė njė agjendė tepėr tė ngjeshur nėpėr Evropė.
Prandej, edhe po nuk mundem qė tė takohemi kėtė rradhė kėtu nė Tiranė, kam bindjen se shumė shpejt do tė takohemi nė njė vend tjetėr.

3. SHQIPĖRIA E BASHKUAR.ORG:
Ēka mendoni lidhur me aktėakuzėn kundėr udhėheqėsit tė Lėvizjes Vetėvendosje?

GAFURR ADILI:
Ēka mund t'iu them perveē asaj qė duhet ta thotė ēdo shqiptar atdhetar, qė nė damaret e tij i rrjedh vetėm gjak shqiptari, se Kosova vazhdon tė jetė e pushtuar nga pushtuesė tė shumtė, qė tė vrasin dhe tė denojnė, ashtu siē dikur bėnte pushtuesi e kolonizatori me emrin Serbi. Por, mė habit heshtja e ish tė burgosurve politikė ne kohen e regjimit serbo-jugosllav, si dhe e atyre qė sot thirren si shokė e bashkėluftetarė tė dėshmorėve tė kombit dhe bashkėuftetarė tė: JUSUF GĖRVALLĖS, KADRI ZEKĖS, REXHEP MALĖS, NUHI BERISHĖS, BAJRAM BAHTIRIT, AFRIM ZHITISĖ, BAHRI FAZLIUT, ENVER HADRIT, ADEM E HAMĖS JASHARIT, SADRI ZENELIT, FEHMI E XHEVĖ LADROVCIT, ABEDIN REXHĖS, ILJAZ KODRĖS, ZAHIR PAJAZITIT, LUAN HAJRADINAJT dhe mijėrave dėshmorėve qė flijuan mė tė shtrenjtėn e tyre dhe kaluan nė pėrjetėsi, se pse po heshtin apo edhe mė keqe edhe e lincojnė Albin KURTIN dhe gjithė plejadėn heroike tė kohėrave mė tė reja?!

Kėta tė vetėshpallur shokė e bashkėluftetarė tė dėshmorėve tė kombit, jo vetėm nuk e ngrisin zėrin e tyre per kete padrejtesi dhe arrestim te djaloshit atdhetar tė deshmuar e ridėshmuar, por bashkohen me pushtetmbajtėsit UNMIK-istanez, siē dikur bashkoheshin FADIL HOXHA, XHAVIT NIMANI, ALI SHUKRIA, SINAN HASANI DHE AZEM VLLASI.

4. SHQIPĖRIA E BASHKUAR.ORG:
Cilat janė planet afatshkurtėra, afatmesme dhe afatgjatė tė Frontit pėr Bashkim Kombėtar Shqiptar?

GAFURR ADILI:
Ne e kemi thenė se Kuvendi i Dytė Kombetar i FBKSH-sė ka miratuar Programin (afatshkurtėr, afatmesėm dhe afatgjatė) Politik tė veprimit taktik (minimal) dhe strategjik (maksimal) te Frontit per Bashkim Kombetar Shqiptar (FBKSH), dhe mbi bazėn e kėtij Programi qė nė shtator 2005 deri nė ditet e sotme dhe nė vazhdimėsi (deri nė Kuvendin e Tretė Kombėtar tė FBKSH-sė), kane punuar, punojnė dhe do tė punojnė te gjitha strukturat e FBKSH-sė. Kuvendi i Dytė Kombėtar i FBKSH-sė, mė tė drejtė ka konstatuar se nyja gordiane e zgjidhjes sė ēėshtjes kombėtare ka qenė dhe ėshtė Kosova, si dhe Kosova para se tė bėhet shtet i pavarur dhe sovran, gjė qe nuk do tė arrihet as sivjet dhe as nė tė ardhmėn, do tė ribashkohet me Shqipėrinė.

Kėtė konstatim (nė shtator 2005), mėnjėherė pas Kuvendit tė Dyte Kombėtar tė FBKSH-sė, une e kam publikuar pėrmes njė intervistė (dy ditė radhazi) nė gazetėn shumė prestigjioze "Epoka e Re" tė Prishtinės.

Kėshillat e FBKSH-sė nė Zonėn nr. 2 (Kosova Historike) po punojnė nė kėtė drejtim, dhe mė plotė tė drejtė mund tė them se FBKSH nga njė formacion mbarėkombėtar, nė Zonėn nr. 2 (Kosovėn Historike) po shndėrrohet edhe nė njė front mbarėpopullor, sepse tanimė kėshillat e FBKSH-sė jane ngritur edhe nėpėr tė gjitha lagjet dhe fshatrat e 7 nėnzonave:
1. Prishtina,
2.Mitrovica,
3.Peja,
4.Prizreni,
5.Ferizaj,
6. Gjilani
dhe 7. Presheva me Bujanoc dhe Toplicė.

5. SHQIPĖRIA E BASHKUAR.ORG:
Sa ėshtė bashkuar diaspora shqiptare rreth FBKSH-sė?

GAFURR ADILI:
Krahasuar me bashkimin apo mė mirė tė them forcimin dhe zgjerimin e FBKSH-sė nė tė gjitha hapėsirat shqiptare tė Shqipėrisė Natyrale, ku i kemi 5 zona: 1.Republika e Shqipėrisė, 2.Kosova Historike, 3.Lugina e Vardarit (ILIRIDA), 4. Malėsia e Madhe (Ulqin, Tivar, Tuz, Plavė dhe Guci) dhe 5.Camėria, nė zonėn nr.6 (Evropa) FBKSH ėshtė mė dobėt, dhe shumė mė dobėt ėshtė nė zonėn nr.7 (SHBA, KANADA dhe Australi), ku kemi anėtarė dhe simpatizantė por akoma nuk kemi arritur tė organizojmė kėshilla tė FBKSH-sė.

Dhe, kjo ndodh pėr shkak tė zhgėnjimit plot tė arėsyeshėm tė diasporės shqiptare nga poltika e mėhershme, qoftė kjo e pacifistėve apo edhe e atyre qė mbi gjakun e deshmorėve, mbi gjymtyrėt e invalidėve tė luftės dhe djersėn e luftetarėve e tė popullit shqiptar u promovuan nė politikuaje, qė edhe sot e kėsaj dite, jo vetėm qė vazhdojnė ta manipulojnė popullin nė Kosovė, por qė nuk shprehin asnjė konsideratė pėr gjithe atė djersė qė ka derdhur diaspora shqiptare nė tri betejat e zhvilluara nė dekadėn e fundit.

Por, shpresojmė se shumė shpejt do tė arrijmė qė edhe nė zonėn nr. 7 tėkonsolidohemi sė paku siē jemi konsoliduar nė zonėn nr.6 (Evropa), ku kemi kėshilla nė disa shtete tė Evropės.

6. SHQIPĖRIA E BASHKUAR.ORG:
Sigurimi Kombėtar Shqiptar (SKSH) ka arritur suksese tė mėdha nė zbulimin e shumė veprimatarive sekreteve serbe deri mė tani. A ėshtė SKSH-ja njė strukturė me kuadro profesionale dhe cilat janė detyrat kryesore tė saj?

GAFURR ADILI:
Po tė mos ishte SKSH njė strukturė me kuadro tė specializuara nuk do tė arrinte gjithė ato suksese e fitore dhe armiqėve sllavo-greke t'ua digjte nė duar planet dhe kartat e tyre antishqiptare .
Arma kryesore e djelmoshave dhe vashave te SKSH-se, qė nė fillim ka qenė, ėshtė dhe gjithmone do tė mbetet idealizmi i tyre i sėndėrtuar mbi bazėn e njė Platforme dhe organizimi tė pėrsosur e shkėncor. Pra, ata jo vetėm qė janė atdhetarė, por janė edhe idealiste qė ma kalojnė e dhe mua dhe shumė drejtuesė tė lartė tė FBKSH-sė.

7. SHQIPĖRIA E BASHKUAR.ORG:
Sa ėshtė e gatshme FBKSH-ja dhe AKSH-ja t'iu kundėrpėrgjigjen pushtuesve serb nė veri tė Kosovės?

GAFURR ADILI:
Jemi shume tė gatshėm, por kjo gadishmėri do tė vie nė shprehje pasi tė ndahet shapi nga sheqėri, sepse ne jemi shumė tė sigurt dhe kemi shumė informacione se nė ndarjen e Mitrovicės, qė nga Marrėveshja Teknike e Kumanovės (Xhekson-Pavkoviē) jane tė involvuar edhe shume ish-drejtuesė tė lartė tė UĒK-se qė sot janė ne skenėn politike dhe poste tė larta tė Kosovės.
Dalėngadalė por shume sigurt, kėtyre politikuajve, po iu ēirren maskat prej maskarenjeve, nga vetė bashkėsia ndėrkombėtare, sepse populli yne i urtė, andej nga krahina ime (Kėrcova) thotė: "JO GJITHMONĖ KUNGULLI LUNDRON MBI UJĖ !".
Pėrmės intervistės s'ime, mė 04 qershor 2007, te gazeta LAJM e Prishtinės, tė cilen tė nesėrmėn (05 qershor 2007) e publikoi edhe edicioni i gazetės LAJM nė Shkup, unė paralajmeroj se politikanėt e Kosovės janė tė gatshėm qė tė bėjnė koncesione me trojet shqiptare nė Kosovė, dhe nė veēanti me Mitrovicėn Veriore.

Por, gabohen shumė rende, sepse kėtė rradhė nuk do tė kene tė bejne me Lėvizja Vetėvendosje, pėr mison kishte tė organizonte protestat mbarėpopullorė, por qė kėta maskarenj e luftuan dhe e sabotuan pafundėsisht. Kėtė rradhė do tė pėrballėn me FBKSH-nė dhe tė gjitha struktuarat e tij, qe iu rrinė shumė pranė, ashtu siē iu rrinė pranė edhe serbėve nė Beograd dhe grekėve nė Athinė.

8. SHQIPĖRIA E BASHKUAR.ORG:
Ēka mendoni lidhur me garat e partive politike shqiptare nė Iliridė pėr tė hyrė nė koalicion qeverisės me sllavomaqedonasit VMRO-DPMNE?

GAFURR ADILI:
Tė luftosh pėr pushtet kur pushtetin e ka pushtuesi sllavo-maqedonas, jo vetem nuk ka as mė tė voglėn logjikė tė atdhetarizmit, por pėrkundrazi, si nė tė kaluarėn edhe tani, tė ashtuquajturat parti politike nė Luginėn e Vardarit (ILIRIDĖ), dhe nė veēanti liderėt e tyre, kanė dėshmuar se janė kolaboracionistė dhe partitė PDSH dhe BDI janė parti kolaboracioniste me pushtuesit sllavomaqedonas, qė bėjne gara per t'u rideshmuar se kush nga ata ėshtė dhe mund tė bėhet mė mė kolaboracioniste.

Pra, liderėt e partive politike nė Iliridė bėjnė gara se kush me shumė ėshtė kolaboracionist i devotshėm me sllavomaqedonėt, dhe sllavo-maqedonėt, si nė tė kaluarėn ashtu edhe tani iu thojnė:

"Daj decko dokazi se" (Shqip: Hajde djalosh dėshmoju).

Dhe, kėta kolaborcioniste i teston, si mėsuesi nxenėsin, Gruevski.

9. SHQIPĖRIA E BASHKUAR.ORG:
Si e vlerėsoni gjendjen nė Kosovėn Lindore dhe ēka mendoni lidhur me thirrjen e Jonuz Musliut (kryetar i Partisė pėr Prosperitet Demokratik) pėr krijimin e Kėshillit Kombėtar, i cili do tė mbante negociate me Serbinė pėr bashkimin e Kosovės Lindore me Kosovėn protektorat?

GAFURR ADILI:
Njė inisiativė shumė e qelluar, qė duhet tė gjejė mbeshtetjen e gjithė potencialit poltik dhe kombėtar nė Kosovėn Lindore (Preshevė, Medvegje dhe Bujanoc), sepse politikuajt e Kosovės qe vetėquhen "Grup i Unitetit" as nuk kėrkuan pėr shqiptarėt nėn Serbi po aq tė drejta sa Pakoja Ahtisaari i njeh minoritetit serb nė Kosovė.

Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, nė vitin 1954 i janė aneksuar Kosovės, dhe nė vitin 1992, pėrmes referendumit popullor, populli i kėsaj krahine shqiptare e shpalli Autonominė Politiko-Territoriale me tė drejtė ribashkimi me Kosovėn, per jetėsimin e tė cilit vullneti luftoi edhe UĒPMB, por qe nė fund i gjithė ai gjak i dredhur u tradhėtua dhe denigroi me njė Marrėveshje te Konēulit.

Pėr kėtė pėrgjegjėsia kryesore i bie Jonuz Musliut, i cili atėherė ishte njėri ndėr figurat mė tė larta dhe drejtuese tė kesaj lufte. Ishalla tani ėshtė mbushur me mend dhe nuk do tė toleroje qė ta manipulojnė ata qė e manipuluan atėherė, qė ne i njohim me emra e mbiemra, por qė nuk ja them publikisht se kam mundesi t'ia them ndryshe, vetėkuptohet nėse Ai dėshiron t'ia dhurojmė kėtė gjė, sepse unė gjithemonė them se: "Njeriut me zor mund t'i marrish diēka, por kurrėn e kurės nuk mund t'ia japish, se t'i ja jep por ai e hjedh".

10. SHQIPĖRIA E BASHKUAR.ORG:
Ēka mendon FBKSH-ja lidhur me incidentet e njėpasnjėshme nė Jug tė Shqipėrisė; shkollė private qė i mėson shqiptarėt histori anti-shqiptare; deklarata e Bollanos pėr "Verio Epirin"; ankimet e Greqisė pėr Himarėn nė BE?

GAFURR ADILI:
Para dy javėsh pėr dy orė rradhazi (ora 21-23), edhe pse emisioni ishte planifikuar tė ishte veē njė orė, isha nė studion e VLORA-CHANAL, qė ndiqet nė gjithė jugun e Shqipėrisė dhe deri nė Janinė, dhe pėr tė gjitha kėta, dhe nė rastin konkret edhe pėr rastin Bollano, pyetjeve tė shumta iu pėrgjigja kėshtu:
1. Himariotėt kurrė nuk kanė qenė minoritarė grekė, sepse origjina e tyre ėshtė nga Kruja, tė cilėt pėr shkak tė shkėmbimeve tregtare me Korfuzin kanė pėrvetėsuar gjuhėn greke. Dhe, as Zoti Bollano nuk eshte minoritar grek, sepse origjina e Tij ėshtė nga Nivica e Vlorės.

2. Zoti Bollano para se tė flasi pėr "Vorio-Epirin" qė e quan tė pushtuar nga Shqipėria, duhet tė na flasi pėr Epirin e Jugut dhe atė tė mesėm, dhe nga kush janė tė pushtuar kur dihet fare mirė se Epiri dhe epiriotėt janė pasardhėsit e shqiptarėve dhe qė shtrihet deri nė Athinė, ku mbi dy miljonėarvanitas nė Athinė nuk e gėzojnė as tė drejtėn elementare, qė tė flasin nė gjuhėn e tyre amėtare.

3. Pėrmės deklaratave te Tij, Zoti Bollano, tentoi qė tė krijonte njė paralelizėm midis tė ashtuajturit "Vorio-Epir" dhe krahinės mė tė madhe, krahas krahinės sė Camėrisė, tė Shqipėrisė Natyrale, qė ėshtė Kosova.

Por, Zoti Bollano gabohet shumė rėndė, sepse ai para se ta bėnte kėte gjė, do tė duhej tė bėnte diēka tjetėr, siē kanė bėrė pėr gati njė shekull me rradhe, burrat e gratė heroike shqiptare tė Kosovės Kreshnike.

4. Nė vitin 1994, Kėshilli i Komunės sė Gostivarit, me nė krye Krytarin e Komunės, Zotin Rufi Osmani, te Komuna e Gostivarit ngriti Flamurin Shqiptar, pėr ēka sllavo-maqedonėt Zotin Osmani e dėnuan me 5 vite burg.

5. Me deklaratat e Tij, Zoti Bollano, ka shkelur Kushtetutėn e Republikės sė Shqipėrisė, tė e cila edhe ka bėrė betimin si Kryetar i Bashkisė sė Himarės, si dhe ka cenuar integritetin territorial tė Republikės sė Shqiperisė.
Pra, mbi kurrizin e Tij rėndojnė minimalisht dy akuza.

6. Nė qoftė se kėtu ka shtet, shteti duhet tė veproje pėr tė mbrojtur Kushtetutėn e Republikės sė Shqiperise, biblėn dhe kuranin e shqiptarėve, dhe integritetin territorial tė Republikės sė Shqipėrisė.

Pra, minimumi i minimumit Ai, Zoti Bollano, duhet tė mos jetė Kryetar i Bashkisė sė Himarės.
Kurse, sa iu pėrket te tjerave pyetje, me plotė pėrgjegjėsi mund t'iu them se tė gjitha veprimet greke nė drejtim tė Republikės sė Shqipėrisė, bėhen nė unison me Serbinė, pėr tė ndihmuar aleatėn e tyre, si dhe nė zbatim tė parimit sllavo-grek: "Sulmi eshte mbrojtja mė e mire", qė nė shqiptarėt tė themi: "Ta heshtim Ēamėrinė se na rrezikohet jugu i Shqipėrisė". Dhe, zėra tė tillė kohėve tė fundit mė ka rastisur tė degjoj shumė, bile edhe nga shumė politikanė biznesi kėtu nė Tiranė, por ēka ėshtė mė e keqja edhe nga disa individė qė thirren si drejtuesė tė ēamėve nė Shqipėri.

Megjithatė, nuk eshte aq tragjike sa paraqitet nė opinion, sepse grekėt gabojnė kur shohin ėndrra te tilla me sy tė hapur.

Nėse do tė gabojnė ta sulmojnė Shqipėrinė, do ta pėsojnė si nė tė kaluarėn e afėrt, bile edhe mė keq se nė vitin 1949 dhe 1968.

11. SHQIPĖRIA E BASHKUAR.ORG:
A mund tė flitet pėr njė kryengritje mbarėkombėtare pėr ēlirim dhe bashkim kombėtar?

GAFURR ADILI:
Hė pėr hė akoma ėshtė herėt. Duhet tė shteren tė gjitha mjetet politiko-diplomatike, pėr tė cilat ne mendojmė se akoma nuk jane shterur, sepse gjeopolitika nė Ballkan akoma nuk ėshtė pėrplasur deri nė atė shkallė sa tė vijė nė shprehje qė nė veprim tė vihen veprimet demokratike tė dhunės.

Kemi informacione se shumė shtete kanė filluar ta marrin nė konsideratė konstatimin tonė (tė FBKSH-sė), qė ua kemi bėrė prezente nė shumė takime konfidenciale me ata, se nėse vėrtetė dėshirojmė tė krijojmė njė Evropė tė Bashkuar, me paqe dhe stabilitet tė qendrueshem, fillimisht kjo paqe dhe ky stabilitet duhet tė krijohet nė Ballkanin e trazuar, qė vazhdon tė ruajė epitetin e vjetėr "fuēi baroti".

Dhe, rregullisht iu kemi thenė e iu themi, se paqja e stabiletieti nė Ballkan mund tė krijohet vetėm duke i krijuar shtetet etnike, si: Shqipėria Etnike, Bullgaria Etnike, Greqia Etnike dhe Serbia Etnike, nė tė cilat shtete minoritetet do tė respektohen mbi parimin e reciprocitetit midis shteteve pėrkatėse, gjithmonė duke ua njohur e garantuar minoriteteve tė gjitha tė drejtat e njohura e tė garantuar sipas tė drejtes pozitive ndėrkombėtare.
Pra, edhe ky vit do tė eci kėshtu, do tė shtyhet Statusi i Kosovės nė pafundėsi, edhe deri nė fund tė vitit 2007, siē ndodhi vitin e kaluar, dhe mė pas nė fillim tė vitit 2008 dhe gjatė gjithė vitit 2008, nė Ballkan do tė kemi mpleksje interesash tė tė mėdhenjėve nė kėtė pjesė shumė vitale tė Evropės, zhvillime kėta qė do tė sjellin ndryshime tė mėdha pėr ne shqiptarėt, pėr tė cilat gjėra nuk mė lejohet tani tė flas hapur, sepse konsideroj se i rrezikoj burimet e informacioneve tona.

12. SHQIPĖRIA E BASHKUAR.ORG:
Pa hyrė nė sekrete, a mund tė na thoni diēka rreth Armatės Kombėtare Shqiptare?

GAFURR ADILI:
Nuk ėshtė ndonjė sekret i madh nese iu them se AKSH nuk ka patur dhe nuk ka as nė Republikėn e Shqipėrisė, sepse kėtu vepron simotra e saj Ushtria Shqiptare, as nė Kosovėn Protektorat, sepse aty vepron simotra tjetėr TMK-ja, si dhe nė asnjė shtet tė Evropės, SHBA-ve, Kanadasė dhe Australisė, sepse atje veprojnė ushtritė e shteteve pėrkatėse dhe nuk ėshtė e lejuar qė nė njė shtet, krahas ushtrisė se atij shteti, tė shfaqet edhe uniforma e njė ushtrie tjetėr.

Armata Kombėtare Shqiptare (AKSH) i ėshtė bindur njė Vendimi tė Sekretariatit Vendimmarrės tė Kryesisė Qendrore tė FBKSH-sė (2003), nė tė cilin organ ajo perfaqėsohet pėrmes Shefit tė Shtabit tė AKSH-sė, qė pėrderisa FBKSH nuk gjykon se janė shterur tė gjitha mjetet poltiko-diplomatike, tė mos vėjė nė veprim veprimet e dhunės.

Dhe, kur Sekretariati Vendimmarrės i Kryesisė Qendrore tė FBKSH-sėtė arrijė tė konstatimi se mjetet politiko-diplomatike nuk po japin kurrėfare rezultati, pėr realizimin dhe pėrmbushjen e Platformės Poltike tė FBKSH-se, atėherė po ky organ mė i lartė (midis dy kuvendeve) drejtuesė i FBKSH-sė, do te marri vendimin tjetėr tė arėsyeshėm, avancimin e ēeshtjes kombetare dhe pėrmbushjen e Platformes Poltike tė FBKSH-sė me mjete demokratike tė dhunės.

13. SHQIPĖRIA E BASHKUAR.ORG:
Sa keni mbėshtetje nga mediat shqiptare si ato tė shkruara poashtu edhe nga ato elektronike?

GAFURR ADILI:
Sipas nje urdhėri tė Bashkimit Evropian (prill 2004), pėrmes tė cilit e gjithė masmedia e shkruar dhe elektronike e Tiranė urdhėrohet qė mua tė mos me jepet asnjė mundėsi dhe hapėsirė shprehjeje nė kėtė masmedia dhe me ēdo kusht tė izolohet ideja e ribashkimit kombėtar, urdhėr ky qė vazhdon tė mbahet nė fuqi, neve nuk na ėshtė dhenė asnjė mbeshtejtje nga masmedia e shkruar dhe elektronike e Tiranės, ku pėr pasoje nė tė gjitha konferencat pėr shtyp qė kam organizuar unė (Zėdhėnėsi Politik i FBKSH-se) gjatė kėtyre vjeteve, edhe kur janė publikuar kėto konferenca janė publikuar tė shkurtuara dhe tė deformuara, si dhe shumė TV qė kanė ardhur dhe e kanė incizuar konferencėn, janė urdhėruar nga lart, nga pronarėt e tyre me telefon, qė tė mos i publikojnė; sepse, kėtu nuk kemi masmedia tė pavarura, as tė shkruara dhe as elektronike.

Megjithatė, ne as nuk jemi dorėzuar dhe as nuk do tė dorėzohemi kurrė e kurrės.

Kemi ditur dhe do e dimė tė ēajmė rrethimet dhe bllokadat, dhe siē kemi bėre deri mė tani, ashtu do tė bėjmė edhe nė tė ardhmėn, sepse jemi tė vendosur qė misonin tonė ta ēojmė deri nė fund, sepse jemi betuar e ribetuar se, deri nė frymemarrjen tonė tė fundit, do tė luftojmė pėr ate qė shokėt tanė flijuan mė tė shtrenjtėn e tyre - jetėn dhe kaluan nė pėrjetėsi.

14. SHQIPĖRIA E BASHKUAR.ORG:
Nė intervistėn tuaj tė 19 Prill 2007 nė Gazetėn NDRYSHE tė Tiranės keni thėnė se ėshtė duke u diskutuar kandidatura juaj pėr President tė Republikės sė Shqipėrisė. A keni marr ndonjė vendim deri mė tani?

GAFURR ADILI:
Ende po diskutohet nėpėr disa keshilla, por nuk qendron kėtu problemi, sepse nga 21 kėshilla qė aktualisht numėron FBKSH-sė18 prej tyre e kanėmbėshtetur kandidaturen t'ime pėr President te Republikes se Shqiperise dhe vetėm 1 (njė) kėshill ka votuar kundėr, si dhe pritet qė kėtė ta bėjnė edhe dy kėshilla, qė akoma nuk kanė marrė njė vendim pro ose kundėr.

Por problemi qėndron nė njė vend tjeter, qė ėshtė se Presidenti i Shqipėrisė nuk zgjidhet ne popull, por zgjidhet ne Kuvendin e Republikės sė Shqipėrisė.

Dhe, nėse do tė zgjidhej nė popull, kandidatura do tė vihej pasi tė kisha grumbulluar 10 mije nėnshkrime nga populli, gjė qe do tė arrija ta realizoja brenda 24 orėve vetem kėtu ne Tiranė, pa patur nevoje tė shkoja as nė Kukės dhe as nė Vlorė ku pritem si Hero, ku kam besimin e patundur se do tė fitoja pėrballė ēdo kandidature tjeter.

Nė rastin konkret, kur pėr tė shpallur kandidaturėn pėr President tė Republikės sė Shqipėrisė, para Kuvendit tė Republikės se Shqipėrisė, doemos mė duhen 20 nėnshkrime tė 20 deputetėve aktuale tė Kuvendit te Republikės sė Shqiperise, qė realisht unė deri mė tani i kam siguruar vetėm 15 nėnshkrime dhe mė duhen edhe 5 nėnshkrime, por qė edhe kur t'i siguroj, besoj se edhe do t'i siguroj, unė kam gjykuar dhe edhe e kam biseduar me Kryetarin e FBKSH-sė, Zotin MITROVICA, qė tė mos e vendos kandidaturėn, sepse jam shumė i sigurt se nuk do tė arrijė tė fitoj, ngase jam shumė i sigurt se tė gjithė politikanėt e biznesit, pėr interesat e tyre tė pėrbashketa nė bisnes, do tė bashkohen kundėr meje, sepse janė mė sė tė sigurt se, po u bėra unė President i Republikės sė Shqiperise, qė nė ditėn e parė para Parlamentit tė Tiranes, unė do tė deklaroj pasurine t'ime, qė ėshtė vetėm njė banesė qė e kam blerė nė vitin 1998 (30 mije dollarė), nga 18 vite qėndrim dhe punė nė Zvicėr, dhe vetėkuptohet se pastaj unė do tė kėrkojė qė pas meje, secili nga deputetėt dhe politikanėt e biznesit kėtu nė Tiranė tė deklarojė pasurinė e tyre.

Por, Zoti MITROVICA kėmbėngul qė tė vazhdojė tė qėndrojė nė mundėsinė e kandidimit dhe tė punoj nė kėtė drejtim, sepse siē thotė Ai, ka mundėsi qė dikush, shumė i fuqishėm nė gjeopolitiken globale, tė kėrkojė qė President i Republikės sė Shqipėrisė te zgjidhet njė nacionalist.

Mėgjithatė, konsideroj se nė fund do tė vendosi Sekretariati Vendimmarrės i Kryesisė Qendrore tė FBKSH-sė, sepse kam kėrkuar qė sipas njė kėshille tė njė tė njė Kėshilli nė Evropė, qė thotė "Kandidatura e FBKSH-sė nuk guxon tė humbasi".

Dhe, tė gjithe ne, kėtė keshillė do ta respektojmė, sepse nė fund tė fundit jemi formacioni me demokratik mbarėkombėtar, ngase vendimet tona gjithėmone janė kolegjiale dhe gjithėmonė bazohen mbi bazėn e vendimeve te kėshillave tė FBKSH-sė nėpėr tė gjitha zonat dhenėnzonat e FBKSH-sė, gjithemonė sipas hierarkisė, qe e kemi tė percaktuar dhe tė rregulluar nė Rregulloret e Brendshme tė FBKSH-sė.

Sidoqoftė, pėr ēdo vendim definitiv unė do tė pronocohem publiksht pėrmes njė deklaratė publike, tė cilen do ta publikoj nė njė konferencė tė veēantė pėr shtyp me masmedian e shkruar dhe elektronike shqiptare kėtu nė Tiranė, dhe me kėtė rast do t'ua dėrgojmė edhe ju dhe permes jush do tė njohtohen tė gjithė vizitorėt Tuaj tė shumtė.

15, SHQIPĖRIA E BASHKUAR.ORG:
A mund tė na thoni se kur do tė arrihet krijimi i shteti etnik shqiptar; Shqipėrisė sė Bashkuar?

GAFURR ADILI:
Prej kohėsh unė kam deklaruar se 100 Vjetorin e Pavarėsisė, ne Vlorėn tonė Heroike, do ta kremtojmė me njė Shqipėri tė Bashkuar. Kurse miku im, intelektuali i nderuar dhe shume i respektuar, atdhetari Koēo DANAJ, nė Librin e Tij mė tė ri: SHQIPĖRIA NATYRALE, te kopertina ka vendosur njė sahat ku akrepat e orės jane ndalur nė vitin 1913, por para dy javėsh kur u takuam nė promovimin e njė libri : KOSOVA RAST I PĖRGJITHSHĖM APO SUI GENERIS, te nje diplomati aktiv ne Ministrine e Jashtme te Republikes se Shqiperise, Zoti Danaj mė tha se kishte gabuar nė parashikim, sepse ribashkimi kombetar apo Shqiperia Natyrale, do te arrihet para vitit qe e ka parashikuar Ai. Pra, siē e kam thenė unė. Vetėkuptohet qė pėr kėtė duhet tė punojmė edhe mė shume se sa kemi punuar deri mė tani, gjatė kėtyre 5 viteve, nga koha kur u themelua FBKSH-ja, sepse mė 12-13 korrik 2007 FBKSH kremton 5 vjetorin e themelimit tė tij.

16. SHQIPĖRIA E BASHKUAR.ORG:
Cili do tė ishte mesazhi juaj pėr vizitorėt e Agjencisė Informative Shqipėria e Bashkuar dhe ndėgjuesit e Radio Shqipėrisė sė Bashkuar?

GAFURR ADILI:
Mesazhi im do tė ishte qė bashkarisht dhe me tė gjitha forcat tona tė punojmė qė nė popull sa me shumė ta mishėrojmė idenė e ribashkimit kombėtar shqiptar, dhe sa mė shumė tė pėrpiqemi e tė luftojmė qė tė minimizojmė pėrēarjen tonė qė na e kanė krijuar armiqtė tanė pėrmes 150 partive politike, sa aktualisht i kemi nė tė gjitha hapėsirat e Shqipėrisė Natyrale, sepse deviza e armiqėve tanė gjithmone ka qenė dhe mbetet "pėrēaje e sundo". Prandej, nga tė gjithe shqiptarėt (kudo qė ata ndodhen dhe sidomos nga ata shqiptarė, qė debatojnė nėpėr forume tė ndryshme tė Internetit), do tė kėrkoja dhe vėllazerisht e shqiptarisht do t'i lus qė sa mė pak tė na shajnė nė bijtė e bijat e kėtij populli dhe aq sa na shajnė ne le t'i shajnė armiqtė tanė, sepse sa mė kanė informuar djemtė e vashat e SKSH-sė, nėpėr kėto forume mė shumė se qė shajnė Koshtunicėn, Karamanlisin dhe Georgevskin, mė shajnė mua dhe gjithė bashkėpunetorėt e mi.

Do t'iu kisha lutur qė, nėse nuk deėhirojnė qė sė paku moralisht tė na pėrkrahin, nė kėtė mison kaq tė veshtirė por shume fisnik qė kemi marrė mbi supe, bile le tė mos na shajnė e ofendojnė mė shume se qė i shajnė armiqtė tanė, sepse, nė tė kundėrtėn, atėherė mė tė drejtė dhe lirshėm ne mund tė gjykojmė se kemi tė bėjmė me shėrbėtorė tė armiqėve tanė sllavo-grekė. Ju faleminderit shumė pėr mirėkuptimin.

Me respekt e konsiderata tė larta ;

Mr. Gafurr ADILI,
Zėdhėnės Politik i FBKSH-sė dhe
Sekretar i pėrgjithshėm i Kėshillit Organizativ tė Kuvendit Mbarėshqiptar.

Tiranė, 07 qershor 2007.
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Intervista ] ADEM DEMAĒI - Intervistė (2008-11-18 22:52:41 nga admin1)
[ Intervista ] Intervistė me Albin Kurtin, Lider i Lėvizjes Vetėvendosje! (2008-07-21 15:51:14 nga admin1)
[ Kultura ] Intervistė ekskluzive e gazetės norvegjeze ”Dagbladet” (2008-07-03 02:05:08 nga admin4)
[ Opinione ] Reagim ndaj intervistės sė gjeneralit Rrahim Ademi (2008-06-11 07:37:08 nga admin4)
[ Intervista ] INTERVISTE EKSKLUZIVE ME Z, IBRAHIM EGRIU (2008-06-07 11:52:16 nga admin4)
[ Intervista ] Intervistė me shkrimtarin kosovar Agim Gjakova (2008-06-03 09:26:43 nga admin1)
[ Intervista ] INTERVISTĖ ME KOLONELE SARANDA TOPLICA (2008-04-29 07:45:04 nga admin4)
[ Intervista ] INTERVISTĖ EKSKLUZIVE PĖR "SHQIPĖRIA SOT" (2008-04-02 06:58:20 nga admin4)
[ Intervista ] Intervistė me udhėheqėsin e Lėvizjes Vetėvendosje, Albin Kurti, pėr Albania Today - Shqipėria Sot (2008-03-26 18:31:34 nga admin4)
[ Intervista ] INTERVISTĖ EKSKLUZIVE E TĖ PAVARURĖS "ALBANIA TODAY" (2008-02-25 16:37:14 nga admin4)
[ Intervista ] Interviste me “Artisten e Merituar” Fitnete Rexhėn (2008-02-02 05:37:00 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster