| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » : Skenari i Serbisė, lypen sa me shumė aktorė |
| Postuar mė datėn: 2008-03-20 18:49:44 nga admin1 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: Ardian ZEJNAJ
Katėr vjet me parė, ishin po serbėt dhe po tė Mitrovicės veriore qė nxitėn trazirat me tė mėdha nė Kosovėn e pas luftės. Sot, pas katėr viteve, janė po serbėt qė tentojnė tė pėrsėrisin tė njėjtin skenarė, por nė Kosovėn e pavarur. Qėllimi ėshtė i njėjtė dhe protagonistėt e ngjarjeve janė po tė njėjtit.
Serbėt, si edhe mė 17 mars tė vitit 2004, dėshirojnė tė nxisin dhunė nė Kosovė, duke tentuar qė nė kėtė mėnyrė ti pėrfshijnė edhe shqiptarėt brenda kėsaj gjendje dhe pastaj tu lenė fajin shumicės, se ajo nxiti sulmoj pakicat. Por, pėr serbėt skenari do tė jetė i realizuar nėse shqiptarėt bien nė grackėn e tyre, duke i shndėrruar pastaj nė bashkėpjesėmarrės ose bashkėfajtorė tė destabilizimi tė Kosovės. Ky ėshtė qėllimi i tyre dhe kėtė do ta synojnė, duke u nxitur nga struktura policore dhe ushtarake, por edhe politikan nacionalistė tė Beogradit, deri atėherė kur do tė arrijmė nė situatė me dy zgjidhje. Ose ata do tė arrijnė ta ndajnė veriun e Kosovės, ose institucionet e Kosovės se bashku me institucionet civile dhe ushtarake ndėrkombėtare do tė duhej ta fusin tėrėsisht kėtė pjesė tė Kosovės nėnkontrollin e tyre.
Serbėt nuk janė duke u ndjerė mirė nė Kosovėn e pavarur dhe do tė tentojnė qė pavarėsinė ta bėjnė sa me defunksionale ose tė vėshtirė. Serbėt nuk mund ta durojnė dhe as ta shohin shumicėn duke qeverisur nė Kosovė, prandaj edhe i kundėrvihen procesit. Serbėt do tė tentojnė ta realizojnė skenarin e tyre, por tjetėr ėshtė, se sa do tė mund ta realizojnė dhe sa tė gatshme janė institucionet e Republikės sė Kosovės pėr tė toleruar edhe me tej njė gjendje tė tillė.
Serbėt duan ta sfidojnė Kosovėn e pavarur, duan ta sfidojnė tė ardhmen tonė, duan tė sfidojnė rendin dhe ligjin, duan ta realizojnė skenarin tyre, pasi qė nuk arritėn ta mbajnė Kosovėn si tė terė nėn qeverisjen e tyre. E duan ndarjen e Kosovės! Ky ėshtė skenari i fundit qė ata synojnė, sepse e kanė kuptuar se proceset politike nė dhe pėr Kosovėn nuk kanė kthim prapa.
Por, ēfarė duhet tė jetė reagimi ynė, i shumicės dhe institucione tė Kosovės tani?
Serbėt duke parė reagimin gjakftohtė tė shqiptarėve ndaj vandalizmit tė tyre, ndaj dhunės qė ata po shkaktojnė, kanė arritur nė pikėn kritike, tė vetėshkatėrrimit tė sė ardhmes sė tyre. Ata janė duke i bėrė dem vetės sė tyre. Ai grup i kriminelėve nė veri tė Kosovės ėshtė duke ia shkatėrruar tė ardhmen pjesės tjetėr tė serbėve qė duan tė jetojnė nė paqe nė Kosovė e pavarur.
Por, shumica nė Kosovė duhet tė jetė e durueshme dhe syēelė. Ajo nuk guxon tė bjerė nėn ndikimin e veprimeve vandale tė serbėve. Rėnia nėn ndikimin e veprimeve tė serbėve, do tė thotė realizimi i skenarit tė Serbisė. Ky skenarė ėshtė, kthimi i Kosovės katėr vite prapa, nė marsin e vitit 2004 dhe ndarja e Kosovės. Kjo nuk guxon tė ndodhė dhe asnjė shqiptarė nuk duhet ta mendojė kthimin nė kėtė periudhė tė errėt tė Kosovės sė pas luftės.
Situata e sigurisė dhe stabilizimit tė gjendjes nė Kosovė u takon strukturave tė sigurisė, KFOR-it dhe Policisė. Ndėrsa situata politike i takon Qeverisė sė Republikės sė Kosovės, misionit tė BE-sė dhe UNMIK-ut. Kėta janė mekanizmat qė duhet tė merren me kėtė gjendje. Tė tjerėt nuk duhet tė pėrfshihen nė kėtė situatė.
Rolė shumė tė rėndėsishme nė kėtė gjendje kanė dy qendra vendimmarrėse ndėrkombėtare, Neė Yorku dhe Brukseli, ngase kėto qendra duhet ti dėrgojnė porosi tė qartė Serbisė, pėr ti treguar, se nxitja e serbėve nė dhunė brenda territorit tė Kosovės do ti kushtojė. Ato duhet tia bėjnė tė qartė Serbisė sė do tė jetė fajtorja kryesore pėr tė gjitha kėto zhvillime dhe se do ta paguaj gjithė kėtė dem qė po u benė proceseve politike dhe tė sigurisė nė Kosovė. Serbia, me kėtė nxitje tė serbėve qė ėshtė duke bėrė, po kėrkon konfrontim tė hapur me tė gjithė, pėr shkak se ka humbur Kosovėn. Ky ėshtė skenar i Serbisė, por qė serbėt e Kosovės vetėm po aktrojnė, ndėrsa qė janė nė kėrkim edhe tė aktorėve tė tjerė pėr ta realizuar kėtė skenarė. Kjo po tregon edhe njė herė, se nė Serbi nuk ka ndryshim tė politikės nga ajo e viteve tė 90-ta, kur udhėhiqte Millosheviqi.
Por, ne duhet pranuar edhe njė gjė, se kėto zhvillime janė dhimbjet e lindjes sė shtetit. Por, po ashtu duhet tė kihet parasysh, se nėse nuk u kushtohet kujdes kėtyre ngjarjeve, atėherė mund tė shkaktojmė vdekjen e fėmijės apo tė nėnės. Prandaj, mjeku duhet tė jetė shumė i kujdesshėm nė kėtė rast dhe ta menaxhojė shumėmirė situatėn. Nuk duhet tė shkojmė nga ajo qė lindja tė jetė me prerje cezarike, sepse mund tė ketė pasoja pėrgjithmonė. Lindja, sikurse edhe rritja, duhet tė jenė tė natyrshme dhe normale. Kjo, na takon neve qė ta dėshmojmė, por edhe ndihmėsve tanė qė na pėrkrahin.
|
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|