DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Del ne shitje Programi "Vista" i Mikrosoftit
Postuar mė datėn: 2007-01-31 06:44:06 nga admin1 :: Kategoria: Tech-Info

Programi i ri Vista i Mikrosoftit ka filluar tė pėrdoret nga bizneset qė nga muaji nėntor ndėrsa tani, ky program i shumėpritur qė ėshtė njė pėrmirėsim i Uindous XP do tė mund tė pėrdoret edhe nga publiku i gjerė pas njė pritjeje 5-vjeēare. Data zyrtare e vėnies nė qarkullim ishte sot dhe dyqanet nuk humbėn kohė. Shumė prej tyre u hapėn qė mbrėmė nė mesnatė pėr tė qenė tė parėt qė shisnin sistemin e ri tė operimit.

U deshėn plot pesė vjet. Por pas disa vonesash qė kishin tė bėnin me sigurimin kompjuterik dhe pas 7 miliard dollarėsh qė u deshėn pėr krijimin e tij, Windows Vista doli sot nė shitje pėr publikun. Xhim Allin, shef i sektorit tė platformave dhe shėrbimeve pranė Mikrosoftit, thotė se sistemi i ri i operimit vendos standarde tė larta pėr njė epokė tė re nė shkencėn kompjuterike.

"Windows Vista ėshtė sistemi mė i rėndėsishėm i operimit qė kemi nxjerrė nė shitje dhe besoj se njė nga produktet mė tė rėndėsishme teknologjike tė krijuara ndonjėherė"-, tha ai.

Allin thotė se Vista do t’i bėjė kompjuterat mė tė sigurt, mė tė fuqishėm dhe dinamikė nga pikpamja grafike. Nė kushtet kur 90 pėrqind e kompjuterave tė botės pėrdorin sistemin Uindows, tregu i Vistės ėshtė gjigand.

"Pėr ne si shitės, ky ėshtė njė moment gėzimi, njė moment qė e kemi pritur pėr shumė kohė dhe mezi prisnim qė tė fillonim shitjen," thotė Abbey Giua, nė njė dyqan tė Virxhinias tė quajtur Microcenter.

Abbey thotė se shitja e Vistės ėshtė njė zgjatim i sezonit tė suksesshėm tė festave. Duke pėrdorur tė njėjtėn taktikė reklamimi si nė rastin e shitjes sė videolojrave vitin e kaluar, dyqane si CompUSA, Best Buy dhe Microcenter, ishin bėrė gati qysh nė orėn 12 tė natės.

Dyqanet e shitjeve thonė se pėr tė arritur fitime maksimale, ata kanė shpenzuar shumė kohė dhe para pėr trainimin e stafeve tė tyre lidhur me karakteristikat e reja tė Vistės, tė cilat sipas Abbey-t, nuk janė thjesht elementė sipėrfaqėsorė.

”Fjala ėshtė pėr mjete tė reja qė i shtohen programit, si kėrkimi i menjėhershėm, pra pėrdoruesi nuk ka pse kėrkon gjithandej nė kompjuterin e tij kur i duhet diēka. Edhe konceptimi grafik pėrbėn njė sukses dhe ėshtė mjaft joshės."- thotė ai.

Dyqanet e shitjes kanė premtuar t’i ulin ndjeshėm ēmimet, pėr tė tėrhequr sa mė shumė blerės. Ata konkurrojnė direkt me vetė Mikrosoftin, i cili po e shet Vistėn me anė tė Internetit.

Kompania Dell Kompjuters, e cila filloi tė marrė porosi pėr kompjutera tė instaluar me Vistėn thonė se kėrkesa ka qenė mė e fortė se sa pritej. Microsofti, i cili shet pesė versione tė ndryshme tė Vistės pėr pėrdorues personalė dhe profesionalė, llogarit se mė shumė se 200 milion njerėz do tė pėrdorin tė paktėn njė nga produktet e tij tė reja deri nė fund tė vitit 2007.
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Diaspora ] Nė Heidelberg tė Gjermanisė u kremtua 28 nėntori (2008-12-01 15:37:02 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Beogradi del me njė propozim tė ri, tė pafavorshėm pėr Kosovėn (2008-11-30 17:42:52 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Akuzat e Del Ponte, Ina Rama refuzon hetimet serbe nė Mat (2008-10-27 17:23:18 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Situatė delikate nė Mitrovicė (2008-08-28 14:56:18 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Radovan Karaxhiē del sot para Gjykatės sė Hagės (2008-07-31 01:54:13 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Delegacioni i Republikės sė Kosovės u kthye nga vizita zyrtare nė Washington (2008-07-23 23:09:02 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] DELJA E ZEZE DHE RESPEKTIMI I TE DREJATVE TE SAJ - (2008-06-28 13:33:51 nga admin1)
[ Opinione ] PO MBAHEN ZGJEDHJET NĖ SERBI, PO KOSOVA LINDORE PSE TĖ DEL NĖ ATO ZGJEDHJE?!!! (2008-05-10 05:31:17 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Kelmendi: Nga Del Ponte tė kėrkohet dėmshpėrblim (2008-05-06 12:23:16 nga admin4)
[ Opinione ] EDHE NJĖ PATURPĖSI E CARLA DEL PONTE! (2008-05-05 06:34:15 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Keshilli i Sigurimit del nga loja (2008-04-28 03:42:33 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster