| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » ZARET U HODHĖN
, AKSH EKZISTON |
| Postuar mė datėn: 2007-10-08 09:41:22 nga admin4 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: Tomor TOPLICA
Mė 3 tetor 2007, nė Lajmet Qendrore tė Radiotelevizionit tė Kosovės (RTK), u paraqitėn filmime tė shkurtuara nga njė Reportazh shumė mė i gjatė i daljes nė skenėn politiko-ushtarake shqiptare tė Armatės Kombėtare Shqiptare (AKSH).
Lajmi shumė shpejt mori dhen. Disa reaguan, disa heshtėn. Disa u gėzuan, disa u tmerruan. Disa u befasuan, disa u shqetėsuan. Disa u aktivizuan, disa u neutralizuan. Disa u trimėruan, disa u frikėsuan.
Reaguan kundėr, por nė mėnyrė konstruktive, ashtu siē ua don interesi momental dhe ashtu siē ua kėrkon pozita pushtetare qė mbajnė: Kryetari i Kosovės - Fatmir Sejdiu, Kryeparlamentari Kolė Berisha, Kryeministri Agim Ēeku, Ministri i Brendshėm Blerim Kuēi dhe ndonjė tjetėr qė unė ende nuk e kam dėgjuar apo parė nė televizion. Kėta reaguan kundėr, por reaguan me takt dhe me demagogji njėkohėsisht.
Reagoi edhe njė partiēkė e vogėl e Kosovės, qė veten e quan Lėvizja Kombėtare pėr Ēlirimin e Kosovės (LKĒK), e cila reagoi me njė ton sa nėnēmues aq edhe mospėrfillės, duke e konsideruar si diēka tė parėndėsishme daljen publike tė pjesėtarėve tė Armatės Kombėtare Shqiptare. Reagoi edhe KFOR-i, duke u zotuar se do ta mbrojė stabilitetin dhe paqen nė Kosovė dhe se nuk ka nevojė pėr forca tjera ushtarake nė Kosovė pėrveē tij.
Deri tani bilanci i reagimit apo mosreagimit tė pushtetarėve e politikanėve shqiptarė nė Shqipėrinė e Robėruar ėshtė ky: Pozita e Prishtinės u deklarua kundėr. Opozita e Prishtinės heshti, ose e injoroi faktin. Pozita dhe opozita shqiptare e Shkupit heshti ose e injoroi ngjarjen. Heshtėn edhe liderėt shqiptarė tė Kosovės Lindore dhe tė Malėsisė sė Madhe.
Nė Shqipėrinė e Lirė (londineze) reagoi Kryeministri i Shqipėrisė. Reagoi kundėr AKSH-sė, duke i quajtur ushtarėt - luftėtarėt e lirisė e tė bashkimit kombėtar, ēlirimtarėt e Shqipėrisė Etnike hiē mė pak se "aventurierė"!
Ish-Kryeministri socialist i Shqipėrisė, Pandeli Majko, reagoi kundėr dhe reagoi shumė ashpėr, kundėrshqiptarisht e nė mėnyrė fyese, duke i quajtur pjesėtarėt e AKSH-sė, ushtarėt e Shqipėrisė Etnike - "njerėz me thasė nė kokė"!
Pėr tė tjera reagime nė Tiranė nuk ka njoftime, por kjo nuk prish punė. Mjaftojnė kėto reagime qė tė konkludojmė se reagimet kundėr-AKSH ishin mė tė forta nė Tiranė se nė Prishtinė apo gjetiu.
Reagime tė ndryshme sigurisht qė do tė ketė edhe nė tė ardhmen dhe vazhdimisht. Do tė ketė reagime pro et contra (pėr dhe kundėr) nga pushtetarė e jo pushtetarė, nga politikanė e jo politikanė, nga intelektualė e krijues tė ndryshėm, nga njerėz tė thjeshtė e nga njerėz tė ndėrlikuar, nga miq e armiq tė kombit tonė, por reagimi kryesor, relevant dhe vendimtar ėshtė dhe do tė jetė reagimi dhe qėndrimi i popullit shqiptar ndaj AKSH-sė, qėndrimi i kombit shqiptar ndaj vetvetes dhe ndaj lirisė e bashkimit tė Shqipėrisė Etnike. |
|
Kombi shqiptar do tė jetė ai qė do ta vulosė tė ardhmen e tij, tė Atdheut tė tij dhe fatin e AKSH-sė. Tė tjerat skanė rėndėsi. AKSH nuk duhet tė merret shumė me reagimet e pushtuesve sllavo-grekė dhe lakejve tė tyre shqipfolės, antikombėtarė, kundėrshqiptarė e mercenarė. Pėrgjigjja mė e mirė ndaj tyre ėshtė vazhdimi i luftės ēlirimtare, ėshtė bashkimi i popullit, ėshtė fitorja mbi robėrinė, ėshtė liria e Shqipėrisė Etnike. Me qentė qė lehin gardhiqeve dhe me ujqėrit qė ulėrijnė nė dritė tė Hėnės AKSH-ja nuk duhet tė merret aspak, sepse harxhon kohė dhe energji pa nevojė. Nė luftė e sipėr, ata do tė dėrrmohen e asgjėsohen vetvetiu.
*****
Populli shqiptar i Kosovės ende nuk ka reaguar. Ai vetėm hesht dhe nė heshtje e pėrkrah AKSH-nė dhe i gėzohet jo vetėm daljes sė saj publike, por edhe forcimit dhe rritjes sė vazhdueshme tė saj. Populli hesht, ai ėshtė si vullkani para shpėrthimit. Populli do ta thotė fjalėn e tij i fundit, por kėtė herė do ta thotė rrastė fjalėn dhe vullnetin e tij pėr vetėvendosje dhe bashkim kombėtar tė Shqipėrisė Etnike. Tė njėjtin qėndrim, tė pėrkrahjes nė heshtje tė AKSH-sė, ka edhe populli shqiptar nė Shqipėrinė londineze, nė Iliridė, nė Kosovėn Lindore, nė Malėsi tė Madhe e anembanė Shqipėrisė Etnike dhe nė Diasporė.
Jo rastėsisht rapsodi popullor kėndoi e kėndon vazhdimisht:
sėrish vjen Marsi e sėrish vjen Stina
, sepse urtėsia e intuita popullore e di dhe e ndjen se liria nuk erdhi me ardhjen e KFOR-it dhe UNMIK-ut nė Kosovė. Populli e di se amaneti i Adem Legjendarit dhe shokėve tė tij ende nuk ka shkuar nė vend, ende nuk ėshtė realizuar, sepse Kosova jo vetėm qė nuk ėshtė e bashkuar me Shqipėrinė, jo vetėm qė nuk ėshtė shtet i pavarur, por ēka ėshtė mė tragjike, ajo ende ėshtė pjesė e Serbisė, e ndarė, me plagė tė vjetra e tė reja dhe e qeverisur nė emėr tė saj nga UNMIK-u!
*****
Daljes sė AKSH-sė nė skenė iu frikėsuan liderėt, qeveritarėt, pushtetarėt dhe politikanėt anacionalė tė tė gjitha ngjyrave. Ata qė folėn dhe ata qė heshtėn. Pse vallė?
Sepse nuk e kanė ndėrgjegjen e pastėr; sepse nuk kanė ndjenja dhe vetėdije kombėtare shqiptare; sepse janė kundėr bashkimit kombėtar, janė kundėr vullnetit dhe vetėvendosjes sė popullit, janė kundėr bėrjes sė Shqipėrisė Etnike! Dhe mbi tė gjitha, ata reaguan instiktivisht, pa menduar, pa analizė, nga frika, sepse nuk e kanė popullin me vete. Se po ta kishin mbėshtetjen e popullit, atėherė nuk do tė kishin nevojė aspak qė tė merren me AKSH-nė, por do ta injoronin daljen e saj publike dhe do t'ia lenin policisė qė tė merret me atė ēėshtje. Por jo, ata reaguan shpejtė dhe reaguan shumė ashpėr e tė frikėsuar, duke e shndėrruar paraqitjen e AKSH-sė nė njė problem destabilizues, kėrcėnues, nė njė ēėshtje politike dhe ushtarake.
*****
Zaret u hodhėn
, thotė njė fjalė, mė nė fund AKSH-ja doli nga interneti, siē shpreheshin deri dje gojėkėqinjtė, dhe u paraqit nė dritė tė Hėnės. Nesėr do tė dalė edhe nė dritė tė Diellit, kurse pasnesėr do tė shndrisė nė dritė tė Lirisė dhe tė Shqipėrisė Etnike. Zaret u hodhėn
,AKSH doli nga irealiteti nė realitet, ajo ekziston.
Zaret u hodhėn, loja filloi: kthim prapa nuk ka. Pas kėsaj paraqitjeje publike AKSH nuk mund tė hyj pėrsėri nė internet, por do tė qėndrojė aty ku e ka vendin, aty ku ka qenė gjithmonė, qė nga formimi i saj - nė gjirin e popullit liridashės e atdhetar shqiptar. Do tė qėndrojė nė ballė tė popullit pėr liri, vetėvendosje e bashkim kombėtar tė Shqipėrisė Etnike.
Zaret u hodhėn, AKSH foli, AKSH u duk. Por vallė, ēishte kjo e folme dhe kjo e dukshme? Improvizim apo Realitet?
Improvizimi ėshtė trillim, sajim, shpikje aty pėr aty pėr tė dalė nga situata e papritshme. Improvizimi ėshtė gjindshmėri, aftėsi, veprim i paplanifikuar qė mė parė, por qė bėhet aty pėr aty pėr tė dalė nga kriza momentale.
Improvizime, zakonisht, bėjnė aktorėt nė skenėn e teatrit, tė cilėt kur harrojnė tekstin e dramės, dialogun apo monologun, ata aty pėr aty, pa u hetuar nga publiku, me mjeshtėri dhe pa belbėzuar, vazhdojnė aktrimin duke improvizuar, duke sajuar tekst tė ri tė vetin, por qė i pėrshtatet motivit tė aktit tė dramės, tragjedisė apo komedisė qė luhet nė skenė.
Improvizimi ėshtė zotėsi dhe aftėsi krijuese e aktorit, politikanit, liderit, oratorit, ligjėruesit dhe tė gjithė njerėzve, kur bėhet nė kohėn dhe nė ēastin e duhur, pėr tė dalė nga situate e palakmueshme, e paparashikueshme. Improvizimi ėshtė njėfarė Plani B i tė gjithė veprimtarėve artistikė, politikė e ushtarakė.
Improvizimi ėshtė domosdoshmėri, por nuk ėshtė frytdhėnės nėse shndėrrohet nė shprehi, sepse improvizimi nuk ėshtė art, nuk ėshtė politikė dhe nuk ėshtė plan strategjik ushtarak. Me improvizime konstante nuk bėhet art, nuk bėhet politikė, nuk bėhet luftė dhe as nuk fitohet liria.
I mbetet AKSH-sė qė ta vėrtetojė nė tė ardhmen e afėrt se paraqitja e saj nuk ishte improvizim, por realitet. Se nuk ishte demagogji por defilim real atdhetar, luftarak e ēlirimtar. Vetėm koha dhe populli do ta vėrtetojnė nėse dalja nė publik e AKSH-sė ishte Improvizim apo Realitet.
Megjithatė, zaret u hodhėn
, kėtej e tutje mė nuk do tė ketė gjumė mbi dafina, shpirtrat u trazuan, kambanat ushtuan, ora filloi tiktakun e saj historik drejt Shqipėrisė Etnike.
8 tetor 2007 |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|