Jonuz Majtara
Nė prill 1979, pushoi sė rrahuri zemra e patriotit te shquar dibran, e luftėtarit tė paepur pėr liri, zemra e tė burgosurit shumėvjeēar politik, zemra e mentarit dhe e filozofit popullor nė Trevėn e Dibrės - Jonuz Majtara, tė cilit me nderime tė mė dha iu bėnė homazhet nga mijėra dibranė, qė u nda nė pėrgjithmonė prej tij, me kujtimet dhe mbresat mė tė mira.
Nekrologun, qe e pata pėrgatitė pėr ta lexuar, slejuan me motivacion se do ndėrmarrkan masa represive ndaj fshatareve nga ana e pushtetarėve maqedon.
Fjala e tij e mprehtė dhe e matur, besnikėria, bujaria dhe trimėria ishin tiparet e Mixhės Jonuz, tė cilat nė tėrėsi pėrbėnin njė mozaik tė etikės e tė karakterit tė tij tė lartė e njerėzor.
Luftėtar i paepur pėr liri- Duke filluar nga viti 1941 e deri nė mbarim tė luftės sė Dytė Botėrore ka qenė pjesėmarrės aktiv nė luftėn kundėr pushtuesve pėr ēlirimin e Shqipėrisė dhe tė trojeve tė okupuara shqiptare. Ai, kishte dėshirė tė zhuritur qė pas mbarimit tė luftės, ti plotėsohet ėndrra e tij e kamotshme e ti sheh njėherė e pėr gjithmonė, tė gjitha trojet shqiptare tė shkėputura padrejtėsisht nga trungu amė, i bashkėngjiten Shqipėrisė etnike, por dhe ai, si shumė luftėtarė tė tjerė tė lirisė qe i zhgėnjyer dhe si shijoi ēastet e vėrteta tė lirisė sė plotė e tė bashkimit etnik tė shqiptarėve.
Pas mbarimit tė luftės, pushtetarėt maqedonas filluan ndjekjet, burgosjet, torturimet dhe shfarosjet e luftėtarėve e tė atyre pak intelektualėve, qė gjendeshin nė atė kohė, e pėrse? - Vetėm se i kanė pas takuar Partisė Nacional-Demokrate apo ishin bashkėluftėtarė tė trimit tė Madh, - Xhemė Gostivari, i cili ishte tmerr ndaj armiqve dhe patriot i pėrbetuar i popullit tonė. Ai ishte 2 m. e 20 cm i gjatė dhe kurrė se qėllonte plumbi. Xhema ish nga natyra shumė i drejtė dhe asnjėherė sbėnte krime. Ishte luftėtar i paepur pėr liri dhe bashkimin e tė gjitha trojeve shqiptare.
Familja Egriu bėri omazhe me rastin e shpalosjes sė Shtatores nė fshatin e vendlindjes-Simnicė, korrik 2007. Ajo qe njė Ditė historike pėr banorėt shqiptarė tė Trevės sė Pollogut
Kėtė e dėshmojnė qindra e mijėra shqiptarė, tė cilėt, pėr shkak tė tij i patėn futur nga 30 - 40 vetė nėpėr dhomat e ngushta te barakat pėr rreth lumit Vardar, qė ishin hermetikisht tė mbyllura, duke i torturuar e asgjėsuar shqiptarėt, pa gjykim, pa vendim e pa dėshmi. Sipas tė dhėnave tė dėshmitarėve tė zėnė peng e qė i shpėtuan mė sė keqes, pra vdekjes, deklaronin: - Po tė mos kish ardhur qė tė ndėrhyjė tek pushtetarėt maqedon Komandanti i Brigadės Shqiptare -Qemal Agolli dhe vėllau i tij -Nexhati - Komisar, tė gjithėve do na shfarosnin.
Mė 1962 isha mėsues nė fshatin Tėrnovė. Rreth atyre masakrave, ja se ēmė rrėfeu atėherė nė besim, plaku 75 vjeēar - Kamber Tahiri:
Nėpėr baraka, tė rrethuara nė tė gjitha anėt me ushtri e polici, ishim tė zė nur robėr rreth 3000 shqiptarė. Ishte tmerr e lemeri. Sdinim se ēndodh me ne! Prisnim vetėm se kur tė na vjen radha e tė na asgjėsojnė. Bashkėluftėtarėt e mijė, nxirreshin njė nga njė, torturoheshin pa masė dhe nuk kthenin mė. Disa pushkatoheshin, kurse disa thereshin me hanxhar. Me kėtė detyrė, xhandarėt, i kishin ngarkuar disa jevgji (romė).
Mirė po ēndodhi?! - Njė rom, tė cilin po ashtu e kishin urdhėruar qė tė bėjė masakrime ndaj shqiptarėve, ai me kėmbėngulėsi, u kap me tė dy duart pėr njė shtyllė tė barakės dhe nuk deshte tė zbatojė urdhėrin qė ti therė shqiptarėt. Nė ato ēaste iu ofrua ofruan dy xhandarė dhe me hanxharėt (thikat) e pushkėve ia prenė tė dyja duart romit, me qė sdeshte tė kryejė kasaphanė ndaj shqiptarėve. Ai, nga dhembja bėrtiste me tė madhe:
-Mė vranė!-Na vranė!-Nė ato ēaste, britmės dhe ulėrimės sė tij iu bashkėngjitėn dhe qindra e mijė ra britma tė tjera, me thėnien:-Pse na vrisni?! Kėshtu qė, sipas dėshmitarėve okularė, ato britma janė dėgjuar rreth 25 km. Larg, pėrtej Mavrovės, pėr rreth fshatrave: Vrutok, Zhirovjan, Simnicė e gjetkė, mė njoftoi plaku 75 vjeēar-Xha Kamberi. Mandej vazhdoi: -Tė nesėrmen, kish ardhur Komandant Qemal Agolli, i cili kish reaguar ashpėr kundėr pushtetarėve shovinist se ēfarė masakrime kryen ndaj shqiptarėve dhe prej asaj dite, njė numėr tė madh tė burgosurish na liruan. Nė mesin e tyre isha dhe unė, tha ai.
Edhe pse Xha Nuzi ishte pjesėmarrės aktiv nė luftėn pėr liri, ēlirim dhe bashkim tė trojeve etnike ai, pas lufte, pėrsėri ishte i ndjekur kėmba-doras nga pushteti i sapo formuar monist-maqedon. Pėrveē tij, nė shėnjestėr ishin tė dy vėllezėrit dibranė: - Qemal e Nexhat Agolli, tė cilėt, siē pėrmenda mė lart, pėr shkak tė ndėrhyrjes sė tyre tek pushtetarėt maqedonas qė tė mos e masakrojnė popullatėn shqiptare tė Pollogut, u asgjėsuan pa nam e pa nishan. Mandej, vijon burgosja dhe torturimi ēnjerėzor i intelektualit dibran, Ministrit tė Parė shqiptar, mė 1946-Xhafer Kodra, vėllau i historianit tė shquar, prof.dr. Masar Kodra, i cili nga torturat e marra u dėrgua nė Spitalin Psikiatrik tė Shkupit dhe vdiq nė moshėn mė tė mirė, atėherė kur i nevojitej mė tepėr Atdheut. Menjėherė, pas tij, mė 1949, u dėnua 9 vjet e gjysmė burgim, Mėsuesi i popullit - Esat Menzelxhiu, i cili mė 1992 mori Dekoratėn Naim Frashėri.
Siē mė kujtohet, isha nxėnės i klasės se tretė, z. Esat, nė oborrin Shkollės Hoxhė Vokrri, vetėm pse deklaroi se Dibra ėshtė pjesė e Shqipėrisė, atėherė xhandarėt, para syve tanė e rrėmbyen me dhunė dhe Mėsuesi ynė i dashur, su kthye nė shkollė mė. Pas vuajtjes sė dėnimit, ai rreth njė dekadė punoi si mėsues nė Kastriot tė Kosovės dhe gėzonte autoritet tė madh nė popull. Vdiq mė 1968, ku dhjetėra mijėra qytetarė nga tė gjitha viset, i bėn homazhe kėtij Mėsuesi tė popullit dhe u ndanė pėr tė fundit herė me nderime tė mėdha prej tij.
Pati shumė e shumė burgosje dhe u ndėrmorėn masa tė ndryshme represive ndaj shqiptarėve, jo vetėm nė Dibėr, Gostivar e Tetovė, por edhe nėpėr viset tjera tė banuara kryesisht me shqiptarė.
Pas asgjėsimit tė vėllezėrve Agolli, burgosjes sė Mėsuesit tė popullit - Esat Menzelxhiu dhe tronditjen psikike, qė ia shkaktuan intelektualit, juristit dhe Ministrit tė drejtėsisė - Xhafer Kodra, mė 1952, pushtetarėt shovinistė, pa asnjė pretekst e vėnė nė shėnjestėr atdhetarin - Jonuz Majtara, vetėm se deshte qė shqiptarėt bashkohen shpirtėrisht, fizikisht dhe etnikisht. Ai, energjikisht kundėrshtoi tė bėhet vegėl qorre e OZNES (e shėrbimit sekret ish-jugosllav), andaj ndaj tij u ngrit aktpadi me motivacion: - Agjitacion pėr bashkim me shtetin amė, pra, me Shqipėrinė. - Pushtetarėt e shfrenuar sllavomaqedonas kishin drojė nga autoriteti i tij qė gėzonte nė masė, nga menēuria e tij dhe nga oratoria e tij, tipare qė i kish dhunti nga natyra. Pėr njė fjalė goje nėpėr ndeje apo oda burrash, atė e ftonin nė polici, duke e maltretuar se ēka dashtė tė thotė me sintagmėn:Populli i din tė gjitha dhe populli do ti rregullojė punėt, dhe: - Tė mėdhenjtė na kanė dėmtuar! - Duke aluduar nė Konferencėn famėkeqe tė Londrės, pra pėr copėtimin e trojeve shqiptare, shkėputjen nga trungu amė.
Nėntė muaj rresht vijuan hetimet ndėr mė tė tmerrshmet, duke ia lėshuar pikat e ujit, nga maja e kokės deri tek thembrat e kėmbėve, mė rrėfente ai me gojė tė vetė. Pas hetimeve nga mė shtazaraket, atė e dėnuan me 13 vjet burgim drakonian nė ishullin famėkeq - Goli Otok. Mė kujtohet njė rast kur ishte nė ndeje tek ne, iu drejtua babit tim e i tha: Mua Arif, pėr njė fjalė goje qė e thosha, mė thėrrisnin nė polici pa fijen e fajit, ndėrsa jemi dėshmitarė, e kemi dėgjuar tė gjithė se ēthotė Ejup Grazhdani, nė mes tė tregut, ai brohorit: - Dita e beterit! Ka ardhur dita e myflizit! Qė nė kuptimin figurativ simbolizon ardhjen e njė Sistemi diktatorial e tė korruptuar. - Mandej reciton vargjet e Naimit: - Krujė o qytet i bekuar, prite - prite Skėnderbenė, ka ardhur si pėllumb i shtruar, tė shpėtojė Mėmėdheun! -Tė gjithė dibranėt kėnaqen kur e dėgjojnė. Pėr ēudi, thonte Xha Nuzi, atij sia marrin pėr tė madhe, sepse shtihet se ėshtė sharlatan, por jo ai ėshtė tepėr i zgjuar dhe din se ēvepron
I lumtė!
Filxhani prej fajance i Xha Nuzit
- Pas vuajtjes sė dėnimit nė burgun famė keq tė Goli Otokut, ai doli i sėmurė nga tuberkulozi. Sa herė qė vinte tek ne pėr vizitė, nėnės sime tė ndjerė ia kėrkonte filxhanin e veēantė e tė vetin tė kafes, jo vetėm kur vinte nė shtėpinė tonė, por kudo qė shkonte, ai ishte i vėmendshėm dhe sdeshte qė tė tjerėt infektohen nga ajo sėmundje e rėndė dhe e pashėrueshme gjatė atyre viteve.
Nė ēdo odė, ndeje e konaqe, jo vetėm tė moshuarit, por edhe tė rinjtė edhe fėmijėt, me vėmendje te posaēme i dėgjonin fjalėt e tij, mendimet e tij dhe kėshillat e tij, tė cilat simbolizonin filozofinė dhe tėrė mendjemprehtėsinė popullore tė Trevės historike tė qytetit tė Dibrės sė Madhe me rrethinė.
Ai i jepte rėndėsi punės kolektive e jo asaj individuale dhe thonte: - Njė mendje, asnjė mendje, dy mendje pėrbėjnė njė gjysmė mendje, ndėrsa tre e mė shumė mendje pėrbėjnė njė mendje. Qė do tė thotė se shqiptarėt lypset tė punojnė bashkėrisht si kolektivitet e jo individualisht. Nga Mixha Jonuz dhe nga disa pleq, po ashtu tė menēur dibran, tė ndjerėt: - Ramiz Begu e Eqrem Begu ish-ministėr i Financave nė kohėn e A. Zogut, Demir Marku dhe Shyqri Disha i grumbullova tė dhėnat rreth temės: Legjenda e Urės sė Spiles e cila nė formėn e gjysmėharkut ish ndėrtuar para dy mijė vjetėve, duke i lidhur dy brigjet e lumit-Drin i Zi, nė hyrje tė Dibrės sė Madhe. Atė temė, nė v. 1965, Dr. Petro Janura mė ngarkoi ta pėrgatis si punim seminarik. Andaj, qė tė pestėve ua di pėr nder pėr tė dhėnat e sakta qė mi ofruan. Sa herė qė ktheja nga Kaēaniku nė Dibėr, ai dhe atdhetari Eqrem Begu, mė dilnin pėrpara e mė pyesnin pėr Kryetarin e Kaēanikut-Bali Bajra: - Si e kemi atė Pejgamberin (Engjėllin) tonė?! - Mirė ėshtė dhe jua pėrcjellė tė falat mė tė pėrzemėrta prej tij. Ai gjithmonė vinte nga fshati Spas (Shpėtim) nė Dibėr, e blinte gazetėn e pėr ditshme Rilindja nė gjuhėn shqipe, ofrohej pranė ne tė rinjve e na kėshillonte haptazi: Mėsoni, mėsoni dhe vetėm mėsoni !-Doajeni Atdhenė dhe Kosovėn, flijoni diē pėr to! Njė ditė, duke kthyer nga komuna, ne, njė grup tė rinj, i dolėm pėrpara dhe e pyetėm:Ku ishe Mixha Nuz?Ai me buzėqeshje na u pėrgjegj: Nė komunė. Mandej, na parashtroi pyetjen : - Mė thoni pse i thonė komunė?- Asnjėri prej nesh sdinim si ti pėrgjigjemi. Atėherė, ai vazhdoi: - Domethėnia e fjalės ko munė ka kėtė kuptim: Ku mundet, ku smundet, ku tė sosin punė, ku stė mbarojnė punė! - Pra, kėshtu ėshtė puna me nėpunėsit nėpėr tė gjitha komunat e kėtij pushteti. Ryshfeti bėn punė-ryshfeti ! Pa ryshfet nuk tė kryejnė punė! - Tha ai. Shpesh herė vinte tek ne, nė familjen time nė ndeje, sepse atė e kisha Nunin tim. Gjatė bisedės me babain tim, po ashtu tė ndjerė, i thonte: - Arif, ne pleqtė sdimė gjė, tė rinjtė dinė mė tepėr. Atėherė, unė ndėrhyrja dhe i pėrgjigjesha:-Jo, Mixha Nuz, sėshtė e vėrtetė, ju pleqtė keni grisur mė shumė kėmisha (keni mė tepėr pėrvojė) dhe dini mė shumė se ne. Mirė po, ai qėndronte i palėkundur nė mendimin e tij dhe thonte:
Nė qoftė se ne pleqtė mendojmė se mund tė bėjmė diē pa Rininė, gabojmė, por edhe nėse mendojmė se tė rinjtė smund tė bėjnė pa ne, gabojmė dhe mė rėndė, sepse Rinia e din rrugėn e vet. Mė vonė, thėniet e tij u bėnė realitet. Mė 11 mars 81, Rinia qe ajo, qė i nisi demonstratat dhe kryengritjen gjithpopullore nė Kosovė. Rinia qe ajo, qė u flijua, u burgos dhe masakrua vetėm se kėrkoi liri dhe barazi nė IRJM e nė Kosovėn Lindore, kurse Pavarėsi pėr popullin e Kosovės.
Mendjemprehtė, vigjilent, gjakftohtė dhe i qetė
Me rastin e vdekjes sė njė fshatari nė fshatin Bomovė, shkuam sė bashku me arsimtarin, Kadri Dema, pėr ngushėllime. Si zakonisht nėpėr odat e fshatrave dibrane flitet me temsil (frazeologjizma) dhe poqe se ndodhėn ndonjė i huaj apo i jashtėm, vėshtirė e kanė tė kuptojnė domethėnien e bisedės. Njėri nga fshatarėt filloi ta thumbojė me fjalė Mixhėn Nuz, i cili kishte pėrvojė tė madhe dhe e jepte pėrgjigjen shpejt e me logjikė, iu drejtua Arif Markes. me kėto fjalė: Unė Arif, nuk zemėrohem pėr atė qė thua. E kam bėrė shprehi qė, sa herė qė shkoj diku nė ndeje apo nė mexhlis, marrė me veti njė torbė dhe fjalėt qė mi thua Ty, i hodhi prapa shpine nė torbė, ndėrsa, fjalėt e mira dhe me pėrmbajtje, siē folėn: Ismet Marku, Kadri Dema dhe I. Egriu i fus nė xhep, sepse:Kur kuvendon me njerėz-miq tė mirė e tė matur, tė duket vetja dy herė mė i zgjuar. Mandej, thuhet: Zemėrimi e vė nė provė tė urtin, lufta e njeh trimin, ndėrsa nevoja mikun.Ai qė mė lajkaton ėshtė armiku im, ai qė mė tregon drejt gabimet e mia ėshtė mėsuesi im, ndėrsa ai qė mė vė nė dukje veprimet e mia tė drejta ėshtė miku im. Nuk i adhuroj lajkat, u pėrgjigj ai, me buzėqeshje dhe gjakftohtėsi.
Pėrfundim:
- Kohėn e fundit, pak para vdekjes, Mixha Nuz lėngoi nga njė sė mundja e sklerozės dhe humbi intuitėn. Sa herė qė shkonim nė vizitė, sė bashku me babain tim, ai nuk na njihte mė. Nuk zgjati shumė kohė dhe, nė prill tė vitit 1979, u nda nga mė tė afėrmit dhe nga populli i tij i dashur, i okupuar e i coptuar nė pesė shtete, qė e deshte me shpirt dhe qė sakrifikoi aq shumė.
Me pietet e krenari, kėtė patriot e luftėtar pėr liri, tė burgosur politik dhe filozof popullor i Trevės sė Dibrės me rrethinė, e pėrkujtojnė mė tė afėrmit, miqtė dhe gjithė shqiptarėt, sepse ai i takonte tėrė Shqipėrisė, Kosovės dhe trojeve tė tjera Iliriane.
Shumė kėshilla e shumė ide i thitha prej tij.
Dritė i bėftė shpirti dhe lavdi veprės sė tij!
Me nderime e respekt!
Ibrahim EGRIU
Malme (Suedi ), prill 2008 |