| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Asnjė qeveri serbe, pas Millosheviqit, nuk ka punuar nė vėshtrimin real tė sė kaluarės, thotė Montgomery |
| Postuar mė datėn: 2007-08-19 08:56:49 nga admin4 :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
Shumica e serbėve kanė perceptim tė gabuar rreth ngjarjeve qė kanė ndodhur nė rajon, nė 20 vitet e kaluara, ka vlerėsuar ish-ambasadori i SHBA-sė nė Beograd, William Montgomery. Nė njė kolumne tė botuar nė gazetėn Danas, Montgomery ėshtė shprehur se pėrkundėr faktit se sėmundjet e tilla janė prezente kudo nė ish-Jugosllavi, nė Serbi ato janė mė tė theksuara se kudo tjetėr.
"Ėshtė rast i rrallė tė gjesh njė serb, i cili pėr shembull, nuk do ti fajėsojė shqiptarėt e Kosovės, pėr tė kėqijat qė kanė ngjarė atje. E njėjta gjė vlen edhe pėr shkatėrrimin e Jugosllavisė, pėr ēgjė fajėsohen tė tjerėt, thotė Montgomery.
"Praktikisht asnjė qeveri qė ka ardhur nė pushtet pas rėnies se Millosheviqit, nuk ka punuar nė mėnyrė sistematike nė zhdukjen e nacionalizmit dhe vėshtrimit real tė sė kaluarės. Rezultati pėrfundimtar ėshtė mbetja nė tė njėjtėn pikė, madje edhe i gjeneratave tė reja, qė e pranojnė vizionin se Serbia ėshtė viktimė e pafajshme e fuqive tė kėqija tė jashtme dhe konsiderojnė se Serbia nuk bart asnjė lloj pėrgjegjėsie pėr tė kėqijat qė e kanė kapluar, shkruan ndėr tė tjera ish-ambasadori amerikan.
"Edhe pse Sllovenia dhe Kroacia kanė pasur gjasa mė tė mira pėr pėrparim pas shpėrbėrjes sė Jugosllavisė. Serbia, po tė kishte vepruar si duhet, ka mundur tė shndėrrohej nė shtetin dominues tė regjionit. Ka pasur pėrkrahje dhe simpati tė fuqishme ndėrkombėtare dhe popullsi shumė mė tė madhe, sikur edhe ndikimin shumė mė tė madh nė diasporė se republikat tė tjera. Po tė kishte ndodhur tranzicioni i qetė, Serbia, Sllovenia dhe Kroacia, deri mė tash do tė ishin bashkė nė Bashkimin Evropian, ka thėnė ai.
19.08.2007 |
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|