DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Dhembja jonė ėshtė e madhe z.Petrovci
Postuar mė datėn: 2008-01-29 17:37:00 nga admin4 :: Kategoria: Opinione

A keni menduar ndonjėherė pėr dhembjen tonė? A keni menduar ndonjėherė pėr tragjeditė qė na ka shkaktuar pushtuesi ynė, Serbia? A e dimė sa dhembje e tragjedi kemi pasur gjatė kėtij pushtimi, gjatė kėsaj rruge tė gjatė pėr te liria dhe pavarėsia e vendit tonė? E di se shumica nga ju lexues tė nderuar do tė pėrgjigjeni me po. Mbase edhe tek ju dukėn tė panevojshme, pse jo edhe tė pakuptimta kėto lloj pyetje qė unė i bėra nė hyrje tė kėtij shkrimi. Dhe ju keni tė drejtė lexues tė nderuar! Por, unė nuk e kamė me ju, e kamė me ata qė vetin e quajnė shqiptar e qė fatkeqėsisht nuk e njohin dhembjen dhe tragjedinė e popullit tė vetė. E di se ju nuk do tė besoni, do tė ju dukėt e pamundur por ja qė tė tillė fatkeqėsisht ka mjaft.


Shkruan: Besnik Kryeziu

I tillė ėshtė edhe aktori me famė Jugosllave, Enver Petrovci i cili nė emisionin "Jeta nė Kosovė" pa fije turpi deklaroi se ne nuk kemi pasur dhimbje tė mėdha dhe se lufta nė Kosovė nuk ka qenė e gjatė. Mė tronditi ky konstatim i z.Petrovci. Pa dashje, krejt spontanisht, para meje u shfaqėn kolonat e njerėzve tė mi, tė popullit tim, qė Serbia po i dėbonte me dhunė pėr Shqipėri, Maqedoni dhe Mal tė Zi. Mė dolėn tė gjithė ata njerėz qė nga rrethimi i hekurt i forcave serbe kishin mbetur tė ngujuar nėpėr male gjithė andej nėpėr Kosovė, duke e parė me sy vdekjen e sigurt. Mu shfaqėn pėrsėri Prekazi, Likoshani, Arbėria, Qirezi, Krusha e Vogėl, Reēaku, Meha, Gjakova dhe shumė e shumė vende tė tjera ku makineria vrastare e shtetit serb kishte masakruar nė mėnyrėn mė mizore, mė barbare qė njeh bota civilizuese. Mu shfaqėn tė gjitha ato shtėpi tė djegura e tė rrėnuara nga tė cilat si pėr inat tė Serbisė kishin mbetur vetėm oxhaqet. Mu shfaqėn tė gjithė ata njerėz tė pėrlotur, mu bė sikur edhe njėherė po i dėgjoja ato britma tė nėnave dhe motrave tona kur ēetnikėt serb ua rrėmbenin fėmijėt e tyre dhe ua varnin para syve kur i shfrynin ndjenjat e tyre shtazarake mbi to.

Mu kujtua shkuarja ime pėr nė Shqipėri pėr t'i kėrkuar njerėzit e mi qė pas shumė kėrkimeve i pata gjetur. Nuk i besoja syve tė mi pėr atė qė po shihja. Ishin tėrėsisht tė uritur, tė rraskapitur, mbi tė gjitha ishin tė traumatizuar. Rrėfimet e tyre ende i kam tė freskėta. Edhe nė kėto momente po mė rrėqethėt trupi. I shikoja me radhė sytė e mi lėviznin herė te njeri e herė te tjetri, doja t'i shihja se a ishin gjallė tė gjithė sepse pėr tė pyetur nuk kisha forcė. Mė vonė mora vesh nga vėllai im se tre djem nga farefisi im ishin vrarė, ditėn kur forcat ushtarake serbe kishin hyrė nė fshat dhe po bėnin dėbimin e tė gjithė banorėve si dhe po e digjnin tėrė fshatin. Nė atė moment kur e mėsova kėtė lajm tė kobshėm mu duk se mė zuri qielli, mė pėrpiu toka. I pata parafytyruar qė tė tre nga koha kur i kisha parė herėn e fundit, mė dolėn qė tė tre tė buzėqeshur, rinorė dhe plot vullnet pėr jetė. Fidani dhe Fitimi ende nuk i kishin mbushur 18-pranvera, ndėrsa Skėnderi ishte pak mė i pjekur. Fjalėt nuk kishin kuptim nė ato momente sepse dhembja kishte ngritur krye nė mua dhe kishte pushtuar tėrė trupin tim. Mu kujtuan ata qindra-mijėra djem shqiptarė qė rininė e vetė e kaluan nėpėr burgjet e ftohta e tė errėta serbe. Mu kujtuan ata shumė djem e vajza qė muret e kėtyre burgjeve i kishin spėrkatur me gjakun e tyre tė njomė, nė luftė pėr jetė a vdekje me xhelatėt e popullit tonė. Mu kujtua libri i fundit i Adem Demaēit “”Dashuria kuantike e filanit”, ku Demaēi pėrshkruan nė detaje ditėt e kaluara nė burg. Ato ecejaket i tija, kėnga pėr Dedė Gjon Lulin, kalanica e tij me ēorbė dhe gjysmė buka, izolimi i tij nė vetmi si dėnim pėr mosbashkėpunim me Sigurimin e Serbisė, qelia e ftohtė akull dhe dridhjet e tija pas kllapitjeve, frika njerėzore se do tė vdiste nga ky ftohtė i tmerrshėm. Mu kujtua nėna e tij qė kishte mbetur e vetme dhe po pėrballej me shumė shantazhe tė Sigurimit Serb. Mu kujtuan vizitat qė po ia bėnte birit tė saj. Mu kujtua profesori i nderuar Ukshin Hoti, pėr tė cilin sot e kėsaj dite nuk dimė asgjė ėshtė i gjallė apo i vdekur. Mu kujtua nėna e tij kur e pata vizituar para lufte nė Krushė tė Madhe e cila po mbahej si njė burrneshė e rrallė, por megjithatė nė fytyrėn e saj shihej ēartė dhembja pėr birin e saj. Mu kujtua njė shkrim i njė tė burgosuri, i cili kishte qėndruar bashkė me profesorin nė burgun "Dubrava" tė Istogut e i cili shkruante: "Ukshin Hotin e brente shumė gjendja familjare, nė veēanti dėshpėrohej pėr pėsimin e tre fėmijėve, pėr shkak tė ndarjes sė tyre nga nėna (si rezultat i presionit tė Sigurimit Serb).



Pėrmasat e kėsaj dhembje zmadhoheshin edhe mė shumė nė rastin e vizitės qė i bėnte djali i tij Andini. Kur kthehej nė pavijon pas ēdo vizite e komentonte gjendjen shpirtėrore dhe fizike tė Andinit" . Mu kujtua profesori pas asaj vizite qė i kishte bėrė Adem Demaēit nė Pallatin e Shtypit ku Demaēi po mbante grevė urie, duke u kthyer policia serbe e kishte ndalur dhe pa asnjė paralajmėrim e kishte rrahur deri nė alivanosje duke e ulur nė gjak. Mu kujtua romani i shkrimtares dhe studiueses tonė Shefkije Islamaj ““Mos mė thuaj se mė ke parė ėndėrr ““ ku nė mėnyrė shumė tė saktė pėrmblidhet dhe shfletohet dhembja jonė. Mu kujtua njėra nga personazhet e kėtij romani, Butja tė cilės ēetnikėt serb ia kishin shkatėrruar jetėn, ia kishin kėputur tė gjitha ėndrrat duke e dhunuar nė mėnyrėn mė barbare tė mundshme. Mu kujtuan ato vargje qė vetėm shpirti qė i ka pėrjetuar mund t'i nxjerr jashtė.



Mu kujtuan thasėt me trupa njerėzish ku autorja shprehet:

Thasėt me trupa vazhdojnė tė lėvizin, tė rėnkojnė, tė kėrkojnė ndihmė. Kur binden se nuk do tė bėrtas, se nuk do tė iki, se nuk do tė bijė pėrdhe, ata mė lėshojnė. Erėn mė nuk ua ndiej se nuk kam kohė. Vrapoj nga njė te tjetri. Pėrpiqem tė mos i shkel, tė mos i lėndoj. Nė thesin e katėrt dikujt i rregulloj kokėn, nė thesin e pestė dikujt i rehatoj kėmbėt, nė thesin e gjashtė dikujt i paloj eshtrat, nė thesin e shtatė dikujt i mbledh duart, nė thesin e tetė dikujt i mbledh zorrėt, nė thesin e nėntė dikujt i lidh gabzherrin e kėputur, nė thesin e dhjetė dikujt i kap qafėn pėr trupi, nė thesin e njėmbėdhjetė dikujt i mbaj zemrėn, nė thesin e dymbėdhjetė dikujt i mbylli plagėn nė gjoks, nė thesin e trembėdhjetė dikujt i vendos njė copė skelet fėmije nė mitėr, dikujt kėshtu, dikujt ashtu, ndėrsa tmerri shtohet.

O dhembje, dhembje, ka pasur ky popull. Ka derdhur gjak sa njė det, ka derdhur lot sa njė det do tė mbushej plotė. E ti,o njeri, nuk i ndjen kėto dhembje, kėto tragjedi njerėzore, ti tallesh me dhembjen dhe tragjedinė e popullit tėnd. Si tu paskan qorruar sytė e nuk po i shike gjithė ato varre, tė vjetra e tė reja qė po hapim ende, ngase po na kthen eshtrat e njerėzve tanė. A nuk po i sheh gjithė ata invalidė tė luftės, gjithė ata fėmijė bonjak qė kanė mbetur si Luli i Vocėrr, gjithė ato nėna shami zeza, gjithė ato nuse tė reja tė mbetura ve. Jo, nuk i sheh ti, sepse tė gjitha kėto dhembje e tragjedi ti i ke parė nga Beogradi ku sa mė shumė shtypej e vritej populli yt karriera jote bėhej mė famshme. Nuk ke faj ti se ke ngrėnė bukėn e Beogradit dhe ajo bukė gjithsesi se tė ka nxėnė. Sa i mjerė je ti dhe gjithė ata qė nuk janė pjesė e dhembjes tė popullit tė vetė.
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] DHEMBJA QĖ PĖLCET GURIN (2007-05-22 13:14:37 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Stubb hodhi poshtė krahasimet mes Kosovės dhe rajoneve tė Gjeorgjisė (2008-09-28 02:36:56 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Serbia kundėr Rusisė, s'do tė njohė rajonet e Gjeorgjisė (2008-09-24 08:57:22 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] NĖ SHKOLLĖN "GJUHA JONĖ" FILLOI VITI I RI SHKOLLOR (2008-09-10 15:29:40 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Mediat botėrore, Shqipėria tronditet: “Hiroshima jonė” (2008-03-17 04:55:51 nga admin4)
[ Opinione ] E KALUARA JONĖ PĖRSĖRI... (2008-03-13 14:17:57 nga admin4)
[ Opinione ] LOKOMOTIVA JONĖ… (2008-02-19 07:00:24 nga admin4)
[ Opinione ] EDHE ME KĖTĖ PAVARĖSI, VAZHDON KĖNAQJA JONĖ ME GJYSMAKĖSI (2008-02-06 18:01:42 nga admin1)
[ Opinione ] LARG SHABLLONEVE TĖ SNOBIZMIT POLITIK – SYNIMI JONĖ REAL ĖSHTĖ BASHKIMI KOMBĖTAR (2008-01-03 08:51:38 nga admin1)
[ Opinione ] Papjekuria jonė politike… (2007-12-08 07:19:28 nga admin4)
[ Opinione ] Politika jonė flet serbo-greqisht, populli nė shqip (2007-11-19 10:24:04 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster