DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» REFERENDUMI I KOSOVĖS LINDORE
Postuar mė datėn: 2008-03-03 12:36:05 nga admin4 :: Kategoria: Opinione

Me rastin e 16 vjetorit tė mbajtjes sė Referendumit mė 1 e 2 mars 1992 nga banorėt e Komunave tė Medvegjės, Bujanocit dhe Preshevės pėr Autonomi Territoriale – Politike me tė drejtė bashkangjitje me Kosovėn amė. Kosova Lindore ėshtė territor i banuar me popullatė shumicė Shqiptare i shkėputur padrejtėsisht nga trungu i Kosovės historike u nda dhe u aneksua nga Serbia.


Shkruan: Refik HASANI

Me datėn 1 e 2 mars 2008 mbushėn 16 vite kur pėr dy ditė rresht tė vitit 1992, populli Shqiptar i Komunave tė Medvegjės, Bujanocit dhe Preshevės shpalli Kosovėn Lindore si Autonome, duke themeluar edhe Kuvendin pėr Autonomi territoriale - Politike tė Shqiptarėve tė tri komunave tė cekura mė lartė me tė drejtė bashkimi me Kosovėn. Ky referendum ishte njė akt sublim, vullnet i shprehur ku u zgjodh edhe kryetari dhe njeriu qė ishte shumė i meritueshėm pėr mbarėvajtjen e kėtij Referendumi Profesori i nderuar z.Ibrahim Kadriu. Referendumi u mbajt nėnė kushte tejet tė rėnda, lirisht mundė tė shprehemi nėnė njė gjendje tė jashtėzakonshme, ku pati shumė qytetarė Shqiptarė qė u morėn nė biseda informative. Pati edhe tė maltretuar psikikisht dhe fizikisht por edhe disa dhjetėra persona tė arrestuar nga ai pushtet i atėhershėm, ku nga ajo kohė vetėm bartėsit e pushtetit u ndėrruan e assesi nė kuptimin pozitivė nė tė mirė tė Shqiptarėve. Pėrveē nė tri komunat qė u votua ju mundėsua qė edhe mėrgata e kėtyre tri komunave qė ishin me punė tė pėrkohshme jashtė, tė shprehin vullnetin dhe nė mėnyrėn mė plebishitare edhe nė shumė shtete nė Europė ku mė njė pjesėmarrje masovike prej 98,43% votuan qė Kosova Lindore tė pėrbėj dhe formoj edhe Kuvendin pėr Autonomi Territoriale – Politike me tė drejtė bashkimi mė Kosovėn. Tė pėrkujtojmė qė Referendumi i mbajtur mė 1 e 2 mars 1992 ėshtė njė akt shumė domethėnies me vlera dhe nota mė tė larta edhe me aktet juridike ndėrkombėtare edhe pse jo i pranuar por ishte i monitoruar nga tė gjitha anėt, ku u shkrua dhe u komentua mjaftė nė kėto anė tė Ballkanit tė trazuar. Deri nė atė kohė edhe popujt konstituivė tė ngrehinės artificiale tė quajtur Jugosllavi ende ishin me qėndrimin jo tė prera, kurse shqiptarėt nė Kosovėn Lindore mbajtėn Referendumin e tyre. Pra nė kėtė rast ne nuk mundė tė krahasohemi as me Hungarezėt nė Vojvodinė e as me Boshnjakėt nė Sanxhakė sepse kemi elemente qė njihen dhe pranohen edhe me akte ndėrkombėtare. Shqiptarėt Etnike e kuptuan me kohė edhe pse ende RSFJ-ja ishte jo ende e shpėrbėrė qė tė bėjnė ēmos pėr ndryshe nė aspektin e statutit tė tyre tė pėrcaktuar jo drejtėsisht qė pastaj edhe pėr konsolidimin e pėrgjithshėm.

Ēfarė u arrit qė nga ajo kohė e deri mė sot
Ende mungon liria e plotė e lėvizjes, mungon rregullimi me ligj pėr pėrdorimin e simbolit tonė Kombėtar Shqiptarė Flamurit. Ende mbetėt pėr tu dėshiruar rritja e tė punėsuarve nė administrata Komunale tė tri Komunave si nė Gjykata, Shėndetėsi. Liria e lėvizjes mungon ka shumė frikė e psikozė pėr shkak qė nė kėtė rreth kemi 30 baza ushtarake me njė arsenal tė madh armatimi tė pėrqendruar krejt afėr kufirit me Kosovėn. Policia shumėkombėsh ende nė numėr tė vogėl nė krahasime numrin e popullatės. Nuk kontrollon rajonin nė bazė tė marrėveshjes sė Konqulit, rasti mė i freskėt ėshtė kur po i detyrojnė Policėt shqiptarė tė shėrbejnė jashtė Komunave tė veta. Mungon sė paku njė Fakultet i Edukimit publikė nė gjuhėn shqipe. Kėrkesat gati se nuk kanė ndėrruar qė nga ajo kohė pėr ndėrtimin e njė Spitali tė pėrgjithshėm Rajonal me seli nė Preshevė. Mungon finalizimi dhe konkretizimi, vėnia nė jetė e rezultateve tė Referendumit pėr njė Autonomi Territoriale – Politike dhe me tė drejtė bashkimi me Kosovėn amė. Nuk duhet harruar pėr asnjė qastė qė pas referendumit u bėnė pėrpjekje tė shumta qė Shqiptarėt e kėsaj zone mos tė pajtohen me gjendjen e tyre nė shumė sfera, kur edhe organizuan dhe bėnė Luftėn e armatosur nga pėrfaqėsuesit mė tė mirė tė popullit, pra UĒPMB-ja. Pas shumė betejave dhe luftėrave heroike u arritė qė Shqiptarėt tė faktorizohen nė nivelin mė tė lartė dhe tė ulen tė tryezėn e bisedimeve. Marrėveshja e Konqulit ishte bisedim nė mes tė tri palėve:
- Faktorit Politikė dhe Ushtarakė tė Shqiptarėve tė Kosovės Lindore.
– Qeveria e Serbisė dhe
- Faktori Ndėrkombėtarė pėr marrjen fund tė luftės sė armatosur, demilitarizimin e kėtij Rajoni me disa pika, kushte konkrete lidhur me ndėrprerjen e luftimeve.
Pas nėnshkrimit tė marrėveshjes sė Konqulit dolėn nė shesh shumė ēėshtje si shkatėrrime qė bėri shteti Serbė pėr pėrzėnien, dėbimin dhe zhvendosjen e shumė lokaliteteve Shqiptare si tė infrastrukturės dhe tė qindra shtėpive, tė mijėrave banorė tė dėbuar qė lėshuan vatra e veta , si pasojė e luftės. Ku vetėm pas qershorit tė vitit 1999 deri mė 31 dhjetor 2002 vetėm nė Komunėn e Gjilanit tė ardhur prej Kosovės Lindore janė 11.783 banorė. Kategoria e tė zhvendosurve nga nė veēanti nga Komuna e Medvegjės, Malėsia e Bujanocit dhe Karadaku i Preshevės janė problemi shumė i mprehtė qė asnjėherė qeveria Serbe nuk deshi as tė dėgjoi se le tė interesohet dhe investoj pėr rikthimin e tyre nė shtėpitė dhe pronat e veta.
Mė 14 janar 2006 Kėshilltarėt Shqiptarė tė Medvegjes, Bujanocit dhe Preshevės nė njė seancė tė pėrbashkėt tė mbajtur nė Preshevė miratuan njė Platformė Politike nė tri pika themelore: Parimet, Kėrkesat e veēanta dhe Dispozitat pėrfundimtare ku nga 61 Kėshilltarė Komunalė sa ishin prezentė nė miratimin e kėsaj platforme nga 66 qė janė shqiptarė nė tri Komuna vetėm njė ishte i pėrmbajtur. Deri mė tash janė tri elemente, veprime qė kanė peshė edhe me aktet mė tė larta ndėrkombėtare qė Kosova Lindore po bėnė pėrpjekje tė vazhdueshme qė tė dallohet, tė formojė njė identitet tė vetin si me:
- Referendumin e mbajtur mė 1 e 2 mars 1992
- Me organizimin dhe formimin e UĒPMB-sė
- Marrėveshjen e Konqulit
- Seanca e pėrbashkėt e tė gjithė kėshilltarėve Komunal tė zgjedhurit e popullit miratuan njė Platformė tė pėrbashkėt politike.

A janė tė mjaftueshme kėto veprime nė realizimin e aspiratave
dhe synimeve tė Popullatės shumicė tė Kosovės Lindore

Duhet edhe mė tej tė vazhdohet por gjithmonė duke pasur parasysh qė tashmė Kosova ėshtė shtet dhe Republika e Kosovės ėshtė ndihmesa mė e madhe pėr gjetjen e zgjidhjes pėr krahun e vetė Lindorė. Duke llogaritur nė Politikėn e jashtme nėse sė shpejti do tė kemi edhe pėrfaqėsi diplomatike nėpėr botė.
Kėrkohet qė edhe njėherė tė Rikonfimohet vullneti i popullit pra tė parashihet shqyrtimi serioz edhe pėr mbajtjen edhe tė njė Referendumi pėr autonomi Territoriale – Politike me tė drejtė bashkim me Kosovėn amė.
Ēka ėshtė mė e rėndėsishmja popullata duhet tė jetė e pranishėm fitorja mė e madhe ėshtė nėse arrijmė ta ruajmė prezencėn e faktorit njeri qė ėshtė edhe pėrcaktues vendimtarė i territorit sipas ligjeve pozitive ndėrkombėtare.
Subjektet politike dhe njerėzit me ndikim, intelektualėt tė marrin pjesė mė shumė nė jetėn politike e publike ku sė bashku me grupet e interesit pėr tė pasur njė qėndrim, unitet, harmonizim dhe koordinim nė realizimin e kėrkesa para qeverisė Serbe dhe faktorit Ndėrkombėtarė e jo si deri mė tash tė ndarė e jo unikė p.sh lidhur me pjesėmarrjen pėr parlament tė Serbisė disa ishin pro e disa kundėr, kėshtu nuk mundė tė ndėrtojmė ndonjė strategji veprimi qė do jep rezultate tė pritshme.
1 - Ndėrtimi i koncensusit pėr gjėra fundamentale
2 - Rikonfimim i Referendumit sė bashku me kėrkesėn qė nė kėtė
rajon tė ketė,
3 - Mbikėqyrje tė pėrhershme tė forcave tė sigurisė ndėrkombėtare
kėto duhet tė jenė tri shtyllat e tė ardhmes pėr Kosovėn Lindore.
Shumė pakė bėhet nė shenimin e kėsaj date historike, nė evakuimin e kėsaj ngjarje nė forma tė ndryshme si pėrkujtimin pėrmes mbajtjes tė ndonjė akademie por edhe manifestime tė ndryshme. Nga ne varet e tėra sa ne jemi tė pėrkushtuar nė objektivat tona, nė realizimin e plebishitit tė popullit. Edhe mė tej tė plotėsohet me elemente tė kohės qė po jetojmė, pėr tu bėrė realitet Referendumi i Kosovės Lindore pėr Autonomi Territoriale – Politike dhe me tė drejtė bashkangjitje me Kosovėn amė.

Autori ėshtė ecc.i dipl. prej fshatit Zarbicė e Bujanocit jeton nė Gjilan
02.03.2008
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] REFERENDUMI-ZGJIDHJA E VETME PAQĖSORE E PROBLEMIT KOLONIAL TĖ KOSOVĖS! (2007-07-16 12:57:36 nga admin1)
[ Opinione ] Kush e hëngër Referendumin e premtuar nga bashkësia ndërkombëtare ? (2007-03-27 13:21:47 nga admin1)
[ Opinione ] Serbine lereni ne dalldine e vet, Shqiptaret te bejne referendumin e tyre (2006-11-04 12:43:37 nga Arben Dervina)
[ Lajmet kryesore ] Opozita serbe: Rezultati i referendumit eshte i manipuluar (2006-10-30 04:01:36 nga Arlind Nushi)
[ Lajmet kryesore ] Referendumi serb nuk ndėrron asgjė, thuhet ne shtypin amerikan (2006-10-30 03:51:15 nga Arlind Nushi)
[ Lajmet kryesore ] Referendumi: Serbet e Kosoves mbajne miting ne Mitrovicen Veriore (2006-10-26 09:50:10 nga Arlind Nushi)
[ Lajmet kryesore ] Luginė e Preshevės: Partitė shqiptare nuk do ta vėzhgojnė mbajtjen e referendumit serb (2006-10-25 17:58:22 nga Arben Dervina)
[ Lajmet kryesore ] Kuvendi i Kosoves: Eshte i paligjshem referendumi serb ne teritorin e Kosoves (2006-10-22 08:24:19 nga Arlind Nushi)
[ Lajmet kryesore ] Rusia kundėr projektrezolutės pėr Gjeorgjinė (2008-08-28 15:46:26 nga admin4)
[ Kultura ] Si tė evitoni kancerin nė stomak (2008-08-28 15:36:13 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Situatė delikate nė Mitrovicė (2008-08-28 14:56:18 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster