| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: Ferid Selimi, MSc
Nocionet shtet dhe komb janė dy nocione (shih Fjalorin e GJSSH, atė tė Vujaklisė dhe Fjalorin Politik tė Oksfordit) qė nuk duhet kuptuar si sinonime. Ato kanė lidhmėni nė mes vete, por vetė emėrtimet tė lėnė tė kuptosh qė secila ka domethėnien e vet. Derisa shteti ka tė bėjė me njė organizatė politike qė ka pėr tendencė sundimin e njė vendi a njė territori, i pėrcaktuar, udhėhequr dhe sanksionuar me ligje, Kombi ka tė bėjė me popullatėn qė jeton brenda njė shteti qė ka traditėn, kulturėn, gjuhėn dhe historinė e pėrbashkėt. Derisa kombet lindėn nė shekullin e nėntėmbėdhjetė, shteti ėshtė krijuar shumė mė herėt. Qė nė antikėn e vjetėr njiheshin qytete-shtetet (Politet).
Njerėzit gjatė historisė sė civilizimit kanė jetuar nėpėr kope, pastaj fise e mė vonė u krijuan kombet tė cilat kishin njė pėrkatėsi tė njė grupi etnik. Derisa mė herėt mendohej qė shtetėsia ėshtė me tė lindur, sipas teorive tė reja, ajo mė nuk qėndron, ngase shtetėsia mund tė merret. Shembuj pėr kėtė mund tė merren Amerika dhe Izraeli. Nė kėto shtete janė vendosur grupe tė ndryshme etnike ose (paraardhėsit e tyre kishin njė kombėsi tjetėr).
Mė parė e kishim tė njohur qė gjuha e pėrbashkėt ishte baza e kombit, sepse gjuha e lidhte popullin me historinė, gojėdhėnat dhe territorin. Tė gjitha kėto elemente qė pėrbėjnė kombin mbase e bėjnė mė tė qartė dallimin qė ka ai nga shteti. Nėse i referohemi Fjalorit Politik tė Oksfordit, ky pėrkufizim dallues ėshtė mė koherent, por nuk e ka shpjegimin e duhur pėr shtetet shumėgjuhėshe tė tilla si zviceranėt, indianėt e belgėt dhe nuk pajtohet me realitetin e sotėm, ku shumė popuj nė tė kaluarėn kishin gjuhė tė parė spanjishten ose anglishten.
Pėrbėrja e kombeve tė mėdha ėshtė bėrė nė tri mėnyra: nėpėrmjet asimilimit, shkrirjes nė kombin tjetėr dhe pluralizmit kulturor. Raste tė tilla ka nė Amerikė, Britani, Turqi etj. Ndėrkaq, ishte fati i kombeve tė vegjėl qė u shpėrndanė nėpėr botė, duke jetuar nė shtete tė ndryshme qė assesi tė kultivonin nė mėnyrė tė barabartė kulturėn e tyre shekullore. Kėshtu, sipas mendimit tim lindėn pakicat kombėtare me pėrkatėsi tė ndryshme qė gjithsesi asnjėherė nuk e ndalėn pėrpjekjen pėr tė realizuar tė drejtėn e tė qenit komb.
Shqiptarėt, mbėshtetur nė mendimet e historianėve dhe albanologėve tė njohur, thuhet qė kanė prejardhje Iliro-pellazge. Si tė tillė, ata nga njė sėrė fisesh si grup etnik kulturor e politik me zhvillimin e mėtutjeshėm tė kulturės, traditės, ekonomisė e politikės, themeluan principata, u shkrinė nė komb, e mė pas formuan shtetin shqiptar mbase tė pėrgjysmuar nė fillim tė decenies sė dytė tė shekullit 20-tė. Kosova, njė territor prej dhjetė mijė kilometrash katrorė, i banuar kryesisht me shqiptarė e qė ishte pjesė e territorit tė Shqipėrisė, atėbotė u aneksua nga Serbia cariste. Ashtu e aneksuar mbeti edhe nė kohėn e pasluftės sė dytė botėrore, pėr tė vazhduar edhe nė kohėn e komunizmit dhe pas rėnies sė komunizmit, deri nė vitin 1999, kur duke iu falėnderuar luftės sė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės dhe ndihmės sė shteteve qė bėjnė pjesė nė NATO, me nė krye Amerikėn, u arrit qėllimi qė Serbia pėrfundimisht tė dėbohej nga Kosova. Kėtu duhet kuptuar drejt. Nuk qe Kosova qė u shkėput nga Serbia, por qe Serbia qė u dėbua nga Kosova.
Mė 17 shkurt, Kosova shpalli pavarėsinė. U realizua ėndrra e kamotshme e shqiptarėve tė Kosovės: Kosova Republikė.
Ēka mė tutje?
Shtrohet pyetja: Me shtetėsinė e Kosovės, u krijuan kushtet pėr lindjen edhe tė njė kombi tė ri nė Botė? Unė them jo.
Jo, ngase, kombet qė jetojnė nė Kosovė ekzistojnė qė nga lindja e tyre aty kah shekulli i nėntėmbėdhjetė. Pastaj, ne si pjesėtarė tė kombit shqiptar nuk kėrkojmė njė gjė tė tillė. Jo vetėm qė nuk kėrkojmė, por nuk duam tė ndahemi nga trungu i pėrbashkėt si dhe nga historia, kultura, tradita e gjuha shqiptare. Nuk duam tė ndajmė thesarin historik tė mbushur me plot luftėtarė e shkrimtarė. Nuk duam tė ndajmė as letėrsinė. Nuk duam tė ndajmė ngjarjet tragjike qė na ndoqėn me shekuj. Kujtoj qė kėto elemente na kanė mbajtur gjallė gjithnjė.
Ēdo tentim pėr nxjerrje tė njė kombi tė ri do tė ishte artificiale dhe nuk do tė funksiononte nė shoqėrinė e Botės sė tretė. Tė marrim shembullin e Jugosllavisė. Nė atė shtet tė krijuar nga tetė njėsi territoriale e shumė kombe (atėherė kishte edhe kombėsi) assesi nuk u arrit qėllimi i shumėpritur nga komunistėt e atėhershėm qė shtetasit e Jugosllavisė tė njiheshin njėkohėsisht edhe si komb jugosllav. Nuk mund tė qėndronte njė tendencė e tillė ngase nė Jugosllavi nuk jetonin vetėm sllavėt e jugut. Aty jetonin shqiptarėt, hungarezėt, rumunėt, bullgarėt, turqit etj. Bile edhe brenda sllavėve tė jugut kishte kombe si: sllovenėt, serbėt, kroatėt, etj. Ky shtet ishte njė shtet multi-kulturor dhe multi-gjuhėsor.
Kosova, edhe pse e emėrtuar si shtet multietnik, dallon nga pėrbėrja e popullsisė sė Jugosllavisė sė atėhershme. Derisa nė Jugosllavi jetonin njė pėrqindje e pėrafėrt e kombeve dhe kombėsive tė ndryshme, nė Kosovė jetojnė mbi 90% shqiptarė. Pjesa tjetėr ėshtė e pėrbėrė nga serbėt, boshnjakėt, turqit, ashkalinjtė, romėt etj.
Nisur nga fakti qė pėrkatėsia etnike kombėtare vjen si rrjedhojė e vetėdijes sė pėrbashkėt e prejardhjes dhe e traditave tė pėrbashkėta, kujtoj qė edhe po tė mbėshtetej krijimi i kombit kosovar (qė se besoj), ky komb do tė ishte jetėshkurtėr. Jo qė ne (shqiptarėt e Kosovės) nuk ishim tė gatshėm tė themelonim shtetin tonė, pėrkundrazi, unė kujtoj qė ishin pjekur tė gjitha kushtet pėr pavarėsimin e vendit, por kjo nuk do tė thotė qė jemi tė gatshėm tė ndėrrojmė edhe pėrkatėsinė etnike kombėtare e me tė, tė harrojmė kulturėn, traditat, historinė dhe gjuhėn shqipe. Tek e fundit lindja e njė shteti tė ri nė botė nuk do tė thotė domosdoshmėrisht edhe lindjen e kombit tė ri, nėse ai ekziston me shekuj.
____________________
Letėrsia:
Giddens, Anthony. Sociologjia, Ēabej. Tiranė
Lean Mc Iain. Fjalor Politik. Shtėpia e librit& Komunikimit. Tiranė
Stumpf, Enoch Samuel. Filozofia, Historia & Problemet. Toena. Tiranė
Vujaklija, Milan. Leksikon Stranih reci i izraza. Prosveta. Beograd, 1980 |
|