| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » LĖVIZJA GJATĖ VITIT 2007 |
| Postuar mė datėn: 2008-01-08 05:17:43 nga admin4 :: Kategoria: Histori |
| » Opcionet për artikullin |
|
Prezantimi i pakos se Ahtisaarit
Neper qytetet e Kosoves me qellim te vetedijesimit te qytetareve per demin qe i sjell Kosoves kjo pako. Aktiviste te Levizjes gjate disa javeve kane vizituar qytetet e Kosoves, neper rruget e te cilave paraqiten vizuelisht proceset e perfshira ne pako. |
|
Demonstrata e 10 shkurtit
Dhjetera mijera qytetare te Kosoves iu pergjigjen fteses se Levizjes VETEVENDOSJE! per ta demonstruar vendosmerine tone ne kundershtim te pakos se Ahtisaarit dhe ndarjes territoriale, fetare dhe institucionale te Kosoves qe e ben kjo pako, vetem e vetem per ta mbajtur Kosoven si pjese te Serbise. Policia i bllokoi rruget ku marshonin demonstruesit paqesor dhe intervenoi dhunshem kur demobstruesit deshen te kalojne per ta vazhduar marshin e tyre. Arben Xheladini dhe Mon Balaj u vrane, ndersa 82 demonstrues te tjere u plagosen, disa rende, nga plumbat e gomes qe i perdori policia. 15 demonstrues u arrestuan.
Homazhe pėr Arben Xheladinin dhe Man Balajn
Me 11 shkurt aktiviste te Levizjes dhe qytetare te Prishtines u mblodhen ne vendin ku kishin rene deshmoret Arben Xheladini dhe Mon Balaj per te bere homazhe.
Demonstrata e 3 Marsit
Demonstrates gjithepopullore iu bashkuan dhjetera mijera qytetare te cilet shprehen mllefin kunder pushtetit qe roberon dhe vret. Policia e kishte bllokuar nje pjese te marshutes se demonstrates, por pas ultimatumit nga Levizja VETEVENDOSJE! ata u detyruan ta hapin rrugen. Para selise se policise ne Prishtine u vendos mbishkrimi VRASES ne te gjitha gjuhet e ekipeve policore qe moren pjese ne intevernimin e 10 shkurtit.
Ekspozita e Pakos se Ahtisaarit
Aktiviste te Levizjes VETEVENDOSJE! gjate tere javes kane ekspozuar nenet nga Pakoja e Ahtisaarit, nene keto qe ngerthejne ne vete padrejtesite e tmerrshme te ketij dokumenti, i cili do tia shkaterroje Kosoves te ardhmen. Keto nene nga te gjitha anekset e pakos shpjegojne ne detaje pengesat qe do ti kete Kosova ne te ardhmen, pengesa keto qe kane te bejne me funksionimin e politikes, ekonomise dhe shoqerise se Kosoves ne pergjithesi.
Demonstrate me 31 Mars
Ne kete demonstrate u kerkua vetevendosja si lirim nga burgu kolektiv i popullit te Kosoves, dhe lirimi i te gjithe te burgosureve politik individual ne Kosove.
Rrencat
Me 1 prill qytetaret e Prishtines i kane votuar rrencat me te medhenje nder politikan. Procesi i votimit eshte mbajtur sot ne Prishtine, dhe eshte organizuar nga Levizja VETEVENDOSJE! Ne te kane marre pjese 974 qytetare te Prishtines. Fitues doli Hashim Thaēi me gjithsej 418 vota, pra gati gjysma e votuesve e shpallen ate rrencin me te madh.
1989
Me 5 prill 2007 deputetet e Kuvendit te Kosoves jane mbledhur ne sallen e Kuvendit per ta miratuar me aklamacion nje deklarate mbeshtetese per Pakon e Ahtisaarit. Me kete Pako na eshte thene se Kosova fiton ēdo gje. Njejte si me 1989, kur u pranuan ndryshimet kushtetuese te Serbise qe ia anulonin Kosoves autonomine. Madje edhe salla ishte e njejte.
Lirojeni Albinin
Kjo parulle eshte shkruar ne murin e UNMIK-ut, si dhe ne qendrat tjera te Kosoves.
VRASĖS
Ne makinat e UNMIK-ut eshte shkruar parulla VRASES. Kjo parulle ua ka perkujtuar qytetareve te Kosoves shnderrimin e regjimit kolonial ne edhe regjim terroriste pas 10 shkurtit.
Tryezė
Levizja VETEVENDOSJE! ne bashkepunim me Keshillin e Studenteve te Fakultetit Juridik te UP-se organizoi tryezen e rrumbullaket me intelektuale Pakoja e padrejtesise dhe mosfunksionalitetit. Aty u analizuan demet e pakos se Ahtisaarit ne 3 rrafshe: ate juridiko/politik, rrafshin ekonomik dhe te sigurise.
Tryezė dhe protestė nė Pejė
Me 19 maj 2007, ne Peje u mbajt tryeza e rrumbullaket, e organizuar nga Levizja VETEVENDOSJE! me temen Pakoja e Ahtisaarit uzurpuese e trashegimise sone. Ne kete tryeze ku moren pjese intelektuale nga Peja si dhe perfaqesuesit e disa partive politike, perfshire perfaqesuesit e Kuvendit Komunal te Pejes, u diskutua muri i cili ndertohej ne ate kohe perreth Patrikanes se Pejes. Pas tryezes aktiviste te Levizjes dhe qytetare te Pejes organizuan proteste ne hyrje te Patrikanes.
Tryezė nė Drenas
Me 7 qershor Levizja VETEVENSOJE ! organizoi tryeze ne Drenas me temen Pakoja e padrejtesise dhe jofunksionalitetit.
Dyvjetori
Me rastin e dy vjetorit te themelimit te Levizjes VETEVENDOSJE! u mbajt nje ekspozite ku jane permbledhur fotografite me te mira nga te gjitha aksionet, tubimet dhe demonstratat e organizuara gjate ketyre dy viteve.
Pakoja e plehut
Ne qershor Levizja VETEVENDOSJE! ka organizuar aksionin e shkrimit te parulles Pakoja e Ahtisaarit neper kontenierat e plehut ne Prishtine. Kjo ka simbolizuar pakon si nje kontenjer qe permban shume gjesende, te gjitha keto me vlere plehu per te ardhmen e Kosoves. Ky aksion eshte realizuar edhe ne qendrat tjera te Kosoves.
Memorandum
Levizja VETEVENDOSJE! ua ka derguar dy memorandume nje numri te organizatave nderkombetare qe merren me te drejtat e njeriut. Memorandumi argumenton se si jane shkelur te drejtat e njeriut me mbajtjen e vazhdueshme te aktivisteve tone ne paraburgim.
Tryezė nė Besianė
Me 27 qershor, ne Besiane u mbajt tryeza e rrumbullaket e organizuar nga Qendra e Levizjes VETEVENDOSJE! atje.
6 mujori i 10 shkurtit
Me 10 gusht 2007 me rastin e 6 mujorit te demonstrates se 10 shkurtit dhe renies se Arbenit dhe Monit, Levizja ka organizuar homazhe te vendi ku u qelluan dy deshmoret. Pastaj kemi vazhduar drejt zyres se Britanise se Madhe ku ia derguam nje leter publike shefit te zyres, David Blunt, me pyetjen Ku ndodhet Steven Curtis?.Ne fund shkuam te zyra e Rumanise te cilen e goditem me veze te prishura. Ky shtet po i mbane kriminelet qe vrane Arbenin dhe Monin.
Manipulimi i UNMIK-ut
Me 11 shtator ne murin e UNMIK-ut kemi filluar me shkruarjen e parulles UNMIK-u manipulon femijet! Ne kete mur, ku zakonisht i shkruanim parullat tona liridashese, UNMIK-u i ka angazhuar disa femije per te vizatuar pikturat e veta aty. Ne disa vende femijet kane shkruar E duam UNMIK-un, shperfaqje kjo e qarte e qyqarllekut te ketij pushteti shtypes i cili po i manipulon femijet per ta mbrojtur veten dhe padrejtesine e tij.
Promovimi i librit
Me 18 shtator 2007 u be promovimi i librit "ZGJOHU! - Per rezistence drejte lirise" i Albin Kurtit. Fjalet e rastit mbajten Sadri Fetiu, Muhamet Mavraj dhe Glauk Konjufca.
Jo zgjedhje pėr parti. Referendum pėr liri
Me 14 shtator 2007 kemi filluar fushaten kunder zgjedhjeve te 17 nentorit, per ti vetedijesuar qytetaret e Kosoves per thelbin dhe mashtrimin qe po i pergatitet nepermjet zgjedhjeve.
Themelohen dy qendra te reja te VETEVENDOSJE!-s ne Kosove
Me 26 tetor, u hap zyrja e Qendres se Levizjes VETEVENDOSJE! ne Peje ndersa me 27 tetor ne Malisheve. .
Tryezė nė Malishevė
Me 27 tetor Levizja VETEVENSOJE! organizoi tryeze ne Malisheve. Ne kete tryeze moren pjese perfaqesues te subjekteve te ndryshme politike te Malisheves. Tryeza shqyrtonte kahjen qe e ka marre procesi politik ne Kosove dhe cakun e tij te paevitueshem.
Me intelektualė nė Prishtinė
Me 10 nentor, Levizja VETEVENDOSJE! organizoi tryeze me intelektuale ne Prishtine. Aty u diskutua per situaten aktuale politike, me theks te veēante ne padrejtesite qe po i behen popullit te Kosoves duke ia shkelur atij vullnetin dhe interesat
Kundėr zgjedhjeve
4 dite para dites se zgjedhjeve lokale te pergjithshme, aktiviste te Levizjes e vendosen nje ērēaf te gjate ne te cilin u listuan nje mori pyetjesh te cilat permendnin problemet jetike te qytetareve te cilat kishin mbetur te paadresuara pergjate kohes sa kishim pasur zgjedhje. Ne te njejten kohe Levizja VETEVENDOSJE! organizoi edhe nje aksion simbolik, ne kuader te fushates kunder zgjedhjeve te 17 nentorit.
Dita e Flamurit Mė 28 Nėntor
Duke filluar ne oren 17:00, nga Qendra e Studenteve ne Prishtine, aktiviste te Levizjes VETEVENDOSJE! kane bartur flamurin e madh kombetar shqiptar me dimensione 12 metra X 6 metra, ne nje marsh neper rrugen Agim Ramadani e deri te Teatri Kombetar Adem Jashari. Aktivistet gjate marshit mbanin pishtare te ndezur ne duar dhe ashtu siē ishin te radhitur ne forme te shkronjes V u vendosen ne shkallet e Teatrit nderkaq siper tyre u ngjit larte flamuri dhe me pas u intonua himni kombetar.
Ahtisarit Æ = HIV +
Me 3 dhjetor 2007 dhjetera aktiviste te VETEVENDOSJE!-s nepermjet nje aksioni simbolik protestuan kunder ardhjes se treshes negociatore nderkombetare ne Kosoves (Harēenko, Ishinger dhe Vizner). Nepermjet pankartave (Harēenko Ishinger Vizner - HIV), aktivistet treguan qe zgjidhja e cila po i imponohet Kosoves eshte nje pakete Ahtisari minus qe eshte e barasvlefshme me HIV plus per Kosoven.
10 Shkurti
Me 10 dhjetor 2007 ne kinemane ABC, ne kuader te festivalit te filmit dokumentar per te drejtat e njeriut "Nje Bote '07", u shfaq filmi dokumentar per demonstraten e 10 shkurtit te ketij viti, i pergatitur nga Levizja VETEVENDOSJE!. 10 Shkurti, film u vleresua nga juria e festivalit si filmi me i mire.
Arrestimet dhe dėnimet
Gjate ketij viti jane bere 84 arrestime. Jane lenduar 84 aktiviste dhe qytetare, si dhe jane rrahur 9 aktiviste
Tubimet me qytetarė
Levizja VETEVENDOSJE! gjate ketij vitit ka organizuar nje numer te madh te tubimeve me qytetare. Keto tubime jane organizuar ne qytete dhe fshatra te ndryshme te Kosoves. Tubimet perqendroheshin ne shtjellimin e pakos se Ahtisaarit dhe rreziqeve qe i kanosen Kosoves nga aranzhimet territoriale dhe institucionale te kesaj pakoje.
Lėvizja VETĖVENDOSJE!
08.01.2008 |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|