| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » LETĖR E HAPUR LIDERĖVE SHQIPTARĖ |
| Postuar mė datėn: 2008-11-21 15:56:58 nga admin1 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
ZOTĖRINJ!
Unė jam njė qytetar i Kosovės i brengosur thellė me krejt situatėn nė trojet shqiptare dhe sidomos me sjelljen TUAJ karshi ēėshtjes sė pazgjidhur shqiptare. Jam plotėsisht i bindur se pa zgjidhjen e kėsaj ēėshtjeje as nuk do tė ketė pėrparim, as nuk do tė ketė zhvillim e as mirėqenie tė popullit.
JU, zotėrinj liderė, duke qenė tė pakurriz, duke mos e analizuar situatėn nė tė cilėn gjendet populli shqiptar, duke mos e analizuar historinė e tij, duke mos iu interesuar e ardhmja e tij, duke mos u brengosur fare pėr hallet dhe vuajtjet e tij, JU jeni duke e udhėhequr popullin gabimisht drejt konflikteve tė reja, drejt luftėrave tė reja, drejt vuajtjeve tė reja.
JU, zotėrinj, keni ra nė grackėn e ngritur nga qarqet shoviniste tė Beogradit dhe nė grackėn e ngritur tė qarqeve tė tjera jashtė Kosovės qė nuk ia duan tė mirėn as Kosovės e as popullit shqiptar nė pėrgjithėsi.
Me ēfarė tė drejte pretendoni JU, zotėrinj, se veriu i Kosovės i takon Kosovės! Me ēfarė tė drejte pretendoni ta nėnshtroni veriun e Kosovės! Me tė drejtėn kushtetuese?! Me tė drejtėn e Pakos sė Ahtisarit?! Me tė drejtėn historike?! Me tė drejtėn njerėzore?! A e dini ēka do tė thotė kjo pėr popullin shqiptar dhe pėr tė sotmen e tė ardhmen e tij?
Kjo do tė thotė se ne duhet tė orientohemi drejt njė ēėshtjeje nė tė cilėn nė tė vėrtetė as nuk kemi tė drejtė dhe as nuk mund ta zgjidhim kurrė dhe tė heqim dorė nga territoret edhe historikisht, edhe aktualisht shqiptare Presheva, Bujanoci e Medvegja, pastaj, kjo do tė thotė, tė heqim dorė nga trojet shqiptare nė Maqedoninė perėndimore e nė Mal tė Zi, pra, kjo do tė thotė, tė heqim dorė nga ēėshtjet qė nė tė vėrtetė edhe na takojnė edhe kanė zgjidhje.
Ky teatėr politik ėshtė pėrgatitur jashtė Kosovės dhe trojeve shqiptare nga qarqe qė nuk ia duan tė mirėn popullit shqiptar dhe ky teatėr i shkon pėr shtati mė sė miri shovinizmit serb qė po ashtu nuk ia do tė mirėn popullit tė vet. Vazhdimi i kėsaj politike nė kėtė terren do tė thotė vazhdim i vuajtjeve, vazhdim i varfėrisė, vazhdim i injorancės, vazhdim i vartėsisė.
Zgjidhjes sė ēėshtjes sė veriut tė Kosovės nuk i shihet fundi. Serbia po luan me qėllim me kėtė ēėshtje pėr tė fituar terren nė pjesėt tjera. Duhet ta keni tė qartė njėherė e pėrgjithmonė, zotėrinj, se veriu i Kosovės nuk paraqet interes kombėtar pėr Kosovėn. Mbi kėtė bazė duhet tė rindėrtohet e tėrė politika shqiptare. Duke kėmbėngulur nė veriun e banuar me shumicė serbe dhe tė kontrolluar nga Serbia, ne po humbim vazhdimisht terren nė qytetin e Mitrovicės, nė Preshevė, nė Bujanoc e nė Medvegjė. A nuk i shihni vuajtjet nėpėr tė cilat po kalojnė shqiptarėt nė kėto hapėsira? A nuk i shihni shpėrnguljet e dhunshme e tė pėrditshme nga kėto territore? Pse heshtni pėr kėtė punė?!
Nėse vazhdoni kėshtu, do tė vijė koha kur ne s'do tė kemi ēka tė kėrkojmė mė as nė Mitrovicė, as nė Medvegjė e as nė Bujanoc. Dhe atėherė do tė shtrohet pyetja: pėr interesin e kujt punuat ju?
Pėrkundėr krejt kėsaj, jam i bindur se populli shqiptar ka forcė e dije pėr ta pėrballuar edhe kėtė situatė dhe se sė shpejti do t'i nxjerrė nė skenė pėrfaqėsuesit e vet tė vėrtetė, tė cilėt do tė dinė t'i pėrballojnė situatat e tanishme dhe do ta udhėheqin popullin drejt sė drejtės sė vet, drejt fitores pėrfundimtare.
Pa pikė respekti pėr ju!
Agron Krasniqi
Malishevė, 21.11.2008
|
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2009 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|