| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Rreziqet qė mbart statusi i pazgjidhur i Kosovės |
| Postuar mė datėn: 2007-08-03 11:29:53 nga admin1 :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
Kėshilli i Sigurimit i Kombeve tė Bashkuara tėrhoqi kohėt e fundit njė projektrezolutė pėr pavarėsinė e Kosovės nga Serbia, pėr shkak tė kėrcėnimit tė Rusisė pėr ti vėnė asaj veton. Analistja e Zėrit tė Amerikės, Jela de Franceschi, shqyrton pasojat e shtyrjes sė pėrcaktimit tė statusit ligjor tė Kosovės, qė disa analistė thonė se ndėr to pėrfshihet edhe prishja e stabilitetit nė Ballkan.
Kosova ėshtė administruar nga Kombet e Bashkuara dhe ėshtė mbrojtur nga NATO-ja pėr rreth njė dekadė. Ajo ka qėnė protektorat ndėrkombėtar qė pas fushatės sė bombardimeve tė NATOs nė vitin 1999 qė i dha fund shtypjes sė dhunshme tė shqiptarėve tė Kosovės nga forcat serbe. Por Kosova me 90 pėrqind tė popullatės shqiptare, ėshtė zyrtarisht pjesė e Serbisė. Shumė ekspertė thonė se statusi i papėrcaktuar ligjor ka krijuar njė sėrė problemesh tė vėshtira.
Charles Kupchan i Kėshillit pėr Marrėdhėniet me Jashtė kėtu nė Uashigton thotė se njė gjė e tillė ka penguar mėkėmbjen e njė prej zonave mė tė varfėra tė Evropės, ku mė shumė se gjysma e dy milionė banorėve tė Kosovės jetojnė nė varfėri.
Kosovo nuk ėshtė njė shtet apo teritor i ri i lulėzuar. Disa pjesė tė saj nuk janė plotėsisht nėn kontrollin e qeverisė. Ajo ka njė nivel tė lartė kriminaliteti dhe njė trafik tė ndjeshėm armėsh dhe drogash. Pjesėrisht shkaku i kėsaj gjendjeje ėshtė se satusi i rajonit nuk ėshtė i pėrcaktuar. Ajo nuk ka status politik zyrtar, si rrjedhim ajo nuk merr ndihmė nga institucione financiare ndėrkombėtare qė do ti jepnin hua pėr ndėrtimin e objekteve tė reja tė energjetikės, si dhe pėr hapjen e vendeve tė reja tė punės dhe zhvillimin e industrive tė reja. Prandaj gjendja politike krijon presion social dhe ekonomik, qė e bėn situatėn edhe mė tė paqendrushme.
Kupchan thotė se nė qoftė se statusi i Kosovės vazhdon tė shtyhet, komuniteti shqiptar mund tė humbasė durimin dhe gjendja mund tė pėrfundojė me shpėrthimin e dhunės.
Nė javėt e fundit, Shtetet e Bashkuara dhe partnerėt e tyre evropianė tentuan tė arrinin njė zgjidhje nėpėrmjet Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara. Por pėrpjekjet ndėrruan drejtim dhe pėrfunduan nė Grupin e Kontaktit, qė nuk ka autoritet ligjor, pasi Rusia shprehu kundėrshitime rreth planit pėr ti dhėnė Kosovės pavarėsi tė mbikqyrur.
Gjatė disa muajve tė ardhėshėm, Grupi i Kontaktit, nė tė cilin pėrfshihen Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Italia dhe Rusia, pritet tė organizojė njė raund tė ri bisedimesh mes Prishtinės dhe Beogradit.
Stephen Szabo i Fondit Marshall gjerman nė Shtetet e Bashkuara thotė se Beogradi duhet tė pėrballojė njė realitet tė ri.
"Problemi i Serbisė tani ėshtė se ajo ka humbur njė pjesė tė mirė tė teritorit tė saj dhe duhet ta pranojė kėtė realitet. Serbėt duhet tė kuptojnė se e kanė humbur Kosovėn nėpėrmjet njė politike tė papėrgjegjėshme gjenocidi dhe tani nuk u mbetet gjė tjetėr veēse tė pranojnė realitetin. Por pėr mendimin tij, Shtetet e Bashkuara e shikojnė se Serbia eventualisht duhet ta pranojė kėtė, sepse ajo nuk ka tė ardhme jashtė Bashkimit Evropian dhe NATO-s.
Por eksperti i ēėshtjeve tė jashtme, Charles Kupchan, ėshtė skeptik nėse bisedimet do tė japin ndonjė rezultat. Ai thotė se Kosova ka qėnė gjithnjė me rėndėsi esencaile pėr identitetin kombėtar tė Sėrbisė si vendlindja e shtetit mesjetar serb.
"Ēėshtja ėshtė se Kosova ka qėnė kaq shumė pjesė e historisė sė Serbisė, e psikologjisė serbe, sa qė ėshtė tejet e vėshtirė pėr ēdo politikan serb qė tė pranojė tė heqė dorė prej saj. Kosova shikohet si djepi i qytetėrimit serb, si njė nga themelet e Kishės Ortodokėse serbe, prandaj ajo ka pėr ta njė rėndėsi shumė tė madhe historike. Ėshtė pothuajse e pamundur tė imagjinoj qė Beogradi ti hapė dritėn jeshile pavarėsisė sė Kosovės.
Edhe shqiptarėt e Kosovė kanė ndjenja po aq tė forta pėr kėtė rajon. Ata shpjegojnė origjinėn e tyre nė kėtė rajon qė para periudhės romake.
Historiani Nicholas Pano i Universitetit tė Illinoit Perėndimor, thotė se gjatė gjithė shekullit tė 20-tė, shqiptarėt ishin nė pozitat e tė humburve nė pėrpjekejt pėr tė marrė kontrollin e Kosovės nga Serbia. Ai thotė se shqiptarėt ndjeheshin tė shtypur nga serbėt, por tani besojnė se pavarėsia e Kosovės ėshtė e mundshme.
"Shtetet e Bashkuara dhe vendet e Bashkimi Evropian i kanė shtuar shpresat e kosovarėve se pavarėsia ėshtė e arritėshem. Nė qoftė se kjo pėr ndonjė arsye nuk realizohet nė tė ardhmen e afėrme, ata do tė mbeten tepėr tė diziluzionuar. Njė gjė e tillė do tė sillte zvogėlimin e ndikimit tė Shteteve tė Bashkura dhe tė Bashkimit Evropian nė Kosovė. Prandaj kjo ėshtė njė ēėshtje tepėr kritike.
Profesor Pano thotė gjithashtu se stabiliteti i rajonit ėshtė nė rrezik. Stephen Szabo i Fondit Marshall gjerman ėshtė dakord me kėtė pikpamje. Ai thotė se Kosova, me popullatėn e saj myslimane, mund tė bėhet njė shqetėsim edhe mė i madh pėr Evropėn dhe Shtetet e Bashkuara.
"Problemi mė i mprehtė ėshtė se duke qė nė pranė me Austrinė. Gjermaninė dhe Hungarinė dhe njė numri tė madh vendesh tė Bashkimit Evropian, prishja e stabilitetit nė Kosovė do tė ēonte nė probleme pėr imigracionin apo migracionin dhe si rrjedhim nė probleme ekonomike. Nė rastin mė tė keq, do tė kishim tė bėnim me njė shtet islamik, qė mund tė bėhej i papėrgjegjshėm nė periferi tė Evropės.
Disa ekspertė shqetėsohen se pavarėsia e Kosovės, do tė shėrbente si shembull pėr grupe tė tjera qė kėrkojnė pavarėsinė nga shtetet ekzistuese. Por tė tjerė argumentojnė se zgjidhja e statusit tė Kosovės do tė shėnonte eventualisht fundin e Jugosllavisė sė Luftės sė Ftohtė dhe fillimin e ri-integrimit tė rajonit me pjesėn tjetėr tė Evropės
Jela De Franceschi
Zėri i Amerikės, Uashington
03-08-2007
|
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130
Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130
Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130
Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130
Warning: mysql_num_rows(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1330
Kliko kėtu pėr tė vazhduar tek faqja kryesore » |
Copyright © 2000-2009 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|