| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Pėr njė fushatė tė qetė parazgjedhore nė Maqedoni |
| Postuar mė datėn: 2008-05-19 14:34:59 nga admin4 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare nė Maqedoni do tė mbahen mė 1 qershor tė kėtij viti. Kriza mes partive politike, fatkeqėsisht me theks tė veēantė atyre shqiptare, sa vjen e thellohet. Pėrderisa fushatėn e partive politike maqedonase e karakterizon propagandimi pėr pėrpjekjen qė vendi do ta bėjė pėr inkuadrimin nė strukturat euroatlantike, dy partitė mė tė mėdha shqiptare nė Maqedoni, BDI-ja e Ali Ahmetit dhe PDSH-ja e Menduh Thaēit, duket se fatkeqėsisht tėrė potencialin e tyre e kanė orientuar nė thellimin pėrēarjes ndėrshqiptare. |
|
Shkruan: Ilir Sefaj
Kėto fakte flasin se lufta pėr pushtet, sa do tė kufizuar qė historikisht e kanė pasur shqiptarėt nė kėtė shtet artificial, ėshtė prioritet i udhėheqėsve tė partive politike shqiptare. Dhe jo vetėm qė ėshtė prioritet, po pėr ta realizuar kėtė po luhet njė lojė e ndyrė qė direkt po ndikon, gjithsesi negativisht mbi interesat e pėrgjithshme tė shqiptarėve. Edhe kėsaj radhe nė perceptimin e faktorit ndėrkombėtar, shqiptarėt do tė konsiderohen faktorė destabilizimi nė Maqedoni dhe mė gjerė. Pėrderisa sllavo-maqedonasit direkt provokojnė mbi interesat e shqiptarėve, (Maqedonia ende nuk e njeh pavarėsinė e Kosovės, pastaj kjo krijesė artificiale nė pėrqindje tė madhe nuk e ka implemetuar Marrėveshjen e Ohrit, ajo shkoi me tutje kur u pėrpoq qė tė vė regjimin e vizave me shtetin shqiptar, etj, etj) klasa politike shqiptare atje, tėrė potencialin e saj intelektual (nėse vėrtetė e posedojnė ata qė flasin nė emėr tė popullit shqiptar nė Maqedoni) e ka drejtuar nė dėm tė interesave kombėtare, duke nxitur pėrēarje mes votuesve tė mundshėm shqiptarė.
Siē dihet shtabet zgjedhore tė tė dy partive kryesore shqiptare janė sulmuar dhe kjo po i paraprinė njė fushate jo stabile me tė cilat po karakterizohen kėto zgjedhje tė parakohshme nė shtetin fqinj. Doemos se cilado qė tė jetė prapavija e kėtyre skenarėve qė mbase edhe do tė jenė ideuar nga njerėz nacionalistė, nė kohėn dhe rrethanat aktuale do tė kenė ndikim negativ pėrgjithėsisht, e aq mė tepėr, kur dihet se ēdo tensionim i situatės nė Maqedoni do tė ndikojė drejtpėrdrejt nė lėkundjen e themeleve tė shtetit tė brishtė tė Kosovės. Mendoj se akuzat e ndėrsjella duhet urgjentisht tė ndėrpriten dhe tė fillojė njė fushatė parazgjedhore tė cilėn do ta karakterizonte loja fer, njė fushatė demokratike e cila do ta forconte pozitėn e shqiptarėve nė Maqedoni, dhe gjithsesi, shqiptarėt si komb shtetformues nė Maqedoni gradualisht tė marrin statusin qė e meritojnė. Partitė politike shqiptare nė Maqedoni nė asnjėrėn mėnyrė nuk guxojnė tė lidhin aleancė me krimin me qėllim qė ti plotėsojė orekset pėr pushtet, ngase ky devijim do tė ēonte ujė nė mullirin e politikės maqedonase, tė partive mė tė mėdha joshqiptare atje, siē janė; LSDM dhe VMRO-DPMNE, tė cilat, doemos nėse vazhdohet me kėto pėrēarje brendapėrbrenda faktorit politik shqiptar, do tė pėrvetėsojnė mbase edhe njė numėr tė konsiderueshėm tė votuesve shqiptarė, tė cilėt tė zhgėnjyer nė udhėheqjen shqiptare do tė participojė nė forcimin e partive politike sllavo-maqedonase. Gjithsesi, krerėt e partive politike shqiptare nė Maqedoni nė asnjėrėn mėnyrė nuk guxojnė tė mbajnė qėndrim indolent karshi zhvillimeve aktuale nė vend, atje nevojitet njė unifikim nė vazhdimėsi i faktorit politik shqiptar, duhet qė nė radhė tė parė tė ulen tensionet dhe tė ndėrpriten akuzat e ndėrsjella, nė mėnyrė qė tė krijohet njė klimė mė e pėrshtatshme e cila do tė pėrmirėsonte pozitėn ende jofavorizuese tė shqiptarėve nė Maqedoni. Pėrderisa BDI dhe PDSH do tė duhej tė bėnin koalicion nė mėnyrė qė zėri i shqiptarėve nė Parlamentin maqedon tė kumbonte mė fuqishėm, atje po ndodh e kundėrta, shqiptarėt me kėto dhe veprime tė ngjashme, direkt po tregojnė se janė kundėr vetės sė tyre. Mendoj se ėshtė koha e fundit kur populli shqiptar nė pėrgjithėsi, e ai nė Maqedoni nė veēanti, tė tregojė se roli i shqiptarėve do tė jetė i pakontestueshėm nė pėrpjekjen qė rajoni po bėnė pėr integrime euroatlantike. Pėrfundimisht presim nga faktori politik shqiptar nė Maqedoni qė tė tregojė pjekuri politike, presim qė elektorati shqiptar atje tė mos bie pre e provokime tė ndryshme tė cilat do ta zbehnin imazhin edhe ashtu tė deformuar tė shqiptarėve nė botė. Pra, presim njė fushatė tė qetė parazgjedhore nė Maqedoni e cila nė kohėn dhe rrethanat aktuale mė sė shumti do tė shkonte nė favor tė shqiptarėve.
19.05.2008 |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|