| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Raporti i GNK: Perėndimi dėshtoi me Kosovėn |
| Postuar mė datėn: 2008-09-26 04:15:37 nga admin4 :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
BRUKSEL, 25.09.2008
Njė raport i fundit i Grupit Ndėrkombėtar tė Krizave, e cilėson Kosovėn si njė shtet ende tė brishtė, duke paralajmėruar se mundėsitė pėr ndarjen de fakto tė kėsaj republike po rriten. 7 muaj pas shpalljes sė pavarėsisė institucionet e Kosovės kanė bėrė hapat e parė pėr ndėrtimin e shtetit tė ri, por komuniteti ndėrkombėtar ka dėshtuar nė mbajtjen e premtimeve.
Nė raportin e fundit tė kėtij grupi prestigjioz me seli nė Bruksel tė titulluar Tranzicioni i brishtė i Kosovės thuhet se ndarjet mes zonave shqiptare dhe serbe janė thelluar dhe perspektiva pėr njė shtet tė njėsuar po zhduket. Nėse ndarja de fakto konsolidohet, presioni do tė rritet pėr tė riprojektuar kufijtė nė tė gjithė ish-Jugosllavinė dhe perspektiva pėr anėtarėsimin e tyre nė BE do tė zbehet.
Sipas raportit pavarėsia duhej tė ishte e mbikėqyrur nė pėrputhje me planin Ahtisari, por mbėshtetėsit ndėrkombėtar nuk mbajtėn premtimet, pėr shkak tė presioneve serbe dhe ruse, por edhe pėr shkak tė vullnetit tė pamjaftueshėm politik dhe koordinimit tė dobėt. Kėshtu raporti i GNK-sė fshikullon si ndėrkombėtarėt ata qė e mbėshtetėn pavarėsinė e Kosovės ashtu edhe qeverinė e Kosovės.
GNK-ja rekomandon qė EULEX tė vendoset plotėsisht nė Kosovė jo mė vonė se 1 dhjetori dhe BE ti japė vend kryesor Kosovės kur tė diskutojė me Serbinė pėr anėtarėsimin e saj nė BE. Raporti gjithashtu kritikon dhe procesin e tranzicionit, pikėrisht tė largimit tė UNMIK dhe vendosjen e EULEX nė zonat me serbė.
Duke iu referuar edhe situatės dhe krahasimeve me Gjeorgjinė, GNK thotė se Rusia po pėrdor Ballkanin si justifikim pėr veprimet nė Oseti dhe Abkazi, por ndėrsa BE po angazhohet seriozisht me bisedimet Ruso-Gjeorgjiane, do ishte me rrezik nėse tregonte mungesė vendosmėrie nė rastin e Kosovės.
(a.r/News24/Balkanweb) |
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
Warning: mysql_query() [function.mysql-query]: Unable to save result set in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1120
Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130
Warning: mysql_num_rows(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1330
Kliko kėtu pėr tė vazhduar tek faqja kryesore » |
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|