| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Serbia kundėr Kosovės, BE abstenon |
| Postuar mė datėn: 2008-09-26 05:31:04 nga admin4 :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
NJU JORK, 25.09.2008
Projektrezoluta" serbe kundėr pavarėsisė sė Kosovės nė OKB pritet me skepticizėm nga ambasadorėt europianė. Disa vende anėtare tė BE-sė bėnė tė ditur dje se po shqyrtojnė mundėsinė e abstenimit si qėndrim tė pėrbashkėt, pėr t'iu pėrgjigjur nismės sė fundit tė Serbisė, e cila synon tė kėrkojė nga Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė mendimin pėr ligjshmėrinė e pavarėsisė sė Kosovės. Nė fillim tė Asamblesė sė Pėrgjithshme tė Kombeve tė Bashkuara, presidenti serb, Boris Tadiē, u kėrkoi vendeve anėtare tė OKB-sė qė tė pėrkrahin vendin e tij nė kėrkesėn qė Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė tė vlerėsojė ligjshmėrinė e pavarėsisė sė Kosovės. "Ne besojmė se dėrgimi i ēėshtjes sė Kosovės nė Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė do tė pengojė qė kjo krizė tė shėrbejė si precedent i thellė problematik nė ēdo pjesė tė globit, ku janė trimėruar ambiciet secesioniste". Menjėherė pas deklaratės sė tij, Italia paralajmėroi abstenimin e saj nga vota pėr projektrezolutėn serbe. Ministri i Jashtėm i Italisė, Franco Frattini, tha se Roma zyrtare do tė abstenojė nė OKB ndaj nismės serbe pėr tė kėrkuar vlerėsim juridik tė pavarėsisė sė Kosovės. "Ne e respektojmė vendimin e autoriteteve serbe qė tė kėrkohet mendim nga Gjykata Ndėrkombėtare, por ne do tė duhet tė vendosim nė nivel tė BE-sė pėr kėtė ēėshtje shumė tė rėndėsishme, dhe tė arrijmė qėndrim tė pėrbashkėt tė Bashkimit Evropian". "Shpresoj se kjo do tė jetė e mundur. Qėndrimi im personal ėshtė nė favor tė abstenimit, por ne do t'i vazhdojmė diskutimet rreth kėsaj", - tha Frattini. Edhe ministri i Jashtėm i Finlandės, Alexander Stubb, tha se mėnyra mė e mirė pėr pozicion tė pėrbashkėt tė vendeve tė BE-sė ėshtė abstenimi ndaj propozimit serb. Por, Stubb, i cili ėshtė edhe kryesues i OSBE-sė, tha se vendi i tij nuk do tė votojė kundėr nismės serbe. "Kemi pasur diskutime tė zgjeruara nė mesin e ministrave tė Jashtėm tė BE-sė, se ēfarė do tė duhet tė bėjmė lidhur me nismėn serbe. Kuptohet, janė tre opsione: tė votojmė kundėr saj, tė votojmė pėr tė dhe tė abstenojmė. Pozicioni finlandez ėshtė shumė i qartė: ne nuk do tė votojmė kundėr". "Ne i mbėshtesim tė gjitha gjykatat ndėrkombėtare dhe do tė ishte kundėr parimeve tona qė t'ia mohojmė Serbisė kėtė tė drejtė. Nėse duam tė kemi pozicion tė pėrbashkėt tė BE-sė, mėnyra e vetme pėr ta bėrė kėtė ėshtė pėrmes abstenimit", - tha Stubb. Ndėrkohė, presidenti francez, Nikolas Sarkozi shprehu haptazi synimin e Parisit pėr tė votuar kundėr nismės serbe, ndėrsa deklaroi se pavarėsia e Kosovės ėshtė njė moment stabilizues i rajonit tė Ballkanit. Pavarėsia e Kosovės ėshtė njohur nga Shtetet e Bashkuara dhe shumica e vendeve tė BE-sė, por vetėm njė e katėrta e shteteve anėtare tė Kombeve tė Bashkuara e kanė ndjekur kėtė hap. |
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
Warning: mysql_query() [function.mysql-query]: Unable to save result set in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1120
Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130
Warning: mysql_num_rows(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1330
Kliko kėtu pėr tė vazhduar tek faqja kryesore » |
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|