| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Kombi shqiptar grindet me fatin e tij |
| Postuar mė datėn: 2008-05-29 02:21:21 nga admin4 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: Gjon KEKA
Rrėnojat e pandreqshme tė kombit tonė shqiptar nė pėrgjithėsi, dhe problemi i identitetit tonė si duket ėshtė bėrė njė barrė e lehtė pėr tė jetuar me dy faqe nė fjalė, pėr ēdo shqiptar qė mendon si kokė turk apo sllavi. Ky sindrom dhe ves ėshtė pjesė e moszhivillimit tė kombit shqiptar nė mėnyrė tė shėndetshme. Pikėrisht kėto pengesa historike janė njė tra i madh nė sy tė kombit tonė, kėtė tra duhet hequr sa mė parė, sepse pikėrisht sot nė shekullin XXI kemi probleme qoftė tė brendshme ashtu qė institucione tė mos ecin nė procesin e kėnaqshėm dhe qė rrugėt tė mos ngatėrrohen gjatė vizionit tė sė ardhmes sė kėtij kombi drejt integrimit nė familjen evropiane. Ky komb qė ka mbet nė qorrsokak tė historisė dhe identitetit tė vet duhet ringjallur, duhet nxjerrė nga balta ku ėshtė zhytur qė para shumė shekujve: pa njė pastrim total tė qenies sė kombit tonė. Pa njė hulumtim tė mirėfilltė tė rrėnjėve tona tė lashta tė identitetit tonė shpirtėror, kulturor, social ekonomik etj, kėshtu nuk do mund tė ketė mbarėsi dhe tė ardhme kombi ynė shqiptar. Kombi ynė shqiptar ėshtė bėrė si njė orė e vjetėr me ingranazh tė ndėrlikuar, ku njė pjesė ērregullon ndėrveprimtarinė e tė tjerėve dhe kėshtu del jashtė sistemit ēdo rrjedhė e historisė qė kėrkon zhvillim dhe pjekuri qoftė kulturore, sociale ekonomike dhe ecje nė zhvillimet e kohės. Kėshtu nuk shkon nuk jetohet si shtet me qejfe, por si shtet me traditė dhe pjekuri me njė identitet tė mirėfilltė shpirtėror e kulturor dhe demokratik e qytetėrues. Tani nė kėtė shekull tė ecjes dinamike po shohim se kombi ynė duke mos gjetur arsyen e pastėr dhe identitetin e tij grindet me fatin e tij, duke kėrkuar ndryshime tė historisė, kėrkuar drejtime tė padobishme dhe satanike dhe duke kėrkuar qė me dy lug tė haj nė tė njėjtėn tryezė e qė nė fakt nuk ėshtė e mundur, sepse tė tjerėt nuk jetojnė si ne, por ne jetojmė si tė tjerėt. Ky ėshtė imitim i sėmundjes dhe mospasjes identitet dhe personalitet qoftė kulturor, social, ekonomik, politik, demokratik etj. Ju keni dėgjuar qė ėshtė thėnė mė herėt se vendet e errėta tė tokės janė plotė me strofka dhune dhe pikėrisht ata qė nuk gjejnė vend brenda vetes sė tyre kėrkojnė qė me dhunė tė realizojnė vetveten e kjo ėshtė akulturalizėm dhe aksident identiteti dhe fatalitet i sėmundjes sė kohės qė po prodhon dhunėn, siē janė vendet e lindjes qė nuk zėnė vend brenda tyre, por kėrkojnė qė nė emėr tė njė iluzion tė vrasin e ardhmėrinė e botės. Megjithėkėtė sot jetojmė nė njė kohė, kur mė sė shumė duhet aktivizuar forca e vullnetit tė mirė dhe ecja me dinamikėn e kohės sė dhėnė, pikėrisht kėto forca tė thella tė ndėrveprimit nė historinė e kombit tonė bėnė shumė dhe mund tė bėjnė mė shumė nė qoftė se veprojnė drejtė dhe me arsye, siē ėshtė rasti me Kosovėn, e cila ka vuajtur dhe po vuan nga mosdija e institucioneve shtetėrore pėr ta menaxhuar dhe orientuar popullin dhe vetveten drejtė njė tė ardhme me identitet dhe progres nė tė gjitha fushat.
Identiteti i institucioneve tė Kosovės nuk kėrkohet nė korrupsion, por nė brendėsi tė kulturės sė tyre dhe rrėnjės sė historisė e traditės kristiane qė ka mbizotėruar nė Europė e Ballkan si zemėr e Europės, gjithashtu liderėt e shtetit tė Kosovės nuk duhet tė jetojnė duke mėsuar demokracinė dhe duke palikuar "cezarizmin demokratik" dhe gėnjeshtrat me fasad orientale. Gjithashtu po shihet haptas se liderėt aktual qė po menaxhojnė me institucionet e Kosovės kanė krijuar shumė iluzione dhe ide, qė me njė fjalė mund tė quhen" ide napoleoniane" apo tė parealizueshme dhe mjaftė armiqėsore ndaj vetvetes dhe popullit qė nuk po gjen besimin dhe arsyen qė tė kuptojė se pa hulumtimin e brendėsisė sė vetvetes dhe identitetit tė tyre nuk mund tė ecin punėt mbarė nė asnjė aspekt dhe institucion tė shtetit tė Kosovės. Paramendoni se si nė Kosovė zbatohet metoda e luftės pėr karrige apo pushtet dhe jo e luftės kundėr tė kėqijave brenda vetes sė tyre dhe afrimit tė dijes brenda institucioneve shtetėrore, dhe njashtu duhet tė fillojė ecjen drejtė zhvillimeve tė gjithmbarshme shteti i Kosovės i cili nė shikim tė parė dhe nė funksion nė brendėsi tregon se ėshtė ende fėmijė dhe pa pėrvojė e traditė shtetėrore e demokratike. Ja kjo ėshtė metoda e tė fryrit tė gjelit nė pleh, e cila ėshtė pėrmendur nga njerėz tė mėdhenj qė ekziston edhe sot si psh.: Ēohu ti, tė ulem unė, unė kam bėrė luftė pėr kėtė, mua mė takon kjo ajo karrige etj, dhe nuk mendohet me arsye qė tė tjerėt tė vlerėsojnė vendin qė tė takon e jo atė qė ti dėshiron ta marrėsh me padije. Dhe krejt nė fund armiku kryesor i tė gjithė kombeve ėshtė mosdija, nacionalizmi dhe egoizmi kėto e bėjnė humnerė vendin, sjellin moszhvillim, egocentrizėm dhe prapambeturi. Gjithashtu nė Kosovė ekziston edhe "politika e bakshisheve "ku me anė tė mosdijes dhurohet posti nė institucione, pastaj korrupsioni, kontrabanda dhe elemente tė tjera qė me njė fjalė quhet politikė e fėlliqur dhe sindrom vdekjeprurės i shtetit tė Kosovės.
29.05.2008 |
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|