| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Destabilitet nėse Kosova ndahet nga ndėrkombėtarėt |
| Postuar mė datėn: 2006-11-14 18:32:09 nga Arben Dervina :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
Kryeministri paralajmėroi ndėrkombėtarėt tė respektojnė vullnetin e qytetarėve kosovarė
Destabilitet nėse Kosova ndahet nga ndėrkombėtarėt
Rrezik serioz nė Ballkan, nė qoftė se luhet me fatin e Kosovės duke e copėtuar atė. Njė zjarr i ri nė gadishullin ballkanit, sjell pasoja nė Europė
Shqipėria i quan tė rrezikshme vonesat nė zgjidhjen e statusit tė Kosovės. Qeveria shqiptare shprehu shqetėsim tė martėn, duke i quajtur "tė rrezikshme" vonesat nė lidhje me statusin pėrfundimtar tė Kosovės dhe u bėri thirrje Grupit tė Kontaktit dhe Bashkimit Europian qė tė respektojnė kufijtė e Ballkanit dhe tė Kosovės. |
|
Kryeministri i Shqipėrisė, Sali Berisha, deklaroi nė Tiranė se do projekt pėr ndarjen e Kosovės ėshtė tėrėsisht i papranueshėm. Ai tha se "nė kėto vonesa, rreziqet janė tė mėdha sepse nė Beograd mbizotėron fantazma e Serbisė sė Madhe dhe si alternativė e dytė pėr ta ėshtė ndarja e Kosovės". Sipas Berishės, "ideja pėr ndarjen e Kosovės, ndarja e njė vendi me 90 pėr qind shqiptarė dhe 10 pėr qind minoritete ėshtė tepėr e rrezikshme, sepse jep pėrshtypjen e gabuar qė nė Ballkan mund tė funksionojnė vetėm shtetet etnikisht tė pastra".
"Ne e kemi pranuar dhe kemi pėrshėndetur respektimin e kufijve ndėrkombėtarė, por nėqoftėse mendohen operacione tė tjera kirurgjikale mbi shqiptarėt, ky ėshtė opcion jashtėzakonisht i gabuar" ‑ tha Berisha. Ndėrkaq, Tirana zyrtare pėrshėndeti kėrkesėn e Shteteve tė Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, qė raporti i Marti Ahtisarit pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės tė paraqitej brenda fundit tė muajit janar.
Ndėrlikimi
Kryeministri Sali Berisha deklaroi se zvarritja e mėtejshme e statusit pėrfundimtar tė Kosovės ndėrlikon nė njė nivel tepėr delikat situatėn dhe stabiltetin e Kosovės e tė rajonit. "Kosova e pavarur, e lirė dhe demokratike, ėshtė kushti pėr paqen dhe stabilitetin nė Kosovė dhe mė gjerė. I bėj thirrje Grupit tė Kontaktit dhe vendeve anėtare tė Bashkimit Europian tė qėndrojnė me vendosmėri nė respektimin e plotė tė kufijve aktualė ndėrkombėtarė tė Ballkanit, pėrfshi kėtu kufijtė e Kosovės" tha ai.
Kryeministri shqiptar, Berisha i bėri thirrje edhe grupit negociator tė Kosovės qė tė qėndrojnė tė bashkuar nė pėrpjekjet pėr realizimin e aspiratės sė popullit tė tyre. "Beogradi me referendumin pėr kushtetutėn dha nė mėnyrė tė qartė pėrgjigjen e tij pėrfundimtare pėr problemin e Kosovės dhe tė statusit tė saj pėrfundimtar, duke kthyer nė iluzion tė rrezikshėm ēdo mendim se nga ai kryeqytet do tė ketė ndonjė pėrgjigje tjetėr" theksoi kryeministri shqiptar.
Rreziqet
Kryeministri shqiptar tha dje se rreziqet nga situata nė Kosovė, janė serioze. "Sė pari, nė Beograd dominon fantazma e Serbisė sė madhe dhe alternativė tjetėr e vetme e Beogradit, ėshtė ndarja e Kosovės. Kėtė do tė doja ta theksoja me tė madhe. Mesazhi im ėshtė se Serbia nuk ka opsion tjetėr pėrveē Serbisė sė madhe ose ndarjes sė Kosovės" tha Berisha.
Pėrpjekjet
Berisha shtoi ndėr tė tjera se ndarja e Kosovės, e njė vendi qė ka 90 % shqiptarė, ėshtė njė pėrpjekje nė mes tė ditės pėr krijimin e shteteve tė pastra etnike, pėr tė faktuar se nė Ballkan janė vetėm ato qė mund tė funksionojnė. Kjo ėshtė njė pėrpjekje tepėr e rrezikshme, sikundėr ėshtė njė pėrpjekje pėr njė ndarje tjetėr territoriale tė trojeve tė banuara nga shqiptarė, e cila do tė jetė absolutisht e papranueshme nga shqiptarėt".
Kufijtė
"Ne kemi pėrshėndetur respektimin e kufijve ndėrkombėtarė, por nėse mendohen operacione tė tjera kirurgjikale mbi shqiptarėt ky opsion ėshtė jashtėzakonisht i gabuar. Zvarritja e mėtejshme e statusit pėrfundimtar tė Kosovės, ndėrlikon nė njė stad tepėr delikat situatėn, stabilitetin e Kosovės dhe tė rajonit" tha kryeministri shqiptar.
Koha Jone |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|