| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » NASRADINI DHE KUSHTETUTA E KOSOVĖS |
| Postuar mė datėn: 2008-04-15 13:47:57 nga admin4 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Nuk e di se si e kanė pėrjetuar tė tjerėt, por, pėr mua, e tėrė procedura, qė nga propozimi i e deri te akti formal i aprovimit tė Kushtetutės nga ana e Parlamentit tė Kosovės, ka kaluar ashtu sikur e parashikoja qė mė parė: me kamuflime dhe shabllone tė improvizuara procedurale. Madje, as qė ėshtė pritur se dikush nga deputetėt tanė do tė reagoj sė paku sa pėr sy e faqe me ndonjė vėrejtje nė pėrmbajtjen e saj. |
|
Shkruan: Adnan Abrashi
- Jo, jo! Nuk e di se ėshtė votuar pėr Kushtetutėn nė Parlament. Vetėm... u quan tė gjithė nė kėmbė... dhe njėjtė veprova edhe unė....Kjo ėshtė e tėra ēfarė bėmė ne atė ditė si parlamentar! mė ishte pėrgjigjur miku im deputet, tė cilit, posa e morra lajmin e gėzuar, menjėherė ia urova me telefon kėtė meritė edhe tė tij.
Fundja, kaloj sikur kaloj dhe ne e sforcuam edhe njė shtyllė tė rėndėsishme tė shtetėsisė tonė. Tani, mė nė fund, e kem edhe kėtė akt konstituiv formal-juridik shtetformues.
Kurrė nuk do ta harroj ditėn, kur lajmin e parė tė aprovimit solemn tė Kushtetutės nga ana e Kuvendit tė Kosovės, e mora nė lokalin e preferuar tė lagjes sime; patjetėr me praninė e kafes sė mėngjesit dhe duke shfletuar shtypin ditor.
Posa nga gazeta e vėrtetova kėtė ngjarje tė pritur historike, nuk e di pse fillova tė qeshi ne vete dhe mu kujtua ajo barsoletė e Nasradinit:
Edhe pse me profesion ishte hoxhė me nam dhe njeri qė predikonte frymėn hyjnore tė Zotit, i kapluar nga njė momentet i skamjes dhe gjendjes sė vėshtirė materiale pėr ekzistencė, Nasradini kishte vendosur qė ta plaēkiste dyqan e bakallit tė lagjes dhe pėrmes kėsaj mėnyre tė paligjshme tė siguroj pėr vete dhe familjen e tij disa artikuj tė domosdoshėm ushqimor. Kėtė akt tė vjelljes kishte vendosur ta bėnte diku pas mesnate, kur edhe nuk do ta vėrente askush nga bashkėvendėsit e tij.
Nė kohėn e caktuar, pasi nė fillim u sigurua se nuk ka njeri tė gjallė nė rrugė, Nastradini iu afrua derės sė dyqanit dhe me limėn e pėrgatitur mė parė filloi ta gėrryen drynin e trashė me tė cilin ishte mbyllur dera e hyrjes. Por, pa pritmes, nė at moment, kalon njė bashkėqytetar i tij i cili e kishte njohur Nasradinin dhe e pyet i befasuar:
- Ēfarė bėnė kėshtu nė kėtė pikė tė natės hoxhė?
Nasradini, ashtu si gjithnjė i gjindshėm dhe gjentil qė ishte, i zėnė nė flagrancė, u gjind menjėherė nė situatė:
- Jo, jo, nuk bėjė asgjė! Vetėm po i bie violinės.
- Ashtu? Por unė nuk dėgjojė asgjė nga kjo muzikė e jote, Nasradin?- e pyeti me mėdyshje bashkėqytetari?
- Ashtu ėshtė! - iu pėrgjigjet prerė Nasradin - Sonte mund tė shosh vetėm se si i bie asaj, ndėrsa zėrin e melodisė, do ta dėgjosh tek nesėr?
Besoj se po mė kuptoni se ku e kam fjalė dhe pse si metaforė me Kushtetutėn tonė, mu kujtua kjo mesele e Nasradinit. Edhe ne po i shohim sot kėta politikanė tanė qė bo i bien kėsaj violine me Kushtetutėn tonė, por pasojat e veprimit tė saj (melodinė) sigurisht do tia ndjejmė tek nesėr.
Duke u marrė me kėtė kotėsi, befas nė tavolinėn time u ul Agroni, njė mik i vjetėr me tė cilin, nė po kėtė lokal, shpesh takohemi dhe bėjmė llafe duke pirė kafenė e mėngjesit.
I tregova edhe atij ēka bluaja nė kokė deri nė at moment. Qeshėm sė bashku me zė dhe mė pas edhe Agoni u kyē nė bisedė:
E, pra edhe unė do tė tregoj ty njė mesele po ashtu tė Nasradinit:
- Mulla Nasradini nė kohėn e vetė nuk ishte vetėm hoxhė por edhe kadi. Pra, njeriu qė nė mėnyrė meritore ndante edhe drejtėsinė. Njė ditė e viziton atė njė bashkėvendės i tij i cili ishte zėnė pėr njė trung tė mollės nė megje me fqiun e vetė tė parė. Posa e dėgjoi me vėmendje rrėfimin e ankuesit, Nasradini hap Qitapin dhe i shqiptoi gjykimin:
- Nė kėtė rast ke tė drejtė ti e jo fqinji yt.
I kėnaqur nga pėrgjigja e kadiut, bashkėvendėsi, pasi e shpėrbleu sikur ishte rendi Nasradinin, largohet i kėnaqur. Nuk zgjati shumė dhe te Nasradini u paraqit edhe fqinji tjetėr nga konflikti i njėjtė. Edhe ai ia rrėfeu variantin e vetė tė tregimit. Posa e dėgjon me vėmendje edhe palėn kundėrshtare, Nasradini, sėrish hapi Qitapin dhe ia shqiptoi gjykimin e njėjtė:
- Sipas Qitapit, unė shoh se nė kėtė rast ti ke drejtė, e jo fqinji yt.
Edhe ky u nda i kėnaqur me pėrgjigjen qė morri. Pasi e shpėrbleu Nasradinin, u largua i gėzuar. Por, nė anėn tjetėr tė paravėnit tė dhomės sė pritjes, tėrė kėtė gjykim tė ēuditshėm e kishte pėrcjell me vėmendje bashkėshortja e Nasradinit e cila e befasuar me veprimin hipokrit tė burrit tė vetė, e pyet me habi:
- Si ėshtė e mundur, Nasradin, qė nė njė rast tė njėjtė, tu japėsh tė drejtė qė tė dy palėve nė konflikt?!!
- Edhe ti ke tė drejtė, gruaja ime e dashur iu pėrgjigj shpejtė Nasradini.
E, pra, miku im - vazhdoj nė vijim Agroni - edhe me punėn e Kushtetutės tonė gjėrat qėndron njėso, sepse: edhe ata qė e kanė propozuar atė ashtu sikur ėshtė - kanė plotėsisht tė drejtė; edhe kėta qė skanė pas qare pa e aprovuar ashtu sikur ju ėshtė propozuar - kanė tė drejtė...
- ...Por nuk shkon kėshtu, o Agron?! ndėrhyra unė i pakėnaqur me kėtė qėndrim tė tij.
- Edhe ti ke tė drejtė, miku im, - mu pėrgjigj me shaka Agroni - dhe vazhduam tė qeshim sė bashku... |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
Warning: mysql_query() [function.mysql-query]: Unable to save result set in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1120
Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130
Warning: mysql_num_rows(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1330
Kliko kėtu pėr tė vazhduar tek faqja kryesore » |
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|