| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Qosja: Zgjedhjet, tė rėndėsishme pėr Kosovėn |
| Postuar mė datėn: 2007-11-15 12:31:18 nga admin4 :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
Flasin nė "Top Show" Arbėn Xhaferri, Nexhbedin Spahiu, Albin Kurti dhe Rexhep Qosja
Personalitete tė jetės shoqėrore nė Kosovė dhe Maqedoni, flasin nė emisionin "Top Show" tė gazetarit Alban Dudushi, nė prag tė zgjedhjeve kuvendore dhe lokale, qė mbahen tė shtunėn nė Kosovė. Formati analitik dhe politik i ditės sė mėrkurė nė "Top Show", solli nė debat gazetarė dhe analistė si, Artur Zheji, Ermal Hasimja, Aleksandėr Ēipa dhe Mentor Nazarko. Nė linjė direkte telefonike me studion folėn akademiku Rexhep Qosja, Arben Xhaferri ish-drejtues i Partisė Demokratike tė shqiptarėve nė Maqedoni, drejtori i RTV nė Mitrovicė, Nexhmedin Spahiu dhe drejtuesi i Lėvizjes "Vetėvendosje", Albin Kurti.
Qosja
Akademiku Rexhep Qosja, duke theksuar disa nga karakteristikat e fushatės elektorale nė Kosovė, tha se kjo fushatė ka disa arrakteristika qė e dallojnė. "Eshtė fushatė e qetė dhe kjo ka rėndėsi pėr imazhin e Kosovės nė botė. E dyta ėshtė se kjo fushatė karrakterizohet nga njė marketing i shtrenjtė, i cili nuk ėshtė nė pėrputhje mė mjedisin ku bėhet. Ne kemi 49.5% tė popullsisė tė papunė, 15% e fshatarėve nuk kanė se ēfarė tė punojnė ndėrsa varfėria e skajshmė shkon nė 17%. Marketing jo racional dhe i papranueshėm. Ky marketing mund tė lerė pa dalė nė zgjedhje mjaft qytetarė. E treat ėshtė se kemi vetlavdėrimet e pashembullta, qė kanė ndjekur disa nga kandidatėt pėr Kuvendin apo edhe komunat", u shpreh akademikun Qosja.
Duke shtuar mė tej karakteristikat dhe tė veēanta e kėsaj fushatė, akademiku kosovar tha se, paratė pėr marketingun e shtrenjtė mund tė pėrdoreshin pėr shpenzime nė efikase. Sipas Qoses bėhen premtime pa mbulesė objektive. Ēfarė nuk premtohet, ujė 24 orė edhe pse nė shumė qytete nuk ka ujė, rrymė 24 ore edhe pse rryma po ndalet shpesh, punėsim 100% apo arsim cilėsor. Dėgjim pėr tė shurdhėr dhe shikim pėr tė verbrit, tha Qosja. Akademiku theksoi se sikur 15-40% e kėtyre premtimeve tė realizoheshin do ishte shumė mirė.
"Janė edhe dy karakteristika shumė tė rėndėsishme. Kandidimi i sėrishėm dhe i madh i kandidatėve tė Kuvendit, i atyre qė ishin dhe njė numėr i vogėl i tė rinjve. Pėr ata qė kandidohen sėrishmi dhe pėr veprimtarinė e tyre kanė mjaft vrejtje. Nga lėvizja "Pėr njė parlament tė pasur", 55 kandidatė janė tė me tė dhėna jo tė dėshiruara, pėr shpėrdorime, korrupsion dhe nepotizėm. Tjetėr qė bie nė sy ėshtė sulmi i bashkrenditur ndaj Bexhet Pacollit, kėto janė tė nxitura nga deklaratat pėr statusin qė ai bėri nė VOA", shtoi Qosja.
I pyetur nga drejtuesi i emisionit nėse bėsonte me tepėr tek Pacolli, akademiku i njohur tha se "nuk e njoh, nuk e kam takuar kurrė, por duhet tė them se sulmet ndaj tij kanė disa arsye qė nuk mė duken shumė objektive. E akuzojnė pėr punėn nė Rusi dhe ish-republikat sovjetike, pėr biznese dhe kontrata mė serbėt. Unė mund tė them se pėrveē kryetarėve tė partive, tė tjerėt nuk kanė arsye tė bėjnė tė tilla akuza, sepse vetė kanė komunikuar me Millosheviēin, partitė i kanė regjistruar nė ministritė e Beogradit, familjarėt e tyre mbajnė biznese me firma tė beogradit. Kemi shumė prodhime serbe nė Kosovė dhe kėto nuk i sjell Pacolli. E sulmojnė se sjell njė pamje tė re pėr Kosovėn, ai flet pėr njė Kosove tjetėr tė re e tė pavarur". "Nuk jam i entuziazmuar dhe askush nuk mė entuziazmon askush", tha profesor Rexhep Qosja, pas ndėrhyrjes sė gazetarit Dudushi.
Spahiu
Nexhmedin Spahiu, drejtori i Radiotelevizionit tė Mitrovicės, u shpreh se situata ėshtė pėrgjithėsisht e qetė. "Janė dy parti serbe qė konkurrojnė nė Mitrovicė. Situata dhe qėndrimet e partive serbe janė zbutur pas paralajmėrimeve tė ndėrkombėtarėve pėr njohje tė pavarėsisė. Duhet thėnė se ka njė ndryshim tė opinioneve sėrbe. Politikanė sėrbe qė janė tė gatshėm tė pėrfaqėsohen me realitetin e ri", tha Spahiu
Nė lidhje me lėvizjen e politikanėve serbė dhe shqiptarė nė veriun e Mitrovicės, Spahiu tha se kampion ka qenė Haradinaj, pasi ai ka shkuar deri nė kufi me Jugosllavinė. Por nė kėtė fushatė ai ndodhet nė Hagė. Vetėm Surroi dhe Pacolli kanė shkuar deri nė veri. I pari e ka vizituar, ndėrsa Pacolli ka nisur ndėrtimin e dy shtėpive humanitare", u shreh Spahiu.
Nė lidhje me preferencat serbe nė kėto zgjedhje, drejtori i RTV Mitrovicės tha se janė investuar shumė nga buxheti serb pėr tė krijuar administratė paralele dhe shumė prej tyre janė nėn ndikim tė plotė. Partitė mė liberale janė jashtė kėtij ndikimi.
Kurti
Sipas drejtuesit tė Lėvizjes "Vetėvendosjė", Albin Kurti, problemet nė Kosovė janė fondamentale. "Kosovės nuk i mungon statusi, por i mungon liria. Popullata ėshtė mjaft e pakėnaqur. Ka pakėnaqėsi nga partitė tė cilat kanė premtime, qė i kanė nė programet e tyre, por kėto ata i bėjnė pėr poste e privilegjesh karrigesh", tha ai.
Tė gjitha partitė, sipas Kurtit, kanė politikanė qė na ndihmojnė, por nuk janė nė rangjet e sipėrme. Kryesorėt janė tė pasur tė shantazhuar nga UNMIK, qė u ka lejuar pasurimin e shpejtė. "Ne nuk hedhim poshtė partitė por krerėt e tyre", shtoi ai.
Pyetjes sė Ermal Hasimės se cila do tė ishte zgjidhja pėrtej bojkotit, Kurti iu pėrgjigj duke theksuar se "mjafton tė shikojmė strategjinė qė ndoqi Mali i Zi: zhvilloi referendumin ku fitoi pavarėsia dhe pastaj kėrkoi njohje nga ndėrkombėtarėt. Pikėrisht referendumi do tė sillte pavarėsinė e Kosovės.
15.11.2007 |
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|