| » Opcionet për artikullin |
|
Sejdi VESELI
Pazarllėqet aktuale rreth zbarkimit, shtrirjes dhe funksionalizimit tė Euleks-it nė tėrė territorin e Republikės sė Kosovės, shpalosėn njė tė vėrtetė aspak tė kėndshme pėr popullin shumicė tė saj, se shpallja e gjoja pavarėsisė sė njė shteti ende pa e bėrė tė tillė dhe kur nga administrata e tij qendrore nuk administrohet afro 1/3 tė territorit, nuk ėshtė tjetėr pos edhe njė vetėmashtrim i radhės. Nuk vonoi dhe kėtė e dėshmuan edhe ngjarjet qė pasuan, si nė veriun e kėtij shteti tė pavarur, ashtu dhe nėpėr enklavat serbe nė zemrėn e tij, ende pa u tharė ngjyra e tekstit tė Deklaratės sė kėsaj shpalljeje, tė shkruar nė papirusin 700 vjeēar.
Siē dihet, me 19 shkurt 2008, rreth orės 11:30, dy ditė pas shpalljes sė gjoja pavarėsisė, nė dy vendkalimet kufitare Kosovė Serbi, nė vendin e quajtur Jarinje (Leposaviq) dhe Banjė (Zubin Potok) u sulmuan nga grupe paramilitarėsh serb dhe pasi u demoluan ndėrtesat dhe objektet pėrcjellėse dhe veturat zyrtare, atėherė iu ėshtė vėnė flaka.
Kėto ngjarje dėshmuan edhe diēka tjetėr, se kjo pavarėsi, duke mos qenė e vlefshme nė afro 35% tė territorit tė kėtij shteti, me vetėm 10.887 kilometra katror, ajo nuk mund tė klasifikohet ndryshe, pos e tredhur, diēka ngjashėm me atė tė Palestinės dhe ...
Duhet, theksuar se gjendja e sigurisė nė kėto pjesė tė Kosovės, jo vetėm se nuk ėshtė sanuar por pėrkundrazi ajo ėshtė pėrkeqėsuar dhe, ky pėrkeqėsim ka arritur pėrmasa alarmante. Gjithashtu duhet theksuar, se kjo gjendje ėshtė pasojė e veprimtarisė sė strukturave tė pushtetit tė Serbisė, qė prej pėrfundimit tė luftės e deri nė ditėt e sotme, tė papenguar nga KFOR-i dhe UNMIKU, pėrgjegjės kryesor pėr sigurinė, sipas Rezolutės famoze tė KS tė OKB-sė nr.1244. Por, populli thotė, tė rrimė shtrembėt por tė flasim drejt, pengimi i punės sė kėtyre strukturave nuk u kėrkua me vendosmėri as nga tė mandatuarit me votėn e lirė tė popullit, pėrkundėr faktit se ishin betuar para elektoratit, se nėse e marrin votėn e tij, me pėrparėsi do ta rregullonin kėtė gjendje kancerogjene, sidomos nė kėto terrene nė tė cilat janė koncentruar pasuri tė mėdha minerale dhe hidrike tė Kosovės.
Siē ėshtė bėrė e ditur, nėpėr tė gjitha enklavat serbe, tanimė tė legalizuara me Planin Gjithėpėrfshirės tė Ahtisarit, janė formuar shtabet pėr vetėmbrojtje. Kėto shtabe shprehen qartė, se do tė veprojnė me vendosmėri nėn moton Kosova ėshtė Serbi dhe kėshtu edhe po veprojnė. Por, nė realitet krejt veprimtaria e tyre, zhvillohet nė drejtim tė legalizimit tė ndarjes sė kėtyre enklavave nga Kosova dhe bashkimi i tyre me Serbinė.
Duhet cekur se nė kuadėr tė kėtyre formave tė vetėmbrojtjes, janė grumbulluar hordhitė e Ministrisė sė Punėve tė Brendshme dhe tė ushtrisė serbe, si dhe ato paramilitare, tė njohura si Beretat e Kuqe,Rojet e Urės, Garda Car Llazar dhe plehra tė ngjashėm serbo-ēetnik, pėr tė cilėt dyshohet me bazė, se ishin po ata qė masakruan popullatėn civile shqiptare. Nuk duhet tė ēuditemi nėse mėsohet pak mė vonė, se nė krye tė kėtyre hordhive gjenden edhe kriminelė, tė rangut tė Ratko Mlladiē, tė kėrkuar nga Gjykata e Hagės...qė bazuar nė fjalorin luftėnxitės tė Episkopit Artemije dhe Mitropolitit Amfilohije, kėta kriminel mund tė jenė tė strehuar nėpėr objektet e kultit shensavian, tė maskuar si murgj, ashtu si dikur tigrat e Arkanit dhe paramilitarėt tjerė, tė cilėt kryenin krime ndaj popullatės civile shqiptare, dhe ktheheshin nė objektet fetare shensaviane, tė cilat ishin shndėrruar nė baza(kazerma) tė tyre!
Nga vetė fakti, se kėto veprime separatiste tė drejtueseve lokal tė kėsaj pjese tė Kosovės, jo vetėm se nuk u shfuqizuan menjėherė nga UNMIK-u (siē shfuqizoheshin dikur dhe sot vendimet e Kuvendit tė Kosovės) por nuk po trajtohen ushtarakisht nga KFOR-i, tė imponon dyshimin e bazuar, se krejt kjo veprimtari shumė e rrezikshme pėr tė ardhmen e afėrt tė Kosovės dhe tė rajonit nė pėrgjithėsi, ėshtė bėrė me pėlqimin e disa segmenteve, jo tė pafuqishme ndėrkombėtare, aleate tradicionale tė Serbisė.
Kjo gjendje e sigurisė jo vetėm nė veriun e Kosovės, por nėpėr tė gjitha enklavat serbe, nė kėtė kohė tė pazarllėqeve rreth vendosjes sė EULEKS-it dhe rekonfigurimit tė UNMIK-ut, sa vije e pėrkeqėsohet.
Zhvillimet e fundit nė lėmi tė mbrojtjes dhe sigurisė tė Serbisė, imponojnė pėrfundime aspak tė kėndshme, se Kosova mund tė rrezikohet nga rebelimi nepėr enklava, i cili do tė pėrgatiste terrenin dhe arsyetimin pėr ndėrmarrjen e njė blitz krig-u nga ushtria e serbe. Njė veprim i tillė do tė ndėrmerrej me qėllim, fillimisht tė vėnies nėn mbrojtje tė enklavave nga terroristėt shqiptar dhe pėr ti aneksuar mė vonė kėto pjesė tė Kosovės. Bazuar nė pėrvojėn qė kemi me Serbinė, e cila ėshtė peng e radikalizmit tradicional dhe politikanizmit pashiqian, situata mund tė eskalojė brenda natės, sipas skenarėve tė pėrgatitur qė moti!
Nė disa shkrime tė mė hershme jam pėrpjekur tė pasqyrojė lėvizjet e njėsive operative tė ushtrisė serbe, njėsive paramilitare dhe tė MUP-it. Kėsaj radhe, do tė pėrpiqem tė pasqyrojė synimin e ushtrimeve ushtarake tė njėsive tė kėmbėsorisė, tė artilerisė, atyre tankiste, ajrore dhe kundėrajrore tė ushtrisė serbe, tė cilat u mbajtėn brenda 45 ditėve tė fundit dhe qė kishin pėr synim verifikimin e aftėsisė luftarake tė kėtyre njėsive, pėr ēlirimin e terrenit pėrkohėsisht tė okupuar dhe mbrojtjen e tėrėsisė territoriale tė Serbisė. Ėshtė me rėndėsi tė theksohet, se kėto ushtrime u bėnė, jo shumė kohė pas kthimet nga riparimi i avionėve strategjik Mig-29, nga pėrforcimi i blindės sė tankeve m-84 dhe pas vendosjes sė sistemeve mbrojtėse raketore tė cilat u blenė kohėve tė fundit nga Rusia. Tė gjitha kėto ushtrime u pėrmblodhėn nė ushtrimin e koduar Obuka2008. Siē njofton Tanjug, me 20.10.2008 nė Qendrėn Operative tė sistemit tė mbrojtjes nė Shtatmadhorinė e Ushtrisė sė Serbisė, filloi ushtrimi luftarak shtabor i Komandės sė Bashkuar Operative Obuka 2008. Ky ushtrim drejtohet nga koloneli Milan Mojsiloviē, zėvendės komandant i KBO, nė tė cilin marrin pjesė eprorėt e tėrėsive organizative dhe nga pėrbėrja e Shtatmadhorisė. (Tanjug)
...Nė sallat e errėsuara thellė nėn tokė, nė hartat elektronike, nė njė qetėsi tė rreptė tė cilėn e prishnin vetėm flladitėset dhe shkėlqimi nga kompjuterėt super tė fortė, luhej lufta ndėrmjet dy shteteve nė Ballkan... Miroslav Lazanski, botuar me 08/11/2008, nė http://www.politika.rs
Nė kėtė lojė luftarake, qė udhėhiqej nga ky kolonel me pėrvojė tė freskėt nga luftėrat e fundit, operacionet luftarake pėrfshinė edhe territorin e shtetit tė tretė, nė thellėsi prej 100 km...
Nėse krahasohet skenari dhe kualiteti i kėtij ushtrimi elektronik, tė gjitha ushtrimet e mėhershme tė ish APJ, si p.sh. Sloboda 71, Podgora 72, Jedinstvo83... nė tė cilat morėn pjesė tė gjitha gjinitė ushtarake me tė gjitha armatimet pėr njė luftė tė vėrtetė, do tė mund tė klasifikoheshin vetėm si lojėra fėmijėsh.
Nė kėtė ushtrim luftarak, aktori kryesor paraqitej shteti i koduar Rodopia. Si pasojė e shkėputjes tė njė pjese tė territorit, kufizohej zhvillimi i kėtij shteti, ngase ndihej mungesa e madhe xeheve dhe lėndėve pėr prodhimin e energjisė, andaj para se tė futet nė luftė ai kėrkon me forcė revidimin e marrėveshjeve tė paqes dhe kthimin e suverenitetit mbi kėtė pjesė tė territorit qė kishte humbur, tė pasur me linjit dhe xehe tjera.
Lexuesi i kėtij shkrimi mund tė nxjerr pėrfundimin shumė tė drejtė, se pjesa e territorit tė Rodopisė(lexo Serbisė) pėr tė cilėn bėhet fjalė ėshtė Kosova. Tė ky pėrfundim do tė vij, sidomos duke e studiuar me kujdes foton e hartės, nė bazė tė cilės shpjegohej ushtrimi. Shih hartėn:
Sipas tė gjitha tė dhėnave qė jepen nė hartė dhe shpjegimeve qė jep drejtuesi i ushtrimit, mund tė nxirret pėrfundimi, se ushtria serbe pėrgatitet, sė pari pėr tė ripushtuar Kosovėn dhe pėr tė mbajtur nėn kontroll Luginėn e Preshevės, andaj qėllimisht gjatė shpjegimit injorohen forcat, tė cilat aktualisht janė tė dislokuara dhe tė destinuara pėr tė vepruar drejt Kosovės dhe Luginės sė Preshevės dhe qė drejtohen nga Komanda nė Nish; sė dyti tė ndihmoj shkėputjen e Republika Serbska nga Bosnja, andaj nė kuadėr tė kėtij ushtrimi parashikon koncentrimin e forcave nė vijėn Kralevė-Paraqin-Prokuple-Novi Pazar, pėr tu ofruar ndihmė secesionistėve nė regjionin Loznica-Valevo-Kosjeriq-Bajna Bashta; sė treti pėr tė shtypur me dhunė pretendimet e Vojvodinės pėr tu shkėputur nga Serbia.
Kush ka sy e vesh ėshtė duke e kuptuar, se gjendja e sigurisė nė Kosovė dhe rreth saj po pėrkeqėsohet me hapa gallopant. Por, duhet konstatuar se vėrehet njė kthesė kualitative tė mendėsia kolektive e shqiptarėve. Asnjė veprim i mėparshėm i Bashkėsisė Ndėrkombėtare, nuk ka ndikuar, siē do tė ndikojnė kėto pazarllėqet aktuale nė zgjimin e popullit shqiptar nga hipnoza e tiradave mashtruese, sidomos nga ato qė u sajuan e emetuan nga disa qarqe ndėrkombėtare dhe qė pėrsėriten edhe sot nga papagajtė e tyre vendor, si dhe nė vetėdijesimin e tyre pėr rreziqet potenciale qė u kanosen interesave tė tyre legjitime nga kėto pazarllėqe. Me siguri, se ky vetėdijesim do ti ndihmojė shqiptarėt qė tė lėnė anash gjithēka qė i ndanė, pėr tė filluar pėrpjekjet e menjėhershme dhe serioze pėr ti ringjeshur radhėt dhe pėr tė vendosur qė tė sakrifikojnė ēfarė ėshtė e domosdoshme, pėr njė qėllim madhor dhe tė ligjshėm: zgjidhjen e drejt dhe pėrfundimtare tė ēėshtjes sė tyre kombėtare, duke ribashkuar shtetin e tyre tė vetėm, Shqipėrinė Natyrale, brenda tė cilit nuk do tė ketė as edhe njė pėllėmbė tė tokės sė huaj dhe, pėr ta ndėrtuar atė sipas standardeve mė tė avancuara tė demokracisė, nė tė cilin do tė garantoheshin me ligj tė drejtat e natyrshme edhe pėr minoritetet.
Shqiptarėt po binden pėrfundimisht, se vetėm kur ta marrin fatin e tyre nė duart e veta, mund ta nderojnė si i ka hije vendin dhe kombin, sepse kėshtu i bindin miqtė dhe armiqtė, se janė zotėt e vėrtetė tė trojeve tė Shqipėrisė Natyrale!!!
Me 11 nėntor 2008, Prishtinė
|
|