| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » KOMITETI I PAJTIMIT MBARKOMBĖTAR |
| Postuar mė datėn: 2007-04-26 19:14:16 nga admin1 :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
Adresa: Rr. "M. Muēa" Pall. 46 Ap. 23 Tiranė- Shqipėri , Tel & Fax ; 00355 4 263 126. / 230 033 Tel 00355 4 259 124
Mobil: 00 355 68 27 37 989 E-mail: gjin_marku@pajtimi.com / gjin_marku@yahoo.com / gjin_marku@hotmail.com
Web: www.pajtimi.com
Nr.001/4 prot Tiranė mė 14 prill 2007
M E M O
Mbi shkeljet flagrante tė tė drejtave tė njeriut dhe veprimet kundėr integritetit kombėtar tė shqiptarėve, Nevojėn e gjykimit tė krimeve ndaj popullsisė nė ngjarjet e vitit 1997 e Domosdshmėrinė e masave pėr Parandalimin e krimit tė vrasjeve.
Dėrguar : Gjykatės Europiane pėr Mbrojtjen e tė Drejtave tė Njeriut
Gjykatės Ndėrkombėtare tė Krimeve
Komisionit Europian
Kėshillit tė Europės
OSBE-sė
Departamentit tė Shtetit, Senatit dhe Presidentit tė SHBA
prezente
Presidentit tė Republikės sė Shqipėrisė
Kryetares sė Parlamentit tė Shqipėrisė
Kryeministrit tė Shqipėrisė
Kryetarėve tė Partive Parlamentare Shqiptare
Kryetarėve tė Komisioneve Parlamentare
Deputetėve tė Kuvendit tė Shqipėrisė
Gjithė ambasadorėve dhe organizatave ndėrkombėtare tė akredituara nė Shqipėri
Pėr bashkėpunim
Z. Ermir DOBJANI Avokat i Popullit
Z. Theodhori SOLLAKU Prokuror i Pėrgjithshėm i Republikės sė Shqipėrisė
Z. Besnik Mustafaj Ministėr i Jashtėm i Republikės sė Shqipėrisė
Z. Bujar Nishani Ministėr i Brendėshėm i Republikės sė Shqipėrisė
Z. Ilir Rusmali Ministėr i Drejtėsisė i Republikės sė Shqipėrisė
Znj. Majlinda Bregu Ministre e Integrimit e Republikės sė Shqipėrisė
Z. Bahri SHAQIRI Drejtor i Shėrbimit Informativ tė Shtetit
Mbėshtetur nė Kartėn e Kombeve tė Bashkuara, Deklaratėn e Pėrgjithshme pėr tė Drejtat e Njeriut, Konventėn Europiane pėr Mbrojtjen e tė Drejtave tė Njeriut dhe tė Lirive Elementare, Paktin Ndėrkombėtar pėr tė Drejtat Civile dhe Politike, po ju paraqesim me shqetėsim shkeljet e papranueshme tė tė drejtave tė njeriut nė Shqipėri, gjendjen e rėndė tė krimeve kundėr jetės dhe pronės si dhe veprimet kundėr integritetit kombėtar tė shqiptarėve. Shqyrtimi me seriozitet i kėsaj gjendje, qė ėshtė nė kundėrshtim tė plotė me dokumentet themelore politike e juridike tė qytetėrimit modern, ėshtė obligim themelor i ēdo pushteti publik, si i pushtetit shtetėror shqiptar, ashtu edhe i pushteteve ndėrkombėtare, organizatave ndėrkombėtare dhe tė mekanizmave tė tyre juridike e politike.
Prej 17 vjetėsh shqiptarėt pėrjetojnė kriza, stres shoqėror e ngjarje tragjike qė si ka pėrjetuar asnjė vend tjetėr i Europės. Pasiguria pėr jetėn, varfėria ekstreme, stresi i dhunės politike e mediatike, mosbesimi pėr tė ardhmen vazhdojnė tė nxisin rrėnimin e vlerave tė jetės dhe njė emigrim tė dhimbshėm e pa fund. Pasojė e kėsaj gjendje janė edhe dhuna tragjike nė familje, vetvrasjet si dhe vrasjet pėr hakmarrje e gjakmarrje. Kjo situatė ėshtė bėrė shqetėsim edhe pėr ata anėtarė tė komunitetit ndėrkombėtar qė udhėhiqen nga ndjenja dashamirėse pėr tė ardhmen e popullit shqiptar. Shkaktarėt e kėsaj krize tė tejzgjatur, qė po gjeneron vazhdimisht krimin, janė udhėheqėsit politikė e klanet e tyre me trashėgimi nga e kaluara, tė pozicionuar qė nė fillimet e pluralizmit nė tė dy anėt e politikės shqiptare. Kėto klane influencohen nga lobe antishqiptare qė veprojnė kundėr interesave tė popullit dhe integritetit tonė kombėtar. Influenca e kėtyre lobeve nė mjediset e politikės shqiptare ka bėrė qė gjatė gjithė kėtyre viteve tė mbizotėrojė anarkia e lufta pėr pushtetin, tė rrėnohet gjithė pasuria kombėtare, tė inskenohen trazirat e vitit 1997 pėr rrėzimin e ushtrisė e strukturave shtetrore, rrėmbimin e parave tė shqiptarėve e nxitjen e popullsisė nė luftė civile ku mbetėn tė vrarė 1500 vetė. Lobet antishqiptare me suport politik e fetar, nė rajon e mė gjerė, kanė qenė e mbeten rreziku kryesor i stabilitetit nė Shqipėri. Qeveritarėt shqiptare, nėn trysninė e Europės pėr stabilitet, e mbulojnė kėtė gjendje me propagandė mediatike, demagogji tė sofistikuar e debate tė rreme mbi reformat e integrimin. Nėn sundimin e kėtyre udhėheqėsve politikė demokracia ėshtė dhunuar e deformuar. Shumė projektligje tė qeverive nuk u shėrbejnė interesave tė qytetarėve por strategjive tė lobeve antishqiptare.
Nė shėrbim tė kėtyre lobeve janė edhe potencialet kryesore tė trafikut lindor tė lėndėve narkotike, qė shkojnė drejt Europės nėpėrmjet korridorit Sofje-Beograd dhe ishujve tė Greqisė. Nė dispozicion tė pastrimit tė parave tė tyre janė qindra banka nė jug tė gadishullit. Ato e maskojnė kėtė veprimtari duke nxjerrė si shqetėsues territorin e Shqipėrisė, nė njė kohė kur sasia e qarkullimit tė lėndėve narkotike nė vendin tonė ėshtė inegzistente, 1.5 ton nė vit, pėrkundrejt 2000 2500 tonėve qė ky trafik lindor qarkullon pėrgjatė 12 muajve. Amplifikimi i zhurmės pėr rrezikun e trafikut nė Shqipėri bėhet me qėllim: A- pėr tė maskuar rrjetin. B- pėr tė diskredituar shqiptarėt. C- pėr tė tejzgjatur krizėn e blerė sa mė lirė resurset. D- pėr tė dobėsuar e ēuar drejt zhdukjes integritetin tonė kombėtar nėpėrmjet dominimit tė tregut dhe ekonomisė. Kjo lojė i ka shėrbyer pengimit tė zhvillimit tė vendit, rrėnimit tė jetės ekonomike tė qytetarėve, ndalimit tė prodhimit, shkatėrrimit tė bizneseve e tė mundėsive turistike, ndėrprerjes e prishjes sė perspektivės sė hidroenergjetikės, shpėrdorimit e vjedhjes sė buxhetit, kalimit tė parave tė shqiptarėve nė duart e bankierėve tė huaj. Tė gjitha resurset tona ekonomike po kalojnė nėn kontrollin e kapitalistėve joshqiptarė. Pėrveē krahut tė lirė tė punės ata po kėrkojnė shfrytėzimin e terrenit me pėrfitime thuajse falas nė njė kohė kur trojet shqiptare janė mesdhetare, produktive dhe mė tė lakmuarat. Me parullat pėr globalizmin e integrimin klasa politike shqiptare ka pėrgatitur terrenin e kėsaj strategjie antihumane qė nuk i shėrben as Europės sė Bashkuar e as Aleatėve tė Atlantikut Verior. Europės i shėrben mė shumė njė komb shqiptar i pėrparuar e me kulturėn e tij se sa njė popull i degraduar e pa atdhe qė endet rrugėve tė perėndimit. Mbajtja e vendit nė krizė tė vazhdueshme pėr tė thithur investimet e huaja nga operatorėt e rėndėsishėm tė vendeve mike ėshtė strategjia e vepra e kėtyre lobeve pėr zotėrimin e tregut me lehtėsi dhe pėrfitimit nėpėrmjet politikės.
|
|
Nga informacionet e pėrfaqėsuesve ndėrkombėtarė mėsojmė se nė kėto veprimtari janė implikuar edhe politikanė e qeveritarė tė vendeve fqinje. Nė aksionet e policisė sė kėtyre vendeve kundėr shqiptarėve mbulohen shpesh herė lėvizje tė sasive tė mėdha tė drogės. Kėtė shqetėsim e ngrenė para opinionit perėndimor edhe avokatėt mbrojtės tė shqiptarėve qė penalizohen nė vendet europiane pėr sasi tė papėrfillshme lėndėsh narkotike. Nga statistikat e vendeve perėndimore rezulton se as 10 % e shqiptarėve ėshtė pėrfshirė nė trafiqe. Tė tjerėt punojnė nė mėnyrė tė ndershme, kėrkojnė tė integrohen dhe janė shumė mė tepėr familjarė se qytetarėt e vendeve ku ata shkojnė. Qeveritė shqiptare jo vetėm qė nuk u vijnė nė ndihmė, por kanė nėnshkruar rikthimin e tyre nėse ata nuk kanė marrė tė drejtėn e azilit, nė njė kohė kur shumica e popullsisė shqiptare mbahet me tė ardhurat nga emigrantėt. E vetmja mundėsi pėr tė dhėnė tė drejtėn e azilit njė shqiptari ėshtė vetėm atėherė kur ai ka frikė tė kthehet pėr shkak tė gjakmarrjes. Fatkeqėsisht, edhe policia shqiptare nuk ka mundur tė regjistrojė as 10 % tė konflikteve mbi pronėn, dinjitetin e personit apo pėr ēėshjet e nderit, qė tė argumentojė rrezikshmėrinė e kthimit.
Komiteti i Pajtimit Mbarėkombėtar ėshtė pėrpjekur tė sensibilizojė vendet perėndimore qė Europa jo vetėm tė mos lejojė sjellje tė tilla ndaj emigrantėve shqiptarė, por ti sistemojė sa mė mirė e tė ndalojė ēdo paragjykim ndaj popullit tonė sepse ka detyrime. Pėr pėrfitimet e fuqive europiane, vendi ynė ėshė ndarė nė katėr pjesė. Dėmi ekonomik qė i ėshtė bėrė popullit tonė nga ky coptim do kėrkonte dėmshpėrblimin e qindra miliard dollarėve, e megjithatė shqiptarėt nuk e kanė ngritur zėrin. Nė kushtet e tanishme do tė ishte detyrim moral i pakontestueshėm qė Europa tė investonte me kushte lehtėsuese pėr hidroenergjetikėn, pėr arsimin, shėndetėsinė e infrastrukturėn rrugore. Kėshtu mund tė shpejtonte kontributin pėr procedurat e pranimit. Sigurisht, ky investim do ishte bėrė nėse klasa jonė politike nuk do tė ishte nėn influencėn e politikave regresive e do vepronte me dinjitet nė mbrojtje tė interesave tė popullit tė saj. Influenca e kėtyre politikave regresive nė qeveritė shqiptare e ka shkatėrruar vendin dhe larguar afatet e pranimit nė BE. Nė kushtet e njė varfėrie ekstreme, nė kėto 17 vjet, shqiptarėt kanė grumbulluar rreth 15 miliard dollarė pėr buxhetin e tyre pa llogaritur ndihmat e ndėrkombėtarėve. Ky buxhet ėshtė shpėrdoruar me njė administratė tė fryrė e vjedhur me investime elektorale pa perspektivė. Vetėm me 2 miliard dollarė do ishte pėrfunduar sistemi hidroenergjetik i planifikuar qė para tranzicionit, i cili mund tė furnizonte edhe vende tė tjera tė rajonit me kapacitetin e burimeve ujore qė ka. Ky sistem pritash e ujėmbledhėsish do ishte kontribut edhe pėr turizmin e ekologjinė. Sot shqiptarėt nuk kanė mundėsi as pėr turizėm e as pėr tė zhvilluar ekonominė dhe kapitalin e tyre. Shumica e popullsisė ėshtė e papunė nga mungesa e tregut dhe prodhimit vendas. Edhe ai aktivitet tregėtar qė bėhet me mallra skarco tė importit ka njė nivel shumė tė ulėt e zhvillohet vetėm gjatė orėve tė ditės, nė njė kohė kur nė vendet fqinje tė ardhurat nga aktiviteti i natės kapin shifra prej miliarda dollarėsh. Nė vendin tonė, nė mėnyrė krejt absurde, shteti jo vetėm qė nuk e stimulon tregun dhe punėn gjatė 24 orėve por ka nxjerrė ligje e rregulla tė palogjikshme deri tek memorandumi antikushtetues i skafeve duke penguar aktivitetin privat tė qytetarėve tė tij.
Strategjia e shkatėrimit deri nė nivelin zero (predikuar me fillimet e pluralizmit nė auditoret e partive politike) i ka shėrbyer nxitjes sė dėmtimit masiv tė vlerave natyrore, rrėnimit tė shtratit tė lumenjve, prerjes sė pyjeve pėr ti tregėtuar pikėrisht nė ato vende ku kėto vlera ruhen me fanatizėm. Rrėnimit tė shtratit tė lumenjve dhe tė tė gjithė bregdetit po i shtohet lejimi i ndėrtimit thuajse falas tė TEC-eve apo naftėsjellėsit AMBO nė brigjet e Adriatikut ku, vetėm pėr mbrojtjen e sistemit ekologjik tė hapėsirės ku instalohen, duhet qė pėrfituesit tė paguajnė njė shumė minimale prej 20 miliard dollarėsh. Kontratat e investimi pėr kėto TEC-e e naftėsjellėsin nuk arrin as tek njė miliard dollarė nė njė kohė kur qeveritė marrin kredi nga bankat e huaja edhe pėr ēėshtjet sociale. Qeveritė shqiptare i shpallin si suksese kėto kredi duke ia fshehur popullit faktin se rikthimi i detyruar i borxhit ndaj kėtyre bankave do tė bėhet me pasuritė kombėtare.
Kontrolli i lobeve antishqiptare po shtohet ēdo ditė jo vetėm mbi jetėn ekonomike por edhe atė private. Kėto ditė janė vėnė nė pėrdorim mjetet e nevojshme per ruajtjen mė tej tė monopolit mbi bisedat telefonike te dy kompanive tė huaja edhe pse pėrfitimi nė kurriz tė qytetarit ėshtė ēnjerėzor. Operatorė nga Kanadaja e Shtetet e Bashkuara qė kanė kėrkuar tė ndėrhyjnė pėr liberalizimin e kėtij tregu konfirmojnė se e njejta pengesė u ka ndodhur edhe nė disa vende tė Afrikės ku qeveritarėve u jepet njė bakshish prej mė se 10 milion dollarėsh nė vit nga kompanitė e monopolit pėr tė mos lejuar liēensimet e reja. Nė mėnyrė krejt ēnjerėzore shteti dhunon jetėn private pėr tė kontrolluar mė shumė bizneset e kundėrshtarėve politikė se sa kriminelėt e vrasėsit qė enden tė lirė. Numri i personave tė vėnė nėn pėrgjim nė Shqipėri ėshtė aq sa nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, ku vetėm Kalifornia ka njė qarkullim vjetor prej 30 miliard dollarėsh nga tregtia e marihuanės. Njė tregues tjetėr i dukshėm i dominimit tė kėtyre lobeve dhe i pėritimit nė kurriz tė qytetarėve ėshtė monopoli i tyre mbi kazinotė e lojrat e fatit. Qytetarėt shqiptarė nuk kanė asnjė mbrojtje ndaj kėtij dhunimi e shfrytėzimi kriminal sepse sindikatat janė inegzistente ose nėn kontrollin partiak. Lufta politike pėr marrjen ose mbajtjen nėn kontroll tė institucioneve tė pavarura tė shtetit i ka bėrė ato tė pafuqishme pėrkundrejt kėtyre krimeve ekonomike qė lidhen me politikėn. Pėr krimin ekonomik ndiqen vetėm qytetarėt e thjeshtė e bizneset e tyre.
Nė hullinė e kėsaj politike antishqiptare vazhdon prej vitesh sulmi ndaj historisė e lėnia nė degradim e vlerave tė trashėgimisė kulturore kombėtare. Me pretekstin e reformave janė lėnė pa punė, ose nxjerrė nė pension shumica e shkencėtarėve me tituj tė merituar. Prishja e institucionit tė akademisė sė shkencave bėhet pėr tė asgjėsuar mbrojtjen e vlerave tė historisė dhe trashėgimisė sonė kombėtare, veēanėrisht tė trashėgimisė jashtė teritoreve tė Shqipėrisė, qė pėrbėn mė se 70 % tė kėsaj vlere. Kjo vjen nga fakti se partitė politike shqiptare nuk kanė mision kombėtar, as vizion pėr vlerat e njerėzimit. Eleminimi i sė djathtės politike nė Shqipėri, e cila do kishte si program mbrojtjen e pronės dhe vlerave tė trashėguara, fuqizimin e ekonomisė kombėtare dhe shmangjen e krizave shoqėrore tė vendit, ishte hapi i parė i realizimit tė strategjisė sė lobeve antishqiptare nė politikė. Dominimi i tyre ėshtė shfaqur vazhdimisht edhe nė proceset elektorale duke nxitur financime tė pakontrolluara.
Nėn trysninė e kėtyre lobeve, eksponentėt e politikės shqiptare tė pėrfshirė nė skenarin tragjik tė vrasjes sė popullsisė nė vitin 1997 bėnė tė mundur shpalljen e njė amnistie pėr ti vėnė kapak kėsaj vepre qė mbart nė vetvete edhe krim kundėr njerėzimit. Politikanėt shqiptarė nuk kanė pranuar as pėrgjegjėsinė mė tė vogėl morale pėr kėtė krim. Minimumi qė duhej tė bėnin, ishte ti kėrkonin falje popullit e tė jepnin dorėheqje. Por ata vazhdojnė ta riciklojnė veten nė politikė e postet e larta tė shtetit. Mė 21 qershor tė vitit 2004, Komiteti i Pajtimit Mbarėkombėtar, nė bashkėpunim me disa organizata tė tjera joqeveritare, nxori njė promemorje drejtuar opinionit publik shqiptar dhe faktorit ndėrkombėtar pėr ndryshimin e gjendjes politiko shoqėrore nė Shqipėri dhe prishjen e monopolit mbi partitė politike. Promemoria u kėrkonte gjithashtu institucioneve mė tė larta tė shtetit shqiptar, partive politike, kryeministrit dhe kryetarit tė opozitės, ngritjen e njė komisioni kombėtar tė pavarur, me ekspertė shtetėror e tė shoqėrisė civile, pėr hetimin e lidhjeve tė krimit me politikėn, analizimin e ngjarjeve tė vitit 1997, gjetjen e organizatorėve tė skenarit tė luftės civile, tė vjedhjes sė parave tė popullit e dėrgimin e tyre para drejtėsisė. Lidershipi politik e shmangu pa asnjė arsyetim krijimin e kėtij komisioni. Pėr tu justifikuar para presionit ndėrkombėtar qė kėrkoi hapjen e demokratizimin e auditoreve tė partive politike u bėnė manovra mediatike kundėr disa individėve tė pafajshėm dhe formimin e ndonjė strukture me shoqėri civile duke forcuar mė tej prezencėn e kėtyre lobeve nė politikėn shqiptare.
Tė favorizuar nga korrupsioni nė drejtėsi e ligjet nė kodin penal mbi 2000 kriminelė lėvizin tė lirė nėpėr rrugėt e Shqipėrisė dhe tė Europės (shumicėn e tyre i kėrkon dhe interpoli) tė cilėt janė bėrė shkak i veprimit tė gjakmarrjes mbi ta. Gjatė gjithė kėtyre viteve, kėrkesat tona pėr njė strategji kombėtare mbi parandalimin e vetgjyqėsisė dhe respektimin e institucioneve tė shtetit tė sė drejtės janė abandonuar. Pasojat kanė rėnė mbi qindra gra e fėmijė tė pafajshėm qė ngujohen nga frika e vrasjes pėr faj tė krimit qė ka kryer njė i afėrm i familjes. Kėsaj ane tragjike tė shoqėrisė shqiptare i kanė shėrbyer ligjet nė favor tė uzurpimit tė tokave e pronave tė tjetrit duke futur nė konflikt mbi 200 000 familje shqiptare. Ndonėse ėshtė bėrė njė ligj pėr ndėrmjetėsimin dhe ngritjen e kėshillit koordinues pėr ndalimin e vrasjeve pėr hakmarrje e gjakmarrje nuk ėshtė nxjerrė asnjė akt nėnligjor pėr implementimin e tij. Me bllokimin e akteve nėnligjore ėshtė kėrkuar qė ai tė lihet mėnjanė dhe tė bėhet njė ligj tjetėr qė nuk e kontrollon presidenca, por kryeministria. Fatkeqėsisht edhe donatorėt perėndimorė kanė rėnė pre e trafikut tė influencės sė lobeve tė sipėrpėrmendura. Janė derdhur miliona dollarė nė projekte fallso e tė hartuara sipas interesave tė kėtij trafiku qė nuk kanė dhėnė asnjė efekt pozitiv mbi shoqėrinė shqiptare. Donatorėt nuk kanė qenė asnjėherė vigjilentė ndaj operatorėve qė bashkėpunojnė me ta nė Shqipėri. Thjeshtė pėr tė justifikuar projektet e mbėshtetura nga donatorėt, ėshtė bėrė e udhės qė tė propozohen struktura tė panevojshme e ndryshime tė herė pas herėshme tė ligjeve pa i ballafaquar me realitetin e tė drejtat e njeriut, pa logjikėn juridike e kriterin profesional. Kjo ka sjellė perceptimin se ligji nuk i pėrket interesave tė qytetarėve, por interesave tė partive politike duke shkaktuar aq inflacion nė vlerėsimin ndaj tij saqė qytetarėt nuk paraqesin mė asnjė interes pėr tė. Pėr trembėdhjetė vjet u financuan projekte pėr kodin zgjedhor e ligjet pėr barazinė gjinore e nuk dhanė asnjė rezultat pozitiv. Po kėshtu, pėr pėrfitime monetare e me qėllime tė mbrapshta bėhen financime projektesh tė panevojshme mbi bashkėjetesėn fetare nė Shqipėri nė njė kohė qė populli ynė ėshtė shembull pozitiv para gjithė botės nė kėtė drejtim.
Rezolutat parlamentare dhe projekt-ligjet pėr dėnimin e krimeve tė komunizmit janė kthyer nė farsė politike e nuk i kanė shėrbyer aspak rehabilitimit tė dėmeve tė shkaktuara, sidomos ndaj pronarėve e familjeve tė tyre tė persekutuara, institucioneve fetare, klerit e tė burgosurve politikė.
Nisur nga kjo gjendje, Komiteti i Pajtimit Mbarėkombėtar i bėn apel Gjykatės Europiane tė tė Drejtave tė Njeriu, Gjykatės Ndėrkombėtare tė Krimeve si dhe Instinstitucioneve Ndėrkombėtare tė ndėrmarrin hapat e nevojshėm qė:
1- Tė ngrihet njė komisioni ndėrkombėtar pėr hetimin e shkeljeve tė rėnda tė drejtave tė njeriut si dhe tė krimeve ndaj popullsisė nė Shqipėri, veēanėrisht nė ngjarjet e viti 1997.
2- Tė detyrohet shteti shqiptar si pėrgjegjės pėr mbrojtjen e firmave piramidale tu kthejė paratė qytetarėve e tė ēojė para drejtėsisė fajtorėt.
3- Tė detyrohet shteti shqiptar qė tė njohė tė drejtėn e pronės e tė zhdėmtojė qytetarėt e cėnuar nga ligji 7501 mbi tokėn e ligji mbi legalizimet.
4- Tė detyrohet shteti shqiptar tė reformojė ligjet qė bien nė kundėrshtim me tė drejta e njeriut dhe konventat ndėrkombėtare.
5- Tė detyrohet shteti shqiptar qė organet e ndjekjes e tė hetimit tė krimit si dhe drejtėsisė shqiptare tė bashkėpunojnė me organizmat ndėrkombėtare pėr ēėshtjet e trajtuara nė kėtė dokument. Ato nuk munden tia arrijnė qėllimit pėr tė dhėnė drejtėsi pa ndihmėn e institucioneve ndėrkombėtare, sepse janė nėn trysninė e politikės dhe krejtėsisht tė pambrojtur nga ajo. Organizatorėt e veprimeve kriminale mbi popullsinė gjatė kėtyre viteve ndodhen nė jetėn politike e nė administratėn e shtetit. Qytetarėt shqiptarė, tė cilėt prej 17 vjetėsh kanė qenė viktima tė politikės, duhet tė ndjejnė pėrgjegjėsinė e komunitetit ndėrkombėtar dhe tė drejtėsisė pėr ndėshkimin e krimeve. Lufta civile nė vitin 1997 u shmang, jo se deshėn politikanėt, por nė sajė tė intuitės sė popullit, tė ndėrhyrjes sė faktorit ndėrkombėtar dhe tė punės sė pėrfaqėsuesve tė misionit tė pajtimit nė veri qė i bindėn shumicėn e familjeve pėr tė mos i ēuar djemtė e tyre nė jug kundėr protestuesve.
* Komiteti i Pajtimit Mbarėkombėtar kėrkon qė partitė politike shqiptare tė bėjnė njė kthesė rrėnjėsore e me dinjitet para qytetarėve, duke ndėrtuar vizion tė ri e punuar me pėrkushtim pėr riparimin e dėmeve qė i kanė shkaktuar popullit tė tyre.
* Komiteti i Pajtimit Mbarėkombėtar i bėn apel faktorit ndėrkombėtar qė ta mbrojė me pėrgjejgjėsi humane nga rrėnimi tė ardhmen e kombit tonė, i cili ėshtė njė nga pemėt mė tė hershme nė kopshtin e kulturave tė Europės. Kopshti i Europės sė Bashkuar nuk do jetė aspak mė i bukur pa pemėn karakteristike shqiptare.
* * * * *
Tiranė, me 14 prill 2007
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|