| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: Tomorr TOPLICA
Bėrja apo mosbėrja e Shqipėrisė Etnike, nė rradhė tė parė varet nga faktori i brendshėm politik, varet nga pjekuria politike e kombėtare e popullit shqiptar. Varet nga uniteti ynė i brendshėm, varet nga organizimi ynė politiko-ushtarak dhe nga vendosmėria e gatishmėria jonė pėr tė luftuar deri nė fund, me tė gjitha mjetet, pėr ta ēliruar dhe ribashkuar Shqipėrinė Etnike.
Mandej, nė rradhė tė dytė, por shumė i rėndėsishėm, vendimtar po aq sa i pari, ėshtė edhe pėrkrahja, ndikimi dhe ndihma qė do tė na japė faktori i jashtėm politik pėr ta pėrfunduar e konsoliduar luftėn dhe fitoren tonė pėr Shqipėrinė Etnike.
Ashtu siē ia imponoi lufta e UĒK-sė faktorit ndėrkombėtar intervenimin e NATO-s kundėr ushtrisė serbe, poashtu, nė tė ardhmen, ne duhet, me luftėn tonė kėmbėngulėse, t'ia imponojmė po kėtij faktori politik tė jashtėm qė tė intervenojė nė Ballkan dhe ta pėrkrahė e ta zgjidhė pėrfundimisht ēėshtjen kombėtare shqiptare, me formimin dhe njohjen e Shtetit Kombėtar Shqiptar - Shqipėrisė Etnike.
Shqipėrinė londineze, me gjithė luftėrat e parreshtura ēlirimtare tė popullit shqiptar, e ndihmoi qė tė bėhet shtet Austro-Hungaria dhe e mbrojtėn nga zhbėrja (Traktati i fshehtė i Londrės i vitit 1915) disa vite mė vonė SHBA-tė me Presidentin Wilson. Ky ėshtė fakt historik. Kosovėn e ēliroi Amerika (SHBA) dhe Anglia pėrmes intervenimit dhe bombardimeve tė NATO-s kundėr Serbisė dhe UĒK-ja me luftėn e saj heroike. Dhe sot janė po kėta faktorė politik qė formojnė dhe shformojnė shtete: SHBA, NATO dhe BE. Me bėrjen e Kosovės Shtet do tė zgjidhet njė pjesė e ēėshtjes sonė kombėtare, e cila do tė jetė njė shtytje e madhe pėr tė ecur mė shpejt e mė lehtė pėrpara nė zgjidhjen e tėrėsishme e pėrfundimtare tė ēėshtjes kombėtare shqiptare nė Ballkan.
Prandaj politika shqiptare, gjithė forcat e organizuara legale e ilegale shqiptare, nuk duhet ta injorojnė kėtė tė vėrtetė, nuk duhet qė tė sillen mosmirėnjohės pėr ndihmėn kolosale qė kanė dhėnė kėta faktorė politik dhe aleatė tė kombit tonė, nė rradhė tė parė pėr mbijetesėn tonė dhe nė rradhė tė dytė edhe pėr bėrjen shtet tė Shqipėrisė dhe tė Kosovės.
Atdhetarėt, revolucionarėt e luftėtarėt shqiptarė anembanė Shqipėrisė Etnike nuk janė tė kėnaqur fare me Kosovėn e pavarur dhe me disa tė drejta njerėzore, politike e kulturore qė kanė fituar shqiptarėt nė Maqedoni, Serbi apo Mal tė Zi, por ata janė tė vetėdijshėm se realiteti i ri, i jashtėm, qė u krijua nga viti 1990, nuk pėrputhet aspak me realitetin dhe mentalitetin e vjetėr qė ende dominon nė mesin e popullit shqiptar nė nivel mbarėkombėtar.
Mentaliteti bizantino-otoman i principatave, feudeve e pashallėqeve ende dominon nė mendjet e shqiptarėve kundrejt aspiratės dhe idealit pėr bėrjen e Shqipėrisė Etnike. Shqiptarėt kanė tė drejtė tė mos jenė tė kėnaqur me sjelljen e faktorėve politik ndėrkombėtarė ndaj ēėshtjes shqiptare, por sė pari ata duhet tė jenė tė pakėnaqur me vetveten e tyre, sepse deri tani kanė bėrė shumė pak pėr bėrjen e Shqipėrisė Etnike. Faktori politik i jashtėm, bashkėsia ndėrkombėtare, nuk mund tė luftojė pėr Shqipėrinė Etnike, kėtė duhet ta bėjė vetė kombi shqiptar, me njė zė dhe si njė trup i vetėm. Kurse faktori i jashtėm dhe aleatėt tanė mund vetėm tė na pėrkrahin dhe ndihmojnė pėranėsh nė luftėn dhe rrugėn tonė tė ligjshme drejt Shqipėrisė Etnike.
Ne duhet tė kemi besimin se po kėta aleatė natyrorė do tė na ndihmojnė, kur tė piqen kushtet, edhe pėr bėrjen e Shqipėrisė Etnike. Ata nuk deklarohen para kohe, por kur tė vi momenti historik, ata do tė reagojnė nė stilin qė vetėm ata e dinė. Nėse pėr njė ēast do ta rikujtonim tė kaluarėn e pa shpresė dhe tragjike tė kombit tonė kėto 100 vitet e fundit dhe ndihmėn direkte e indirekte qė na kanė dhėnė faktorėt ndėrkombėtarė antisllav, atėherė do tė kuptonim mė mirė tė sotmen dhe tė ardhmen tonė.
Po ashtu, nėse do tė bėnim njė analizė tė gabimeve politike qė bashkėrisht i bėmė, tė pėrēarjes dhe mosunitetit tonė, nė tė gjitha kthesat historike dhe nė tė gjitha hapėsirat shqiptare, atėherė do tė kuptonim se faktori ndėrkombėtar, aleatėt tanė natyrorė, megjithatė, na ndihmuan mė shumė se sa e meritonim. Sepse nė disa raste ata kanė bėrė mė shumė pėr ne, se sa ne pėr vetveten. Kush e njeh mirė historinė shqiptare, ballkanike dhe europiane e di mirė kėtė gjė.
Tė gjithė nė rradhėt e Shqiptarėve ankohen dhe hedhin "gur e dru" mbi ndėrkombėtarėt se nuk lejuan apo nuk lejojnė qė populli shqiptar e posaēėrisht ai i Kosovės tė vetėvendosė pėr fatin e tij. Dhe tė gjithė harrojnė, apo mė saktė nuk janė tė sinqertė dhe bėhen sikur harrojnė se, kombi shqiptar nė tėrėsi dhe pjesėt e tij nė veēanti: nė Kosovė, Iliridė, Malėsi tė Madhe e nė Kosovėn Lindore vetė e kanė fajin, sepse nuk kanė kėrkuar me vendosmėri e me gjithė mend Vėtėvendosje dhe Bashkim Kombėtar. Ata kanė kėrkuar herė republikė, herė shtet, herė autonomi e herė bashkim me Shqipėri. Kurse klasa politike e Shqipėrisė vetėm ka pėrkrahur teorikisht kėto kėrkesa tė shqiptarėve jashtė saj dhe kurrė Kuvendi, Qeveria apo populli i saj nuk ėshtė deklaruar vetė se ėshtė pėr ribashkim kombėtar dhe pėr Shqipėrinė Etnike.
Edhe ato deklarime qė i kanė bėrė deri mė sot, kanė qenė me njė gjysmė zėri dhe gjysmake. Tė gjitha deklarimet dhe referendumet qė kanė mbajtur Shqiptarėt e Kosovės, Maqedonisė e Kosovės Lindore pėr do farė republikash e autonomish politiko-territoriale, mė pastaj vetė i kanė braktisur ato ide dhe nuk kanė vepruar konform atyre vendimeve qė kanė marrė.
Pastaj kėto referendume e deklarata pėr shtete (tė Kosovės), pėr republika autonome (tė Iliridės), pėr autonomi politiko-territoriale (tė Kosovės Lindore) nuk kanė pasur fare tė bėjnė me tė drejtėn e Vetėvendosjes pėr Bashkim Kombėtar. Pra, Shqiptarėt e Shqipėrisė londineze apo Shqiptarėt e Shqipėrisė sė robėruar Verilindore, kurrė kėto 20 vitet e fundit nuk kanė kėrkuar Vetėvendosje pėr Bashkim Kombėtar. Kėtė e kanė kėrkuar dhe e kėrkojnė vetėm disa grupe dhe organizata herė ilegale e herė legale, tė cilat nuk janė pėrfillur e pėrkrahur nga shumica dėrrmuese e popullit shqiptar kėtej e andej kufirit shqiptaro-shqiptar.
Prandaj ėshtė jo korrekte, joserioze dhe jo fitimprurėse qė ne tė rrijmė ditė e natė duke qarė e vajtuar se jemi pėr Vetėvendosje e Bashkim Kombėtar, por ja qė Europa e bota nuk na lejojnė. Me luftėn tonė pėr Vetėvendosje, pėr ēlirim e ribashkim kombėtar, pėr bėrjen e Shqipėrisė Etnike ne do tė kishim mundur qė faktorit politik ndėrkombėtar t'ia imponojmė zgjidhjen e ēėshtjes sonė kombėtare, por njė gjė tė tillė Shqiptarėt nuk e bėjnė, sepse kjo punė do sakrifica e flijime, kurse Shqiptarėt ende nuk janė tė gatshėm qė t'i bėjnė kėto sakrifica nė shkallė kombėtare, si njė trup i vetėm, si komb. Kjo do tė thotė se populli ynė ende nuk ėshtė nė nivel tė detyrave tė tij, vetėdija kombėtare e tė cilit ende nuk mjafton pėr pėrmbushjen e njė vepre aq madhore, siē ėshtė ribashkimi kombėtar - bėrja dhe formimi i Shqipėrisė Etnike.
Ende, mjerisht, ka shumė shqiptarė (ndoshta gjysma e kombit) qė rrudhin krahėt, ngrysin vetullat dhe thartojnė fytyrėn kur ua pėrmend nevojėn dhe domosdoshmėrinė pėr bėrjen e Shqipėrisė Etnike. Njė realitet tė kėtillė ne ose e dimė e nuk e pranojmė, ose nuk e dimė. Por ama, tė jemi tė sigurt se kėtė gjė faktorėt relevantė ndėrkombėtarė dhe aleatėt tanė natyrorė e dinė. Nėse ne nuk e njohim vetėveten, tė jemi tė sigurt se tė tjerėt na njohin shumė mirė.
Shkurt e shqip, kombi shqiptar, deri mė sot, e ka dėshmuar me vepra se ende nuk ėshtė i gatshėm tė luftojė (me tė gjitha mjetet) dhe ende nuk ėshtė i pjekur pėr tė bėrė Shqipėrinė Etnike. Kur tė jemi gati dhe kur tė piqemi, atėherė gjėrat do tė ndryshojnė brenda ditės, kurse qėndrimi i faktorėve politik ndėrkombėtar do tė ndryshojė brenda natės nė favor tė zgjidhjes sė Ēėshtjes sonė Kombėtare.
Ta ndryshojmė vetveten, qė tė ndryshojnė edhe tė tjerėt. Atė qė na takon qė ta bėjmė ne pėr veten tonė, nuk duhet tė presim qė tė na e bėjnė ndėrkombėtarėt. Parazitizmi ėshtė sėmundje nga e cila duhet tė ruhemi. Dhe mbi tė gjitha, liria fitohet e nuk dhurohet. Liria e sjellė nė pjatė nga tė tjerėt, ėshtė gjysmėliri, ēerekliri, gatiliri, liri e rrejshme
, ėshtė neokolonializėm ose robėri e re.
Pra, bashkėveprimi, ndėrlidhja dhe bashkėpunimi ndėrmjet faktorit tė brendshėm politik shqiptar dhe faktorit tė jashtėm politik ndėrkombėtar do tė jetė vendimtar pėr bėrjen apo mosbėrjen e Shqipėrisė Etnike.
SHTATOR 2007
___________ |
|