| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Lėvizja VETĖVENDOSJA Fitimtarja kryesore e (mos)zgjedhjeve |
| Postuar mė datėn: 2007-11-19 13:40:23 nga admin4 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Kur publikova dilemat pėr (mos)votim kisha njė stepje gėrryese: Do jem pjesėtar i pakicės dhe prandaj do kem pastaj pasoja hakmarrėse nga fituesit e zgjedhjeve. Me atė rast po mendoja se shumica e qytetarėve (me tė drejtė vote) do tu pėrgjigjen thirrjeve tė zhurmshme e terrorizuese tė mediave publike e private, thirrjeve lutėse tė partive politike dhe thirrjeve kėshillimore tė ndėrkombėtarėve. Nuk shpresoja se shumica e qytetarėve do kishin vetėdije tė bollshme qytetare e demokratike qė pėrballonin gjithė atė trysni demokratike duke mos dalė nė zgjedhje.
Duke u bazuar nė tė dhėnat zyrtare se nė zgjedhje kanė dalė rreth 40-45 % (pėr qind), na rezulton se shumica e madhe nuk ka dalė nė zgjedhje. Meritė pėr kėtė ka secili qytetar qė ka pėrballuar gjithė atė tryseni terrorizuese, por merita kryesore patriotike e politike i takon Lėvizjes VETĖVENDOSJA, sepse ajo ishte subjekti i vetėm qė thirri qytetarėt pėr tė bojkotuar zgjedhjet.
Vėrtetė: Sa qytetarė kanė marrė pjesė nė zgjedhje?
Kjo pyetje mund tė behet, meqė jetojmė nė rrethana tė dyshimta. Tė interesuarit pėr kėto zgjedhje, strukturat ndėrkombėtare e vendore, duhet tė jenė tė interesuar pėr tė rritur falsifikueshėm numrin e pjesėmarrės, pasi u duhen sukseset dhe legjitimiteti i qeverisjes.
Llogaritė matematikore tė bėjnė tė dyshosh se nė zgjedhje kanė marrė pjesė 40-45 % e qytetarėve. OSBE-ja dhe KQZ-ja patėn informuar se njė votuesi i duhen rreth 10 minuta pėr tė votuar. Ndėrsa unė po bėhem dorėlirė pėr tė thėnė si njė votuesi i kanė mjaftuar pesė minuta. Nė gjithė Kosovėn kishim 2.323 qendra votimi, tė cilat ishin tė hapura dymbėdhjetė orė. Rezultati: Kanė mundur tė votojnė vetėm 334.512 votues. Qė do tė thotė se kanė votuar vetėm rreth 22 % e qytetarėve me tė drejtė vote!
Pavarėsisht kėtij kalkulimi, po e marrin si tė mirėqenė shifrėn zyrtare prej 40-45 %. A ka tė drejtė kjo pakicė tė qeverisė 55-60 % tė qytetarėve. Akoma mė pak duhet tė kenė tė drejtė tė qeverisin 34 % (i PDK-sė) i 40-45 % tė votuesve, sepse ata nė totalin e qytetarėve me tė drejtė vote nuk e pėrbėjnė as 20 % e qytetarėve madhor. Tė drejtėn morale qė tė qeverisin nuk e kanė as tė gjitha partitė se bashku nėse do bėnin koalicion tė gjerė, siē paralajmėroi kryeministri Thaēi.
Pėrpjekjet demagogjike pėr tė arsyetuar mos-daljen e shumicės nė zgjedhje
Sidomos fituesit e zgjedhjeve nuk u brengosen fare pėr mos-dalje tė shumica nė zgjedhje, meqė ata ndjehen tė vetėmjaftuar pėr tė qeverisur nė emėr tė njė pakice kaq minore. Kurse ndėrkombėtarėt (mė theksueshėm Euro-parlamentarja Doris Pack) shfaqen shqetėsimin e tyre brengosės pėr pjesėmarrje kaq tė vogėl nė zgjedhje.
Mediat publike dhe private, shumica e analistėve, provuan mjeshtėrisht tė spostojnė vėmendjen nga mos-dalja e shumicės nė zgjedhje me pseudo-suksesin: zgjedhjet ishin tė rregullta e paqėsore. Turp tė kenė!
Si do mbrohen shumica e qytetarėve madhorė nga sundimi i pakicės?
Tani e kanė fjalėn shumica e qytetarėve a do tolerojnė sundimin e pakicės, apo do tė organizohen pėr tu dal zot tė drejtave tė tyre? Kjo ėshtė pyetja kurciale.
Lėvizja VETĖVENDOSJA nuk mund ti ik pėrgjegjėsisė. I ka ftuar qytetarėt pėr bojkotim tė zgjedhjeve, ka dal e fituar, duhet ti dal zot bashkė-organizimit me jo-votuesit. Mbase se pari duhet tė ndėrmerr iniciativėn pėr tė organizuar referendum pėr pavarėsi dhe pastaj duhet tė imponojė zgjedhje tė reja.
ibrahim_kelmendi@yahoo.de
18.11.2007 |
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|