| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Mein Kampf alla Karaxhiē dhe rreziku i njė marrėzie kolektive serbe |
| Postuar mė datėn: 2008-08-01 23:36:18 nga admin4 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Tek shikoja grushtat e ngritur pėrpjetė tė udhėheqėsve tė protestės pro-Karaxhiē dje nė Beograd, mu kujtua njė frazė e kapitullit tė dytė tė Mein Kampf-it tė famėkeqit A. Hitler. Shkruante nė fakt ai: Tė zgjidhesh njė mosmarrveshje me grushta ėshtė njė akt mė i fisėm e mė i civilizuar sesa tė pėrdorėsh njė mijė fjalė. Nėse realisht serbėt ( tė paktėn ata qindra mijėra vetė qė morėn pjesė nė miting) mendojnė se mėnyra mė e mirė pėr tė realizuar Serbinė e madhe ėshtė pėrdorimi i dhunės dhe grushtave duhet ta kuptojnė se ėndrra e tyre ėshtė dritėshkurtėr. Mė vinte natyrshėm pyetja se a ka ndonjė person njerėzor nė atė rrėmujė qėnjesh qė klithnin, qė e di se Karaxhiē ka orkestruar njė masakėr autentike qė prodhoi rreth 250.000 tė vdekur nė Bosnjė Hercegovinė? Nėse ka, atėherė kjo ėshtė tragedia e dytė qė po fillon tė pėrsėritet nė Serbi nė njė hark kohor krejt tė shurtėr prej vetėm 15 vitesh. Nė portėn e Aushcvitz-it ėshtė shkruar se popujt qė e harrojnė historinė janė tė detyruar ta jetojnė pėrsėri atė. Gjasat janė pėr njė marrėzi kolektive serbe. Termin marrėzi kolektive e kam huazuar nga teologu protestant D. Bonhoeffer, i cili e ka pėrdorur nė njė kontekst mjaft tė ngjashėm kur Gjermania naziste filloi promulgimin e ligjeve raciale kundėr hebrenjėve.
Nga ana tjetėr edhe sjellja e qeverise serbe nė lidhje me kriminelin Karaxhiē lė shumė pėr tė dėshiruar pasi arrestimi i tij ishte shumė i vonuar dhe vetėm mendja e njė fėmije mund tė besojė se mė nė fund pas shumė kėrkimesh e arrestuan kėtė kriminel qė bėnte njė jetė tė qetė nė mes tė Beogradit. Mė kujtohet buzeqeshja e hidhur e ministrit tė jashtėm serb natėn e arrestimit tė Karaxhiēit kur thonte se Serbia ka njė axhendė tė ngjeshur europiane dhe nė tė njėjtėn kohė nxitimthi tha se Serbia nuk do ta njohė kurrė pavarėsinė e Kosovės. Ky qėndrim dredharak dhe thellesisht i pandershėm i tij dhe i qeverisė serbe qė mendon tė shesė Karaxhiēin pėr tė hyrė nė Europė shtron pyetjen bazike: pėr ēfarė arsyeje do tė hyjė nė Europė Serbia me kėtė mendėsi hipokrite dhe me njė ndotje morale qė kėrkon kurajė pėr tu shėruar?
A ėshtė e drejtė dhe a ėshtė e mundur qė manifestime tė tilla tė ndalohen? A mundet qė krenari nacionaliste serbe tė shprehet me qindra mijėra njerėz tė marrosur nga njė nacionalizeėm i sėmurė? Demokracia, tė paktėn nė kėtė formė siē ka evoluar, na thotė se diēka e tillė ėshtė e mundur. Nuk mund tė ndalohen tė manifestojė. Historiani italian Giuseppe Tamburano thoshte: Liria plagos, liria shėron. Nėse liria u lejon naziskinėve qė tė flasin, liria do tė shėrojė tė tjerėt nga rreziku i infektimit pasi do tė indinjohen nga fjalet e tyre. Na duhet tė shpresojmė se shumė serbė qė nuk dolėn nė kėtė manifestim tė jenė trishtuar dhe tė mos kenė fėrkuar duart prej gėzimit nga ēka panė nė shesh.
Ėshtė vėrtetė interesante dhe do tė ishte objekt studimi se prej nga vjen ky neopaganizėm serb qė mohon ēdo vlerė njerėzore dhe pėrkrah pa asnjė ndrojtje kasapėt e njerėzve?! Nė sloganet e panumėrt kudo gjatė manifestimit shkruhej Serbia e madhe. Se ēfarė do tė thotė Serbia e madhe veē njė Zot e di. Pas ulurimave serbe ne gusht tė vitit 1991 kundėr pavarėsisė sė Slovenisė ka rrjedhur njė mori e pafundme urrejtje serbe kundėr ēdo popullate apo grupi etnik jo serb nė territoret e ish-Jugoslavisė dhe ndoshta do tė ketė ardhur koha pėr njė reflektim tė thellė shpirtėror tė popullit serb pėr tė pėrballur sfidat qė historia i ka nxjerrė pėrpara.
Mė shumė se pas Karaxhiēit apo pas mbrojtjes sė tij, serbėt do tė kishin idhuj tė tjerė pėr tė ndjekur dhe me siguri do drejtonin nga Europa me mjaft bindje. E kam fjalėn pėr shkrimtarin Ivo Andriē. Nobelist nė letėrsi qė ka qėnė serbo-kroat nė origjinė e ka jetuar nė Bosnjė thoshte se duhen ndėrtuar ura mbi Drinin qė ndan dy botė tė ndryshme. Ura e serbėve pėr nė europė akoma nuk ka filluar tė ndėrtohet dhe aq mė pak do tė jetė e sigurtė nese si kollona tė saj mendohet tė jenė kriminelėt e luftės.
Albert P. Nikolla |
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|