| » Opcionet për artikullin |
|
"E ardhmja e Kosovės do tė jetė e shkėlqyer. Kosova ka popull tė vendosur, udhėheqje tė vendosur dhe miq tė vendosur", tha Sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice pas takimit me krerėt mė tė lartė tė shtetit tė Kosovės.
Rice, ashtu si presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaēi e cilėsuan vizitėn nė Departamentin e Shtetit si "historike".
Sipas Rice kjo vizitė ėshtė njė tregues mė shumė i pėrkushtimit amerikan nė Kosovė.
"Shtetet e Bashkuara do vazhdojnė ta ndihmojnė Kosovėn, derisa ajo ndėrton qeverisjen shumėetnike dhe institucionet demokratike", tha Rice.
Nė kėtė frymė ishin dhe deklaratat e udhėheqėsve tė Kosovės.
"Kemi objektiv qė tė ndėrtojmė njė Kosovė tė vlerave mė sublime demokratike dhe atdhe i tė gjithėve", tha presidenti Sejdiu.
Ndėrtimi i strukturave demokratike ėshtė nėnvizuar si garancia e Kosovės pėr tu pėrfshirė nė arenėn ndėrkombėtare dhe pėr tė ēuar pėrpara procesin e njohjes.
"Mė shumė se 40 vende e kanė njohur Kosovėn, pėrfshi mbi 2/3 e vendeve anėtare tė Bashkimit Evropian dhe NATO-s si dhe shumica e shteteve anėtare tė Kėshillit tė Sigurimit", tha Rice.
Ajo shtoi se do ketė njohje tė reja tė pavarėsisė sė Kosovės, derisa pėr kundėrshtuesit e pavarėsisė tha:
"Ata qė nuk dashur tė shihnin njė Kosovė tė pavarur duhet ta dinė se tashmė ekziston Kosova e pavarur dhe do vazhdojė tė jetė."
Ajo shtoi se Bashkimi Evropian ėshtė e ardhmja e Kosovės dhe Serbisė.
"E ardhmja e tė dyja vendeve, Kosovės dhe Sebisė ėshtė nė Evropė", tha Rice.
Ky qėndrim u shpreh edhe nga kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi i cili nėnvizoi tė ardhmen e euroatlantike tė Kosovės nė fqinjėsi tė mirė me Shqipėrinė, Maqedoninė, Malin e Zi dhe nė tė ardhmen edhe me Serbinė.
Shefja e diplomacisė amerikane tha se Tina Kajdanow do bėjė sot betimin si ambasadroja e parė e Shteteve tė Bashkuara nė Kosovė.
Mė 21 korrik delegacioni shtetėror i Kosovės do takohet me presidentin amerikan George Bush.
|
|