Ne sdo tė pėrmendim gjerėsisht jetėshkrimin e kėtij plaku tė zgjuar e mendjemprehtė, por pėr bashkėkombėsit tanė nė diasporė, tė cilėt pėrmes Postės elektronike dhe listave nė internet janė kureshtarė qė tė mėsojnė diē edhe nga mendimet filozofike tė njerėzve tė menēur, por tė pa arsimuar; ndaj, nė vazhdime kemi veēuar disa tregime, qė janė me interes:
E pyetėn njėherė Salė Marken:
- Cilat janė tri tė mirat nė kėtė botė?
- Durimi, - u pėrgjigj Sala.
- Po e dyta?
- Durimi, - pėrsėriti Sala.
- Po e treta?
- Durimi, - e ngriti zėrin pak mė lartė se dy herėt e para.
Mandej, njė tjetėr i pranishėm, e pyeti:
- Pėrse, kur rrėzohesh prej gomari vritesh mė shumė se kur
rrėzohesh prej kalit?
- Sepse, gomari edhe kur nuk je lėnduar pėllet sikur ke vdekur.
======================
Nė njė odė burrash e pyesin Salė Marken:
- Ēėshtė njeriu?
- Njeriu ėshtė pesė zogj, pesėmbėdhjetė shqerra, tridhjetė
desh, dyzetė qe, 50 mendje, shtatėdhjetė tahma, tetėdhjetė shkopinj dhe nėntėdhjetė vezė.
- O Salė Aga, na e sqaro pak se nuk jemi duke e kuptuar se ēka thua, - i tha tjetri.
- Po,- iu pėrgjigj Sala,- deri nė moshėn pesė vjeēe, njeriu ėshtė si ato zogjtė qė hapin gojėn vetėm pėr tė ngrėnė. Nga pesė deri nė 15 pesėmbėdhjetė vjeē ėshtė si ata shqerrat qė nuk ngopen duke bredhė nėpėr livadhe. Nė moshėn 30 vjeē njeriu kėrkon tė zgjedh ēdo gjė me forcė, siē bėjnė dy desh qė kur zihen njėri me tjetrin, marrin hov, mbyllin sytė dhe pėrplasen kokė mė kokė. Nė moshėn dyzet vjeē ėshtė si ato qetė qė thyejnė dhe kularin nė zgjedhė. Nė moshėn 50 pesėdhjetė vjeē njeriu e ka mendjen mė tė shėndoshė se nė ēdo moshė tjetėr. Mosha 70 shtatėdhjetė vjeēe ėshtė mosha qė njeriu edhe pse e ndjen pleqėrinė, i hip njė tahma pėr punė. Mosha 80 tetėdhjetė vjeēe e kėrkon njė shkop nė dorė pėr tu mbajtur. Nė moshėn 90 nėntėdhjetė vjeēe njeriu nuk duron ta prekėsh as me gishtin e vogėl, ėshtė si veza qė pak ta prekėsh-thyhet!
=======================
Mbi derėn e kullės nė Bohmovė, fshat qė gjendet 3 - 4 km. afėr qytetit tė Dibrės, Salė Markja kish gdhendur njė gjarpėr.
- Pėrse e ke gdhendur atė gjarpėr? - e kishin pyetur.
Kur dalė nga kulla tė kujtohem se shkoj tek gjarpinjtė (armiqtė), kur kthehem tė kujtohem se vij nga gjarpinjtė!
=======================
Njė qeveritar turk nė Dibėr tė Madhe e pyet me dredhi Salė Marken:
- Kush ėshtė mė i fortė, Turqia apo malėsorėt e Grykės sė Vogėl ?
-Malėsorėt,-iu pėrgjigj Sala.
- Pėrse ?-pyeti pėrsėri qeveritari turk.
- Sepse, Turqia ka 400 vjet qė pėrpiqet e nuk mun ti shkeli e pushtojė ata kurrė.
- Po nė qoftė se i shkeli unė ?
- Atėherė do tė ēojnė nė Stamboll, nė krah, katėr malėsorė, -ia kthej pėrgjigjen Sala, duke lėnė tė kuptonte se do ta ēonin tė vdekur nė arkivol.
=========================
Salė Markja e ka pirė duhanin me ēibuk tė gjatė. Nė takimin me Hysni Pashėn, ndezi ēibukun dhe sa herė e shkundte, shtynte taketuken nė drejtim tė pashės. Pasha tėrhiqej pas. Kur u kthye e pyetėn:
- Si tu duk pasha?
- Frikacak-u pėrgjigj Sala,-trembej nga ēibuku im!
=========================
Njė bimbash (major) turk i thotė Salė Markes:
- A nuk ėshtė mė mirė qė malėsorėt ti dorėzojnė armėt?
- Po, - i pėrgjigjet Sala.
- Po pėrse nuk i dorėzojnė?
- Do ti dorėzojnė, do ti dorėzojnė - pėrgjigjet Sala duke
luajtur kokėn.
- Po kur?
- Kur tė mbarohen fishekėt!
======================
- Cila ėshtė gjėja mė e rėndė pėr njeriun, - e pyetėn njėherė
Salė Markėn.
- Kur njeriu flet e nuk tė dėgjojnė.
- Po gjėja mė e mirė?
- Kur nuk i mbesėsh borxh askujt.
==========================
Njė herė, Salė Markės i ra rruga tė kalonte pranė njė fsha
tari, i cili lėronte tokėn me njė penė qe. Fshatari i tha:
- Zbrit nga kali ta ndezim nga njė cigare, o Salė Aga!
Sala zbret nga kali, kurse fshatari zgjati qesen e duhanit, qė
ishte gjithė pluhur. Sala, pasi e thuri me vėshtirėsi cigaren - e ndezi.
- Si po tė duket duhani, o aga?-e pyeti fshatari.
- Shumė i ėmbėl, - iu pėrgjigj Sala.
- Kur u larguan shoqėruesit e pyetėn:
- Ku e kishte ėmbėlsirėn ai pluhuri i duhanit, o aga?
- Tek hatikati (respekti) i atij fshatari, - u pėrgjigj Sala.
===========================
Paria e qytetit tė Dibrės sė Madhe, paguan dhe nxitėn njė qytetar tė ofendonte Salė Markėn nė mes tė pazarit (tregut). Sala nuk bėri asnjė gjest tė shėmtuar, por pėrkundrazi, kur u kthye nė Bohmovė, u tha djemve qė ti ēonin njė thes me miell gruri, sheqer, oriz, kafe, sapun etj. Ai e dinte se qytetari i varfėr e kish bėrė atė gjest pėr tė marrė diēka nga Paria ambicioze pėr tė shuar urinė e fėmijėve.
Tė nesėrmen qytetari shkon nė Bohmovė dhe i kėrkon falje pėr gabimin e bėrė - Salė Markes.
-Jo,- i tha Sala, ti nuk ke bėrė asnjė gabim. Gabime bėjmė ne tė pasurit qė nuk kujdesemi pėr ju tė varfrit, ndaj, sa herė qė tė kesh nevojė na shaj qė tė kujtohemi!
Nga biseda e zhvilluar me nipin e Salė Markes-xha Demirin
Nė fillim i njoftoj lexuesit e nderuar se, mixha Demir ishte bashkėshorti i Tezes Zare, pra, i motrės sė Nėnės sime tė ndjerė, Hamides, dhe kishte tipare tė ngjashme tė trashėguara sipas gjenetikės sė gjyshit tė tij - Salė Markes.
Siē mė kujtohet, ishte muaji gusht i vitit 1967. Nė shtator e kisha provimin e fund
dit para diplomimit. U gjenda nė dyqan tė ba babait tim - Arifit dhe, si zakonisht gjithmonė
e merrja me vete literaturėn pėr tė lexuar.
Njė ditė erdhi Xha Demiri nė dyqan dhe, pas pėrshėndetjes, mė vėrejti mua me vėmendje, mu drejtua e mė pyeti:
- Djali i Arifit, siē e shoh, Ti je duke lexuar shumė libra, ndaj dhe dua tė tė pyes diēka,
Demir Markja - nipi i Salės qė ndofta e ke lexuar diku?!
- Urdhėro mixha Demir, nėqoftėse e di do tju pėrgjigjem!
- Cila mendje ėshtė mė e hollė, mendja mashkull apo mendja femėr?
- Unė, rreth kėsaj pyetje dija si tė pėrgjigjem, duke qenė se e pata dėgjuar edhe mė parė nga Nuni im mentar - Jonuz Majtara dhe,drejtpėrsėdrejti iu pėrgjigja:
- Mendja femėr mixha Demir, mendja femėr! - Ai, nė atė kohė ishte i moshės 78-80 vjeēe, ashtu siē ishte i ulur, me ēibuk nė gojė, duke u mbėshtetur nė kėrlukun (shkopin) e tij - ia brofi nė kėmbė, mu drejtua e tha:
- Mos vallė kėtė pėrgjigje e ke lexuar diku nė librat e tu?
- Jo, mixha Demir, por pėr kėtė pyetje mė ka bėrė me dije Nuni im - Jonuz Majtara.
- I menēur ėshtė Nuzi, i menēur!
- Po mirė atėherė, mė trego pėr ē arsye mendja femėr ėshtė mė e hollė se mendja mashkull?
- Po mixha Demir tė tregoj:
- Sė pari edhe meshkujt edhe femrat, pa marrė parasysh gjirinė, por qė janė tė menēur-tė arsimuar e qė mendja e tyre u pjellė e kanė mendjen femėr. Tė gjithė shkencėtarėt e kanė kėtė mendje, sepse kjo mendje vepron dhe shpikėn diēka mixha Demir. Dhe Ti e ke mendjen femėr, sepse i pėrngjasėsh gjyshit tėnd - Salė Markes!
-Ti Brahim do tė thuash se: - Peni i pėrngjet gėzofit dhe unė ngjaj me gjyshin tim-Salėn.-Po xha Demiri, ashtu ėshtė!
Xha Demiri:
- Tė faleminderit, o Brahim pėr kėto fjalė qė mi thua dhe Zoti i bekoftė tė gjithė njerėzit e ditur e me shkollė! Dhe Kurani e thotė se, njerėzimit i duhet shkollimi, sepse njerėzit pa shkollė janė si gjoja (shtaza).
===============
Unė me nėnėn time tė ndjerė, tė dashur dhe tė zgjuar, shkonim shpesh herė nė vizitė tek motra e saj, tezja Zare, bashkėshortja e xha Demirit nė Bohmovė, fshat i bukur e piktoresk, qė shtrihet buzė Drinit tė Zi, nė kufi me shtetin Shqipėrinė.
Tezja Zare, njė plakė e dashur, e menēur dhe tepėr komike, na mbante gjallė me shaka dhe, shpesh herė xha Demirit i drejtohej duke i thėnė:
-O njeri, nėse Ti je nipi i Salė Markes, unė dhe motra ime Hamidja jemi bijat e humanistit tė vegjėlisė-Xheladin Strazimirit. Nė qoftė se na kanė rėnė vathėt-veshėt i kemi, qė do tė thotė se dhe ne jemi soj, pra, tė familjes sė mirė. - Kurse mixha Demir qeshte dhe vetėm qeshte me tė madhe.
Anekdotė e vėrtetė dhe humoristike
Rreth viteve tė 60-ta shkuam sė bashku me Cankon, i cili kishte farefisin e vet nė Bohmovė dhe, porsa arritėm tek oborri i shtėpisė sė tezes Zare, u ndalėm dhe nė ato ēaste, ai, pra Cankoja, i cili fliste me pengesa e nėn hundė dhe, qė pėr nga natyra ishte ca naiv, duke e vėrejtur lumin Dri, qė rrėpishėm kalon rreth kėtij fshati, i drejtohet tezes Zare dhe e pyet:
-Oj tezja Zare, tė lutem mė trego, kah shkon ky lumi Dri, termaj (pėrpjetė) apo teposhtė?!
-Ajo, pasi vėren se ka tė bėj me njė naiv, duke u qeshur iu pėrgjigj:
- Termaj (pėrpjetė) Canko-termaj (pėrpjetė)!
- U qeshėm sa sdeshėm me tezen Zare!
Me respekt!
Ibrahim EGRIU |