DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2010

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Rrėfehet Schmitt: Shqiptarėt e keqkuptuan Skėnderbeun tim
Postuar mė datėn: 2008-12-24 06:28:55 nga admin4 :: Kategoria: Kultura

Admirina Peēi



Oliver Jens Schmitt mendon se njė emėr nuk tė jep ēelėsin pėr gjuhėn e aq mė pak pėr identitetin. Pas njė varg pyetjesh qė ngacmonin prej javėsh kureshtjen e shqiptarėve, Schmitt, autori i veprės mė tė re “Skėnderbeu” na shuan shumė dyshime qė ngritėn krye gjatė ditėve tė debatit mbi figurėn e heroit tonė kombėtar Skėnderbeu. Ai debat nxori nė pah vetinė tonė pėr t’u ngutur ngaherė e pėr t’u ngatėrruar me fjalėt tona si nė njė qerthull. Shumė debatues u hodhėn nė diskutime, pa e lexuar librin, e tė tjerė e paragjykuan pa dashur tė dinė asnjė detaj rreth tij. A ishte i qėllimshėm drejtimi qė mori ky debat? Ndoshta po.
“Libri im nuk ka pėr qėllim tė ēmitizojė Skėnderbeun. Askund nuk kam thėnė se babai i Skėnderbeut Ivan Kastrioti ishte serb. Ngaqė librin e kam shkruar nė radhė tė parė pėr lexuesin gjerman dhe jo atė shqiptar, kam ruajtur atė formė qė gjendet nė burimet dokumentare tė kohės sė tij; e kėto si latinishte ashtu edhe greqishte japin trajtėn Ivan, ndėrsa nė burimet osmane Jovan...”
Shmit thotė se temat kryesore tė diskutimit nuk kanė tė bėjnė aspak me librin dhe se diskutimi nė tė vėrtetė nuk ka njė objekt. Por si u pėrgjigjet Oliver Schmit gjithė akuzave qė i drejtohen atij, si i komenton deklarate shkrimtarit Ismail Kadare? Nė kėtė rrėfim tė gjatė historiani Oliver Schmit zbardh shumė tė vėrteta qė lidhen me qėndrimet e tij rreth figurės sė Skėnderbeut dhe sidomos mbi rrjedhėn qė mori debati i lindur pas botimit tė librit tė tij nė gjuhėn shqipe.

Schmitt
dhe shqiptarėt...

Z.Schmitt, mund tė na flisni pak pėr lidhjen tuaj me Shqipėrinė dhe shqiptarėt?
Interesimi im pėr kulturėn shqiptare ka filluar herėt, gjatė njė udhėtimi qė bėra nė kufirin greko-shqiptar nė vitin 1991. Mė 1996 kam ardhur nė Shqipėri pėr herė tė parė, vizitova sidomos jugun midis Korēės, Gjirokastrės dhe Sarandės. Qysh shpejt lindi plani pėr tė shkruar njė disertacion me temė shqiptare, qė do t’i kushtohej “Arbėrisė venedike” nė fund tė shekullit 14 dhe nė shekullin 15. Shqipen e kam mėsuar me njė mik e koleg shqiptar nė Vjenė dhe kam mundur ta pėrmirėsoj vitet e fundit nė njė numėr udhėtimesh nė hapėsirėn shqipfolėse. Kam pasur kontakte tė ngushta me kolegė shqiptarė qysh gjatė studimeve nė Vjenė – aso kohe studionin kėtu shqiptarė qė sot japin mėsim nė Prishtinė dhe Tetovė; mė i njohuri ėshtė pa dyshim ministri i sotėm i arsimit tė Kosovės Enver Hoxhaj. Kam pasur gjithmonė kontakte tė mira me studentė shqiptarė gjatė mėsimdhėnies nė universitetet e Mynihut dhe tė Vjenės, mes tyre edhe me asish qė kanė vetė sot punime hulumtuese. Gjatė viteve tė fundit kam udhėtuar disa herė nė Shqipėri, Kosovė dhe Maqedoni, jam takuar kėtu me kolegė tė shumtė, me disa kam pasur edhe diskutime shumė intensive, mes tė tjerash nė konferencat pėr Skėnderbeun qė u organizuan nė vjeshtė 2005. Instituti universitar ku unė punoj mban kontakte me institucione analoge nė hapėsirėn shqipfolėse, e unė i zhvilloj mė tej kėto kontakte edhe nėpėrmjet veprimtarisė sime nė Komisionin Ballkanik tė Akademisė Austriake. Akademia Austrike nė janar 2008 nėnshkroi njė marrėveshje me Akademinė e Shkencave dhe Arteve tė Kosovės. Nė vitet e fundit, me pėrkrahjen e rektoratit tė Universitetit tė Vjenės arrita tė ngre edhe njė program bursash pėr historianė tė rinj shqiptarė (nga Shqipėria dhe Kosova). Sė fundi Instituti im ka marrė nė gjirin e vet bibliotekėn e Institutit Shqiptar tė Mynihut, njė nga koleksionet mė tė rėndėsishme albanologjike tė Europės perėndimore.
Cilat janė fushat e studimeve shqiptare qė pėrbėjnė interes pėr ju?
Merrem sidomos me historinė mesjetare, por kam shkruar edhe njė studim pėr Faik Konicėn, sė fundi edhe njė histori tė Kosovės. Mė 2006 dhe 2008 u zhvilluan nė Vjenė dy konferenca albanologjike, njėra pėr kritikėn e historiografisė, tjetra pėr historinė e fesė, nė kėto morėn pjesė kolegė shqiptarė dhe ndėrkombėtarė. Pėrfundimet do tė botohen vitin e ardhshėm.
Vizitat tuaja nė kėtė vend?
Midis viteve 1996 dhe 2008 kam ardhur shumė herė nė Shqipėri, por mė kanė lėnė mbresa sidomos udhėtimet e viteve 2006 e 2007 nė viset e Skėnderbeut (Mat, Dibėr) e nė Shqipėri tė veriut. Kujtoj me dėshirė mikpritjen, sidomos nė zonat e thella.
Cilat kanė qenė kontaktet e para tė njohjes me Skėnderbeun, dhe ēfarė ju joshi pėr tė hulumtuar rreth tij? Tek e fundit pse njė libėr pėr Skėnderbeun?
Qė nė gjimnaz pata lexuar klasikėt e albanologjisė historike (sidomos Šufflay-n dhe Jirečeku-n). Kėshtu plani pėr tė kryer vetė hulumtime arkivore pėr Skėnderbeun ka lindur shpejt. Munda ta realizoj kėtė plan midis viteve 1999 dhe 2007, ndėrsa vepra “Arbėria venedike” dhe njė numėr shkrimesh e botimesh dokumentare ishin paraprijėse tė to.

Libri dhe reagimet…

Ndalojmė pak tek libri juaj i ri, “Skėnderbeu”. Sa ėshtė i pranishėm elementi artistik nė veprėn tuaj?
Biografia ėshtė, nė kuadrin e historiografisė, njė zhanėr me rregullat e veta, tė cilat lejojnė qė tė lidhet puna shkencore edhe me mėtimin artistik. Vitet e fundit nė dije ėshtė zhvilluar njė diskutim intensiv lidhur me teorinė e biografisė, ndėr tė tjera edhe mbi mundėsinė e lidhjes sė modeleve narrative me ato analitike. Jam pėrpjekur tė shkruaj njė libėr, i cili pėrdor edhe metodat e shkencės historike, por lexohet mirė.
A e morėt me mend qė do tė kishte njė reagim tė tillė kur po e shkruanit?
Jo.
Si mendoni, ēfarė e lėndoi sedrėn e shqiptarėve nė kėtė rast?
Diskutimi mbi librin ndjek mekanizma mediale, tė cilat njihen edhe nga raste analoge. Kėtu libri vetė shėrben si sipėrfaqe projektimi pėr stereotipe, ideologji dhe me sa duket, edhe frikėra. Shumica e pjesėmarrėsve shprehin sidomos mendime tė parapėrgatitura. Pėrmbajtja e vetė librit nuk luan ndonjė rol. Mė tė shumtėt e librave qė janė kontestuar ashpėr, nuk janė lexuar prej kritikėve tė tyre mė tė rreptė. Nė rastin konkret ata qė e kanė lexuar librin janė shprehur nė mėnyrė tė diferencuar ose pozitive (Fatos Lubonja, Beqir Meta, Artan Lame), tė tjerė, qė nuk e kishin nė dorė, nuk kishin nevojė ta lexonin, pasi “e dinin” paraprakisht ēfarė pėrmbante ai. Ndaj debati dhe rrjedha e tij nuk tė habit fort. Mė 2007 nė Bullgari ndodhi njė debat edhe mė i ashpėr: njė koleg gjerman dhe njė kolege bullgare, tė cilėt kishin punuar mbi ikonografinė e masakrės sė Batakut (1876) u akuzuan nga nacionalistė bullgarė se po e mohonin masakrėn. Kėtė gjė tė dy kėta studiues nė tė vėrtetė nuk e kishin bėrė, megjithatė opinioni publik bullgar, ndėr ta edhe presidenti i shtetit ishin tė bindur se tė huajt po sulmonin nderin kombėtar tė bullgarėve. Sapo qė aktivohet ky lloj stereotipi, ėshtė gati e pamundur tė argumentosh kundėr tij nė mėnyrė racionale. Kėto stereotipe nacionaliste dhe ksenofobe u pėrdorėn nga sistemet komuniste si mjete pushteti, ato nė Shqipėri janė edhe mė tė forta se nė Bullgari. E meqė nė tė dyja kėto shtete nuk ėshtė zhvilluar, ose veē sapo ka filluar tė zhvillohet njė diskutim publik mbi pasojat e politikės izolacioniste komuniste, paragjykime tė tilla mund tė aktivohen fare lehtė.
Nė mbyllje dua tė nėnvizoj se temat kryesore tė diskutimit nuk kanė tė bėjnė aspak me librin:
1. Nė libėr nuk thuhet se Ivan Kastrioti paskej qenė serb.
2. Nė libėr nuk thuhet se gjakmarrja paskej qenė motivi i kryengritjes; fjala ėshtė nė tė vėrtetė pėr tė vetmin motiv personal, tė shfaqur qartė nė dokumentet, tė Skėnderbeut, si renegat i vetėm dhe oficer i suksesshėm osman qė filloi njė kryengritje kundėr sulltanit. Vetė kryengritja kishte arsye shumė mė komplekse, tė cilat analizohen me hollėsi nė libėr.
3. Libri nuk ka pėr qėllim “tė demitologjizojė” Skėnderbeun – kjo gjė thuhet qė nė parathėnie.
Krejt debati nė tė vėrtetė nuk ka objekt, siē e shprehu Ardian Klosi.
Shumė shqiptarė mendojnė se figura e Skėnderbeut ėshtė e studiuar mjaftueshėm dhe s’ka vend pėr ndonjė tė re entuziaste qė mund tė ndryshojė imazhin tonė mbi kėtė figurė. Tė tjerė thonė se studimet e shumta shqiptare mbi Skėnderbeun nuk lėnė ndonjė vend qė njė studiues i huaj tė ngrihet e tė mbulojė boshllėqet. Ka nota xhelozie kėtu? Nga se shkaktohet?
Kėtė tė fundit unė nuk mund ta gjykoj. Nė tėrėsi duhet vėrejtur se ēdo hulumtim do parė si njė proces: materiali i ri dhe shtrimi i ri i pyetjeve tė ēojnė nė rezultate tė reja. Ndėrsa trajtimi qė u bėn shoqėria kėtyre hulumtimeve ėshtė diēka tjetėr. Mes diskursit shkencor dhe atij shoqėror shpesh nuk ka pėrputhje, sidomos nė ato raste kur pėrfundimet e hulumtimit, pėr shkaqe tė ndryshme, mund tė ndjehen si tė sekėlldisshme ose negative nga njė shoqėri. Vetėm se kjo nuk ėshtė diēka tipike shqiptare, por mund tė vėrehet edhe nė shumė raste tė tjera – njė shembull kėtu ėshtė roli i Zvicrės nė Luftėn e dytė Botėrore, i cili nė paraqitjet zyrtare del shumė mė pozitiv sesa nė hulumtimet e historianėve. Mirėpo njė debat i gjerė i krejt shoqėrisė solli nė situatėn qė tani shoqėria e ka kapėrcyer kėtė mit kombėtar, konkretisht ngaqė nuk diskutoi vetėm nė mėnyrė emocionale, por edhe racionale, dmth. duke vėnė nė themel tė diskutimit materialin dokumentar, nga arkivat, e jo mendimet e parapėrgatitura. Natyrisht qė jo tė gjitha pjesėt e popullsisė pranuan nė tė njėjtėn masė, megjithatė ėshtė arritur njė konsensus i ri mbi kėtė pjesė tė historisė nėpėrmjet njė diskutimi tė hapur, zakonisht me nivel tė mirė. Por nuk ka qenė aspak proces i lehtė.
Ekziston njė mendim i pėrgjithshėm, se librat qė nė njė farė mėnyre thyejnė mitet kombėtare janė mė interesantė, rrjedhimisht mė tė shitshėm. Hyn libri juaj nė kėtė kategori?
Jo. Nė tė vėrtetė mjafton tė lexosh hyrjen. Qėllim i librit nuk ėshtė “shkatėrrimi i njė miti”, por rindėrtimi historik mbi bazėn e gjithė burimeve tė shfrytėzueshme e me peshė. Nė pjesėn pėrmbyllėse analizohet dhe shpjegohet receptimi i Skėnderbeut nė Europė dhe nė Ballkan, si lindi imazhi i sotėm i Skėnderbeut. Debati mbi “demitologjizimin” i shkon tangent qėllimit tė librit – ashtu siē nuk kanė tė bėjnė me librin edhe elementet e tjera tė debatit. Veē kėsaj mendoj se pėr tė arritur mirėqenien ka rrugė mė tė mira nga hartimi i librave shkencorė.

Emrat sllavė…

Emėrtimet nė librin tuaj janė kryesisht nė gjuhėn sllave. Nisur prej tyre janė nxjerrė edhe konkluzione tė shpejtuara tė tipit: Schmitt e cilėson Skėnderbeun serb, edhe pse nė tekst nuk ka cilėsime tė tilla tė drejtpėrdrejta. Pse janė pėrdorur kėto emra nė gjuhėn sllave? P.sh, pse Ivan dhe jo Gjon?
Bėhet fjalė pėr njė keqkuptim thelbėsor. Njė emėr nuk ėshtė nė gjendje tė tregojė pėr pėrkatėsinė gjuhėsore ose etnike tė njė personi. Njė shqiptar qė quhet Ali bėhet arab prej kėtij emri po aq pak sa bėhet vetiu serb njė person qė quhet Ivan. Nė libėr nuk thuhet se Ivan Kastrioti paskej qenė serb. Nuk e di se kush e hapi kėtė farė debati pėr herė tė parė – porse ai pohim vuri nė veprim mekanizmin medial. Ndaj reagimi emocional negativ nuk ka asnjė bazė. Kushdo qė e lexon librin ka pėr ta vėrejtur kėtė gjė; kurse ai qė nuk e ka lexuar do tė vazhdojė tė ndjekė mendimin e tij tė parapėrgatitur.
Meqė jemi nė kėtė temė, ēfarė pėrkatėsie do t’i jepnit Skėnderbeut?
Kjo pyetje niset prej hipotezės se etnia ka vazhdimėsi dhe mbetet e pandryshuar, diēka me tė cilėn dija ndėrkombėtare nuk pajtohet. Pėrkatėsia etnike nė Mesjetė nuk kishte ndonjė rėndėsi tė madhe. Njerėzit patjetėr qė ishin tė vetėdijshėm pėr ndryshimet gjuhėsore; mirėpo pėrkatėsia fetare, pozicioni shoqėror, dallimet midis shoqėrive tė qytetit dhe tė fshatit, mėnyrat e ndryshme tė jetesės nė malėsi dhe nė ultėsira kishin peshė mė tė madhe. Sidomos nė rastin e fisnikėve kategoria etnike nuk ndihmon shumė: sa mė e rėndėsishme tė ishte njė familje, aq mė ndėrkombėtare ishte ajo. Kjo vlente edhe pėr Kastriotėt, tė cilėt ishin tė lidhur me familje serbe dhe greko-bizantine dhe ishin krenarė pėr kėtė. Nė ndryshim nga identiteti etnik, kishte rėndėsi identiteti politik dhe kulturor: Skėnderbeu e shihte veten si „zot tė Arbėrisė”. Nė lėmin kulturor humanizmi, tė cilin e kishte prurė nė Arbėri kisha katolike, luajti aty nga fundi i jetės sė Skėnderbeut njė rol tė rėndėsishėm – kėshtu duhet kuptuar lidhja e tij me epirotėt e antikitetit ose imitimi i kurorės mbretėrore tė Maqedonisė (njėra pjesė e sė ashtuquajturės pėrkrenare e Skėnderbeut nė Vjenė).
A kanė lidhje kėto emėrtime me faktin se ju keni dashur t’i qėndroni besnik dokumenteve tė cilave u jeni referuar?
Po. Emri Gjon u pėrdor nga intelektualėt e Rilindjes shqiptare. Nė shumicėn e shoqėrive europiane emrat e princave pėrkthehen nė gjuhėn pėrkatėse: Henri IV nė librat gjermanė shfaqet si Heinrich IV. Nė kėtė pikėpamje studimet shqiptare ndjekin njė praktikė tė zakonshme. Por unė, ngaqė librin e kam shkruar nė radhė tė parė pėr lexuesin gjerman dhe jo atė shqiptar, kam ruajtur atė formė qė gjendet nė burimet dokumentare tė kohės sė tij; e kėto si latinishte ashtu edhe greqishte japin trajtėn Ivan, ndėrsa nė burimet osmane Jovan. Kėshtu babai i Skėnderbeut shfaqet nė gjuhė tė ndryshme nėn kėtė emėr, kurse forma Gjon nuk dėshmohet. Ndaj duhet menduar qė ai kėshtu e ka quajtur vetveten, prandaj edhe u njoh si nė Ballkan ashtu, edhe nė Itali nėn kėtė emėr. Njė kancelar qė shkruante latinisht nuk kishte ndonjė arsye tė pėrdorte njė trajtė sllave tė emrit, njė historiograf bizantin si Halkokondili do mund ta kishte quajtur edhe “Ioanis”: mirėpo ai nuk e bėri kėtė gjė, por pėrdori atė trajtė emri me tė cilėn njihej pėrgjithėsisht Ivan Kastrioti. E pra kėtu ndjek thjesht gjuhėt burimore. Kjo zgjidhje sigurisht qė ka mė pak ngarkesė ideologjike sesa emėrkrijimi i ri “Gjon”. Mė tej dua tė theksoj sėrish se njė emėr nuk tė jep ēelėsin pėr gjuhėn e aq mė pak pėr identitetin.

Portretizimi i Skėnderbeut…

Figura e Skėnderbeut ėshtė ezauruar thuajse nė tė gjithė fushat e artit, nė letėrsi, muzikė dhe artet pamore, nė pikturė e skulpturė. Pėr aq sa njihni, si e komentoni portretizimin qė i ėshtė bėrė Skėnderbeut deri mė sot, sidomos nė Shqipėri?
Veprat mė tė rėndėsishme u krijuan vetėm pas vitit 1945 dhe ato i pėrgjigjen konceptit tė realizmit socialist pėrkatėsisht tė stalinizmit kombėtar, siē e modeloi Enver Hoxha. Ndėrkaq nuk ekziston ndonjė ikonografi e gjerė parakomuniste, e cila do mund tė bėhej njė alternativė ndaj mėnyrės komuniste tė tė lexuarit. Monumentet nė Prishtinė dhe Ēair/Shkup qenė njė shans pėr t’i ftuar artistėt qė tė jepnin forma tė reja tė paraqitjes; por ky shans u dogj. Diēka e ngjashme vlen edhe pėr letėrsinė artistike: letėrsia pėr Skėnderbeun kishte nėn diktaturėn e Hoxhės njė karakter stabilizues pėr sistemin. Ajo kontribuoi qė Skėnderbeu tė bėhet feja civile e njė shteti ateist, siē e ka formuluar nė njė ese Egin Ceka.
A kanė artistėt shqiptarė njė koncept tė qartė pėr kėtė figurė?
Nė kuptimin e pėrgjigjes sė mėsipėrme, po.

Saktėsime...

Ndėr tezat e shumta tėrheqin ende vėmendjen argumentet qė ka dhėnė Fan Noli nė vitin 1960, pas ripunimit tė veprės sė tij “Skėnderbeu”. Ndėr to do tė pėrmendim katėr. Noli argumenton se: a) Skėnderbeu ka lindur mė 1400. Nė tekstet tona vijon tė shkruhet 1405 si vit i lindjes sė tij. b)Ai nuk ishte 9 vjeē kur u dėrgua peng te sulltani, por 30 vjeē. c)Nuk ka asnjė dokument qė tė provojė se ai u konvertua nė fenė islame; dhe d), se Skėnderbeu, ndryshe nga ē’thotė Barleti, nuk e ka kryer akademinė ushtarake tė Kostandinopojės. Ēfarė mund tė saktėsojmė nė kėto katėr raste?
Viti 1405 duhet mbajtur si i vlefshėm. Skėnderbeu shkoi nė oborrin e sulltanit pas vitit 1423, pra si djalosh i ri. Barleti e pėrshkruan konvertimin me shumė saktėsi, shton edhe njė pėrshkrim tė urdhrit tė dervishėve, ēka lė tė kuptosh se Skėnderbeu kaloi nė Islam nė njė mjedis dervishėsh. Ky konvertim nuk vėrtetohej aso kohe me shkrim, por bėhej para dėshmitarėsh (ēka e pėrmend edhe Barleti). Nė Konstantinopojė Skėnderbeu nuk mund tė ndiqte ndonjė “akademi ushtarake”, pasi ky qytet mbeti bizantin deri nė vitin 1453, ndėrsa kryengritja e Skėnderbeut filloi qysh mė 1443.

Kadare nė debat...

Nė vazhdėn e debateve tė fundit, mė shumė vėmendje tėrhoqėn deklaratat e shkrimtarit Ismail Kadare. Do tė donim tė komentit disa prej tyre. P.sh, Kadare thotė: 1) “Ēfarė ka bėrė ky Skėnderbeu tė keqe qė ne shqiptarėt duhet ta vėmė nė diskutim? Dhe del njė gjerman nė mėnyrė tė papritur, kur ka nja njėmijė e pesėqind libra pėr tė, dhe ne duhet si servilė tė ulim kokėn tė gjithė dhe tė shohim ē’thotė ky gjerman, kur kemi qindra e qindra libra dhe vlerėsime tė padiskutueshme tė Skėnderbeut…”
2) Nė fillim u gjet qė babai i Skėnderbeut paska pasur njė grua sllave. Kjo mund tė jetė e vėrtetė. Tėrė feudalėt, tėrė princat e Europės merrnin gra tė huaja dhe asnjėherė gruaja e huaj nuk kthente identitetin e vendit. Tani i gjetėn edhe babanė, na e paska serb... Ky ėshtė kuptimi i shėmtuar i kėsaj, d.m.th qė nėse kjo figurė do tė mbahet, do tė mbahet si figurė mė zanafillė sllave, qė nuk ėshtė e vėrtetė fare. D.m.th, qė Kosova do tė kthehet pėrsėri nė statusin e provincės serbe, dhe normalisht kryezotin e saj, heroin e saj do ta ketė serb.
Kėto deklarata nė tė vėrtetė thonė mė shumė pėr personin qė i lėshon, sesa pėr atė pėr tė cilin bėhet fjalė. Sa pėr tė tjerat ato janė po aq tė sakta sa dhe pohimi qė unė qenkam gjerman, kur nė tė vėrtetė jam zviceran.

Reliket nė
muzeun e Vjenės...

Ende ka dyshime mbi autenticitetin e dy relikeve tė Skėnderbeut qė ruhen nė muzeun e Vjenės. A i pėrkisnin vėrtet atij ato relike? A janė pėrdorur prej Skėnderbeut?
Specialistėt e muzeumit janė tė mendimit se me pėrjashtim tė brirėve tė dhisė mbi pėrkrenare, pjesėt e tjera nuk janė origjinale. Nuk ka ndonjė dokument qė tė flasė pėr pėrdorimin eventual tė kėsaj pjese. Do menduar se brirėt, simbol i Mbretėrisė antike maqedone, simbolizojnė mėtimin e Skėnderbeut pėr tė ripėrtėrirė kėtė mbretėri: si Aleksandri i Madh i ri, si mbret i maqedonėve dhe epirotėve, duke iu pėrgjigjur kėsisoj gjuhės antikizuese tė Rilindjes europiane. Kėtu vepronte sidomos ndikimi kulturor i kishės katolike (papės Piu II, arqipeshkvit Pal Engjėlli tė Durrėsit).

Dhe nė fund…

Shumė prej debatuesve, pėr tė mos thėnė tė gjithė, nuk e kanė lexuar ende deri nė fund librin tuaj. E megjithatė, diskutojnė. A ka vend pėr debate nė kėto kushte mosnjohjeje?
Ecurisė sė debatit nuk mund t’i ndryshosh mė gjė. Por meqė nė vitet e ardhshme kanė pėr t’u pėrkthyer herė pas here nė shqip libra historianėsh tė huaj albanologė, do tė ishte mirė qė nė diskutimin e ardhshėm pjesėmarrėsit tė njohin mė sė pari librin e tė mos e pėrdorin atė thjesht si sipėrfaqe projektimi pėr diēka tjetėr. Do tė ishte gjithashtu e dėshirueshme qė tė vihet njėherė nė pikėpyetje skema mik-armik qė pėrdoret kundrejt studiuesve joshqiptarė. E ē’kuptim kanė kėto nocione? Ēfarė kushtetsh duhet tė plotėsojė dikush qė dėshiron tė bėhet “mik i shqiptarėve”? Kush e pėrkufizon se ēfarė ėshtė “shqiptare”? Debatet kulturore tė viteve tė fundit kanė treguar sė paku njė gjė: qė nė kėtė pikė nė shoqėritė shqiptare tė Europės Juglindore dhe tė diasporės nuk ka konsensus. Librat zyrtarė tė shkollave dhe tė historisė vazhdojnė tė ndjekin modele tė periudhės komuniste – veēse nga debatet kuptohet qė ata nuk pranohen mė pėrgjithėsisht.
Hulumtimi shkencor duhet tė ndjekė metodat dhe parashtrimet shkencore tė pyetjeve, ai duhet t’u qėndrojė larg klasifikimeve tė thjeshta politike pro ose kundra.
Pėrfundimet shkencore paraqiten nė mėnyrė tė rrokshme, dmth. historianėt japin burimet qė kanė pėrdorur, nė mėnyrė qė lexuesi tė mund t’i shqyrtojė ato.
Sė fundi, ajo qė mė bėn tė jem disi optimist ėshtė fakti qė janė tė shumtė shqiptarėt e rinj qė studiojnė jashtė vendit dhe qė nuk ndihen mė tė detyruar ndaj njė diturie tė administruar dhe tė kontrolluar prej njė elite tė vogėl. Revista si “Pėrpjekja” dhe “Hylli i dritės” janė shembujt mė tė mirė tė potencialit intelektual qė ekziston nė Shqipėri. Natyrisht qė shoqėritė nė Shqipėri, Kosovė dhe Maqedoni duhet tė jenė edhe tė gatshme qė ta shfrytėzojnė kėtė potencial dhe ta zėvendėsojnė nė shkencė klientelizmin me cilėsinė dhe kompetencėn. Atėherė nuk kanė pėr tė ndodhur mė debate tė tilla: pasi shkenca dhe hulumtimi shkencor janė ndėrkombėtarė dhe tė hapur ndaj kujtdo qė punon sipas metodash shkencore. E kėtė janė duke bėrė ndėrkaq disa intelektualė dhe studiues shqiptarė. Vetėm se zėri i tyre duhet dėgjuar mė shumė e atyre u duhet dhėnė shansi qė tė ndjekin njė karrierė shkencore.
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] Shtohen tė papunėt, shqiptarėt mė tė varfėr (2009-01-03 11:40:17 nga admin4)
[ Opinione ] Kur durimi i kapėrcen kufijtė, shqiptarėt do tė jenė ashtu siē duan (2008-12-25 16:27:47 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Maqedoni, shqiptaret blejne produktet ne Struge (2008-12-22 20:01:31 nga admin4)
[ Histori ] PLATFORMAT SERBE PĖR PLOJAT DHE MASAKRAT MBI SHQIPTARĖT NĖ FUNKSION TĖ TRAGJEDISĖ GJENOCIDALE (2008-12-21 07:43:20 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Bogdanovic akuzon shqiptaret per presion ndaj EULEX (2008-12-16 08:01:22 nga admin4)
[ Kultura ] SHQIPTARĖT NĖ HARTAT E LASHTA TĖ BOTĖS (2008-12-16 07:07:38 nga admin4)
[ Opinione ] PĖR SHQIPTARĖT STATUSI I KOSOVĖS ĖSHTĖ ZGJIDHUR, KURRĖ MĖ NĖN SERBI! (2008-12-10 02:17:06 nga admin4)
[ Diaspora ] Shqiptarėt e Lionit tė Francės shėnojnė Festat e Nėntorit (2008-12-01 15:39:41 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Koncerti qe bashkon shqiptaret (2008-11-29 12:36:17 nga admin2)
[ Opinione ] SHQIPĖRIA DHE SHQIPTARĖT TĖ VEPROJNĖ SI DEGĖT E NJĖ TRUNGU! (2008-11-28 18:08:55 nga admin1)
[ Opinione ] Shqiptarėt duan tė jenė bashkė nė njė shtet tė pėrbashkėt (2008-11-05 16:41:28 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2010 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster