DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» DEDĖ GJO' LULI - Burrė i Shqipėrisė
Postuar mė datėn: 2007-04-09 19:05:16 nga admin1 :: Kategoria: Histori

Nga: Gjergj Nikprelaj

Autonomia e Shqiperise, si kusht paraprak per arritjen e pavaresise kombetare, kishte hyre ne gjakun e ēdo rilindasi dhe ēdo patrioti shqiptar. Per fat te keq, parimi "Ballkani - popujve te Ballkanit", shpallur nga aktoret e skenes politike te atehershme, popullit shqiptar i mohohej edhe pse ishte nje nga popujt me te vjeter ne Ballkan. Shqiptaret kishin te njejtat aspirata kombetare qe i kishin realizuar popujt e tjere te Ballkanit pak kohe me pare. Por, Fuqite e Medha te kohes nuk donin shtet shqiptar ne Ballkan!

Historianet, publicistet dhe biografet e Dedes pohojne se ai filloi qysh ne moshe shume te re te merrej me veprimtari publike, politiko-shoqerore ne vendlindjen e vet ne Traboin ne Hot dhe me gjere. Ai bashkepunonte me Ēun Mulen, Marash Uēin dhe me shume hoten dhe malesore tjere. Si vojvoda i Traboinit, sipas rregullave kanunore, atij i takonte vendi i dyte ne fisin e Hotit, pas bajraktarit qe ishte nga vellazeria e Ēun Mulajve.

Dede Gjo Luli, i pari ne kushtrim per mbrojtjen e trojeve

Dede Gjo Luli "1840-1915) ishte i pari ne kuvend, ne kushtrim te luftes per mbrojtjen e trojeve tona. I pari mbeti edhe ne zemrat e popullit tone, Malesise ne vecanti dhe Shqiperise ne pergjithesi. A ishte edukuar me ndjenjen e e dashurise per lii "ne shkollen e tradites popullore" ku kishin mesuar malesoret qe te jene gjithmone te gatshem per te flijuar edhe jeten e vet per lirin e Atdheut, sic veproi ky kolos i mbrojtjes se Atdheut qe doli nga gjiri i popullit dhe gjithe familja e tij kreshnike e cila u flijua per atdhe. Deda u poq bashke me hallet e popullit, ndersa dita-dites i ndihmonte dhe keshillonte bashkevendasit dhe bashkeatdhetaret e vet. Shume here i perfaqesonte edhe para autoriteteve osmane ne Shkoder dhe gjetiu. Ishte i mencur dhe largpames, shume i guximshem, orator i njohur sic e quante poeti yne i madh Gjergj Fishta "Kuvendar"! Per te patur me te qarte figuren dhe kohen ne te cilen lindi, jetoi, luftoi Dede Gjo Luli i Hotit, duhet te kemi parasysh rrethanat historike, mjedisin shoqeroro-ekonomik dhe politik. Mjerisht, gjate kohes se sundimit te Perandorise Osmane, Malesia ishte pjesa me e prapambetur e Shqiperise, ashtu mbeti edhe deri me sot. Dede Gjo Luli dhe luftetaret e tij nuk trembeshin nga askush edhe pse Shqiperia ishte e pushtuar dhe rrethuar nga armiqte shekullore, fjala eshte jo per popujt, por per estabilshmentet ballkanike qe gjithmone enderronin te aneksonin tokat shqiptare.

I respektueshem nga mjedisi si askush tjeter

Dede Gjo Lulin e njohu dhe e respektoi mjedisi si askend tjeter ne kohen e tij. Ishte burre ne ze, fjala e tij kishte peshe shume te madhe ne te tere Malesine. Ishte nder figurat me te medha qe pati Malesia ne kohen e tij. Ai udhehoqi kryengritjen legjendare te Malesise, ngriti flamurin shqiptar te Gjergj Kastriot Skenderbeut ne Bratile te Deēiqit, me 6 prill 1911, pas katerqind e tridhjete e dy vjet dominimi te Perandorise Osmane, pasi shtate trimat e Kojes e hodhen pertoke flamurin me gjysmehene dhe rane deshmore. Mprehtesia e Dedes dhe talenti i artit ushtarak shkelqen ne menyre te veēante ne Luften e Malesise. Ne nentedhjete vjetorin e vrasjes se heroit te popullit Dede Gjo Lulit, populli yne ne teresi dhe Malesia e tij ne veēanti perkulet plot respekt per vepren e kryetrimit, kryengritesit te madh qe tere jeten e kaloi me pushke ne dore kunder sunduesve te huaj, dhe me fjale te urta dhe te zjarrta ne shume kuvende u perpoq ta mbronte dhe ta nxirrte nga erresira shekullore Atdheun tone. Dede Gjo Luli i Traboinit te Hotit me luftaret e tij u radhit krahas figurave te Rilindjes sone Kombetare dhe Levizjes se armatosur antiosmane, prej Lidhjes Shqiptare te Prizrenit ku u ndegjua zeri i tij per ēlirimin kombetar dhe deri ne vdekjen tragjike ne Orosh te Mirdites nga dora gjakatare e pushtuesit serb.

Dedė Gjo' Luli

Kur rreziku i copetimit ishte mese real

Pas luftes ruso-turke "1877-1878) dhe Lidhjes Shqiptare te Prizrenit "1878-1881), si ngjarjes madhore te rilindjes kombetare dhe konfrontimit luftarak ne Ballkan ne mes te Malit te Zi dhe Serbise me ushtrine e Perandorise Osmane "1876-1881) ndryshoi harta politike e Evropes, gje qe, ne mes tjerash ndikoi shume edhe ne disfavor te ceshtjes shqiptare. Ne gjysmen e dyte te shekullit XIX, rreziku i copetimit te tokave shqiptare ishte i madh dhe mese real. Fuqit e Medha evropiane filluan per interesat e veta pazarlleqet me tokat shqiptare, nen sovranitetin e "Perandorise se semure" sic quhej ne ate kohe ky shtet, i cili u ndau tokat tona shteteve fqinje. Atdhetari dhe intelektuali i shquar i diaspores sone nga Bukureshti, Kristo Dako, shkruante ne librin e tij "Liga e Prizrenit", se "Paqja e Shen Stefanit per turqit ishte njė nderim, per ne shqiptaret ishte nje helm vdekjeje".

Tryeza diplomatike per aprovimin e Traktatit me 3 mars 1878 ne Shen Stefan, ne mes te Perandorise Osmane dhe Rusise perfundoi me kushtet qe kjo e fundit ia diktoi Portes se larte, si fitimtare e luftes e cila synonte te realizonte planet e vjetra ekspansioniste dhe pansllaviste per dominimin e vet ne Gadishullit Ballkanik. Ajo donte te formonte Bullgarine e madhe ose "guberne" ruse ne Ballkan dhe te zgjeronte Serbine e Malin e Zi. Rusia cariste dhe diplomacia e saj u nguten dhe harruan interesat e fuqive tjera te medha evropiane dhe jo vetem interesat e shqiptareve.

Vendimet e Shen Stefanit u anuluan nga Fuqite e Medha, u vendos njezeri rishikimi i tyre ne Kongresin e Berlinit qe filloi punimet me 13 qershor, zgjati deri me 13 korrik te vitit 1878. Sic dihet Traktati paraprak i Shen Stefanit, vecanerisht prekte interesat e Austro-Hungarise i nderpritej udha e daljes ne Selanik. Po ashtu protestoi edhe diplomacia britanike. Anglia shqetesohej ne lidhje me problemin e sigurimit te Dardaneleve dhe bregdetit Egje. Popullit shqiptar nuk iu dha asnje e drejte. Kongresi sic do te shohim, nuk u dha pergjigjje memorandumeve, vendimeve dhe protestave te shumta qe u derguan nga populli shqiptar dhe mbeti i shurdher dhe i verber sepse as qe deshironte te degjonte per fatin e popullit tone. As Memorandumi i njohur i Shkodres, per te cilin iu dha autorizimin kryeministrit britanik lordit Bikonsvelld "Beaconsfield) me 13 qershor qe ne Kongresin e Berlinit te mbroje interesat e popullit shqiptar, por nuk pati dobi. Fuqite e Medha te Evropes se atehershme, sic e kemi konstatuar me pare, ishin per ruajtjen e statusit quo-se ne Ballkan dhe kundra kryengritjeve te shqiptareve qe mbronin copetimin e trojeve etnike dhe historike. Kongresi ne fjale veproi edhe me keq se ai i Shen Stefanit. I ndau tokat shqiptare duke i dhene Malit te Zi krahinen e Kucit "Trieshin, Kojen, Fudnat dhe Rahojen).

Si u kembyen trojet?

Abasadori italian, konti Korti "Corti), propozoi qe ne vend te Plaves dhe Gucise, Malit te Zi t'i jepen Hoti e Gruda, gjoja se popullsia katolike nuk do ta refuzonte Kuroren e krishtere te Malit te Zi, per cka rane ne dakord palet e interesuara, gje qe u kundershtua rreptesisht nga popullsia e ketyre dy Maleve dhe Lidhjes Shqiptare te Prizrenit -Dega e Shkodres. Fuqite e Medha ne kete rast kerkuan qe sipas vendimeve te Kongresit te Berlinit, Malit te Zi Porta e Larte t'i dorezonte Ulqinin. Ushtria e Lidhjes Shqiptare e Prizrenit "Dega e Shkodres) tentoi ta mbronte edhe Ulqinin, bashke me popullsine vendase te cilen e kryesonin Mehmet Beci, Mehmet Gjyli, Sali Hyla, etj., te cilet heroikisht luftuan kundra ushtrise osmane te cilen e komandonte gjenerali turk Dervish Pasha, pasi i theu forcat mbrojtese vullnetare ne malin e Mozhures, ketu u vendos fati i Ulqinit. Flota nderkombetare e komanduar nga admirali anglez Sejmur, pa nderprerje bente presion luftarak per dorezimin e Ulqinit. Me 26 nentor 1880, gjenerali turk porsa theu mbrojtjen popullore te ketij qyteti, i dorezoi Ulqinin Malit te Zi. Pas kongresit te Berlinit, Gruda, Hoti dhe Kelmendi u bene zona kufitare. Malesia e Mbishkodres u nda midis dy shteteve. Keto troje ishin pjese e Vilajetit te Shkodres, kurse ne pikepamje etnografike i takonin Malesise se Madhe. Tashti, Perandorise Osmane "Shqiperise) iu shkeputen trojet shqiptare: Trieshi, Koja, dhe Fudnat "nje pjese e banoreve ishin me kombesi shqiptare). Serbia fitoi dhurate me anen e spastrimit etnik dhe aneksimit me 1878: Pirotin, Prokuplen, Toplicen "Sanxhakun e Nishit) dhe pjeset te Kosoves Veilindore. Me mijera shqiptare u shperngulen me dhune edhe si muhaxhire u vendosen ne Kosove, Shqiperi, Maqedoni e gjetiu ne territorin ku shtrihej Perandoria Osmane. Komiteti i Shkodres duhet te gjente rrugedalje per buke e pune, per te siguruar ekzitencen e mijera te zhvendosurve, nga Trieshi, Koja, Fudnat dhe pjesa e Grudes.

Lidhja e Prizrenit, ngjarje e rendesishme

Ne historine re te popullit shqiptar, Lidhja e Prizrenit e cila u themelua me 10 qershor 1878 tri dite para Kongresit te Berlinit, perben ngjarjen me te rendesishme ne historin e re te popullit tone. Ajo ishte organizata e pare politike dhe ushtarake shqiptare, me nje platforme e program gjithekombetar. Ajo kishte, sic dihet, organet lokale dhe qendrore me forcat e veta ushtrake. Nje rol te madh ka luajtur Dega e Lidhjes per Shkodren, ne mbojtjen e trojeve shqiptare. Me pelqimin e popullit, Malesia dhe Mirdita paten dymedhjete perfaqesues, Shkodra dy dhe Podgorica nje, ne Kuvendin e themelimit te Lidhjes, edhe pse keta mberriten me vone, me 30 qershor. Fakt eshte se lidhur me lidhjen e Prizrenit ekzistojne pikepamje te ndryshme dhe kontradiktore varesisht se kush merret me te dhe me cfare qellimi. Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe kryengritjet e armatusura anti-osmane me 1909-1912 te Levizjes Kombetare, si shtyllat kryesore te pavaresise se popullit tone, deri me sot, ne historiografine sllavo-greke te Ballkanit, jane pare me dioptri te metodes kuazishkencore tradicionale me nencmime malicioze, insinuata, me gjoja se Lidhjen Shqiptare e ka organizuar Perandoria Osmane per qellimet e veta.

Veprimtaria politike e Dede Gjo Lulit mbetet e njohur

Veprimtaria patriotike, si u tha, edhe trimeria atdhetare e Dede Gjo Lulit dhe shokeve te tij gjate Luftes se Miletit per mbrojtjen e teresise tokesore etnike shqiptare eshte pak a shume e njohur dhe mbetet gjithmone ne kujtesen dhe analet historike te popullit. Kujtoj ketu protestat e krereve te maleve: Hotit, Grudes, Kelmendit, Kastratit, Shkrelit, dhe krahines se Kucit "Trieshit, Kojes e Fudnave) drejtuar Fuqive te Medha kunder perpjekjeve per dhenien Malit te Zi, qofte edhe nje pellembe te tokes se tyre. Ata deklaronin si do te shohim, se ishin te vendosur, te mbronin me lufte trojet e veta deri ne vdekje. Vala e protestave u perhap si flaka ne te gjitha trojet shqiptare. Perfaqesuesit e popullit ju drejtuan dite e nate Kongresit te Berlinit dhe Fuqive te Medha. Te gjitha keto protesta, memorandume, vendime i kishte nenshkruar edhe Dede Gjo Luli i Hotit. Keta burra kreshnike, me pushke ne dore mbrojten trojet e veta nga ushtria malazeze.

Dokumenti i pare u nenshkrua ne 21 shtator 1879

Dokumenti i pare u nenshkrua me 21 shtator 1879, ne Shkoder, nga gjithe paria e Hotit dhe Grudes me Dede Gjo Lulin ne krye, Bajraktari i Rapshes Ahmeti, Nikolle Miraku, Ujke Miculi, Stak Breci, Mal Gjoka, Ahmet Dino, Mustafe Ujka, Mark Sula, Fran Haxhi, Dok Paloki, Mal Marku "Ismail Marku), Nike Ujke Preci, Pjeter Nika, Ismail Martini bajraktari i pare Grudes, Baca Kurti, Shaban Smaku, Dede Miraku, Dush Prela, Sokol Baci, Haxhi Gashi, Halil Qafa "nga Gruda), Tafil Kurti bajraktar i Grudes, Shul "Sul?) Uci, Zeke Alia dhe Beqir Osmani. Te gjithe jane te shenuar si "koxhabash" perpos bajraktareve. Kreret e Hotit, Kelmendit, Kastratit dhe Grudes i ishin drejtuar konsullit austro-hungarez ne Shkoder, Lipihut, dhe protestonin kunder gatishmerise se Qeverise Osmane per t'ia dorezuar keto krahina me dhune Malit te Zi

Protesten ne fjale e nenshkruan: Dede Gjo Luli, Mark Gjoku, Met Gjoni bajraktar, Mik Micali dhe Nikolle Mirashi. Te gjithe jane shenuar "krye". Nga Kelmendi: Kacel Turku bajraktar, Pal Deda, Nike Leke Pepa, Sokol Luci dhe Marash Gjeti. Nga Kastrati: Dode Preci bajraktar, Gile Vuksani "krye" dhe Prele Tome Nikolla. Te gjithe keta burra ishin anetare te deges se Lidhjes per Shkodren, pervec Gile Vuksanit qe ishte nga Kastrati dhe ishte perfaqesues ne Mbledhjen Komitetit Kombetar ne Prizren.

Paria e Hotit ishin drejtuar, po ashtu konsulli austro-hungarez ne Shkoder me 12 mars 1880 dhe rreptesisht protestonin kunder vendimeve te Qeverise Osmane per t'i dorezuar tokat e tyre Malit te Zi. Ndersa nga Tuzi, me 16 Korrik 1880, kreret e Hotit shprehen vendosmerine e vet per zmbrapsjen e sulmeve malazeze dhe per te fituar pavaresine e Shqiperise, ndonese Fuqite e Medha nuk dhane asnje ndihme. Deklaraten e kishin nenshkruar: Met Cuni - bajraktar "vula). Kreret: Nikolle Mirashi "vula), Mat Gjuka - shenje me kryq, Stak Breci - shenje me kryq, Dede Gjo Luli - shenje me kryq, Marash Uci, Gjel Marku, Leke Shabi, Leke Prela, Gjelosh Marku, Mark Deda, Elez Daka, Leke Marashi, Leke Alija, Leke Gjoni dhe Marash Gjeka. Per mbrojtjen e Hotit dhe te Grudes nga Komisioni ad hoc i deges per Shkoder u formua Shtabi Ushtarak te cilin e kryesonte koloneli i karrieres Hodo Sokoli, ndihmes i tij Preke Bibe Doda, nga Shkodra anetare ishin: Selim Coba, Filip Ceka, Shaban Bushati, Zef Simoni dhe Selim Qyrezi. Nga Hoti, Dede Gjo Luli dhe Ismail Marku. Nga Gruda, Ismail Martini dhe Baca Kurti. Kelmendin e perfaqesonin Nike Leke Pepa dhe Nike Gila, kurse Kastratin, Shaban Elezi dhe Gjon Deda. Shtabi i ushtrise vullnetare e drejtonte luften mbrojtese, dhe se shpejti kur u larguan forcat osmane nga pozicionet e veta, ato i zuri ushtria vullnetare e Deges se Lidhjes per Shkodren, para se t'i pushtonte ushtria malazeze.

Lufta u ndez ne tere gjatesine e frontit. Diten e pare me 22 prill 1880 palet ne konflikt u ndeshen ne Ure te Zharnices. Forcat e Hotit e Grudes te udhehequra nga Ismail Marku dhe Baca Kurti thyen sulmin e armikut. Pasi humben disa ushtare, radhet malazeze u terhoqen ne drejtim te Podgorices. Po e njejta gje ndodhi edhe ne pjesen e frontit Vranje-Gollubovci. Ushtria malazeze organizoi edhe disa sulme me 23 dhe 24 prill, tentuan te pushtonin pozicionet e ushtrise shqiptare, por pa sukses. Qendresa ne frontin e Hotit dhe te Grudes zgjati pa ndryshuar disa muaj. Fitorja e kesaj ushtrie ne prill per mbrojtjen e ketyre dy maleve ishte shembull i larte heroizmi te forcave mbrojtese. Kjo beteje eshte e njohur si Beteja e Zharnices.


Dedė Gjo' Luli me djalin e tij Kolėn

Tentativa per pushtimin e Hotit e Grudes deshtoi

Ne fillim te luftes, Shtabi i Deges per Shkodren numeronte kater mije ushtare, kurse me vone u grubulluan nente mije vullnetare nga te gjitha viset e Shqiperise. Sipas disa dokumenteve historike, Mali i Zi kishte angazhuar dymbedhjete mije ushtare, me pajisjet luftarake me moderne te kohes. Tentativa e Malit te Zi per te pushtuar Hotin e Gruden deshtoi. Shtabi ushtarak me seli ishte ne Tuz, forcat ushtarake mbulonin territorin e ketyre dy Maleve, njekohesisht u formua edhe pushteti civil lokal, kujdesej per pajisjen e popullit, e ushtrise, me ushqim, arme dhe municion. Njekohesisht ishte formuar edhe e ashtuquajtura "Qeveria e Tuzit" qe kujdesej per funksionin ekonomik-politik, gjendjen civile, ushtarake permes te keshillave te veta qe ishin i vetmi organ ne pushtet ne kete kohe.

Shtohet pyetja ne lidhje me fatin historik te krahines se Kucit, (Trieshit, Kojes, Rahose dhe Fudnave) gjate Krizes Lindore.

Sic dihet, Serbia dhe Mali i Zi i shpallen lufte Perandorise Osmane me 30 qershor te vitit 1876. Ne fillim te kesaj lufte, pjesa me e madhe e luftetareve rezerviste nga keto treva "700 veta) te kryesuar nga disa krere te ketyre fiseve kaluan ne anen e ushtrise malazeze ne fillim te gushtit 1876.

Mali i Zi i aneksoi keto troje ne fillim te shperthimit te Krizes Lindore, nje pjese e banoreve te ketyre trojeve ju bashkangjiten Lidhjes Shqiptare te Prizrenit dhe ardhjen-aneksimin malazez e perjetuan si pushtim klasik, e jo "bashkim vellazeror dhe clirim" si thonin eproret ushtarake te Malit te Zi. Paria qe i mbeti besnike Malit te Zi nga keto troje, shpejt fitoi poste te ndryshme civile dhe ushtarake nga okupuesit.

Ne kujtimet e veta nga kjo lufte, komandanti i frontit ne keto ane, Ilija Pllamenac, duket se i kishte harruar keto ngjarje dhe aspak nuk i cekte. Atij i kujtohej mire se ne betejen e madhe te Fudnave me 14 gusht 1876, kishin "marre pjese 200 malesore katolike nga Trieshi" ne anen e Malit te Zi ku ishte mbyllur fati i ketij fronti dhe ushtrise perandorake te cilen e komandonte Mahmut Pasha, sipas burimeve sllave, gjoja se kishte humbur me shume se 6000 ushtare?

Po ashtu vojvoda Mark Milani, ne punimin e tij voluminoz "Fisi i Kuēit" vepron ne te njejten menyre "hesht) edhe pse komandonte ne kete sektor te frontit. Por per rezistencen luftarake ne breg te Cemit qe benin malesoret kane shkruar "Srspske novine" te Beogradit, burimet diplomatike te Frances dhe Fuqive te Medha evropiane, si dhe autori i kesaj kumtese e shume te tjere.

Mali i Zi llogariste se ne anen e tij ne kete lufte do te kalonin: Hoti, Gruda dhe Kastrati, por keto fise me kembengulje refuzuan kete kerkese, kur pane se viktima e pare u be krahina shqiptare e Kucit. Ne vitet 1876-1877 u paraqit politika dyfytyreshe e Malit te Zi, edhe pse nje vit me pare Knjaz Nikolla i kishte thene Preng Doēit te Mirdites, se gjoja, se nuk kishin kurrefare pretendimesh territoriale ndaj tokave shqiptare. Njekohesisht pasi deshtoi kryengritja e Mirdites kunder ushtrise osmane, "bashkepunimi" me Malin e Zi u pasivizua dhe u shkeput me ne fund. Po citojme edhe nje proteste energjike nga krahina e Kuēit "Trieshi, Koja, Fudnat dhe Rahoja) kunder aneksimit nga Mali i Zi te ketyre fiseve te cilin e kishin nenshkruar: Rame Hysa "Qetkaj), nga Fudnat, Hasan Nika "Gjeloshaj) nga Trieshi dhe Gege Ivani "?) me 4 prill 1880 ne Shkoder. Burimi i kesaj proteste gjendet ne Arkivin e Malit te Zi ""Ministria e Puneve te Jashtme).

Ēfare mendonin ekspertet ushtarake te Austro-Hungarise?

Ekspertet ushtarake te Austro-Hungarise, te cilet i percillnin keto ngjarje ne vilajetet shqiptare me vemendje te madhe, vleresonin se ne nje lufte ne te ardhmen, Kosova me Manastirin mund te mobilizonin njeqind mije ushtare te armatosur. Shkodra vete mblidhte tete deri dhjete mije ushtare "bashke me emigrantet e Trieshit), qe do te thoshte me shume ushtri se sa kishte Mali i Zi ne ate kohe, shkruante Xhafer Belegu ne librin e tij. "Lidhja e Prizrenit dhe veprimet e saj me 1939". Nga konstatimi i ketij autori, mund te konkludohet se fuqia ushtarake e ketyre trevave kishte bere nje rezistence te madhe kunder pushtuesit me 1876 -1877. Pas thyerjes se Lidhjes Shqiptare te Prizrenit, ne pranvere te itit 1881, ne Malesine e Mbishkodres filluan trazirat ne mes te malesoreve dhe pushtetit turk, i cili vazhdimisht terrorizonte popullsine shqiptare pa ndonje arsye. Fiset e Malesise ishin te brengosura, per shkak te kontakteve sekrete midis pushtetareve turq me Malin e Zi. Pala osmane tentonte qe ne rast revolte "kryengritje), t'ua ndalonin malesoreve kalimin dhe strehimin ne Mal te Zi.

Per shkak te gjendjes te mjerueshme dhe te padurueshme, Malesia nuk pati rrugedalje tjeter po thirri Kuvendin e vet ne Kastrat me 26 prill 1883 dhe vendosi nje zeri te formonte te ashtuquajturen

"Lidhja e Vogel" e cila do te kundershtonte Porten e Larte dhe politiken dyfytyreshe te Cetines, me arme ne dore. Hafiz Pasha ne qershor te vitit 1883 organizoi ekspediten ushtarake ndeshkimore per nenshtrimin dhe ēarmatosjen e Malesise se Madhe. Turqit dogjen Kastratin, Hotin e Gruden. Luftime te ashpra ne kete konflikt u zhvilluan ne Traboin, Qafe Kishe, Spi dhe gjetiu. Forcave mbrojtese u printe Dede Gjo Luli. Ne momentin kritik, ketyre u erdhi ne ndihme Hoti, Gruda dhe disa vullnetare nga Trieshi. Gjenerali famekeq Hafiz Pasha u detyrua te kerkonte armepushim, duke u premtuar malesoreve se ne te ardhmen, Porta e Larte do t'i respektonte privilegjet e dhena me mote "autonomine fisnore dhe fetare, te drejten e mbajtjes se armeve).

Ne kete kohe, gjendja ekonomike dhe politike ishte shume e acaruar. Ne periudhen e Hafiz Pashes, kur Perandoria Osmane ua merrte armet malesoreve. Dede Gjo Luli u largua nga vendlindja e tij, Bardhajt e Hotit, e doli komit ne bjeshket e Krasniqes dhe ndejti me shume sy dy vite te shoku i luftes, Qerim Binaku, "ne shtepine njohur atdhetare te Binak Alise), te Mehmet Shpendi i Shales e gjetiu. Pas kthimit ne Malesi, disa kohe jetoi ilegalisht neper shpella te Hotit e ne vende te tjera te Malesise. Dr. Pal Doēi ne librin e tij "Dede Gjo Luli" citon: "frati i Brigjes at Agostini shkruante, me 29 janar 1886, Argjipeshkevise "se Shodres - V.I.) se shume i nderuami Dede Gjo' Luli i pari i arratisun gjendet ne kushte shume te veshtira jetese, i mungon deri buka. Familja e tij asht e madhe saqi ni kal miser nuk i mjafton as dy jave. Shtepine e djegun sapo e kane mbulue nji cope. Te ndimohet se asht ma i ndershmi dhe ma i dashtuni ne keto male".

Ne kete periudhe tragjike, Porta e Larte per shkak te percaktimit demokratik dhe atdhetar ne lufte per liri kishte akuzuar 12 krere nga Malesia ne Gjykaten Ushtarake "Divan Harebit), ku ishin denuar me syrgjyn "internim) te perjetshem, pasi i kishin ftuar paraprakisht ne Shkoder, gjoja ne lidhje me nje marreveshje per "ruajtjen e kufirit"!? Keshtu i futi ne kurth dhe mbeten ne Diar-Beqir "Dinari Bekir) te Kurdistanit, por jo vepra e mesazhi i tyre qe mbetet pergjithmone ne kujtesen dhe faqet e historise se popullit shqiptar ne pergjithesi dhe Malesise ne veēanti. Pas shume vjeteve u kthye i gjalle nga internimi vetem Ujke Dushi Kalaj nga Gruda.

Ne kete veshtrim, fjala eshte per aktivitetin e hershem te atdhetarit Dede Gjo Lulit dhe shokeve te tij qe ishte shumedimensional dhe i frytshem ne ēdo lami. Ne burimet historike te kohes eshte konstatuar se Lidhjen Shqiptare te Pejes, qe e kryesonte patrioti i mirenjohur Haxhi Zeka, e perkrahu pa rezerve dhe Vilajeti i Shkodres "Kuvendi i Shkodres), qe veproi nga mesi i shkurtit deri ne fillim te marsit te vitit 1899, u perfaqesua, ne mes tjerash, dhe nga krahu autonomist me Dede Gjo Lulin ne krye.

Dede Gjo Luli, nji nga figurat me te ndritura, pas vdekjes mori permasa te merituara kombetare gjithnje e me te medha ne historine, publicistiken dhe artin figurativ shqiptar te autoreve si: Gjergj Fishta, Risto Siliqi, Hile Mosi Sterio Spasse, Sander Gera, Paloke Traboini, Pal Doēi, Ismail Kadare e shume te tjere.

Autori i ketij shkrimi perkujtimor dhe librit "Kryengritja e Malesise", eshte ne dijeni se deri tani nuk eshte hartuar ndonje bibliografi shteruese per Dede Gjo Lulin e as per Kryengritjen e Malesise, te cilen ai e udhehoqi.

Marrredheniet e reja miqesore ndermjet malesoreve dhe Kral Nikolles, paraqesin nje paradoks, kur merren ne konsiderate konfliktet e ashpra kufitare ndermjet Malit te Zi dhe fiseve shqiptare te Veriut "ne vitet e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit), me rastin e vendimeve te padrejta te Kongresit te Berlinit, per dhenien e Plaves dhe Gucise, perkatesisht Hotit dhe Grudes si zevendesim Malit te Zi.

Shqiptaret, sidomos malesoret, heren e pare ne nje numer kaq te madh konfrontohen drejteperdrejt me ushtrine malazeze. Ne te kaluaren ata kane luftuar kunder Malit te Zi per mbrojtjen e trojeve te veta shume here por ne kuader te ushtrise perandorake, si qytetare te Turqise. Ne kohen e kryengritjeve shqiptare 1910 e 1911 "konflikti ushtarak mes shqiptareve dhe xhonturqeve), qeveria e Malit te Zi, emigranteve shqiptare nga Vilajeti i Shkodres dhe Kosoves qe kaluan ne Mal te Zi, u hapi dyert e shtetit te vet. Dihet pse! Me pretendime teritoriale ndaj Malesise dhe Shkodres.

Ne vjeshte te vitit 1912 kur filloi Lufta Ballkanike, Krajl Nikolla ne Proklematen e tij, qe i shpalli lufte Tuqise per ēlirim kombetar, i ftoi edhe "vellezerit shqiptare" nga Malesia, qe dy vite me radhe si thoshte ai derdhnin gjakun e vet per liri, te bashkohen me malazezet ne luften e perbashket perfundimtare. Ai u premtoi malesoreve se po sa te ēlirohet Tuzi dhe Malesia do te valvitet flamuri shqiptar ne keto troje. Por siē dihet historikisht ai i tradhtoi, ne vend te flamurit tone valeviti flamuri i Malit te Zi. Me kete rast, malesoret ne pergjithesi u ftohen dhe i kthyen shpinen Malit te Zi. Siē dihet, Ismail Qemali ne kujtimet e veta pohon, se ate e kishte ftuar Nikolla i Malit te Zi ne gusht te vitit 1912, ne Cetine per t'u marre vesh lidhur me "menyrat dhe kohen e rreshtimit te shqiptareve perkrah aleateve ballkanike"! Siē u pa me vone, ata kishin te vetmin qellim, te pushtonin tokat shqiptare...

Kohet e fundit, ne raste te ndryshme, shpeshhere degjohet se gjoja malesoret ishin ne anen e Malit te Zi ne Luften Ballkanike, por e verteta eshte se ata luftonin per ēlirimin e popullit te vet dhe jo per llogarite e Malit te Zi. Deshmia me e madhe eshte lufta e trojeve shqiptare, Hotit e Grudes per t'u bashkuar me shtetin ame kur Konferenca e Ambasadoreve ne Londer me 1912/13, me vendimet e veta te padrejta ia dha Gruden dhe gjysmen e Hotit Malit te Zi. Ushtria malazeze ne baze te vendimeve te lartpermendura pushtoi territorin e ketyre dy fiseve me 6 prill 1913. Ne ate kohe nga vatrat e veta shekullore u shperngulen mese 560 familje nga keto troje dhe u vendosen ne afersi te Shkodres, ku formuan lagjet e veta Hotin e Ri dhe Gruden e Re. Atje gjenden edhe sot e kesaj dite. Malesia e Mbishkodres tentoi edhe ne vitet 1919/1920 me lufte te pergjakshme qe te shkepuste trojet e aneksuara shqiptare nga Mbreteria Serbo-Kroato-Sllovene, trashegimtare e Malit te Zi, qe humbi sovranitetin "shtetesine) erkohesisht me vendimin jolegjitim te Kuvendit te Podgorices ne fund te vitit 1918. E vertete eshte vetem se, "fanatizmi fetar dhe politika terroriste xhonturke gjate sundimit te tyre, bene qe te krijohet nje afersi e madhe e malesoreve me Malin e Zi". Sidomos gjate Kryengritjes se Malesise te vitit 1911. Por jo, ne dem te shtetit ame.

Poeti i njohur dhe kronisti i kryengritjes se Malesise, Risto Siliqi, qe luftoi me pushke e pende shkruan: " Emri i Dede Gjo Lulit i cili nuk triumfoi me kombinacione, por me vepra te gjalla, qe deshmojne edhe krepat e thepishme te maleve tona, vuloset i gdhendur ne historine tone kombetare".

Koha Jone - E Enjte, 05 Janar 2006


DEDĖ GJO' LULI - Pushkė e ngrehur pėr Shqipėrinė

Nga: Dalip Greca

Ded Gjo Luli, shkru ka letėr,
t'parit Shkodrės o ia ka ēu,
Se Shqipnia nuk don tjetėr,
veē don vedin me e sundu...

vargje tė kėngės popullore.

Vrasja e Gjelosh Lulit
Persekutimi i familjes sė Bajraktarit tė Hotit
Masakrimi i Marash Vatės
Lekė Vojvoda i Dukagjinit

Kur i patėn thėnė Plakut tė Flamurit, Ismail bej Vlorės, i cili e kishte pėrcjellė Dedė Gjo Lulin vetė deri tek dera,- pse i batė aq nderime kėtij katundari malėcor?, ai i qe pergjigjur:

Dedė Gjo' Luli ėshtė pushkė e ngrehur pėr Shqipėrinė.

Dhe ashtu mbeti, deri nė ēastin e fundit, nė moshėn 75 vjeēare, kur i organizuan kurthin nė Orosh. Ai edhe pse e parandjeu grackėn, edhe pse e paralajmėruan miqtė qė tė mos udhėtonte nė kohė tė turbullta, pėr besė burrash shkoi nė takim. Vetėm, kur nė vėnd tė prijėsėve, i doli pėrpara kapiteni serb, ai gjakftohtė, u tha mirditorėve, qė e shoqėronin: - paskemi mbarue! Nuk e dha veten. As kur e prenė me bajonetė bashkė me pesė mirditorėt, nuk e lėshoi veten. Trupin e tij e gjetėn pas dy javėsh dhe e varrosėn nė kishėn e Oroshit.

Pėr tė kuptuar pėrmasat e figurės sė Dedė Gjo' Lulit, pėr tė prekur simbolin e mburojės kombėtare, mjafton tė sjellim pėr lexuesit vargjet e shkruara mė 1913 nga poeti dhe studiuesi Risto Siliqi:

Ah, Qe prap don' t'na dajnė copa!
Prap mendimi i parė asht ngjallė!
Por ta marrė vesh gjithė Evropa:
Dedė Gjo' Luli prap asht gjallė!

Falė trimėrisė sė malėsorėve, fqinjėt ishin zmbrapsur nga trojet tona pėrmes pushkėve qė mbaheshin nė krah. Dedė Gjo' Luli me djemtė e Hotit e kishin ngritė Flamurin e Skėnderbeut, shumė mė heret se sa nė Vlorė. Madje nė fund tė marsit - fillim tė prillit, ai gatit pėr ta shpalos pėr tė dytėn herė mbi Deēiē. Palokė Traboini, qė mė 1911 kishte sjellė tre flamujė prej Vjene; njėrin ia kishte dorėzuar Dedė Gjo Lulit, tė dytin Ujkės sė Grudės e tė tretin Prel Lucės sė Trieshit. Nė librin "Lufta pėr ēlirim kombėtar" tė P. Pepos, kjo ngjarje ėshtė pėrcjellė me emocion: "Ditėn e dielė, mė 6 prill 1912 u mblodh popull i madh tė kisha e Traboinit, Kol Ded Gjoni me urdhėn t'tet, Dedė Gjo' Lulit, e hapi flamurin kuq e zi. U ba nji rreth i madh njerzish e Kola tha: "Shiqo popull! Nji ky asht flamuri i Shqipnisė, i kuq me shqipe tė zezė me dy krena". Tė gjithė ndenjėn pa za. Mandej u ba njė batare pushkėsh e ushtuen malet pėr rreth. Hare ma tė madhe s'ishte pa ndonjėherė ndėr Hot..."

Ndersa mėsuesi, poeti dhe luftėtari i lirisė, Palok Traboini, ēastin e sjelljes sė flamurit e ka perjetėsuar nė vargje:

Tue krisė pushka shpat e n'shpat
Njė djalė Hoti vjen prej larg
Pa pikė frymė prej Dalmacisė
Ded Gjo Luli ku e ka nisė
Me pru flamurin e Shqipnisė.

Dedė Gjo' Luli duket se kishte lind me pushkė, (Jo vetėm pse lindja e djalit u pėrcoll me batare pushkėsh) por prova e parė trimėrisė sė tij pėrcaktohet pjesėmarrja nė betejen, qė u zhvillua nė ndihmė tė Oso Kukės. Atėherė nuk ishte mė shumė se 21 vjeē. Epopeja qė shkroi trimi Oso Kuka nė Vraninė, i cili pasi luftoi deri nė fymėn e fundit kundėr malazezve, nuk u dorzua i gjallė, por i vuri zjarrin kullės. U shkrumbėzua dhe la pas kėngėn - epope tė trimave, kėngė qė mbajti gjallė jo vetem emrin e trimit, por dhe vetė historinė e shkruar pėrmes vargjesh qė rapsodėt thurėn pėr trimat. Epopeja qė shkroi Oso Kuka, i mėkoi trimat e Dedė Gjo Lulit me mė shumė atdhedashuri,- u pėrcolli nė ashtėn trimėrore malėsorėve mė shumė ndjesi vetmohimi pėr komb e atdhe. Ndėr luftėtarėt qė i kishin ardhė nė ndihmė Vraninės, binin nė sy shumė hotianė dhe malsorė tė Grudės, ndėr ta dhe djaloshi 21 vjeēar Dedė Gjo' Luli. Ajo ditė ėshtė quajtur nga bibliografi i tij (P.Doēi) si dita e pagėzimit nė zjarrin e luftės. Ishte njė sprovė qė i dha emer prijėsit tė ardhshėm tė maleve. Ai lufoi si titan kundėr malazezėve dhe emrin do t’ia pėrmendinin pėr shumė kohė ndėr ato anė. Trimi kishte treguar zotėsi, urtėsi dhe shkathtėsi nė luftėn ballė pėr ballė me armikun. Dhe qė nga ajo ditė, kur dėgjoheshin lajme lufte, malėsorėt thėrrisnin: hej tė lumtė pushka, Dedė Gjo' Luli! Ku kėrciste pushka pėr "komb" e "Shqipni" nė krye ishte ai, trimi i Gjo' Lulėve. Nė tė gjithė malėsinė e Shqipėrisė sė Veriut, Hoti ishte bajrak me emėr, bajrak i parė, prandaj ai pėrfaqėsohej nė tė gjithė kuvendet. Edhe nė Lidhjen e Prizrenit, Hoti pati pėrfaqėsuesit e vet, mes tyre ishte dhe prijėsi i ardhshėm Dedė Gjo' Luli, i cili ende nuk ishtė bėrė aq i njohur, por pushka i ishte ndjerė. Pjesmarrja e tij ne Kuvendin e Lidhjes, ballafaqimi me patriotet e medhenj te Rilindjes, te penės dhe pushkės, ishte mė shumė se njė shkollė pėr rrugėn e vėshtirė nėpėr tė cilėn do tė ecte trimi i maleve, nėn hijen e pandashme tė pushkės. Pas Kuvendit ai do tė ishte i kudogjendur nė mbrojtje tė trojeve kombėtare. Vihet nė vijėn e parė tė frontit kundėr malazezėve, tė cilėt kėrkonin tė zaptonin e shkėpusnin copa nga trungu i memėdheut. Lufta po e piqte djaloshin e Hotit. Ai ishte jo vetem nė krye tė luftimeve, por edhe pėrkrah lėvizjeve diplomatike tė kohės. Ishte mes atyre qė u kėrkonin konsujve europiane nė Shkodėr, tė respektoheshin tė drejtat e shqiptarėve qė jetonin nė trojet e tė parėve tė tyre. Nė letrat qė malėsorėt i drejtonin konsujve, e bėnin tė qartė betimin se asnjė copė tokė nuk do tė lėshonin pa luftė. Nė letrėn qė iu ēua i ambasadorit tė Austrisė, me 1 mars 1880, malėsorėt shkruanin: "...Tė jeni tė sigurtė se po tė ndodhė kjo padrejtesi qė nuk e besojmė, do tė ndodhin medoemos gjana tė papėlqyeshme..." Nė letėr malėsorėt pėrcjellin mendimin e tyre se ata ishin tė vendosur qė tė jetonin tė patundur nė viset e tė parėve. Por fuqitė e Mėdha e kishin shitur Shqipėrinė. Trojet kishin dalė nė ankand. Me 4 prill njė tjetėr letėr u ėshtė drejtuar konsujve nė Shkodėr. "Na dėshirojmė me jetue e me gėzue lirinė pėr tė cilėn jemi kryenaltė; na nuk kishim ndejė pa kundėrshtue, cilindo qoftė pėr ndėrrimin e fatit tonė. Prandaj kemi vendose me derdhė pikėn e fundit tė gjakut tonė para se me hy nė zgjedhėn e huej. Ideja kombėtare na bashkon pėr mbrojtjen e Atdheut tonė..." Por dukej se Evropėn nuk e linin kėmborėt e fqinjėve tanė, qė tė dėgjonte zilet e shqiptarėve. Pazarllėqet ishin bėrė me kohė. Sidoqoftė shqiptarėt pushkėt i mbanin ngrehur, gishtin nė ēark. Deda ishte si gjithmonė nė krye tė luftėtarėve. Ai dha njė kontribut tė ēmuar pėr mirėkuptimin e prijėsve shqiptarė, mes tė cilėve nuk mungonin dhe grindjet. Kronistėt kanė shkruar se ai u priu forcave shqiptare, qė pritėn me pushkė ushtrinė e madhe tė Malit tė Zi, tė cilėn e udhėhiqte Vojvoda Mark Milani. Deda nė krye tė 18 trimave tė zgjedhur prej Hotit dhe Grudės, ishte shkėputur dhe doli pėrpara tek ura e Rrzhanicės. Kėmbė serbi nuk e kaloi urėn. Ushtria e Knjazit u kthye mbrapsht, duke mos u mbuluar me lavdinė e fitores sė munguar, ndėrsa malsorėt shkruan njė faqe tjetėr tė ndritur nė historint e Shqipėrisė. Dedė Gjo' Luli kishte kaluar me sukses njė provė tjetėr. Pas thyerjes sė Lidhjes, shumė luftėtarė nuk i ulėn armėt.

Valiu i Shkodrės nuk i ndėrpreu pėrpjekjet e tij pėr tė futur nėn sundim me ligjet e Turqisė malėsorėt. Pėrveē dėshmive dhe kronikave tė pėrcjella, nga shtypi i kohės, pėrsėri na vjen nė ndihmė Palokė Traboini me poemen "Lufta e maleve ", i cili jep pėrmasat e figurės shumė popullore, Dedė Gjo Luli:

Kjo malsia kur ndigjoji
Dedė Gjo Lulit fjalė i ēoi,
Ēoi me e thirrė e me e pyet'

……………………………………

Dedė Gjo Luli trim dai,
qi s'i lč shoqi n'Malsi
bashkė me fise ban davi:
"Unė i herė, thom sa pėr veti,
armėt e brezit nuk i hjeki...

Dhe kėshtu ndodhi. Ai mbeti tėrė jetėn me pushkėn krahut. Ashtu siē luftoi pa e njohur kompromisin me pushtuesin turq me 1911, ku ai spikat si njė ndėr figurat kyē tė kryengritjes, po ashtu kishte luftuar dhe kundėr malezezėve me 1880-1881. Ai ishte mjeshtėr i rrallė i shfrytėzimit tė terrenit qė e njihte me pėllėmbė dhe asnjėhere nuk u korit pėrballė armikut.

Nė kėngėt e popullit ėshtė gdhėndur si njė hero legjendar, qė mundi dhe gjeneralin me akademi Shefqet Turgut Pashėn, i cili nė krye tė katėr divizioneve, 16 batalione, msyni malet. Gjenerali qė qe shprehur se Ballkani ishte i vogėl pėr me provue aftėsitė ushtarake, do tė ndjehej i poshtėruar nga sfida qė i bėnė 3500 shqiptarė tė armatosur me ca pushkė tė vjetra, tė cilėt vertetė e humbėn nė fillim orientimin, se viheshin pėr herė tė parė pėrballė mitralozėve qė pėrdornin turqit, por shpejt do ta bėnin gjeneralin qė tė kthehej me turp. Tė njėjtėn sfidė do t’i rezervonin trimat edhe Abdulla Pashės.

E tėrė jeta e Dedės dhe familjes sė tij ėshtė njė shembull i papėrsėritur atdhetarie. Njė familje gati e shuar, por njė familje, qė kujtohet e nderohet pėr bėmat nė ėmėr tė Atdheut. Kur do tė binte i pari i dėshmor i fisit, Nik Gjelosh Luli, ai qė mė 6 prill 1911 kishte hedhe pėr tokė flamurin me gjysėm hėnė, Deda do ta ndjente shtypjen e zermės prej dhimbjės. Por ai nuk do ta jepte veten as kur i dhanė gjėmėn e rėnies sė tė birit, Gjergjit, 22 vjeēar. Nė betejen e 29 gushtit 1912, kishin rėnė shumė luftėtarė. Kur do t'ia jepnin lajmin Dedės, pėr tė mos e lėnduar, i thanė:

Dedė, kanė mbetė 20 hotianė nė fushė tė luftės.
- Po burrat nė luftė do tė mbesin, qe pėrgjegjur ai.
- Po mbeti dhe djali yt, Gjergji.
- Po dhe ai djal nane ishte, qe pėrgjigjur Deda, duke e gėlltitė dhembjen.

Pas tre vjetėsh do tė vritej vetė Deda, shtator 1915. Djali tjetėr, krahu i djathtė i tij ndėr beteja, Kola, do tė jepte shpirt tre vjet pas tė atit, me 1918, i helmuar. Mė 1920, nė verilindje tė Shkodrės, do tė binte me armė nė dorė Luc Nishi, i biri i Nish Gjelosh Lulit i djathtė i tij ndėr beteja. Jo vetėm kėta, por dhe nipi i Dedės, Zef Lan Ula, vėllai prej nėne, Baca Xheka, miqtė e shtėpisė, Kolė Marash Vata, Kolė Kurti, e tė tjerė e zgjasin shumė listėn e dėshmorėve pėr Atdheun tė kėtij fisi.

Nga ana e saj Shkodra e nderoi vetmohimin e familjes Gjo' Luli. Nė maj tė vitit 1923, me pėrpjekjet qė banė e bija Nareja dhe e reja Nora, (Bashkėshortja e Kolės), u bartėn prej Oroshit eshtrat e Dedės dhe prej Vlore ato tė Kolės dhe u sollėn nė Shkodėr.

Mitingu i pėrmortshėm i pėrcjellė nga i shtypi i kohės ishte i jashtėzakonshėm.

Shkodra nderonte ata qė gjakun nuk e kishin sakrifikuar pėr Atdhe. Nė gazetėn "Ora e Maleve", (Viti 1923, nr. 8) pėrcillen fjalėt e Gjok' Lulit: ”Tė falem nderės, moj Shkodėr... Por ma tepėr tė falen nderės edhe gurt e Hotit. Nuk e kam besue se i dini kėto punė e pasha kėto eshtna qė kena pėrpara edhe sa mashkuj, qė tė kenė pesėqind shtėpi nė Hot kanė me dekė pėr Shqipni!”

Ndėrsa deputetėt shkodranė nga Tirana nisen telegramin: "Bashkohemi me evari nė nderimet qė Shkodra po i kushton kujtimit tė Dedė Gjo' Lulit, tue krye detyrėn e mirėnjohtėsisė ndaj Fatosit tė Pavdekshėm qė nga ma tė parėt ngrehi flamurin e lirisė se Atdheut mbi krepat e pėrgjakun tė Malcisė sė Madhe. Si pėrfaqėsues tė Shkodrės lutemi na zevėndėsoni nė ceremoni." Ceremoninė e pėrshėndetėn edhe shumė shkodranė qė jetonin nė Tiranė.

Nė njė telegram tė tyre shkruhej: "Ditėn kur Shkodra kryen detyrėn ndaj Dedė Gjo' Lulit, qė gjithė jetėn ja kushtoi atdheut dhe ushqeu nė gjak lirinė, zemrat tona rrahin pėrnjėherė me ato tė bashkėqytetaseve tanė tė bashkuem nė vorrin e nderimit pėr Fatosin e Malėcisė sė Madhe." Edhe ky telegram ėshtė i botuar nė gazetėn "Ora e Maleve".

Ndėrkohė nė Shkodėr qe formuar dhe "Komiteti Dedė Gjo' Luli", qė do t'i ngrinte njė monument kėtij patrioti tė shquar. Luigj Gurakuqi, i zgjedhur bashkė me Avni Rustemin e Risto Siliqin, anėtar nderi tė komitetit, shkruante: "...due tė shtoj dy fjalė edhe mbi dy inisiativa tė tjera qė janė marrė; me i ngritun njė monument edhe kreshnikut tonė me famė botėrore Skėnderbeut e malcorit tė madh Dedė Gjo' Luli..."


Shtėpia Muze e Dedė Gjo' Lulit

Patrioti tjetėr i shquar, Avni Rustemi, do tė shkruante qė nga Roma: "Gėzohem qė u muar inisiativa pėr t'i ngrehur njė monument Burrit pa frikė e pa njollė tė malėsive tona, qė kėshtu tė jehojė emri i tė ndjerit nė brezat e ardhshėm. Ju faleminderit qė mė keni emėruar si pjesėtar nderi."

Poeti Risto Siliqi do tė shkruante fjalė zėmre pėr luftėtarin e madh: "Sot pa farė dyshimi mund tė thuhet se gjeneracioni i jonė i sotshmi e ka kuptue rėndėsine e veprave patriotike... qė trupat e fatosave martirė tė shporuem pa mėshirė me bajonetat e armikut mos tė kalben nėn dhč bashkė me veprat e tyre. Emni i Dedė Gjo' Lulit, i cili nuk triumfoi me kombinacione, por me vepra tė gjalla, qė e dėshmojne edhe krepat e thepishme tė maleve tona, vuloset i gdhėndun nė historinė tonė kombėtare" (Ora e Malėsisė, nr. 20, viti 1923).

... Dhe emri i tij u gdhėnd nė histori pėrjetėsisht. Fundi i tij ka mbetur sfidė atyre qė i morėn jetėn. Njė rapsod mirditor e ka fiksuar nė vargje fundin e kreshnikut tė maleve:

Nė Bjeshkė t'Oroshit na u derdh zani
Se ē’ban m'ne serbjani.
Si ata trimat i kanė rrethue
Me vargoj na i kanė shtrėngue.
Zana e malit t'jam ankue
Curril gjaku a' tue shkue.
Mu nė Shėshėz burrit t'botės
Pa iu trėmb qerpiku i lotės
Serbi thikėn i ngul nė krahnuer
Dedė Gjo' Luli' burrė malėcuer
S'u pėrkul as nuk u tut
Por po i thotė kėto fjalė aēik:
Gjaku em tė tė shkojė fli
Pėr me pshtue tė ngraten Shqypni...

Jemi nė mars, fillimin e kryengritjes sė Malėsisė sė Madhe, e cila ēoi nė Pavarėsinė e Shqipėrisė. Pėrkrah trimave e shumė martirėvė tė asaj kryengritjė nderohet dhe emri i prijėsit, Ded Gjo’ Luli.


Gazeta shqiptaro-amerikane “Illyria” New York

---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] Gazidede: Ja agjentėt qė organizuan 97 (2006-11-04 02:26:24 nga Flori Bruqi)

Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130
[ Opinione ] SHQIPTARĖT E KOSOVĖS DHE TĖ TROJEVE SHQIPTARE NĖ ISH-JUGOSLLAVI KANĖ PATUR VETĖM DY RRUGĖ TĖ PĖRCAKTIMT TĖ TYRE: (2008-10-06 04:18:08 nga admin4)
[ Opinione ] Kosova s’ka dėshmorė, dėshmorėt e UĒK-sė janė, dėshmorė tė Shqipėrisė (2008-10-05 11:39:55 nga admin1)
[ Opinione ] ICO-ja mision kėshillėdhėnės apo vendimmarrės (2008-10-03 02:30:32 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Merkel- Nuk mund tė ketė ndarje tė Kosovės (2008-10-01 15:13:40 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Myftiu i Kosovės Naim Tėrnava uron besimtarėt me rastin e festės sė Fitėr - Bajramit (2008-09-30 01:57:16 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Vdes Paul Newman, nje prej divave me te medhenj te Hollywood-it (2008-09-29 02:54:43 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Situata e sigurisė nė Kosovė - e paqėndrueshme (2008-09-28 11:11:15 nga admin2)
[ Kultura ] Tubimi i III i Institutit Alb-shkenca mbajtur 1-3 shtator nė Tiranė (2008-09-27 12:49:46 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Armiqėsitė mes Federatės Boshnjako-Kroate dhe Republikės Serbe, mund tė ēojnė nė ndarjen vendit (2008-09-27 03:03:59 nga admin2)
[ Kultura ] KUVENDI I 36-tė I SHOQATĖS SĖ BIBLIOTEKARĖVE TĖ KOSOVĖS (2008-09-25 09:11:46 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster