DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» FATI I INTELEKTUALĖVE ATDHETARĖ NĖ REGJIMET PUSHTUESE!
Postuar mė datėn: 2007-08-15 18:23:22 nga admin4 :: Kategoria: Opinione

Fadil SHYTI

Ja kush jeni ju politikanė “demokratė kosovarė” qė po zgėrdhiheni nėn thundrat e unmikistanit!

MEDITIM

Mė datė. 13.08.2007, derisa po e dėgjoja radion, ”Kosova e Lirė”, me ē“ rast fliste pėr biografinė dhe veprat letrare tė Sami Frashėrit tonė tė madh - midis tjerash dėgjova: ”Qeveria osmane e dėnoi Sami Frashėrin me burg shtėpiak”!

- Samiu, atėbotė u dėnua pėr tė vetmin ”faj”se i shprehu idetė e tij pėrparimtare pėr ta bėrė Shqipėrinė tė lirė e tė mosvarme, pėr ta bėrė si Zvicrėn - siē thoshte Ay, gjeni i letrave shqipe.



Natyrisht, menjėherė mendja mė shkoi tek djaloshi atdhetar, Albin Kurti, i cili tani po mbahet nė arrest shtėpiak pėr ”fajin” se po i artikulon fuqishėm idetė e veta pėrparimtare, tė fokusuara pėr tė drejtėn e VETĖVENDOSJES, tė cilat Kosovėn dhe viset tjera tė okupuara shqiptare i nxjerrin pėrjetėsisht nga kthetrat hegjemoniste tė shteteve ballkanike dhe evropiane.

Prandaj, krejt natyrshėm mendova:

Sa poshtė ka rėnė sot politika ”kosovare” dhe ajo shqiptare nė pėrgjithėsi, e cila lejon qė para hundėve tė saj, tė huajt tė na e vrasin rininė si dikur para luftės ēlirimtare, e cila lejon qė tė na e dėnojnė rininė me ligje mesjetare alla sulltanore dhe tė heshtė si mumie mortore.

Po, nė kėto ingranazhe dhune ishin dikur edhe atdhetarė tė tjerė:

Kėshtu i ka ngjarė edhe poetit tė lirikės sė bukur shqipe, Ndre Mjedės, tė cilin pushtuesit dhe turkoshakėt shqipfolės e dėbuan nga Shkodra pėr ”fajin” se po e lėvronte gjuhėn shqipe dhe po kėndonte nė kartė fjalėt e gjuhės sė artė! Mbetet i pa harruar kujtimi i tij i hidhur tė cilin e ka shprehur me poezinė:

Lamtumirė!
Lamtumirė mori Shkodėr,
Lamtumirė o ti Cukal,
Zhduket Buna nė njė kodėr,
Zhduket Drini nė njė mal!

Kėshtu i ka ngjarė nga mesi i viteve 80-ta, akademikut tė nderuar, Ali Hadri, nė ato kohė tė liga, kur titistėt shqipfolės me nė krye, Azem Vllasin e linēuan, e hoqėn nga puna nė universitet, pėr tė mbetur jashtė radhėve ku pėrhapej fronti i diturisė, po tė njėjtin fat e patėn edhe profesor tė tjerė si Halil Ali Demaj, i cili torturohej burgjeve fashiste titiste pėr ”fajin” se e deshi Shqipėrinė tė ribashkuar.

Gjithashtu, i nderuari profesor, Muhamet Pirraku, persekutohej burgjeve pandėrprerė nga politika shqipfolėse e cila ishte nėn tutelėn e Beogradit.

Kėshtu i ka ngjarė edhe tė madhit Ukshin Hoti, nė fillim tė viteve 80-ta, e deri nė vitet 90-ta, kur politika pacifiste e izoloi nė burg shtėpiak pėr ” fajin ” se kėrkonte tė zgjohej populli ynė i robėruar nga letargjia, pra tė organizohej tė bėnte luftėn ēlirimtare, Kosova tė kishte ushtrinė e saj dhe t“i thuhej NDAL dorės sė zezė gjakatare serbe!

- Ay, midis tė tjerash do tė shkruante qėndrimin e tij pėr ardhmėrinė e kombit: ”pėr ribashkimin me Shqipėrinė do tė jam njė komandant, pėr republikėn e Kosovės, dua tė jam vetėm njė ushtar” !

Ay, midis tjerash me kėtė ide do tė konfirmonte qėndrimin e tij se: pėr republikėn e Kosovės ne do tė duhej tė investonim vetėm protestat me peticione tė ndryshme, demonstratat, grevat, etj, me njė fjalė, mos dėgjueshmėrinė qytetare, ndėrsa nė luftė do tė hyhej vetėm pėr ribashkim me Shqipėrinė - sepse, luftėrat bėhen vetėm pėr ndėrrime kufijsh.

Kėshtu i ka ngjarė, atdhetarit nga Shipkovica e Tetovės, i cili persekutohej nė burgun e Idrizovės, me ē““rast kur u dėnua, 15 vjet burg: nė gjyq ishte me familjen e tij: nėnėn plakė dhe me dy vėllezėrit, gjatė seancės gjyqėsore, trimi pėrshėndeti me grusht dhe armiqve sllavo-okupatorė u tha: “kot e keni qė mė dėnoni 15 vjet, ju deri atėherė ju nuk do tė jeni, ju mė sė shumti edhe 10 vjet do tė keni “jetė” pushteti”!...

Mė kujtohet gjithashtu, qė prej viteve 70-ta, deri nė vitet 90-ta, poeti atdhetar, tani dėshmorė i atdheut, Mustafė Shyti, atėbotė dėnohej me burg shtėpiak – ishim ne nxėnėsit e tij qė e ndienim peshėn padrejtėsisė qė i bėhej mėsuesit tonė. Nė veēanti mbi tė shtohej dhuna psikologjike kur nė Kosovė vinte qelbaniku Tito, mbi tė bėhej njė kontroll rigoroz nga horrat shqipfolės, qė atėbotė lehnin nė hėnė pėr kryeqenin e tyre, i cili ua kish zėnė diellin e horrat se shihnin dot!

Robėria e atdheut tonė mjerisht qe e gjatė, tė gjata dhe tė rėnda deri sot po vinė dhe persekutimet ndėr brezni, prandaj, sa e sa intelektualė janė ndjekur e po ndiēen politikisht nga gjuajtja e shtrigave, duke e bėrė kėtė regjimet antipopullore pėrpiqeshin dhe po pėrpiqen t“i vrasin fillimisht shpirtėrisht e pastaj edhe t“i eliminojnė fizikisht ata!

Ata, meteorė lirie ranė dhe do tė bien si yjet deri nė fitoren e madhe tė RIBASHKIMIT tė Shqipėrisė Natyrore, por ideale t e tyre nuk vriten kurrė, ato jetuan dhe do tė jetojnė nė shekuj.

Suedi, Mė 15.08.2007
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] Beteja pėr zbardhjen e fatit tė tė zhdukurve (2008-08-30 07:01:30 nga admin1)
[ Opinione ] Kosova nė mėshirė tė fatit- Nga Shirley Cloyes DioGuardi (2008-07-28 00:48:15 nga admin2)
[ Kultura ] Fatime Kulli fituese e Takimeve tė Poeteshave Shqiptare nė Vushtrri (2008-06-07 07:35:02 nga admin4)
[ Opinione ] Kombi shqiptar grindet me fatin e tij (2008-05-29 02:21:21 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Prishtine, tubim nen emrin “Fati i te zhdukurve ne Kosove” (2008-05-15 02:41:30 nga admin4)
[ Opinione ] MOS LUANI ME FATIN DHE ME EMRIN E KOMBIT SHQIPTAR! (2008-03-10 16:36:09 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Steinmeier-Jeremiqit: Mos e harroni afatin (2007-11-08 09:46:35 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Daniel Fried shpreh kundėrshtimin e Uashingtonit pėr shtyrje pėrtej afatit tė caktuar (2007-10-08 10:45:45 nga admin4)
[ Opinione ] POPULLI DUHET TĖ MERR FATIN, NĖ DUART E VETA, SA MĖ PARĖ! (2007-09-26 10:39:40 nga admin4)
[ Opinione ] I dashuruar pas fatit tragjik! (2007-09-17 17:03:23 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Mbrėmė nė mesnatė ka pėrfunduar afati pėr certifikimin e subjekteve politike (2007-09-13 11:48:54 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster