| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: Doan Dani
U drejtohem me kėtė thirje vėllezėrve shqiptarė qė i pėrkasin njė normaliteti tė ndryshėm fetarė nga ai Islam.
Harmonia ndėrfetarė aq e domosdoshme pėr prosperitetin e popullit tonė, kėrkon respekt, pranim tė diversitetit. Ka ekzistuar pėr shekuj me radhė madje edhe nė periudha sundimi tė huaj, por sot rrezikohet nga mediat qė pėrcjellin psikopatologji, urrejtje dhe oportunizmin e disa shqiptarėve moralistė tė "ndriēuar" nga mesjeta. Kur propaganda pėrfaqėsohet me disa tė lehura personazhesh tė panjohura, tė punėsuar vetėm duke pėrmbushur kriterin e urrejtjes apo edhe pushtuesish mediatik, paraqet njė problematikė deri diku mė tė reduktuar nė krahasim me huazimin e kėsaj demonologjie nga klerikė fetarė. Kėta tė fundit tė frymėzuar nga histori kryqėzatash, nga e kaluara e imponuar, nga pėrbashktėsia me sllavo-helenet, shpalosin plot arrogancė njė ndjesi qė bota e civilizuar, drejt sė cilės jemi drejtuar vrullshėm, e ka braktisur.
I jap tė drejtė fjalimeve tė Papės qė kėrkon vlerėsimin e rrėnjėve hebraiko-kristjane nė Europė, por nuk gjej lidhje me shtrirjen e kėtyre pretendimeve nė trojet shqiptare. Realiteti i sotėm shqiptar, gjithmonė nė aspektin fetarė, nuk ėshtė ai europian. Papa flet pėr njė tė ardhme tė bazuar nė tė sotmen si pasyqrim i tė kaluarės. Ne pasqyrojmė njė realitet tjetėr krejtėsisht tė ndryshėm nga e kaluara. Cfarė duhet tė bėjmė, tė rikthehemi nė mesjetė ? Hebrenjtė, qė hyjnė sot tek termi "rrėnjė hebraiko-kristjane", pėr Papen ishin "deicid"-vrasės tė Zotit kristjan"- gjer nė Koncilin e II Vatikan, jo mė larg se 4 dekada mė pėrpara, ndėrsa pėr disa klerikė tė sėmurė tė Kosovės sot deicidet e kombit shqiptar dhe tė shqiptarizmit janė ato shqiptarė qė pranuan tė bėhen muslimanė dhe tė jenė pėrfaqėsues tė shumicės sė Kosovės. Kjo dėshmon se nuk janė koherent as me veprimtarinė politiko-fetare tė shtetit nga i cili zgjidhen dhe paguhen. Meqenėse jemi tek ky argument (shtet), do ju kėshilloja kėtyre zotėrinjve qė e pėrfaqėsojnė, tė marrin rolin e avokatit dhe tė kėrkojnė njohjen e Kosovės nga Selia e Shenjtė pėrpara fluturimit historik.
"Tani shqiptarėt janė civilizuar dhe nuk janė mė tė paditur, por e kanė kuptuar se ku i kanė rrėnjėt
" i pėrkasin njė pseudoshqiptari qė nuk ka nevojė emri pasi ka njė identitet dhe emėr mė tė madh dhe fisnik, atė tė priftit. Kjo figurė ka qėnė pėrherė e respektuar pėr vetė rolin e edukatorit social, shpirtėror, pėrvecse interpretuesit tė shkrimeve tė Shenjta. Cfarė shenjtėrie transmetojnė mendimet apo fjalėt e mėsipėrme, pėrvecse njė adresimi tek kopeja e Luciferit qė kėrkon tė udhėzojė njėrėzit nė humbje? Neokonvertimi barazohet me civilizim, dalje nga injoranca e tė qėnurit musliman dhe rikthim tek rrėnjėt. Ai nuk mirėpritet nga "bariu i grigjes" si shpėtim i individit, afrim nė rrugėn e Jezusit, por si njė sfidė ndaj muslimanėve dhe besimtarėve tė feve tjera, njė veshje politike dhe vecanėrisht ngjyrosje e fesė sė re me bojėra nacionaliste, natyrisht tė hedhura pa kriter, pa baza, pa mbėshtetje historike dhe aktuale, pa logjikė tė kthjellėt dhe pikėpamje tė sinqerta kombėtare, madje edhe pa mbėshtetje doktrinale katolike. Tė gjitha kėto tė pahijshme pėr njė figurė edukatori sic ėshtė ajo e klerikut.
Zgjedhja e njė feje duke braktisur njė tjetėr nuk ėshtė mungesė civilizimi. Europianėt pėrpara se tė pranonin Krishtėrimin me ose pa dėshirė kishin njė fe tjetėr tė ngjashme me atė tė kulturave shumė tė pėrparuara tė Lindjes sė afėrt dhe tė largėt. Vetė Krishti braktisi njė fe (origjinė familjare dhe kombėtare) pėr tė zgjedhur njė tjetėr, kėshtu reformatori Shėn Pali e me radhė, pėr 2.000 vite ėshtė kaluar nga njė zgjedhje nė tjetrėn, por as Krishti, as Pali as miliona njėrėz tė tjerė qė braktisėn besimet e tyre nuk u bėnė mė civilė se Platoni, Aristoteli, Galilei, Njuton, Voltaire, Ghandi, Chomsky, Giddens e pėrsonazhe tė tillė qė tejkalojnė dimensionet hapėsirė-kohė. Memoria e kryqėzatave, inkuizicioni, pėrndjekja e heretikėve gjatė shekujve, luftėrat fetare Europiane dhe jashtė saj, 440 vite shėrbime sekrete, manovra politike shpesh herė jo demokratike dhe aspak humane aq me teper fetare, gjithė kėtė aspiratė pėr civilizim e reduktojnė nė njė pikė tė vogėl nė detė.
Ku ėshtė e shkruar qė tė jesh shqiptar i civilizuar duhet patjetėr tė jesh ithtar i Krishtit? Ka ndonjė verset Biblik qė e pasqyron?!
Njohja nga ana ime, nė kuptimin e mosinjorimit, ashtu si dhe e shumė muslimanėve, e tė kaluares sė ashtuqujatur "rrėnjė" hedh poshtė binomim: musliman shqiptar-injorant i origjinės, ndėrsa pranimi i kėtij realiteti tė kaluar dėshmon edhe rrespektin pėr vetveten nė radhė tė parė pastaj pėr kombin. Mohuesi i realitetit nuk ka tė drejtė tė shndėrrohet nė moralist dhe tė pretendojė atė cka ai ja mohon tė tjerėve. Historiografia e jonė ėshtė orvatur qė nė kohėn e krijimit tė saj nė periudhėn Enveriste, ashtu si gjatė Rilindjes, tė gjejė sa mė shumė ura lidhėse mes shqiptarėve dhe ilirėve. Sot krenohemi me kėtė origjinė, me kulturen Ilire. Kėto janė rrėnjėt tona qė nė kundėrshtim me injorancėn e autorit tė frazės sė mėsipėrme, pėrhapen nė njė truall dhe shtrat pellazg ku besimi pagan, nė format origjinale - tė paimportuara si besimet tradicionale tė sotme - ėshtė dominues tė paktėn 14 shekullorė nga fillimi i etnosit Ilir dhe shpalljes sė Paganizmit si herezi nga perandori Teodor. Nėse i shtojmė edhe besimin parailir (pellazg), shekujt dyfishohen. Kėto janė rrėnjėt mbi tė cilat mbiu dhe u rrit "trungu" kristjan qė evuloi nė degėzime fetare tė reja qė dominojnė realitetin e sotėm. Periudha e ndėrmjetme mes Paganizmit dhe Islamizimit nuk mund tė jetė "rrėnjė", pasi nė kėtė menyre "pema" rritet pa rrėnjė. Mospranimi i degėve Islame dhe rrėnjėve Pagane e redukton "pemėn" nė "cung", ashtu sic ankohej nje farė Xhevati qė mbi varret e shqiptarėve tė sotėm vihet njė copė dru, me ndryshimin se kėtu po i hapet varri ideologjik njė populli duke i shpėrfytyruar individėt dhe simbolet kombėtare. Pėr ta vetėshpallur "rrenje" kėtė besim tentohet barazimi i Islamit me uzurpatorin e imponuar nga pushtuesit osman. Kėshtu, romakėt, bizantinėt, serbėt, grekėt, bullgarėt, malazezėt, venecianėt, anzhujinėt, kryqtarėt, austro-hungarezėt, italianėt, francezėt, britanikėt, gjermanėt e ndonjė tjetėr organizmin politiko-ushtarak, qė kanė shkelur pėr shekuj (konkretisht, afėrsisht 17 shekuj qė vazhdojnė dhe sot) pa ftesė tokėn tonė, duhen konsideruar si "dashamirės" dhe "vėllezėr" sepse bartės tė "rrėnjėve" (tė pretenduara) identike me tė tonat ! Disa nga kėta ish-sundues , madje sot edhe antarė nė NATO dhe BE, pėrse jo edhe me kryq nė flamurė, vazhdojnė tė jenė pushtues, sundues, diskriminues tė shqiptarėve. Ekzistenca e ndarjes mes katolikėve dhe ortodoksėve nė trojet tona, hasmėria e tyre, vėrteton imponimin e kėtyre besimeve nga sunduesit dhe influencat gjeopolitike tė kohės. Serbėt u ortodoksizuan nga influenca bizantine ndėrsa vėllezėrit e tyre etnik, kroatėt, u katolicizuan nga influenca papale. Ne morem formėn e llastikut qė zgjatej nė drejtim tė njėrės apo tjetrės qėndėr kishtare. Hebreu Jeshua me emrin helen Krisht dėshmon se ashtu si cdo produkt importi i njohur zyrtarisht nga politika sunduese qė nuk njeh ekzistencėn e tė tjerėve, imponohet duke spostuar plotėsisht njė besim paraardhės, tė vetmin autokton qė meriton etiketėn rrėnjė.
Pėr Katolicizmin, Ortodoksizmin dhe Islamin nė doktrinė, kufinjtė tokėsorė dhe dallimet etnike tejkalohen dhe nuk e kanė rėndėsinė qė u jep nacionalizmi laik, ndonėse edhe ky nė globalizimin e sotėm ėshtė tejkaluar si ideologji. Tre besimet tradicionale tė pėrhapura nė kėto troje i shėrbejnė kombit dhe popullit, por nuk mund tė monopolizojnė dot sferėn sociale pėr vetė ekzistencėn e tyre tė pamohueshme dhe nėse njėra njėsohet me kombin mohon atė pjesė tė kombit qė identifikohet tek tjetra. Kėtė e bėjnė disa klerikė kosovarė kur quajnė muslimanin shqiptar njė injorant pa rrėnjė nė njė kohė qė ia kanė zhdukur rrėnjėt fetare pagane popullit iliro-shqiptar duke mos na lėnė asnjė tempull pagan nė kėmbė, asnjė dokument tė shkruar nė ilirisht. Fjalėt mė popullore dhe mė banale si : qiell, mėkat, shpirt madje edhe grigjė, nė njė popull me bagazhė historik, janė tė importuara nga liturgjia kristjane. Ilirėt nuk kishin qiell dhe shpirt ?!
Sidoqoftė kemi njė simbol qė nuk e kanė zhdukur dot, shqiponjėn dykrenare, njė totem pagan dėshmi e rrėnjėve parakristjane.
Demonologjia arrin kulmin kur propagandohet se krishtėrim dhe shqiptarizėm janė sinonime !! Emblema e katolikėve shqiptarė, Nėnė Tereza ka dėshmuar gjatė jetės sė saj se feja dhe kombi nuk shkojnė paralelisht nė mėnyrė tė barabartė. Feja ėshtė primare dhe kombi sekondarė madje i fshehur thellė. Nėse unė ndjek shembullin e kėsaj gruaje fisnike, i kthehem rrėnjėve hipotetike (fallso), etniciteti im kalon nė plan tė dytė pėr t'u destinuar drejt harresės ose njė kujtimi sa pėr statistikė.
Ne shkurt te 1933 Hitleri deklaronte: " Ose je kristjan ose je gjerman. Nuk mund tė jesh dy gjerat njėkohėsisht". " A jemi shqiptarė a muslimanė ? " botuar nga z.Rexhaj ėshtė njė zėvendėsim termash, autori dhe kohe, por ideja fashiste mbijeton.
Nė Kosova Press tė datės 13.09.08 njė nga anonimet e shumtė shruante:"..po mos tė ishin tė krishterėt, qe besa sa pėr "vėllezėrit" tonė myslimanė do tė na kishte eliminuar fare nga faqja e dheut Serbia mu nė muajin e Ramazanit..". Pėrvec ezanit qė u shurdhon veshėt njerėzve (autorit) dhe krahasimit me zhurmėn e diskotekės, fragamenti i mėsipėrm pėrfaqėson simbolin dallues tė grigjės sė autorit qė gjendet i shprehur nė mėnyra tė ndryshme nė tė gjithė antarėt e saj. Edhe njė herė ezani-ftues pėr konsumimin e lirisė fetare tė individit nėpėrkėmbet. Ezani mund tė komentohet nėse pėrdoret ashtu si kėmbanat me 10 prill tė 1938 ku ipeshkėvėt ftonin popullsinė pėr t'ju drejtuar votimeve nė Gjermaninė Naziste, apo tingujt e dėgjuar pėr njė javė me rrallė mes orėve 12-13 pas disfatės sė Polonisė, apo nė harresėn pėr tė tingėlluar (nė Gjermani) pas rėnies sė Murit tė Berlinit. Kėto raste meritojnė vėmendje, por jo ftesa pėr nė tempull qė ėshtė liri themelore e njeriut. Kosova aspiron demokracinė dhe jo totalitarizmin edhe pse ca "mollė te kalbura" nuk do tė hezitonin tė dekretonin me ligj ashtu si Enver Hoxha nė 1967, njė fe popullore e cila nuk ėshtė mė Laicizmi por njė imponim tjetėr.
Me "Tė krishterėt shpėtues" zbulojmė qė NATO e pėrbėrė nga shtete laike me popullsi tė besimeve tė ndryshme, ku disa akoma nuk e kanė njohur Kosovėn, qėnka njė organizėm fetarė i krishterė. Interesant ėshtė pėrcaktimi "krishterė" sepse paraqitet si pėrgjithėsues nė njė kohė qė nė kėtė bashkėsi prej miliona njėrezish ka komunitete fetarė tė ndryshme dhe sekte qė nuk rrugėtojnė paralelisht me njėri-tjetrin nė aspektin ideologjik dhe prandaj janė shkėputur duke u emėrtuar nė mėnyra tė ndryshme. Kosova na qėnka shpėtuar nga njė koalicion i krishterė, por cuditėrisht akoma sot asnjėra nga dy Patriarkanat dhe Vatikani, nuk e kanė njohur kėtė shtet! Tė njėjtat shtete e kanė thėrmuar Shqipėrinė me armė ose me firmė nė letėr. Absurditeti ėshtė se Serbia (si popullsi) i takon tė njėjtit besim tė pėrgjithėsuar nga fragmenti i mėsipėrm, tė njėjtit besim me "tė krishterėt shpėtimtarė", gjithashtu Greqia qė mban tė pushtuar Camerinė, Mali i Zi tokat nė Veri tė Shqipėrisė dhe Maqedonia tokat me popullsi tė pastėr shqiptare i pėrkasin tė njėjtit besim tė shpėtimtarėve. "Molla e kalbur" e fillonte artikullin pasi kishte lexuar ca faqe nga njė enciklopedi qė i mjaftojnė pėr t'u ditėruar.
Sa keq qė nuk e kemi kuptuar se mjafton pak ujė i bekuar pėr tė na rikthyer tek "rrėnjėt" dhe ca faqe enciklopedike pėr tė na treguar se kush janė "shpėtimtarėt". |
|