| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Ekspertet e KE: Shqiperia hyn ne Bashkimin Europian ne vitin 2011 |
| Postuar mė datėn: 2008-04-24 15:25:36 nga admin4 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
BRUKSEL, 24.02.2008
Shqiperia do te hyje ne BE ne vitin 2011, Kroacia ne vitin 2010, ndersa Maqedonia do te hyje ne kete organizem ne vitin 2012 nese keto tre shtetet do te plotesojne kriteret e domosdoshme. Sipas eksperteve te tubuar ne Keshillin Evropian per marredhenie nderkombetare (ECFR), Bashkimi Europian duhet ti percaktoje pozicionet e Ballkanit dhe ti ndaje shtetet ne dy grupe, ne shtete te Gadishullin Adriatik dhe Ballkanit Qendror. Nje prej ekspreteve Daniel Korski tha se Bashkimi Evropian nuk duhet te vleresoje ne grup perparimin ne reforma te tre vendeve se bashku por ti shohe ato te ndara dhe per here te pare dhe per kete arsye sipas tij grupi mbeshtet ndarjen e vendeve Ballkanike ne dy pjese. Kjo ndarje, shprehet Korski, u vjen ne ndihme vendeve aspirante dhe pershpejton anetaresimin e tyre ne BE. |
|
Analiza krejt e vecante e eksperteve te KE publikohet ne nje shkrim te titulluar Lamtumire Ballkan. Sipas tyre vendet qe anetaresohen te parat ne BE jane vendet e Gadishullit Adriatik ku perfshihet Shqiperia, Kroacia, Mali I Zi dhe Maqedonia qe do te anetaresohen te parat ne BE, kurse ne grupin e dyte te perfshira ne Ballkanin qendror ky hyjne Kosova, dhe Serbia anetaresimi drejt BE do te jete ne nje faze me te vone. Ne grupin e ekspreteve te Keshillit Europian per marredheniet nderkombetare perfshihen edhe ish-kryeministri italian Xhuliano Amato, ish-ministri gjerman i Puneve te Jashtme, Joshka Fisher, ish-kryeministri finlandez dhe ndermjetesues per Kosoven, Marti Ahtisari, si dhe ish-eurokomesari per Politike te Jashtme, Kris Paten.
ballkanweb |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|