DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Deputetėt: Strukturat paralele do kenė kundėrpėrgjigje
Postuar mė datėn: 2008-07-10 14:52:44 nga admin1 :: Kategoria: Lajmet kryesore



Deputetėt e Kuvendit tė Kosovės e cilėsojnė veprimin e strukturave paralele si tė papranueshėm, por ata nuk pajtohen me kohėn kur institucionet duhet tė ndėrmarrin veprime konkrete nė kthimin e rendit kushtetues nė gjithė territorin e Kosovės.

Mosrespektimi i rendit kushtetues dhe cenimi i tėrėsisė territoriale qė vjen si pasojė e veprimit tė strukturave paralele tė mbėshtetura nga Serbia, do ta ketė kundėrpėrgjigjen e Kosovės, thonė deputetėt e partive parlamentare.

Ndonėse deputetė tė partive parlamentare ndajnė vlerėsime tė ndryshme lidhur me kohėn e veprimit pėr pengimin e kėtyre strukturave, si mendim i pėrbashkėt i tyre ėshtė se rendi kushtetues duhet tė shtrihet edhe nė pjesėn veriore dhe nėpėr enklava tė banuara me serbė.

Shefi i grupit mė tė madh parlamentar, atij tė Partisė Demokratike tė Kosovės, Ramė Buja, thotė se Kuvendi dhe Qeveria do ta thonė fjalėn e vet. Por, sipas tij, kjo nuk nėnkupton se duhet tė merren vendime tė ngutshme.

Duke e shtyrė edhe pėr njė kohė debatin nė Kuvend nė lidhje me strukturat paralele, Kosova nuk pajtohet me funksionimin e tyre, por i jep njė rast shtesė qeverisė sė re tė Serbisė qė tė pushojė me politikėn e saj ndaj Kosovės, thotė Buja, duke rikujtuar se kjo pritje e kosovarėve nuk do tė shkojė nė pafundėsi.

“Pse Kuvendi i Kosovės mund ta shtyjė edhe pėr njė kohė tė shkurtėr debatin rreth kėtyre ēėshtjeve qė janė shumė tė rėndėsishme pėr Kosovėn, ėshtė problemi qė formimi i qeverisė sė re qė ka njė ndikim dhe urojmė, megjithėse nuk jemi shumė tė bindur se do tė ndodhė ndryshim i madh, qė tė ushtrojė ndikimin e vet qė kėto gjėra tė mos jenė ashtu si janė sot”.

“Andaj, pėrpiqemi qė tė veprojmė me kohė, qė tė mos veprojmė me nxitim dhe atėherė kur tė veprojmė, fjala dhe vendimi ta kenė peshėn e vet tė duhur”, tha Buja.

Qė nga mbajtja e zgjedhjeve tė Serbisė mė 11 maj edhe nė Kosovė, tė shpallura si ilegale edhe nga autoritetet ndėrkombėtare, deputeti i pavarur, Driton Tali, ka iniciuar nė dy raste mocione, duke kėrkuar qė Kuvendi tė dalė me qėndrim kundėrshtues ndaj funksionimit tė paralelizmave nė Kosovė dhe cenimit tė integritetit territorial.

Por, mocionet e tij nuk kanė gjetur pėrkrahjen e shumicės sė deputetėve, pavarėsisht se ata ndajnė mendime tė njėjta nė lidhje me funksionimin e paralelizmave nė Kosovė.

Deputeti Tali nuk beson se Qeveria e re nė Beograd do ta ndryshojė kursin e saj politik ndaj Kosovės, ndėrkohė qė mosveprimin e Kuvendit dhe tė Qeverisė ai e cilėson si neglizhencė. Sipas tij, nė Kosovė ekziston njė vetėkėnaqėsi e tepruar qė nga shpallja e pavarėsisė dhe miratimit tė Kushtetutės.

“Problemi ėshtė se Kosova nuk ka strategji. Jemi vetėkėnaqur me shpalljen e pavarėsisė dhe miratimin e Kushtetutės dhe disi e ndjejmė se e kemi krijuar shtetin. Ēdo atakim tė mirė-organizuar, mirėplanifikuar nga Serbia, ne e neglizhojmė, e kur e shohim se kėto plane po jetėsohen, atėherė fillojmė ta mbushim arsenalin tonė, por me vonesė”, thekson Tali.

Se Kuvendi duhet tė ketė njė kundėrpėrgjigje ndaj Serbisė dhe strukturave tė saj qė veprojnė nė Kosovė, mendon edhe shefi i Grupit Parlamentar tė AKR-sė, Ibrahim Makolli.

Ai thotė se deklarimi i Kuvendit nuk do tė jetė i mjaftueshėm, nėse ky deklarim nuk do tė pėrcillej edhe me vendime konkrete qė do tė ēonin kah zbatimi i rendit kushtetues nė gjithė territorin e Kosovės nga ana e Qeverisė.

“Kuvendi i Kosovės do tė duhej tė deklarohej dhe tė merrte qėndrim pėrkitazi me veprimin e kėtyre institucioneve paralele dhe tė obligonte institucionet ekzekutive pėr tė ndėrmarrė veprimet e efektshme, me tė cilat do tė garantohej sovraniteti dhe integriteti i Kosovės, sikurse qė do tė ndikonte edhe nė zhbėrjen e kėtyre strukturave paralele tė pushtetit tė Serbisė nė Kosovė”, thotė Makolli.

Sidoqoftė, deputetėt e pranojnė se ana juridike ėshtė nė anėn e institucioneve tė Kosovės dhe u mundėson atyre qė tė ndėrmarrin veprime nė veri, mirėpo ata potencojnė edhe faktin se institucionet e Kosovės nuk kanė ende fuqi politike qė tė veprojnė pa njė mbėshtetje dhe koordinim tė hapave me faktorin ndėrkombėtar.

Zijadin Gashi
REL
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] Rexhepi: Incidentet nė Suhadollė u nxitėn nga strukturat serbe (2008-07-07 09:36:30 nga admin1)
[ Opinione ] KURRĖ F.B.K.SH DHE STRUKTURAT E SAJ NUK DO TĖ "ORIENTOHEN" SIPAS BUSULLĖS TITISTO-PACIFISTE, POR VETĖM SIPAS FILOZOFISĖ E STRATEGJISĖ KOMBĖTARE PĖR ĒLIRIM DHE RIBASHKIM TĖ SHQIPĖRISĖ (2008-04-26 04:08:14 nga admin4)
[ Opinione ] KRIJIMI I INSTITUCIONEVE PARALELE PO CĖNON INTEGRITETIN TERRITORIAL TĖ KOSOVĖS (2008-06-30 15:46:41 nga admin1)
[ Opinione ] Paralele sovjeto-jugosllave dhe amerikano-greke pėr Shqipėrinė (2008-03-26 14:43:57 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Rexhepi kėrkon shpėrbėrjen e strukturave paralele serbe (2008-03-19 16:32:14 nga admin4)
[ Opinione ] POLITIKANĖT „KOSOVARĖ“ PRAP MUNDOHEN TA MASHTROJNĖ POPULLIN! (2008-12-01 15:12:02 nga admin1)
[ Opinione ] KUDO BISEDOHEJ PĖR DIBRĖN (2008-12-01 06:28:37 nga admin4)
[ Opinione ] ME VENDOSJEN ”EULEX-it 2 NĖ KOSOVĖ, SIPAS REZOLUTĖS 1244 SHQIPTARĖVE NUK U MBETET TJETĖR RRUGĖ VEĒ AJO E RIBASHKIMIT TĖ SHQIPĖRISĖ NATYRALE! (2008-11-29 17:12:19 nga admin1)
[ Opinione ] BAN KI MUNI MIRATOI PROJEKTIN SERBOMADH, QĖ DO TĖ SHPIE NĖ NJė LUFTĖ TĖ RE NĖ BALLKAN(!) (2008-11-28 19:08:42 nga admin1)
[ Intervista ] Frid: Vendosja e EULEX-it nė Kosovė i shėrben forcimit tė pavarėsisė dhe sovranitetit tė saj (2008-11-28 17:23:47 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Sejdiut e Thaēit iu dorėzua Deklarata e Brukselit pėr vendosjen e misionit EULEX (2008-11-28 17:07:02 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster