DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» PROFESIONALIZIMI I PROFESIONIT TĖ BIBLIOTEKARIT
Postuar mė datėn: 2008-05-05 15:20:39 nga admin4 :: Kategoria: Kultura

PROFESIONALIZIMI I BIBLIOTEKARIT

PĖRMBAJTJA
Modeli i profesionit ideal, siē ėshtė mjekėsia apo drejtėsia, tė cilave edhe profesionet e ashtuquajtura gjysmėprofesione duan t’u afrohen, mbėshtetet nė supozimin se ekzistojnė disa profesione tė rėndėsishme inherente, por qė janė tė pavarura nga rrethanat historike dhe shoqėrore nė tė cilat profesioni krijohet dhe vepron. Por, ai model nuk mund tė shpjegojė se pėrse profesioni i bibliotekarit qė i ka tė gjitha karakteristikat pėr konstituimin e profesionit shpesh trajtohet si gjysmėprofesion. Pėr kėtė arsye ėshtė i kapshėm ai definim sociologjik, i cili profesionin e shpjegon si zanat tė cilin e karakterizon shkalla e lartė e kohezionit dhe e vetėkontrollit, por edhe i ideologjisė. Atėherė profesionalizimi mund tė interpretohet si proces i arritjes sė kontrollit mbi profesionin. Bibliotekarinė e karakterizon mungesa pothuajse e gjithmbarshme e kontrollit kolegial, ngase kontrollin e kryejnė ndėrmjetėsit: organet shtetėrore dhe institucionet shoqėrore. Mungesa e vetėkontrollit nė profesionin e bibliotekarisė nė mesin tonė manifestohet nė futjen e panumėrt tė joprofesionistėve nė kėtė degė, dhe faktit se shkollimin pėr kėtė degė e organizojnė dhe kryejnė pjesėtarėt e profesioneve tjera dhe asaj qė interesat e institucioneve u nėnshtrohen interesave tė profesionit. Profesionalizimi i plotė i profesionit tė bibliotekarit ėshtė i mundshėm nėse pjesėtarėt e profesionit gjejnė pėrgjigje tė pėrshtatshme nė ēėshtjet thelbėsore qė kanė tė bėjnė me identitetin dhe me tė ardhmen e bibliotekarisė dhe tė bibliotekarėve, dhe ndaj profesioneve tė afėrta, por qė janė profesione tė veēanta dhe ndaj teknikės bashkėkohore dhe aplikimit tė saj.

Shkruan: Mr. Xhafer Syla

PĖRMBLEDHJE
Profesionet e pranuara siē janė mjekėsia dhe drejtėsia pėrfaqėsojnė modelin e profesionit ideal pėr zanatet dhe gjysmėprofesionet tjera. Ky model bazohet nė hamendjen se profesionet paraqesin karakteristika tė brendshme, tė cilat janė tė pavarura nga kushtet shoqėrore dhe historike. Megjithatė, ky model nuk ka dėshmuar se mund tė jetė adekuat pėr bibliotekarinė, e cila vazhdimisht ka qenė etiketuar si gjysmėprofesion, sado qė i ka demonstruar tė gjitha karakteristikat qė i kėrkohen njė profesioni. Prandaj, edhe njė model tjetėr mė i pranueshėm ka qenė i pranuar, p. sh. ai qė bazohet nė definicionin sociologjik tė profesionit si njė zanat i karakterizuar nga njė shkallė e lartė e kohezionit, vetėkontrollit dhe ideologjisė. Ka qenė deklaruar se kontrolli kolegial pothuajse nuk ekziston nė bibliotekarinė kroate dhe ky fakt lidhet me shtetin dhe me kontrollin institucional nė kėtė fushė. Mungesa e kontrollit profesional lidhet me:
- qasje tė hapur ndaj profesionit (jo profesionistėt rregullisht pranohen nė profesion)
- fakti se shkollimi pėr profesion pjesėrisht organizohet nga jo bibliotekarėt
- fakti se interesat institucionale kanė pėrparėsi ndaj interesave profesionale.
Profesionalizimi i bibliotekarisė parashihet nėse bibliotekarėt mund tė gjejnė pėrgjigje tė duhura ndaj ēėshtjeve jetike qė kanė tė bėjnė me identitetin dhe me tė ardhmen bibliotekarisė dhe tė bibliotekarėve, lidhja e tij me profesionet pėrkatėse, por tė veēanta, siē ėshtė profesioni i informacionit, pranimi i teknologjisė moderne dhe vendi i saj nė biblioteka.
Nė fjalorėt bashkėkohorė fjala profesion shpjegohet si profesion i pėrhershėm.1 Enciklopedia e pėrgjithshme e entit leksikografik jugosllav, pėr shembull, e definon profesionin si veprimtari intelektuale ose manuale e cila kryhet si profesion i pėrhershėm dhe shėrben si burim i tė ardhurave pėr mbulimin e shpenzimeve pėr jetesė.2 Megjithatė, profesionist ėshtė njeriu qė ka zgjedhur diēka pėr profesion kryesor, tė pėrhershėm. Por, nė literaturėn sociologjike bėhet dallimi ndėrmjet zanatit dhe profesionit. Zanatet konfirmohen si role tė ndryshme shoqėrore qė bėhen tė njohura kur tė numėrohen dhe tė pėrshkruhen punėt qė i bėn personi nė ndonjė zanat. Nė tė vėrtetė, pėrshkrimi i punėve, tregon se pėr ē’arsye njė zanat i caktuar i duhet shoqėrisė.3 Zanatet dallohen sipas shkallės sė kohezionit dhe pėrmasave tė kontrollit qė e kanė mbi pjesėtarėt e vet. Zanatet me shkallė tė lartė tė kohezionit dhe tė kontrollit qė mbėshteten nė ideologjinė dėshmuar, tė cilėn e kanė pjesėtarėt e zanatit, zakonisht radhiten nė profesione. Ideologjia e zanatit ėshtė shpjegim, respektivisht interpretim i zanatit, tė cilin e kanė pėrvetėsuar pjesėtarėt e atij zanati, por edhe publiku. Ideologjia shpjegon veprimtaritė specifike tė zanatit, thekson rėndėsinė e tij, arsyeton rolin e tij nė mjedisin shoqėror dhe siguron ndjenjė vlere midis individėve nė zanatin me tė cilin merren por edhe nė publik.3

Formėsimi dhe pėrhapja e ideologjisė sė pėrbashkėt ėshtė kategori qendrore nė zhvillimin e profesionit si kategori distinktive shoqėrore, e cila ka vetėdije tė theksuar mbi vetveten4. Profesionet tradicionale, njashtu siē janė mjekėsia dhe drejtėsia, mbėshteten nė ideologjinė e shėrbimit. Karakteristikat e kėtyre profesioneve tė themeluara nė shekullin XIX (sado qė si zanat ekzistojnė qysh moti) u shėrbejnė si masė pėr vėrtetimin e profesionalizimit vetanak edhe sot shumė zanateve qė duan tė bėhen profesione. Literatura sociologjike ka tė dhėna tė shumta tė karakteristikave, tė cilat, gjoja, duhet t’i ketė zanati qė mėton tė njihet si profesion. Por, autorė tė ndryshėm pėrmendin karakteristika tė ndryshme dhe u japin vlerė tė ndryshme. Nė hulumtimin e bėrė nė vitin 1964, Millerson kishte numėruar 23 karakteristika pėr tė cilat autorėt e ndryshėm pohojnė se janė mė sė tė rėndėsishme pėr konstituimin e profesionit. Ato qė paraqiten te shumica e autorėve janė:
- ekzistimi i dijes dhe shkathtėsisė sė sistematizuar tė cilat mund tė barten pėrmes mėsimit,
- sistemi i organizuar i arsimit dhe verifikimi i njohurive tė kandidatit,
shoqatė profesionale,
- orientimi kah shėrbimet pėr publikun,
- vetėkontrolli i profesionit qė zbatohet nė bazė tė kodit etik.
Si karakteristikė e domosdoshme shpesh merret edhe ekzistimi i zhargonit, gjuhės sė veēantė profesionale dhe kanaleve tė specializuara tė komunikimit5.
Nė literaturė shpesh pėrmenden kriteret e Flexnerit mbi profesionin, tė cilėt datojnė qė nga viti 19156:
- pėrgjegjėsia individuale pėr procedimet e ndėrlikuara intelektuale,
- nxjerrja e diturisė nga ndonjė shkencė,
- orientimi drejt qėllimeve praktike dhe tė definuara mirė,
- ekzistimi i teknikave qė mund tė barten pėrmes mėsimit,
- vetė-organizimi, kontrolli dhe disiplina,
- motivimi altruist.
Barber thotė se profesionale ėshtė ajo dijeni qė nė shkallėn mė tė lartė tregon:
- dijeni komplekse,
- orientim kah bashkėsia,
- vetėkontroll,
- sistem vetjak tė shpėrblimit, nė tė cilin shpėrblimet e nderit kanė pėrparėsi ndaj shpėrblimeve me para7.
Duman flet mbi shkathtėsinė e veēantė me aplikimin e tė cilės mund tė zgjidhen problemet e pėrhershme tė shfrytėzuesit dhe mbi raportin e varshmėrisė ndėrmjet shfrytėzuesit dhe profesionit, i cili ėshtė rregulluar me sistemin e etikės profesionale, qėllimi i tė cilės ėshtė sigurimi i shėrbimeve cilėsore4.

Dunkerley e karakterizon profesionin nė kėtė mėnyrė:
- veprimtaria tė cilėn e kryen profesioni duhet patjetėr tė jetė e nevojshme pėr shoqėrinė dhe duhet patjetėr tė dallohet nga veprimtaritė qė kryejnė grupet tjera tė njerėzve,
- individėt qė kryejnė kėtė veprimtari duhet tė organizohen si shoqatė dhe duhet tė krijojnė kritere tė rrepta, tė cilėt specifikojnė se kush mund tė jetė anėtar i shoqatės,
- duhet tė ekzistojnė kritere pėr pranimin nė profesion; ndonjėherė kriter ėshtė provimi i dhėnė, por shpeshherė kėrkohet arsimimi superior,
- profesioni duhet tė zhvillojė kod etik, i cili e rregullon sjelljen e anėtarėsisė, por i cili shėrben si bazė pėr marrjen e lejes nga shoqatės qė ky profesion mund tė merret me veprimtari tė specializuar. Intereset e shfrytėzuesit i ruan i tėrė grupi profesional. Kodi etik ėshtė i njohur pėr publikun dhe i siguron shfrytėzuesit shėrbim tė pėrshtatshėm,
- shoqata mbėshtet kėrkesėn e profesionit pėr pavarėsi profesionale, dhe kėtė zakonisht e bėnė duke dhėnė mbėshtetje ligjore. Mbėshtetja ligjore e sanksionon kontrollin e profesionit mbi anėtarėt e vet3.
Tri karakteristikat e pėrmendura janė tė domosdoshme pėr profesion, por janė karakteristike edhe pėr zanate; dy tė fundit nė mėnyrė tė qartė theksojnė dallimin ndėrmjet zanatit dhe profesionit. Shoqata i jep autonomi profesionit nė gjėrat profesionale, lejon qė ajo nė mėnyrė tė pavarur tė vendos nė tė gjitha ēėshtjet qė paraqiten nė raportin shfrytėzues - profesion, autonominė e mbėshtetė edhe me rregullore ligjore, mirėpo, kėrkon nga profesioni qė si tėrėsi tė sillet sipas rregullave tė caktuara, njashtu qė gjithmonė nė nivelin mė tė lartė tė mundshėm tė mbrojė shfrytėzuesin, kjo nėnkupton se interesat vetjake t’ia nėnshtrojė interesave tė mjedisit shoqėror.
Goode e karakterizon profesionin si shoqatė ku anėtarėt janė tė lidhur nga ndjenja e barazisė dhe e cila pėr shumicėn e tyre ėshtė e pėrhershme, qė do tė thotė se atė e braktis vetėm njė numėr i vogėl qė ka hyrė mė parė nė tė8. Shoqatėn e karakterizon sistemi i vlerės qė e kanė tė gjithė anėtarėt, gjuha qė vetėm pjesėrisht e kuptojnė edhe laikėt, por edhe rolet e anėtarėve dhe jo anėtarėve tė caktuara me pėrpikmėri. Profesioni ka fuqi mbi anėtarėt e vet, por edhe fuqi fushėveprimi tė kufizuar, dhe sipas kėsaj edhe hapėsirė ku mund tė shtrijė fuqinė; ai vetvetiu e prodhon brezin e ri, mirėpo jo nė mėnyrė biologjike, por duke bėrė seleksionim pėrmes kontrollit shoqėror tė mėsmidhėnėsve dhe kandidatėve pėr profesion. Goode thotė se profesioni gėzon respekt nė shoqėri dhe ka status, ngase shoqėria e shpėrblen dhe ai nuk e keqpėrdor fuqinė e vet, e cila vjen nga dijenia e specializuar. Nė tė vėrtetė, profesionisti do tė mund tė shfrytėzonte paditurinė dhe pazotėsinė e personit shfrytėzues, i cili varet nga shėrbimet e tij, por ai kėtė nuk e bėn. Pėr kėtė arsye shoqėria relativisht ia kthen me njė shpėrblim mė tė madh se sa qė i shpėrblen zanatet tjera. Profesionisti nuk e keqpėrdor shfrytėzuesin, ngase e detyron kodi etik, i shkruar ose i pashkruar, dhe si anėtar i shoqatės ai duhet t’i pėrmbahet. Pėr kėtė arsye profesionisti interesat e shfrytėzuesit i vendos para interesave tė veta..
Nėse grumbulli i karakteristikave pranohet si model pėr konstituimin e profesionit, atėherė profesionalizimi kuptohet si proces nė tė cilin ekziston njėfarė stadi pėrfundimtar. Disa zanate e kanė arritur kėtė stad dhe janė bėrė profesione, ndėrsa tė tjerat janė nė zhvillim e sipėr. Modeli i karakteristikave niset nga supozimet se ekzistojnė profesione tė vėrteta ideale, tė cilat janė model dhe prototip pėr tė gjitha zanatet qė aspirojnė tė bėhen profesion. Zanatet qė dėshmojnė vetėm disa nga karakteristikat e pėrmendura mund tė profesionalizohen, dhe pėr to shpesh flitet si pėr gjysmėprofesione. Krahas kėsaj shpėshherė, krejtėsisht, shpėrfillet ndikimi i kushteve shoqėrore dhe historike, kjo mospėrfillje bėhet duke kujtuar se zanatet mund tė organizohen nė mėnyrė tė ndryshme dhe tė paraqesin dallime radikale nė strukturė, pėrjashtohet ndikimi i organeve shtetėrore, institucioneve shoqėrore, fakulteteve etj.
Ēėshtja e konstituimit tė profesionit mund tė ndėrlidhet edhe me mėnyrėn se si i kontrollon shoqėria zanatet. Shoqėria disa zanateve u lejon kontrollin e plotė nė ēėshtjet qė kanė tė bėjnė me profesionin, e kjo do tė thotė se ua lejon definimin e shėrbimeve dhe kontrollin mbi kualitetin e atyre shėrbimeve. Atėherė profesioni i vendos normat vetanake tė sjelljes, tė cilat anėtarėt duhet patjetėr t’i respektojnė. Johnson, pėr shembull, e bėn dallimin e tri tipave tė kontrollit9:
- kolegiale, e cila ėshtė tipike pėr profesionet tradicionale siē janė mjekėsia ose drejtėsia, ku normat e sjelljes profesionale i dėshmon dhe i vlerėson e tėrė bashkėsia profesioniste, e cila zakonisht ėshtė inkorporuar nė shoqėrinė profesioniste;
- patronati ose mirėbėrėsia si formė e kontrollit nė tė cilėn shėrbimet profesionale i definon dhe vlerėson shfrytėzuesi i shėrbimeve;
- tipi i kontrollit ndėrmjetės nė tė cilin ndėrmjetėsit, nė kėtė rast ato janė organet shtetėrore dhe institucionet shoqėrore qė ndėrmjetėsojnė ndėrmjet profesionit dhe shfrytėzuesit, caktojnė mėnyrėn e dhėnies sė shėrbimeve dhe kualitetin e tyre.
Tek ne dhe kudo nė botė bibliotekaria i ka tė gjitha karakteristikat e zanatit: kryen veprimtari tė definuar nė mėnyrė tė qartė, e cila dallon nga veprimtaritė e zanateve tė tjera; ekziston dijeni profesionale tė cilėn anėtari i zanatit duhet ta aprovojė qė tė mund tė kryejė punė nė kėtė veprimtari. Bibliotekaria ėshtė e orientuar nė dhėnien e shėrbimeve dhe pėr kėtė arsye ėshtė e motivuar nė mėnyrė altruiste; ka sistem tė arsimimit, tė cilin nė parim e kontrollon profesioni, ka terminologji tė veēantė profesionale, kanale komunikimi (revista, publikime profesionale, takime profesionale etj) dhe shoqatė profesionale. Pėrkundėr kėsaj, nė literaturė shpesh flitet mbi tė si pėr gjysmėprofesion, respektivisht si mbi njė zanat qė ėshtė duke u profesionalizuar.

Shkaku se pėrse bibliotekaria me vėshtirėsi po konstituohet si profesion shpesh lidhet me dijeninė karakteristike tė bibliotekarit qė fshihet nga shfrytėzuesi duke qenė se ata mė sė shpeshti nuk e shohin punėn qė bėhet prapa skene8. Bibliotekaria ėshtė dijeni e barabartė me atė qė e ka mėsimdhėnėsi ose punėtori shoqėror; kėtė lloj dijenie laiku mund ose beson se mund ta vlerėsojė dhe ta gjykojė vetė. Ajo ėshtė dijeni mė pak ezoterike dhe mė pak specifike nga dijenia e specializuar qė duhet ta ketė profesioni, ndėrsa laikėt nuk e kanė. Pėr kėto arsye kontrolli kolegial nė bibliotekari ėshtė mė pak i rėndėsishėm dhe me tė merren entet burokratike profesionale 10.



Profesionalizimit tė pamjaftueshėm tė bibliotekarisė disa autorė ia pėrshkruajnė asaj se bibliotekaria nė njė masė tė madhe ėshtė zanat femėror. Rossi thotė se cilado thirrje ku pėrqindja e femrave ėshtė e madhe ka tė metė tė veēantė "... femrat e ulin statusin e secilit zanat, ngase pozita e tyre nė shoqėri ėshtė e ulėt "11. Disa autorė “fajėsinė” ia pėrshkruanin karakteristikave psikologjike tė personave qė u dedikohen zanatit tė bibliotekarisė. Bibliotekaria, sipas hulumtimeve, ėshtė “profesion femėror" pavarėsisht gjinisė sė vėrtetė tė personit. Hulumtimet e tilla bazohen nė karakteristikat e mėhershme tė vėrtetuara si “femėrore” dhe “mashkullore”, tė cilat duhet t’i marrim me kujdes, ngase si karakteristikė tipike “femėrore” llogaritet edhe pėr shembull “dashuria ndaj librit” ose “afiniteti ndaj punės bibliotekare"11. Vlefshmėrinė e hulumtimeve tė kėtilla e ka kundėrshtuar seriozisht J. Newmyer nė veprėn e vitit 197612. Imazhi i bibliotekarisė si profesion femėror ka burimin e vet nė testet psikologjike tė bėra me persona tė ndryshėm gjatė viteve ’50 dhe ’60 nė SHBA. Mirėpo, prirja kulturore e kėtyre testeve tė bazuara nė dallimet stereotipe ndėrmjet femrave dhe meshkujve nga fillimi i shekullit dhe qė nga atėherė tė pėrsėritura pavarėsisht nga ndryshimet e kushteve shoqėrore, i bėn kėto pothuajse tė papėrdorshme.
Po ashtu edhe mungesa e autoritetit merret si shkas rėndues pėr konstituimin e bibliotekarisė si profesion. Mungesa e autoritetit prapė ndėrlidhet me mungesė dijenie, tė cilėn e kėrkon zanati i bibliotekarit, por edhe me imazhin qė bibliotekari qė ia ofron mbi veten publikut. Ai ėshtė imazhi i njeriut tė mirėsjellshėm, por tė parrezikshėm, i cili, nė tė vėrtetė, mund tė ndihmojė por kurrsesi tė bėjė dėm. Bibliotekari nuk guxon tė mos e kryejė shėrbimin, mirėpo, nuk guxon as tė rekomandojė, zgjedhjen e bėn pėrherė vetė shfrytėzuesi.



Posaēėrisht ėshtė interesant mendimi i Danielit se shkak i profesionalizimit tė pamjaftueshėm tė bibliotekarisė qėndron nė mungesėn e kontrollit kolegial dhe zėvendėsimit tė tij me kontrollin e institucionalizuar, ngase e merr parasysh ndikimin e rrethit shoqėror nė bibliotekari10. Bibliotekarėt punojnė nė institucione profesionale – nė biblioteka, tė cilat posi edhe tė gjitha institucionet shoqėrore janė tė organizuara nė mėnyrė hierarkike. Tė avancuarit nė punė, nė bibliotekė, nė tė vėrtetė, do tė thotė braktisja e punėve profesionale dhe angazhimi nė punėt administrative. Pėrveē kėsaj, secila bibliotekė si institucion i ka qėllimet e veta tė veēanta qė mund tė jenė nė konflikt me normat e profesionit. Konflikti ndėrmjet lojalitetit ndaj profesionit dhe lojalitetit ndaj institucionit mund tė sjellė acarim. Nė qoftė se e zgjedh lojalitetin ndaj institucionit, atėherė bibliotekari mė nuk ėshtė profesionist dhe shndėrrohet nė mėkėmbės. Fakti se punėt mė tė paguara nė bibliotekė janė pikėrisht ato administrative (planifikimi, sigurimi i financave, definimi i politikės sė entit) e bie nė pozitė inferiore profesionistin kreativ ose profesionistin kreativ potencial. Kėshtu qė, puna profesionale ēmohet shumė mė pak.
Megjithatė, ndėrlidhshmėria e punėve bibliotekare nė bibliotekat mė tė mėdha ku ekziston ndarja e punėve pamundėson vlerėsimin punės sė individit dhe caktimin e vlerės sė tij. Nuk ėshtė e mundur tė vlerėsohen kontributet e veēanta tė individėve nė produktin final tė punės sė bibliotekarit. Pėr kėtė arsye cilėsia e punės varet prej shumė individėve. Me fjalė tė tjera, bibliotekari nuk mund tė sheh produktin e punės sė vet, ngase ai produkt nuk ėshtė vetėm i tij.
Ndėrsa nė bibliotekat e vogla ku punojnė njė apo disa persona, bibliotekari duhet t’i kryejė tė gjitha punėt, bile edhe ato qė do tė mund t’i bėnte goxha lehtė edhe njė paraprofesionist. Ai ato punė i ndien si barrė, e cila nė mėnyrė tė vazhdueshme e pengon qė tė merret me punė kreative. Asheimi e definon kėtė konflikt si konflikt tė vazhdueshėm ndėrmjet organizimit burokratik tė bibliotekave dhe tė aftėsive individuale tė bibliotekarit qė nė organizatėn e vet tė funksionojė si profesionist kreativ11.
Mungesa e kontrollit kolegial dhe zėvendėsimi i tij me kontroll institucional janė karakteristikė edhe pėr bibliotekarinė tonė. Teoretikisht, profesioni ka kontroll mbi sistemin e arsimit profesional, e kjo do tė thotė se ka mundėsi pėr definimin e vėllimit tė arsimit profesional tė cilėn kandidati pėr profesion duhet patjetėr ta ketė, por edhe mundėsinė e caktimit tė kritereve pėr seleksionimin e kandidatėve dhe mėsimdhėnėsve qė bartin dijeninė. Megjithatė, tek ne, ekzistojnė shumė mundėsi tė ndryshme pėr t’u futur nė profesion. Institucioni i provimeve profesionale ekziston qysh nga viti 192913, studimet postdiplomike qė mundėsonin dijeni themelore profesionale kanė ekzistuar dhe vepruar nga viti 196l. Deri mė 1979, studimet shtesė dyvjeēare ekzistojnė qė nga viti 1977, ndėrsa studimet katėrvjeēare nga informatika dega e bibliotekarisė ekzistojnė nga viti 1986. Studimet postdiplomike kanė filluar sėrish nga viti 1987, nė FOI nė Varazhdin.
Kandidati pėr profesionin e bibliotekarit mundet, pra, tė futet nė profesion, ose t’i nėnshtrohet provimit profesional ose t’i kryejė studimet shtesė ose t’i kryejė studimet postdiplomike14. Rregullat ligjore, respektivisht, ato institucionale e kanė baraspeshėn e provimit profesional, tė diplomės dhe magjistraturės si kualifikim profesional15. Qė kjo rrėmujė tė jetė edhe mė e madhe, ndėrsa gjendja tė jetė edhe mė kritike, praktikisht pėr tė gjithė ėshtė e hapur hyrja nė profesion. Personi qė punėsohet nė bibliotekė kurrė nuk ka nevojė t’i nėnshtrohet provimit profesional, dhe as qė t’i kryejė studimet shtesė dhe as qė tė magjistrojė, ndėrsa ligji e quan punėtor profesionist i bibliotekės16.



Nė vitin 1986, mė pak se 50% tė personave nė vendet e bibliotekarėve nė bibliotekat e RS tė Kroacisė kanė pasur njėfarė forme tė shkollimit profesional. Fakti se ekziston instituti i provimeve profesionale si formė paralele e shkollimit tė studimeve tė bibliotekarisė tashmė se dymbėdhjetė vjet, nė pėrgjithėsi do tė duhej t’i pėrshkruhej hezitimit tė profesionit qė tė humb edhe tė vetmen formė tė shkollimit, nė tė cilin vetė gjykon mbi kandidatėt dhe vetė i zgjedhė personat qė e verifikojnė atė dijeni.
Raporti i bibliotekarisė dhe i veprimtarisė sė ngjashme informatike nuk ėshtė i definuar nė mėnyrė tė qartė, njashtu siē nuk ėshtė bėrė as ndėrmjet dy shkencave korresponduese mbi tė cilat mbėshteten veprimtaritė. Bibliotekaria ekziston si profesion sipas kritereve formale (Ligji mbi veprimtarinė bibliotekare dhe bibliotekat, programet arsimore, nomenklaturėn e zanateve), por pėr shkak tė kontrollit tė pamjaftueshėm ose monopolit nė vendimmarrje nė ēėshtjet e profesionit ajo ėshtė mė parė zanat se sa profesion. Shkenca e informatikės tash ka filluar tė njihet sipas kritereve formale (programet arsimore), por ka trysni tė fuqishme shoqėrore qė ajo tė konstituohet si profesion.
Megjithatė, pėrsa u pėrket raporteve tė kėtyre dy shkencave, bibliotekaria sot ėshtė njė ndėr dhjetė disciplinat qė pėrbėjnė fushėn e shkencave tė informatikės. Pėrbashkėsia e kėtyre disciplinave mbėshtetet nė lėndėt nė tė cilat Fakulteti nė Zagreb i ka shpallur si obligative nė programet arsimore tė tė gjitha disciplinave qė u pėrkasin shkencave tė informatikės. Se nė ēfarė themele tė brishta qėndron kjo pėrbashkėsi shihet kur bėhet evidentimi i lėndėve tė ashtuquajtura bėrthamė e pėrbashkėt teorike, makrodisciplinave, disciplinave kufitare, disciplinave tė fushave tė tjera dhe i disciplinave ndihmėse dhe kur tė krahasohet me listėn e lėndėve tė degės sė bibliotekarisė, e cila ėshtė bėrė pėr nevojat e klasifikimit shkencor tė fakultetit dhe iu ėshtė dorėzuar komitetit republikan pėr shkencė dhe pėr Fakultete17.
Prandaj, tek ne dega e bibliotekarisė, duhet tė pranojė faktin se vendimet mbi tė ardhmen e kėtij profesioni merren pikėrisht sot, ndėrsa vetė profesioni nė marrjen e kėtyre vendimeve nuk ka qasje tė mjaftueshme. Nė qoftė se kėrkon tė ketė kontroll mbi tė tashmen dhe tė ardhmen e vet, bibliotekaria duhet, para sė gjithash tė zgjidhė ēėshtjen e indentitetit vetiak. Kush ėshtė bibliotekar?
Pėr t’u pėrgjigjur nė kėtė pyetje, profesioni duhet tė ketė njohuri mbi tė kaluarėn e vet, e cila, para sė gjithash, do tė tregon se koha e ndryshimeve tė mėdha, tė cilat shkaktojnė krizė identiteti, nuk ėshtė karakteristikė vetėm e momentit tė tanishėm. Bibliotekaria ėshtė zanat i vjetėr, sado qė kurrė, bile deri te Panizzi, nuk ka qenė karrierė. Kėtė fakt Irwin e formulon nė kėtė mėnyrė:: "Nėse mbahen mend ndonjėherė, bibliotekarėt e kohėrave tė kaluara gjithmonė mbahen mend pėr diēka tjetėr dhe kurrė pėr bibliotekari... Nėse ekziston ndonjė leksion qė na mėson historia, atėherė ai ėshtė se pėr njė bibliotekar tė madh duhet diē mė tepėr se sa njohuri profesionale "18.
Ėshtė indikativ teksti enciklopedik mbi Kalimahun: "Kalimah ėshtė dijetar, i cili ka fituar renome duke e hartuar katalogun "19. Deri nė shekullin XVII bibliotekari ėshtė dijetar, bibliograf dhe kritik filologjik, shpeshherė edhe autorė tekstesh. Ai punon nė sistemin e patronatit. Ai, pėr bibliotekėn e tė cilit pėrkujdeset, ka fuqi ta dikton llojin e shėrbimit qė e don. Raporti i Thomasa Jamesit dhe i Sir Thomas Bodleyit mė sė miri e ilustron kėtė tip tė raportit20.
Gjysmėn e shekullit tė XVIII Curtius e trajton si fillim tė traditės sė re letrare nė Europė, dhe pėr kėtė arsye edhe si fillim tė shekullit tė ri21. Ajo periudhė karakterizohej me rritjen e materialeve tė shtypura dhe me rritjen e shfrytėzuesve tė bibliotekave, gjė qė kėrkonte edhe imazh tė ri tė bibliotekarit. Mbledhėsin dhe ruajtėsin e librave, mbikėqyrėsin e skriptorisė, bibliografin dhe kritikun filologjik e zėvendėson njeriu, i cili para sė gjithash duhej tė organizonte materialin ashtu qė ai mė pas tė mund tė pėrdorej nė mėnyrė sa mė efikase.
Nė doracakun qė i dedikohej arsimimit tė bibliotekarit Ebert i llogarit edhe njohuritė tė cilat bibliotekari duhet t’i ketė para se tė pranonte punėn e bibliotekarit: aspiranti qė synon punėn e bibliotekarit duhet tė njihte greqishten, latinishten, gjermanishten, anglishten, frėngjishten, italishten, por ndoshta edhe spanjishten dhe portugalishten dhe pak a shumė edhe hebraishten. Duhet tė njeh historinė e letėrsisė, bibliografinė dhe bazat e diplomacisė. Duhet tė ketė bukurshkrim tė lexueshėm dhe tė shkruajė shpejt; sadopak njohuri mbi libėrlidhjen ashtu qė do tė mund t’i ndreqte librat, dhe pak a shumė njohuri mbi gdhendjen ashtu qė do tė mund t’i rregullon raftet e librave. Kėto janė njohuri fillestare, ndėrsa gjatė ushtrimit tė detyrės nė bibliotekė, bibliotekari duhet tė gjej sistemin e vet tė organizimit tė librave22.
Duhet patjetėr tė pėrmendim bibliotekarin qė mbahet mend pėr shkak tė karrierės sė bibliotekarit, Panizzin, ngase falė tij ky profesion ua ka mundėsuar autonominė kataloguesve mė shumė se bibliotekarėve tjerė. Kjo autonomi ėshtė rezultat qė Panizzi e ka fituar ndaj shfrytėzuesve tė zemėruar dhe komisionit tė frikėsuar Mbretėror qė merakosej mbi fatin e katalogut tė muzeut Britanik, ndėrtimin e tė cilit Panizzi e kishte kushtėzuar me aplikimin e rregullit 91.
Gjatė viteve tė ’30 tė kėtij shekulli Ortega y Gasset tė ardhmen e bibliotekarit e sheh nė zbulimin e teknikave tė reja, tė cilat do ta kurorėzojnė punėn e filluar shumė shekuj mė parė duke hartuar katalogun. Bibliotekari i sė ardhmes duhet tė jetė pėrgjegjės edhe pėr botimin e librave, respektivisht pėr zbulimin e boshllėqeve qė ekzistojnė nė disa fusha tė diturisė. Puna e bibliotekarit ėshtė edhe pėrzgjedhja e librave tė vėrtetė dhe tė ēmuar pėr disa shfrytėzues; ai mundėson punė shkencore pėrmes seleksionimit dhe me pėrshkrimin e materialit qė flet mbi ndonjė ide qė nga zanafilla e saj e deri te braktisja e saj. Sipas mendimit tė Ortegės bibliotekaria ka hyrė nė fazėn e saj tė pjekur si profesion dhe duhet tė marrė pėrgjegjėsinė e personit tė pjekur23.
Po qe se profesioni edhe sot ėshtė nė kohėn e ndryshimeve, atėherė ėshtė me rėndėsi tė dihet se si e sheh ajo bibliotekarin e sė nesėrmes, atė tė cilėn sot e shkollon. Dualiteti i programeve arsimore, pothuajse e tregon pasigurinė tonė. Pikė sė pari bibliotekari ėshtė specialist i materialit, por edhe posedues i njohurive tė pėrgjithshme bibliotekarie – ai e njeh organizimin dhe veprimtarinė e bibliotekave, teorinė e informacionit dhe komunikimit, sociologjinė, psikologjinė nė masėn sa i duhet pėr punėn me shfrytėzues, historinė e librit dhe tė bibliotekave pėr tė ditur diēka mbi tė kaluarėn vetjake dhe ashtu qė nė mėnyrė kompetente do tė mund tė gjykonte mbi tė sotmen, po ashtu duhet tė ketė njohuri me teknikėn e informacionit nė masėn qė do t’i nevojitet pėr aplikimin e saj gjatė punės nė bibliotekė.
Profili i dytė i bibliotekarit ėshtė ekspert i informacionit qė ėshtė pėrcaktuar pėr tė punuar nė bibliotekė. Ai posedon njohuri profesioniste tė bibliotekarisė bash sikur edhe profili i parė, por pėr tė ajo njohuri ėshtė specializim i ngushtė. Dualiteti i profileve arsimore ndoshta rrjedh nga ajo qė profesioni nuk ėshtė krejtėsisht i sigurt se si do tė duket biblioteka e sė ardhmes. Sot ky profesion ballafaqohet me dy paradigma: me njėrėn qė bibliotekėn e sė ardhmes e paramendon si bibliotekė pa mure, si rrjet tė bazave tė specializuara tė tė dhėnave tė lidhura me lidhje telekomunikative, bibliotekė e cila mbėshtetet nė informacionin e ri dhe relevant. Para sė gjithash, materialin e kėsaj biblioteke e pėrbėjnė informatat shkencore dhe teknologjike, qė janė mė sė tė nevojshme pėr zhvillimin e secilit vend dhe pėr pavarėsinė e saj politike24. Biblioteka qė ofron qasje ndaj informacioneve tė tilla ėshtė institucion kyē pėr zhvillimin e shoqėrisė. Personat qė marrin vendime politike mendojnė se njė bibliotekė e tillė ėshtė mėse e nevojshme; pėr tė bibliotekarėt mund tė pėrcaktohen me shpresė se do tė pėrmirėsojnė statusin e tyre ose qė do tė rrisin fuqinė e profesionit tė tyre. Po qe se zhvillimi dhe inovacioni tė kishin qenė njėmend tė varur vetėm nga informacionet e reja dhe relevante dhe po qe se shkenca dhe teknologjia tė kishin qenė tė mjaftueshme pėr zhvillimin e shoqėrisė, edhe ajo paradigmė do tė aplikohej. Mirėpo, historia, thotė Butler, ka shembuj tė shumtė tė katastrofave kulturore kur ėshtė pėrdorur fjala shkencė vetėm nė kuptimin e shkencave natyrore ose vetėm nė kuptimin e shkencave teknike apo nė kuptimin e shkencave humanitare. Shkenca i pėrfshin tė tri komponentet, ndėrsa vetė ėshtė vetėm njė komponent i asaj fuqie kohezive qė e konstituon shoqėrinė: kulturėn25. Biblioteka me funksion kulturor, megjithatė, nuk ofron fuqi, ajo ofron vetėm urtėsi26.
Sot profesioni i bibliotekarisė ballafaqohet me zgjedhje. Ai duhet tė thotė se si e paramendon bibliotekėn dhe bibliotekarin nė tė ardhmen e afėrt dhe duhet tė argumentojė zgjedhjen e vet. Ai duhet t’i njeh edhe argumentet e tė tjerėve, ngase duhet t’i mbrojė argumentet e veta. Nėse bibliotekaria dėshiron tė bėhet profesion, e kjo do tė thotė zanat qė e kontrollon vetveten, ajo duhet tė fitojė dituri mbi veten dhe mbi rrethin shoqėror. Fitimi i asaj diturie ėshtė kusht pėr profesionalizimin e plotė.
____________________________
SHĖNIME:
1. Klaię, Bratoljub. Veliki rječnik stranih riječi. Zagreb : Zora, 1968 . Akademijin rječnik hrvatskoga ili srpskoga jezika u 12. svesku koji je ob- javljen 1952. profesiju još uvijek tumači u izvornome značenju kao "redov- nički zavjet". U Ivekovię-Brozovom rječniku riječi profesija nema.
2. Opęa enciklopedija Jugoslavenskoga leksikografskoga zavoda. Zagreb : JLZ, 1980. Sv. 6.
3. Dunkerley, David. Occupations and society. London : Routledge & Kegan, 1975.
4. Duman, Daniel. The creation and diffusion of a professional ideology in nineteenth century England. // Sociological review 27(1979), 113-138.
5. Citirano prema: Johnson, Terence J. Professions and power. London : Mac- millan, 1972, reprinted 1981.
6. Kriterije navode Asheim, Lester. Librarians as professionals. // Library trends 27(1978/79), 225-257. Shera, Jesse H. Introduction to library science. Littleton, Colo. : Libraries Unlimited, 1976.
7. Barber, Bernard. Some problems in the sociology of the professions. // Daedalus 92(1963), 669-688.
8. Goode, William J. The librarian : from occupation to profession. // Library quarterly 31(1961), 306-320.
9. Johnson, Terence J. Professions and power. London : Macmillan, 1972, reprinted 1981.
10. Daniel, Evelyn H. Values, norms and the role of librarian. // Reader in introduction to librarianship / ed. by M. Reynolds. 1974, 555-566.
11. Citirano prema: Asheim, Lester. Librarians as professionals. // Library trends 27(1978/79), 225-257.
12. Newmyer, Jody. The image problem of the librarian : femininity and social control. // Journal of library history 11(1976), 44-67.
13. Rojnię, Matko. Nacionalna i sveučilišna biblioteka. Zagreb : Hrvatsko bibliotekarsko društvo, 1974, str. 50.
14. Nekadašnji postdiplomski studij, kao što je veę rečeno, davao je osnovna stručna znanja koja se danas predaju na dodiplomskom studiju, ali, nažalost, i nedavno osnovani postdiplomski studij na FOI Varaždin kan- didat može upisati, iako prethodno nije završio dodiplomski studij.
15. Pravilnik o polaganju stručnih ispita u bibliotekarskoj struci. Narodne novine 37(1981).
16. Zakon o bibliotečnoj djelatnosti i bibliotekama. Narodne novine 25(1973). Čl. 44.
17. Autorica tekstova koji su predočeni Republičkom komitetu za znanost, teh- nologiju i informatiku i Sveučilištu u Zagrebu jest mr. Mira Mikačię.
18. Irwin, R. The English library, 1966. Citirano prema: Benge, R. C. Libraries and cultural change. London : C. Bingley, 1986, str. 247. Slično govori i: Winger, H. W. Aspects of librarianship : a trace work of history. // Library quarterly 31(1961), 321-335.
19. Encyclopaedia international. [S. l.]: Lexicon Publ., 1982, sv. 3.
20. Norris, Dorothy M. A history of cataloguing and cataloguing methods : 1100-1850. London : Grafton, 1939.
21. Curtius, Ernst Robert. Evropska književnost i latinsko srednjovjekovlje. Zagreb : Matica hrvatska, 1971.
22. Winger, H. W. Aspects of librarianship : a trace work of history. // Library quarterly 31 ( 1961), 321-335.
23. Ortega y Gasset, Jose. The mission of the librarian. // Antioch review
21(1961), 133-154.
24. Strategija tehnološkog razvitka Jugoslavije. // Službeni list SFRJ 32(1987), 810-827.
25. Butler, Pierce. Librarianship as a profession. // Library quarterly 21(1951), 235-247.
26. O tome vidi više: Larsen, Svend. The idea of an electronic library : a critical essay. // Libri 38(1988), 159-177 i Fabian, Bernhard. Libraries and humanis- tic scholarship. // Journal of librarianship 18(1986), 79-92.
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Histori ] HASAN PRISHTINA (2008-08-07 14:09:44 nga admin1)
[ Opinione ] Zannieri jashtė Kosovės! (2008-08-07 13:53:02 nga admin1)
[ Opinione ] E KENI PĖRGJEGJĖSINĖ, JEPNI DORĖHEQJE ZOTI JAGXHILLAR! (2008-08-07 13:46:25 nga admin1)
[ Opinione ] “Ne dhe Ata” apo vėnia e vijave tė kuqe (2008-08-07 13:43:53 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] KS ndahet nė qėndrimet mbi dhunėn e marsit (2008-08-07 13:10:57 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Belize njeh shtetin e pavarur tė Kosovės (2008-08-07 12:58:15 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Kolumbia njeh pavarėsinė e Kosovės (2008-08-07 12:55:22 nga admin1)
[ Opinione ] Shenjtorė: Shpėtoni shpirtin e Shkjaut (2008-08-06 12:23:51 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] KOMUNIKATĖ PUBLIKE NR. 5 E ZĖDHĖNSIT POLITIK TĖ FBKSH, MR. GAFURR ADILI (2008-08-06 12:13:04 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] UNMIK: Asnjė marrėveshje pa dijeninė e qeverisė (2008-08-06 11:52:56 nga admin1)
[ Opinione ] PSE MBIQEVERI NDĖRKOMBĖTARE NĖ KOSOVĖN E PAVARUR?! (2008-08-05 15:15:11 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster