| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » SA YJE KA FLAMURI I REPUBLIKĖS SĖ KOSOVĖS? |
| Postuar mė datėn: 2008-06-06 03:43:28 nga admin4 :: Kategoria: Kultura |
| » Opcionet për artikullin |
|
Tregim humoristik
- Sa dhe ēfarė ngjyre kanė yjet nė Flamurin e Republikės sė Kosovės? - pyeti arsimtari i gjuhės shqipe nxėnėsit nė klasėn e katėr nė gjimnaz.
-
shtatė yje tė verdhė, profesor, - ia priti me vrull njė nxėnėse duke menduar nė shtatė ditėt e javės, - mirėpo profesori i tha se pėrgjigja nuk ėshtė e saktė.
- Pesė yje tė kuqė, profesor, - tha njė tjetėr nxėnės, duke menduar nė pesė gishtat e dorės dhe nė yjet e kuqė proletarė, - mirėpo edhe kėtė e mohoi profesori dhe i tha tė ulet.
- Mendoj se sipas traditės popullore duhet tė ketė tre yje tė kaltėr
nuk jap mė shumė, - tha njė nxėnės, qė ishte mė i miri nė klasė, pėr tė cilin shokėt menduan sikur ia qėlloi, - mirėpo as kėtė nuk e pranoi arsimtari.
- Nxėnės tė dashur
Flamuri i Republikės sė Kosovės ka gjashtė yje tė bardhė. Nėse ju e keni vėshtirė tė mbani mend yjet nė flamurin e Hashim Thaēit, mė falni tė Republikės sė Kosovės, atėherė mund tė mbani nė mend gjashtė ndjenja tė njeriut: zemėrimi, urrejtja, dhembja, gėzimi, vullneti, dhe dashuria.
- Nuk e kam ditur qė njeriu paska kaq shumė ndjenja. Pėr shembull, unė nuk di ēėshtė gėzimi dhe dashuria. Pikėrisht, atė ditė kur ka dalė flamuri i ri nuk jam gėzuar, por kam qarė, kurse vajzėn qė dashurova njė kohė tė gjatė, ma mori njė zyrtar i unmikut, vetėm pse ai kishte automobil, - tha njė nxėnės dhe fill pas tij e pėrkrahėn tė gjithė, se me tė vėrtet nuk dinin ēėshtė gėzimi dhe dashuria, kėto dy ndjenja qė rrallėkush i ka pėrjetuar.
- Mirė, mirė
nėse keni problem me ndjenja psikologjike, atėherė mund tė kujtoheni nė gjashtė pjesėt e trupit tė njeriut: koka, trupi, dy krahėt dhe dy kėmbėt, - shtoi arsimtari.
- Gjepura
! Vėllai im ėshtė pa njė krah, kurse vėllai i Mimozės nuk i ka dy kėmbė dhe sa e sa tė tjerė qė gjymtyrėt i kanė humbur gjatė luftės nė Kosovė, prandaj sipas kėsaj numri i pjesėve tė trupit nuk ėshtė i saktė. |
|
- Atėherė mė lehtė e keni tė mbani nė mend gjysmė vitin qė i ka 6 muaj, dhe nuk do tė gaboni. Sa i pėrket ngjyrės, mund tė kujtoni kapuēin tonė tė bardhė, prandaj kurrė nuk do tė gaboni kur tė shkoni nė provim pranues nė Universitetin e Prishtinės.
- Zgjidhja e fundit duket se ėshtė mė e lehtė dhe vendimtare, - tha nė shenjė miratimi njė nxėnės.
- Arsimtar, ylli Davidit i ka gjashtė cepa, dhe kjo ndihmon tė mbahet nė mend, - tha njė tjetėr nxėnėse.
- Ti po mendon se tė gjithė ne dimė pėr yllin e Davidit
harroje kėtė. Mė mirė mbahen nė mend muajt e gjysmėvitit, - e pėrmbylli njė tjetėr.
- Kur tė shkoj nė provim pranues, do tė marrė gjashtė kokrra fasule me vete dhe do ti numėroj, - tha njė nxėnėse duke biseduar me zė tė ulėt me shoqen nė bankė, tė cilėn arsimtari nuk e dėgjoi.
- Po tė zuri profesori duke numėruar kokrrat e fasules nė provim pranues, vaj halli pėr ty
- ia priti shoqja e bankės.
- Ētė duhen kokrrat e fasules, kur ke gjoksin e bardhė, moj bukuroshe! Shkopsiti kopsat nė gjoks dhe nė provim kalon
, - ndėrhyri njė tjetėr me zė tė ulėt, pastaj qeshėn.
- Po fusha e flamurit ēfarė ngjyre ka, nxėnės tė dashur? - vazhdoi tė pyes arsimtari.
- Uaaa, kėtė pyetje edhe fėmijėt parashkollorė e dinė, - klithi njė nxėnės dhe fill pas tij qeshėn tė gjithė pėr pyetjen e lehtė.
- Atėherė trego ēfarė ngjyre ka? - e pėrsėriti pyetjen arsimtari.
- Lėre tė lutem arsimtar!
tė kuq, - u pėrgjigj pas pak nxėnėsi si me pėrtesė.
- Duket qartė qė nuk e din, - tha arsimtari, ndėrkohė qė tėrė klasa heshti nė shenjė habie.
Njė nxėnės nxjerrė telefonin celular dhe nė shtėpi e pyet bacėn pėr ngjyrėn e flamurit tė Republikės sė Kosovės. Baca i tregoi se flamuri ka ngjyrėn si fustani i Meritės, (ėshtė fjala pėr motrėn Merita).
- Flamuri e ka ngjyrėn si fustani i motrės sime, profesor, - u pėrgjigj njė nxėnės, qė sapo e mbylli celularin.
- Po talleni me mua
Ku di ērroba mbani nė shtėpi? - i qortoi arsimtari nxėnėsit. Duket qartė qė as kėtė pyetje nuk e dini, prandaj po ju tregoj qė ta mbani nė mend. Fusha e Flamurit tė Republikės sė Kosovės ėshtė e kuqe, mė falni se gabova, e kaltėr, (nxėnėsit qeshin pėr gabimet e arsimtarit). Ėshtė normale qė unė gaboj, sepse jam rritur dhe kam ngrėnė kėrbaēin e shkaut pėr flamurin kuqezi.
Unė e kam vėshtirė tė mėsohem me flamurin e kaltėr tė Ahtisarit, kurse ju nxėnės tė dashur jeni tė rinj dhe e keni mė lehtė tė mėsoheni, - kėshtu ua sqaroi arsimtari i gjuhės shqipe. Arsimtari do tė vazhdonte tė sqaronte edhe shumė pengesa tjera, mirėpo ra zili dhe ora e fundit mėsimor mori fund.
06.06.2008 |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|