| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Shqiptaret e Lugines se Preshevės, plan per bojkotimin e zgjedhjeve ne Serbi |
| Postuar mė datėn: 2008-01-09 12:19:50 nga admin4 :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: Edison Myrteza
Shqiptarėt e Kosovės Lindore, siē thotė PDK-ja, nuk kanė pse tė marrin pjesė nė zgjedhjet presidenciale, sepse Serbia nuk po tregohet e sinqertė ndaj kėrkesave tė shqiptarėve
Partia Demokratike Kombėtare nė Luginėn e Preshevės, fton elektoratin shqiptar tė kėtij rajoni qė ti bojkotojė zgjedhjet presidenciale tė Serbisė qė do tė mbahen mė 20 janar tė kėtij viti.
PDK, gjithashtu fton spektrin politik shqiptar tė Luginės, ta realizojė iniciativėn pėr autonominė e rajonit konform vullnetit tė shprehur nė Referendumin e shqiptarėve tė vitit 92. Ky subjekt politik shqiptar, thotė se popullata shumicė e Luginės duhet tė veprojė ashtu siē ka vepruar edhe mė parė nė zgjedhjet e kėtij niveli dhe referendumit pėr kushtetutėn e fundit tė Serbisė dhe, kėshtu duhet ti bojkotojė edhe zgjedhjet presidenciale tė Serbisė tė kėtij janari. |
|
PDK thotė se shqiptarėt nuk kanė pėr kė tė votojnė, sepse tė gjithė kandidatėt presidenciale janė tė njėjtė para Kosovės dhe shqiptarėve tė Luginės, si Tadici ashtu edhe Nikolici, por dhe kandidatėt e tjerė.
Shqiptarėt e Kosovės Lindore, siē thotė PDK-ja, nuk kanė pse tė marrin pjesė nė zgjedhjet presidenciale, sepse Serbia nuk po tregohet e sinqertė ndaj kėrkesave tė shqiptarėve. Kryetari i Partisė Demokratike Kombėtare Nexhmedin Sacipi, ka deklaruar se e kundėrshton qėndrimin e Partisė pėr Veprim Demokratik qė nuk e thėrret elektoratin pėr bojkot tė zgjedhjeve presidenciale pėr kryetar tė Serbisė.
Ai thotė se pėr PDK-nė, kėto qėndrime janė taktizime manovruese tė njė subjekti politik dhe ėshtė kundėr kėtyre lojėrave tė cilat devalvojnė proceset politike dhe nuk e ēojnė pėrpara ēėshtjen e shqiptarėve tė kėtij rajoni. PDK, fton spektrin politik shqiptar tė Kosovės Lindore tė bashkohet pėr realizimin e iniciativės pėr ti vėnė themelet Autonomisė sė rajonit tonė, konform vullnetit politik tė shprehur nė Referendumin e 1 dhe 2 mars-it, tė vitit 1992.
09.01.2008 |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2009 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|