DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Figura e Ibrahim Rugovės
Postuar mė datėn: 2006-11-11 01:43:33 nga Arben Dervina :: Kategoria: Opinione

Ibrahim Rugova ėshtė vlerėsuar si njė nga kritikėt e shquar letrar ne Kosove dhe deri ne fund te viteve 80-ta nuk ishte i njohur si politikan por vetem si shkrimtar i letrave shqipe.
Ishte modest, atdhetar dhe zemer mire.
Ne fund te viteve te 80-ta kur filloje te rritet represioni serbo-jugosllav mbi shqiptaret ishte vetem zeri i tij qe degjohej ne opinion si nje zė i shpresės dhe i heroit.
Pėrmes Radio Tiranės kishim mundesi t'i degjonim intervistat e Ibrahim Rugoves dhene gazetave franceze ne lidhje me represionin serb qe ushtrohej mbi shqiptaret ne Kosove.
Shumica e shqiptareve ishin anetare te Lidhjes se Komunisteve te Jugosllavise, represioni sa rritej e shtohej dhe askush brenda Kosoves nuk kishte guxim e trimeri te dal e te flas hapur kunder padrejtesive qe po i behej shqiptareve perveq Ibrahim Rugoves.
Ibrahim Rugova filloj te behej idol i te gjithe shqiptareve te ish-Jugosllavise, i madh edhe i vogel e donin Ibrahim Rugoven, ndoshta edhe nuk e kishin pare kurre por emrin dhe zerin ia kishin degjuar, ai i tregonte botes se po behej represion mbi popullin shumice te Kosoves.
Protestat zhvilloheshin dhe kudo brohoritej emri i Ibrahim Rugoves, tere Kosova e brohoritke haptazi emrin e tij, intelektualet tjere nuk degjoheshin fare ne opinion thuaja e kishin gojen e mbyllur apo dicka ndodhte me ata.
Nuk ishte i vetem I.Rugova qe kundershtonte terrorin serb, kishte edhe shume te tjere, po cka ndodhte ne te vertete me te tjeret kur vetem shpreheshin kunder Serbise, dhune e hatashme kunder tyre dhe perjashtim nga puna, shkolla dhe deri edhe te vrasja.

Keshtu qe te gjitheve iu mbyll goja perveq Ibrahim Rugoves.
Ketu parashtrohet pyetja tjeter nga e morri Ibrahim Rugova te gjithe ate trimeri dhe te flas hapur kunder interesave serbe e asgje nuk i ndodhte atij prej aparaturave serbe ne Kosove, e nese dikush tjeter vepronte njejte si Rugova iu mbyllte goja me kerbaq jo vetem atij por edhe te gjithe anetareve te familjes.

Pasi qe u be Idol i Shqiptareve te Kosoves u zgjodh me shumicen e votave kryetar i Shoqates se Shkrimtareve te Kosoves me 1988 dhe ne vitin 1989 u zgjodh kryetar i Lidhjes Demokratike te Kosoves (LDK), partise se pare politike ne Kosove qe e sfidoi drejtperdrejt regjimin komunist ne fuqi.

Nuk dua ketu te shkruaj ne favor te ndonje partie politike ne Kosove, por qellimi i ketij shkrimi eshte si u be qe Ibrahim Rugova te behet lider shpirteror i shqiptareve te Kosoves.

Ngritja e figures se Rugoves u be ne vitet e 80-ta dhe ai fitoje simpatine e shqiptareve me intervistat e dhena gazetave te njohura franceze " LE MONDE" dhe "La Parisienne", ato intervista i transmetonte TVSH dhe Radio Tirana qe degjoheshin ne viset shqiptare te Jugosllavise.

Pasi qe Ibrahim Rugova u be lider shpirteror i shqiptareve filluan edhe te tjeret te flasin por nuk qonte peshe fjala e tyre sa e Rugoves sepse Rugova ishte i pari qe doli haptas ne opinion kunder Serbise.

Shtrohet pyetja: mos valle ishte i rekrutuar nga sherbimet e fshehta franceze apo ato amerikane qe askush fare nuk e pengonte.

Per ta kuptuar me mire kete duhet analizuar thelle sepse me daljen ne skene te Rugoves vetem sa kishte filluar dobesimi i ish fedarates jugosllave dhe u rrezua komunizmi ne Europe se bashku me Paktin e Varshaves.

Shteti jugosllav ishte faktor jo vetem ne Europe por edhe ne bote, i bente konkurrence Frances dhe SHBA-se ne shitjet e armeve lindjes se mesme (sic e dini ne Bosnje ishte industria e armeve te renda) .

Nga ana tjeter, UDBA dhe CIA kane pas marredhenie te mira ne mes veti dhe shume persona nga UDBA kane qene per trajnim ne Amerike, ashtu sic ishte edhe vete Sllobodan Millosheviqi ( ne opinion dihet se Millosheviqi ishte ne Amerike per trajnim bankar, ishte drejtor i BeoBankes ne Beograd dhe pas kthimit nga Amerika rrezoj Ivan Stanboliqin nga kreu i komunisteve te Serbise).

A do te thote kjo qe CIA e morri ne kontroll UDBA-n dhe filloj plan projektin e shkaterrimit te Jugosllavise pikerisht me Kosoven.

Kosova ishte plage e Jugosllavise, pjese e okupuar e Shqiperise, dhe qe nga 1912 Kosova ka bere rezistence okupatorit serb.

Edhe Romaket e krahasonin Dardanine me koken e Kulqedrese, ia prenin koken dhe i delte prape dhe romaket ashtu si turqit dhe serbet nuk arriten kurre ta kontrollonin territorin e Dardanise.

Ketu ka qene pika e dobet e shtetit Jugosllav dhe CIA e perdori me mjaft dinakeri Kosoven duke e ngrit nacionalizmin serb fale shqiptareve dhe atij nacionalizmi ia nderruan kahjen nga Kosova e drejtuan ne Slloveni, Kroaci, Bosnje, Kosove dhe Maqedoni duke e asgjesuar shtetin e krijuar fale ndikimit rus.

Ketu dua ta perfundoje duke konkluduar se figura dhe veprimet e Ibrahim Rugoves ishin misterioze, shume gjera edhe kesaj dite ne Ballkan veshtire se kuptohen jane mjaft misterioze.

Sot, te gjithe ne Ballkan bashkerisht shpresojne per nje jete me te mire.
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Histori ] Figura simbolike e Tahir Sinanit (2008-07-31 15:06:47 nga admin1)
[ Histori ] -Afėr 20 vite si socialist, bolshevist dhe komunist tė kuq u njėllosėn figurat mė tė shquara |kombėtare duke filluar nga rilindasit gjėrė mė 1990- (2008-02-21 12:27:58 nga admin1)
[ Kultura ] Pak anekdota tė figurave historike (2007-05-01 20:49:10 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Pėr 20 vjetė Akademik Ibrahim Rugova u bė njė ndėr figurat e rėndėsishme tė studimeve letrare nė gjuhėn shqipe (2006-12-18 10:04:21 nga Flori Bruqi)
[ Lajmet kryesore ] Ibrahim Rugova e Adem Jashari - janė dy figura tė rėndėsishme tė Kosovės pėr liri dhe pavarėsi, tha Mustafaj (2006-12-18 09:35:09 nga Flori Bruqi)
[ Opinione ] ARRESTIMET E FILLUARA MBRAPSHT ! (2008-11-19 16:06:52 nga admin1)
[ Opinione ] "6 pikėshi" si shfaqje teatrale! (2008-11-19 16:03:39 nga admin1)
[ Opinione ] MANIFEST I HIPOKRIZISĖ “PAS ĒLIRIMIT” - “MUZEU I LIRISĖ”! (2008-11-19 15:58:03 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Ishin 30 mijė demonstrues (2008-11-19 12:02:32 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Prishtinė, 30 mijė kosovarė nė shesh kundėr planit OKB (2008-11-19 11:12:36 nga admin4)
[ Intervista ] ADEM DEMAĒI - Intervistė (2008-11-18 22:52:41 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster