| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Vrasje shqiptarėsh nė Nju-Jork,njė i vdekur dhe njė i plagosur |
| Postuar mė datėn: 2007-08-03 13:52:42 nga admin4 :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
Viktimat konsiderohen nga autoritetet si persona me lidhje dhe precedentė kriminalė
Njė shqiptar me banim nė lagjen Queens tė Nju-Jorkut nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės ka qėlluar me pistoletė dy persona tė njohur si gangsterė, duke vrarė njėrin prej tyre dhe duke plagosur tjetrin, kanė bėrė tė ditur dje autoritetet zyrtare tė policisė sė Nju-Jorkut. Lulzim Kupi, 42 vjeē ėshtė dorėzuar menjėherė pas ngjarjes nė polici, duke dhėnė shpjegime lidhur me rrethanat dhe dinamikėn e ngjarjes. Sipas mediave amerikane ndaj tij janė ngritur tashmė akuzat e vrasjes dhe mbajtjes sė paligjshme tė armės.
Ngjarja ka ndodhur pranė banesės sė Kupit, nė Putnam Avenue nė Ridgewood. Viktimat sipas autoriteteve zyrtare janė identifikuar si Gentian Kasa, 31 vjeē, i vdekur nė vend nga plumbat dhe Redinel Dervishaj, i plagosur nė gjendje tė rėndė dhe qė ndodhet ne spital. Sipas agjencive tė lajmeve duket se tė tre burrat kanė qenė tė armatosur nė momentin kur janė takuar nė afėrsi tė banesės sė Kupit dhe motivi i vrasjes ka qenė njė gjobė prej 20.000 dollarė qė dy viktimat i kanė kėrkuar autorit tė vrasjes.
Kupi dhe dy viktimat duket se njiheshin prej kohėsh dhe mendohet se kanė pasur biznese tė pėrbashkėta nė disa lokale dhe bare shqiptare. Por nuk dihet ende se nė ēmėnyrė dhe pėr ēarsye, Kasa dhe Dervishaj i kanė kėrkuar Kupit tu paguajė 20.000 dollarė, madje duke e kėrcėnuar kėtė tė fundit se do ti rrėmbenin familjen dhe do ti pėrdhunonin gruan. Nė deklarimet e tij tė para nė polici, Kupi ka pohuar se pėrpara se tė takohej me dy viktimat, ata i kishin telefonuar duke i kėrkuar qė tė takoheshin nė njė vend pranė "Ridgewood section". Menjėherė pas kėsaj telefonate, 42-vjeēari qė ka parandier rrezikun ka marrė me vete nga shtėpia armėn e tij njė pistoletė tip 357 "Magnum".
Sapo janė takuar, Kasa dhe Dervishaj e kanė kėrcėnuar Kupin se do ti rrėmbenin familjen dhe do ti pėrdhunonin gruan. Agjencitė e lajmeve thanė se nė kulmin e acarimit, tė tre personat kanė nxjerrė armėt e tyre, por Kupi ėshtė treguar mė i shkathėt dhe ka qėlluar Dervishajn nė krah. Kasa, ndėrkohė ka pėrfituar nga momenti pėr tu larguar me vrap dhe pėr tu futur nė kryqėzimin midis "Putnam Avenue" dhe "60th Place". Por Kupi e ka ndjekur me vrap dhe e ka arritur pėrpara se ai tė hynte nė makinėn e tij. Goditja nė kokė ka qenė vdekjeprurėse pėr Kasėn.
Burime policore tė cituara nga "New York Post" kanė thėnė se tė tre personat kanė pasur lidhje me mafien shqiptare, qė prej mbėrritjes sė tyre nė Nju-Jork nė vitin e largėt 1990, kur kanė depėrtuar nė lidhjet tradicionale tė mafies. Sipas tė njėjtit burim, vėllai i Kupit ėshtė i njohur si drejtues i mafies shqiptare, Dervishaj ėshtė nėn hetim federal, ndėrsa Kasa i cili u vra nuk kishte precedentė penalė. Ai ka lėnė pas gruan shtatzėnė dhe njė fėmijė 7-muajsh.
3 gusht 2007 |
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|