Nė Larousse 2009, pėr Kosovėn, fq. 1446, shkruan:
KOSOVĖ, e.m., nė shqip Kosovė. Shtet i Evropės ballkanike: 10 908 km2, 2 126 708 banorė (kosovarė /shqiptarė, vėr. imja, T. D./). Kryeqyteti Prishtina. Gjuha: shqip dhe serbisht. Valuta: Euro (Shih hartėn e Serbisė).
GJEOGRAFIA: Territori i saj pėrfshin Rrafshin e Kosovės, dhe, thėnė mė saktėsisht, atė tė Metohisė (Dukagjinit, vėr. imja, T. D.) dhe kornizat malore qė shpesh kalojnė edhe lartėsinė mbi 2500 m. Popullata me origjinė shqiptare shkon mbi 85% dhe nė pjesėn mė tė madhe i takon besimit mysliman. Kosova nuk disponon mė shumė se burime tė varfėra dhe me vėshtirėsi ekonomike nė rritje, prej vitit 1999 ajo varet prej ndihmave ndėrkombėtare.
HISTORIA: Para se tė bėhej pjesė e Serbisė, duke filluar nga fundi i shek. XII, Rajoni sundohej nga Turqia Osmane, prej vitit 1389-1912. Ajo, ende, ishte e populluar me shumicė (nė pjesėn mė tė madhe) prej turqve dhe prej shqiptarėve tė konvertuar nė besimin Islam. Mė 1912-1913: Kosova u pushtua nga Serbia, me tė cilėn edhe u integrua. Mė 1945-1946: Ajo u pajis me statutin e Krahinės Autonome. Mė 1990: U konfrontua me nacionalizmin serb nė rritje, dhe, me reduktimin, mė 1989, e autonomisė sė saj, ajo u proklamua si Republikė e Kosovės dhe lufton pėr pavarėsinė e saj. Ky separatizėm (i mbrojtur, veēanėrisht, prej Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės /UĒK/) ėshtė luftuar nga pushteti qendror serb, qė, duke filluar nga viti 1998 e shton edhe mė presionin e tij, duke e kthyer nė vepėr njė politikė tė spastrimit etnik kundėr popullit shqiptar tė Rajonit. Mė 1999: Pas dėshtimit tė bisedimeve ēon nėn mbikėqyrjen qė do ta nxirrte nė krye me njė marrėveshje tė konfliktit (luftės, vėr. imja, T. D.), NATO intervenoi ushtarakisht (me goditje nga ajri) nė Jugosllavi (mars-qershor). Kosovarėt (shqiptarėt, vėr. imja, T. D.), nėn kanosjen (kėrcėnimin) e serbėve, i shmangen rrezikut, masovikisht, duke ikur drejt Shqipėrisė, Maqedonisė dhe Malit tė Zi. Sipas pėrfundimit tė njė marrėveshjeje tė arritur nga OKB, armata serbe duhet tė tėrhiqet nga Kosova dhe njė forcė shumėnacionale (ndėrkombėtare) e mbikėqyrur nga forca paqeruajtėse (KFOR) shpaloset nė Rajon, e vendosur pėrkohėsisht nėn administrimin civil ndėrkombėtar. Mė 2001-2004: Zgjedhjet legjislative ia dhanė fitoren Lidhjes Demokratike tė Kosovės (LDK) tė udhėheqėsit tė moderuar shqiptar Ibrahim Rugova (i zgjedhur president i Kosovės nė vitin 2002 dhe i rizgjedhur nė vitin 2004). Mė 2006: Ai lider karizmatik vdes nė ēastin kur zhvillohen bisedimet me Serbinė, pėr Statutin pėrfundimtar tė Kosovės. Mė 2008: Kėto kanė bėrė tė ngecė (dėshtojė) pavarėsia e Kosovės nėn mbikėqyrje ndėrkombėtare. Pėrgatitur nga udhėheqėsi i ri i vendit, Fatmir Sejdiu (LDK, kryetar i Kosovės prej viti 2006) dhe Hashim Thaēi (ish-shef i UĒK-sė dhe kryetar i Partisė Demokratike tė Kosovės, PDK, fitues i zgjedhjeve tė nėntorit 2007, Kryeministėr prej vitit 2008) i zgjedhur unanimisht mė 17 shkurt. E papranuar nga Serbia, kjo pavarėsi ėshtė njohur nga njė numėr i madh i shteteve tė Bashkimit Evropian dhe nga shtete tė tjera, parasėgjithash nga SHBA.
KOSOVA (lufta e Kosovės) ē15 qershor 1389] fitorja e Osmanėve tė Muratit tė I-rė ndaj serbėve, nė Rrafshin e Kosovės. Ajo shėnon fundin e pavarėsisė sė Serbisė.
Ndėrsa, nė fq. 1102, pėr shqiptarėt, shkruan:
SHQIPTAR, popull qė jeton nė Shqipėri (3.2 milionė), nė Kosovė (1.8 milionė), nė Maqedoni (377 000) dhe nė Mal tė Zi (38 000) (duke harruar shqiptarėt qė jetojnė nė Ēamėrinė shqiptare, nė Greqi, dhe ata nė Serbi deri tej Nishi, vėr, imja, T. D.) dhe pėrfshin njė diasporė tė rėndėsishme (nė Itali, Gjermani, SHBA, etj.). Ata janė 60% myslimanė, me njė komunitet tė fortė katolik dhe me njė minoritet orthodoks. Ata flasin gjuhėn shqipe.
Dhe, krejt nė fund, ku janė prezentuar tė gjithė flamujt e popujve dhe shteteve tė botės, fatkeqėsisht (pėr fatin e keq tė shqiptarėve), ėshtė prezentuar flamuri i Kosovės shtet dhe i kosovarėve si komb...
Kėto janė, nė pika tė shkurtėra, ato qė sjellė Enciklopedia frėnge, Larousse 2009, pėr Kosovėn shqiptare, pėr periudhat e saj tė caktuara historike dhe pėr shqiptarėt dhe shtrirjen e tyre gjeoEtnike, gjeofizike, gjeoshpirtėrore e gjeoautoktone. Por, a janė tė gjitha tė qėlluara, mbetėt tė shohim pas zbardhjes sė disa fakteve, sidomos, tė atyre qė sjellė e njėjta enciklopedi e Larousse-it 1995. Pėr vėrjtjet tona nė Larousse 1995, i kemi shkruar dy shkrime tė publikuara, njė nė Rilindja (Kosova dhe shqiptarėt nė Enciklopedinė franceze) dhe njė nė Fjala (Kultura shqiptare nė Enciklopedinė franceze) dhe qė tė dyja i kemi pėrkthyer nė frėngjisht (autori, T. D.) dhe i janė dėrguar me faks, me vėrejtjet tona, Ambasadės sė Francės nė Beograd (nė vitin 1995). Por, ēuditėrisht, pamė se vėrejtjet tona nuk janė respektuar. Prandaj, duke u nisur prej faktit se Enciklopedia, madje, sikurse ėshtė Larousse, me famė botėrore, bėn gabime, tė tilla, kardinale, qė nuk i falen.
Themi bėn gabime kardinale, sepse, nė Enciklopedinė Larousse 2009, shkruan se popullisa shqiptare shkon nė 85% shqiptarė, prandaj, pyesim: nga ēstatistika e nxjerrė pėrqindjen e popullsisė Enciklopedia Larousse, kur dihet mirėfilli se prej vitit 1981 nuk ėshtė bėrė regjistrimi i popullsisė, kur, po ajo enciklopedi (1995) shkruan: shqiptarėt pėrbėjnė mbi 90% tė popullatės, dhe, ēuditė ai fakt, kur dihet se shqiptarėt kanė shkallėn mė tė lartė tė lindshmėrisė nė Rajon, nė Evropė dhe mė gjerė...
Po ashtu, nuk pėrshkruhet e saktė sipėrfaqja e saj gjeografike, kur nė Enciklopedinė Larousse 2009, shkruan se Kosova ka 10 908 km2, ndėrsa, nė atė tė viti 1995: 10 887 km2, mirė qė Kosova shqiptare kėtu ka njė sipėrfaqe prej 21 km2 mė shumė! Por, prej nga ky shtim i 21 km2, kur dihet se me marrėveshjen skandaloze dhe luftėnxitėse serbo-maqedone, Maqedonisė i janė dhėnė 2000 hektarė tokė shqiptare?!...
Po ashtu, ėshtė e papėlqyeshme dhe e papranueshme pėr shqiptarėt, kur francezėt, nė enciklopedinė e tyre tė ēmuar, bėjnė kalkulime pa hanxhiun, duke harruar gjithmonė, edhe pse u ėshtė dokumentuar, tashmė, disa herė se Kosova dhe viset tjera autoktone shqiptare nė ish-Jugosllavi, janė tokė e pushtuar shqiptare, qė i janė dhėnė Serbisė nga Fuqitė e Mėdha...
Po, pyesim njerėzisht e njerėzishėm: si do ta ndienin veten francezėt, sikur ta botonim ne, shqiptarėt, njė enciklopedi dhe nė tė tė shkruanim, pėr shembull: Normandia, Pikardia, Korzika, apo, Bretanja, ėshtė shtet i Evropės perėndimore dhe gjuhė e saj ėshtė: gjuha frėnge dhe ajo normande, pikarde, korzikase, apo, bretanje?!... Prandaj, pse u paraprihet tė kėqijave kaq shkencėrisht dhe kaq miqėsisht?!... E, kjo, nuk mund tė jetė e pėlqyeshme prej shqiptarėve, sikurse qė nuk do ishte e pėlqyeshme prej asnjė Kombi tjetėr, kur thuhet: Kosova ka 2 126 708 banorė (kosovarė), kur dihet se Kosova banohet prej shqiptarėve (dhe, atė, mbi 90%, vėr. e imja, T. D.) dhe ėshtė tokė e pushtuar shqiptare, prej fqinjve tė Shqipėrisė, andaj, edhe banorėt e saj autoktonė janė shqiptarė e jo kosovarė...
Kujt duan ti kontribuojnė francezėt me kėtė mėnyrė shkencore tė tė vepruarit drejt? Armiqve tė shqiptarėve dhe tė Shqipėrisė SHQIPĖRI?!... Kėtu, duhet tua kujtojmė francezėve vetėm njė pjesė tė shkencės pėrparimtare botėrore, atė pjesė tė asaj shkence dhe tė vėrtete qė e thoshte dhe e mbronte edhe ish-kryetari i Franės, Charles De Gaulle-i i madh, kur thoshte: Janė dy shtete latine Shqipėria dhe Rumania...
Po, ēdo gjuha hyjnoreserbe nė njė shtet tjetėr dhe tė huaj, i cili nuk ka asgjė tė pėrbashkėt me sllavėt e ardhur prej Karpateve, madje, tė shpallet gjuhė zyrtare, kur nuk pėrbėn as 5% tė popullatės vendore dhe ai 5% i tyre ėshtė numėr i kolonistėve qiellorė serbė, i ardhur dhe i vendosur me dhunė nė tokat e shqiptarėve autoktonė, fill pas Luftės sė Dytė Botėrore...
Kėsisoji, Franca ėshtė duke dėshumar se po mashtrohet rėndė nga qarqe antishqiptare dhe antiShqipėri, por, qė, assesi, nuk duhet tė harrojė qė njė ditė duhet, patjetėr, tua kthejė borxhin qė ua ka shqiptarėve dhe Shqipėrisė SHQIPĖRI, sepse, vetėm nė atė mėnyrė e lanė veten prej qėndrimeve dhe vendimeve antishqiptare tė paraardhėsve tė vet... Kėtė duhet ta dijė edhe Franca, e, edhe Fuqitė e Mėdha tė kohės, tė cilat i hynė nė hak popullit shqiptar dhe Shqipėrisė-SHQIPĖRI, duke i copėtuar trojet Etnike shqiptare nė pesė shtete... Dhe, tash, e kanė me borxh, qė tu dalin borxhi shqiptarėve dhe Shqipėrisė, ta bėjnė Shqipėrinė SHQIPĖRI dhe popullin e lirė shqiptar brenda kufijve tė saj Etnikė e Natyrorė, siē jetojnė shumica e popujve dhe kombeve tė botės demokratike.
Duhet ta dijė e gjithė bota, e, edhe Franca, se, sipas shtrirjes sė shqiptarėve dhe tė trojeve tė tyre gjeoEtnike e gjeoAutoktone, Shqipėria-SHQIPĖRI do duhej tė kishte hiē mė pak se 184 157 km2 dhe hiē mė pak se 10 milionė shqiptarė, nė Rajon.
Dhe, tash, ėshtė e udhės, siē e kėrkon edhe rendi i ri botėror, qė Shqipėria tė jetė njė SHQIPĖRI tamam shqiptare, nė tė gjitha tokat e veta gjeoautoktone, gjeofizike e gjeoshpirtėrore, duke e dhėnė kontributin e tyre bijtė e rinj tė atyre shteteve mike, duke i pėrmirėsuar gabimet trashanike tė paraardhėsve tė tyre, ato gabime me tė cilat paraardhėsit e tyre e ndanė dhe e copėtuan si mos mė keq Shqipėrinė, sepse, e kanė pėr detyrė dhe obligim njerėzor e moral qė ti pėrmirėsojnė gabimet e paraardhėsve tė tyre politikė e ushtarakė, qė vepruan nė dėm tė shqiptarėve dhe tė Shqipėrisė SHQIPĖRI... Vetėm kjo ka vlerė njerėzore, kombėtare dhe ndėrkombėtare, demokratike dhe miqėsore.
Por, kėtu, ėshtė e udhės tua themi troē francezėve dhe Francės sė tyre se e kuptojmė mirėfilli edhe kėtė luftė me enciklopedi dhe gjuhėn e saj, e cila ua pėrgatit terrenin forcave tjera demoktarike (politike dhe ushtarake), pėr qėllime qė dihen... Duhet tė dihet hapur dhe tė thuhet troē se Kosova ėshtė tokė e pushtuar shqiptare, dhe, sot, edhe pas Luftės sė lavdishme tė UĒK-sė shqiptare (qė u bė pėr bashkim kombėtar), falė politikave tė armiqve tė Shqipėrisė-SHQIPĖRI dhe tė shqiptarėve, forca tė caktuara enciklopedike po pėrpiqen nė vazhdimėsi ta rishkėpusin nga trungu amė i saj, nga Shqipėria-SHQIPĖRI, tė cilės i pėrket, me tokė, me gjuhė e me gjak - parailirė, ilirė e shqiptar.
Ėshtė krejtėsisht e pamundur nė njė opinion si ky tė pėrfshihen tė gjitha vėrejtjet qė kemi pėr lėshimet e pėrpiluesve tė kėsaj enciklopedie me famė botėrore, sidomos, pėr shqiptarėt dhe pėr Shqipėrinė-SHQIPĖRI...
Sidoqoftė, mendojmė, herėt a vonė, kjo enciklopedi franceze do ta thotė dhe do ta zbardhė tė vėrtetėn pėr shqiptarėt dhe pėr Shqipėrinė e tyre SHQIPĖRI, nė kufijtė e saj gjeoNatyrorė, gjeoEtnikė, gjeoFizikė dhe gjeoShpirtėrorė. Dhe, tė gjithė duhet ta dinė se vetėm kjo ėshtė e vėrteta pėr shqiptarėt dhe pėr SHQIPĖRINĖ e tyre, qė duhet ta respektojė Enciklopedia e Francės, Larousse, dhe tė gjitha enciklopeditė e tjera tė popujve tė botės demokratike.
Burojė, 25 tetor 2008
(Autori ėshtė poet dhe publicist i pavarur shqiptar) |