| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Danaj: Nacionalizmi maqedonas nuk pranon bashkejetesen me shqiptaret |
| Postuar mė datėn: 2007-11-08 16:37:39 nga admin1 :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
Drejtori i Institutit te Prognozave politike rajonale, Koēo Danaj e ka cilesuar daten 7 nentor 2007 si daten kur nacionalizmi maqedonas i drejtuar nga Gruevski dhe Cervenkovski shkelin perfundimisht mbi marreveshjen e Ohrit duke e shndrruar ate ne nje leter pa vlere. Deklarimi u be pas masakres se forcave speciale dhe atyre te motorizuara maqedonase kunder popullit shqiptar ne Malesine e Tetoves nen pretekstin e ndjekjes se krimineleve.
Danaj u shpreh edhe per qendrimin e partive politike shqiptare ne Maqedoni. Sipas tij: Per kryetarin e PDSH, Menduh Thacin, dita e masakres mbi shqiptaret eshte dita me e turpshme e karieres se tij politike. Me deklaratat arrrogante te partise se tij ne mbrojtje te nacionalizmit dhe ultranacionalizmit maqedonas, kjo parti u shkeput nga interesat kombetare te shqiptareve duke pare vetem interesat pushtetore. Kjo ka qene dita me e turpshme edhe per Ali Ahmetin, kryetarin e BDI-sė. Deklaratat e tij dhe te partise se tij per masakren maqedone ishin deklarata prej frikacakesh. Ato tregojne se ata nuk jane me ne gjendje te mbrojne interesat kombetare te shqiptareve, por vetem ato pushtetore.
Danaj eshte shprehur se perderisa maqedonet dhe politika e tyre nacionaliste dhe primitive nuk duan te jetojne me shqiptaret mbi bazen e barazise, edhe shqiptaret nuk kane pse te pranojne te jetojne me ata si qytetare te dores se dyte dhe bujkrober moderne. Shqiptaret nuk jane bekshinj te Maqedonise, por qyxtetare te denje te Europes te cilet me mjete demokratike dhe vetem demokratike, do te dine te mbrojne te drejtat e tyre edhe ne Maqedoni.
|
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|