| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Berisha: Neqoftese hapet riformatimi i kufijve te Ballkanit, shqiptaret nuk do te dalin te humbur |
| Postuar mė datėn: 2007-09-28 11:09:11 nga admin4 :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
Kryeministri Berisha nė njė interviste dhene Zerit te Amerikes ka folur gjate per qendrimin e Shqiperise ndaj Kosoves, per pavarsine e saj, per ndarjen e Kosove etj.
Berisha eshte shprehur se: «Shqipėria mbėshtet, e ka mbėshtetur dhe do ta mbėshtesė pa asnjė lloj hezitimi pavarėsinė e Kosovės. Por Shqipėria privatisht dhe publikisht u bėn thirrje autoriteteve tė Kosovės tė mos ndėrmarrin veprime tė njėanėshme. Pavarėsia e Kosovės ka njė mbėshtetje tė gjerė dhe tė madhe. Procesi pėr shkak tė mekanizmave ndėrkombėtarė ka hasur nė disa vėshtirėsi. Udhėheqja politike e Kosovės, Shqipėria, dhe vendet e rajonit nė vendimet e tyre, duhet tė bashkėrendojnė me ato vende tė cilat, me nė krye Shtetet e Bashkuara, janė tė sigurta, tė bindura se pavarėsia ėshtė zgjidhja e vetme qė jep paqe e stabilitet nė Kosovė dhe rajon. Edhe dje nė takimin me presidentin Bush mora siguri tė plotė se Presidenti dhe qeveria e tij do ti pėrmbahet qėndrimit tė shpallur ; Sekretarja e Shtetit Rice ka deklaruar se pavarėsia ėshtė ajo qė jep stabilitet dhe paqe nė Kosovė e rajon. Kėshtu qė nuk mendoj se veprimet e njėanėshme janė tė dobishme.
Sipas Berishės, shqiptaret ne Kosove janė pėr pavarėsi, por nėqoftėse ndarja imponohet, ata nuk do te dalin te humbur. Ai u shpreh se: Nuk parashikoj; mendoj se autoritetet e Kosovės nuk do tė ndėrmarrin pėrsipėr veprime tė njėanshme. Sikundėr projekti i qytetarėve tė Kosovės ėshtė katėrcipėrisht e faktuar qė nuk ėshtė bashkimi me Shqipėrinė, ėshtė pavarėsia. Historia ėshtė e tillė qė nė njė shekull janė zhvilluar dy realitete shqiptare, njėri nė Tiranė, tjetri nė Prishtinė. Qytetarėt e Kosovės kanė votuar, kanė luftuar, kanė faktuar me tė gjitha mėnyrat se janė pėr pavarėsinė e vendit ku jetojnė. Ndaj nė kėtė kontekst nuk mund tė them se do tė mund tė nxitet njė gjė e tillė. Ajo ēka ėshtė shumė e rėndėsishme ėshtė integriteti i Kosovės nė kufijtė e saj aktual. Kjo ėshtė shumė, shumė e rėndėsishme. Ēdo proces pėr ndarje, ėshtė hapja e njė procesi pėr riformatimin e kufijve tė Ballkanit, proces i gjatė, i dhimbshėm nga i cili, shqiptarė nė fund tė fundit, nuk do tė ishin tė humburit. Por faktikisht nė statusin aktual Kosova ka vendosur pėr pavarėsi. Shqipėria ka aspiratė kryesore Bashkimin Europian dhe NATO-n; po kėshtu dhe kombe tė tjera, ndaj dhe ėshtė nė interesin mė tė mirė tė tė gjithė kėtyre kombeve, respekti i kufijve aktual ndėrkombėtar dhe bashkėpunimi pėr tė realizuar dy projekte madhore: integrimin nė Bashkimin Europian dhe integrimin nė NATO.Ø
28.09.2007 |
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|