DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Marrėdhėnie tejet tė tensionuara mes Rusisė dhe Gjeorgjisė
Postuar mė datėn: 2008-05-19 11:19:08 nga admin2 :: Kategoria: Lajmet kryesore

Tensionet ndėrmjet Gjeorgjisė dhe Rusisė rreth rajoneve separatiste tė Abkazisė dhe Osetisė Jugore vazhdojnė tė jenė tė larta. Kolegu Andre de Nesnera i hedh njė vėshtrim zhvillimeve mes dy vendeve nė muajt e fundit.

Abkazia gjendet nė pjesėn veriperendimore tė Gjeorgjisė ndėrsa Osetia Jugore nė veri tė tij, qė tė dyja nė kufi me Rusinė. Robert Legvold i Universitetit Kolumbia thotė se megjithėse tė dy rajonet janė pjesė e Gjeorgjisė, ato kan prirje tė forta separatiste.

"Tė dyja janė rajone tė cilat pas dhunės civile qė pushtoi kėto rajone nė fillim tė viteve 90, kanė refuzuar tė integrohen nė shtetin e Gjeorgjisė. Abkazia kėrkon pavarėsi tė plotė nga Gjeorgjia ndėrsa Osetia Jugore fillimisht kėrkonte t’i bashkohej Osetisė Veriore dhe tė bėhej pjesė e Rusisė por kohėt e fundit ka filluar tė kėrkojė pavarėsi tė plotė”.

Shumė ekspertė, ndėr ta edhe Ronald Suny i Universitetit tė Ēikagos, thonė se shpallja e pavarėsisė sė Kosovės dhe njohja e saj nga shumė shtete ka rritur ndjenjat separatiste edhe nė kėto dy rajone.

"Shumė rajone tė cilat janė pėrpjekur tė shpallin pavarsinė apo autonominė e tyre tani thonė: Ja shembulli i Kosovės; ne duhet tė kemi tė njėjtėn tė drejtė dhe kjo ka inkurajuar banorėt e Osetisė Jugore dhe tė Abkazisė qė t’i bėjnė mė tepėr presion Rusisė pėr tė pėrkrahur kėrkesėn pėr autonomi mė tė gjėrė apo pavarėsi”.

Rusia vazhdimisht ka kundėrshtuar pavarėsinė e Kosovės dhe siē thonė ekspertėt ka shfrytėzuar si argument frikėn se edhe rajone tė tjera do tė kėrkojnė njė gjė tė tillė. Muajin e kaluar Rusia vendosi tė rrisė bashkėpunimin me rajonet separatiste tė Osetisė Jugore dhe Abkazisė gjė qė ka ngjallur protesta nga ana e zyrtarėve gjeorgjianė.

Njė burim tjetėr i mosmarrėveshjeve ndėrmjet Rusisė dhe Gjeorgjisė ėshtė prania e trupave ruse nė Abkazi dhe Osetinė Jugore. Megjithėse qėllimi zyrtar i pranisė sė tyre ėshtė misioni paqeruajtės, Gjeorgjia thotė se prania e trupave ka rritur ndjenjat separatiste ndėrsa zyrtarėt rusė e kanė hedhur poshtė akuzėn.

Tensionet u ngritėn edhe mė tepėr kur muajin e kaluar njė aeroplan pa pilot i Gjeogjisė u rrėzua mbi rajonin e Abkazisė. Zyrtarėt gjeorgjianė kanė fajėsuar aeroplanėt luftarakė rusė pėr rrėzimin e tij por Moska i ka hedhur poshtė akuzat. Javėt e fundit janė rrėzuar edhe avionė tė tjerė tė tillė.

Jason Lyall i Universitetit Princeton thotė se tensione tė tilla kanė detyruar Gjeorgjinė dhe Rusinė tė shtojnė numrin e trupave nė kėtė rajon.

"Gjeorgjia po pėrpiqet qė me anė avionėve pa pilot tė mėsojė se sa trupa ruse ndodhen nė rajonet separatiste. Sipas njė marrėveshjeje mes dy vendeve tė arritur nė vitin 1994, Rusia ka tė drejtė tė ketė deri nė 3000 trupa paqeruajtėse nė tė dyja rajonet”.

Zyrtarėt gjeorgjianė dhe rusė kanė akuzuar njėri tjetrin se e kanė ēuar rajonin nė prag tė luftės. Profesor Suny i Universitetit tė Ēikagos thotė se situata ėshtė shumė e rrezikshme.

"Ėshtė e kuptueshme se Gjeorgjia nuk dėshiron luftė sepse nuk ka dyshim se do tė humbiste. Nga ana e saj, Rusia nuk dėshiron trazira nė atė rajon sepse shumė afėr, nė Soēi ata po pėrgatiten pėr tė organizuar lojrat olimpike dimėrore tė vitit 2014”.

Shkuarja drejt njė konfrontimi nuk ėshtė e dėshiruar nga asnjėra palė.

"Rreziku nuk ėshtė se Gjeorgjia apo Rusia dėshirojnė luftė por se nė terren mund tė lindė ndonjė konflikt qė askush nuk e dėshiron. Gjendja ėshtė e tillė qė mund tė dalė nga kontrolli shumė lehtė. Megjithėse se asnjėra nga palėt nuk dėshiron luftė, nė njė situatė me njė prani tė madhe trupash nė njė rajon kaq tė vogėl dhe me histori jo tė mirė, ēdo gjė ėshtė e mundur”.

Por si mund tė ulen tensionet? Profesor Suny mendon se kjo mund tė bėhet pėrmes njė dialogu dypalėsh. Shumica e ekspertėve mendojnė se ky problem nuk ėshtė i pazgjithshėm por ata thonė se presidenti i ri rus, Dmitri Medvedev duhet ta trajtojė ēėshtjen e marrėdhėnieve ruso-gjeogjiane nė mėnyrė tė tillė qė situata tė mos dalė jashtė kontrollit.

Andre de Nesnera
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] NATO ftoh marrėdhėniet me Rusinė (2008-08-19 15:21:54 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] SHBA: Marrėdhėniet me Rusinė, mund tė dėmtohen pėr vite tė tėra (2008-08-14 21:54:55 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Serbia dhe Rusia forcojnė marrėdhėniet (2008-02-26 12:06:22 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Australia njeh shtetin e Kosoves: Shume shpejt marredheniet diplomatike (2008-02-19 02:48:20 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] SHBA, Bush: Marredhenie te plota diplomatike me Kosoven (2008-02-19 02:31:36 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Shqipėria njohu Kosovėn dhe ngriti marrėdhėnie diplomatike nė nivel ambasadorėsh (2008-02-18 12:15:47 nga admin1)
[ Histori ] Ēėshtja Shqiptare nė marrėdhėniet ndėrkombėtare 1918-1921 (2007-11-04 03:27:20 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Ngjarje historike nė marrėdhėniet shqiptaro-kanadeze (2007-11-04 01:36:18 nga admin2)
[ Histori ] Lidhur me marrėdhėniet tona me Kosovėn (2007-10-26 17:49:56 nga admin4)
[ Histori ] Marrėdhėniet shqiptaro –greke, skenat dhe prapaskenat e njė historie (2007-09-27 16:38:35 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Dobins: Kosova nuk do tė jetė problem me pėrmasa tė mėdha nė marrėdhėniet mes Rusisė e SHBA-ve dhe BE-sė (2007-07-31 08:03:49 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster