| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Kosova e fiton pavarėsinė, pavarėsisht projekteve tjera, thotė Sejdiu |
| Postuar mė datėn: 2007-08-03 11:15:37 nga admin1 :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
Kosova ka vizion tė qartė pėr periudhėn 120 ditėshe tė bisedimeve tė reja me Serbinė, tha sot presidenti Fatmir Sejdiu, duke pėrsėritur se statusi i Kosovės, tėrėsia territoriale dhe pakoja e Ahtisarit janė tė panegociueshme.
Pas takimit me komandantin e KFOR-it gjeneralin Roland Kather, Sejdiu tha se bisedimet e reja, qė ai i quajti konsultime me bashkėsinė ndėrkombėtare, do tė pėrqendrohen nė ēėshtje mė shumė teknike, siē janė ēėshtja e tė zhdukurve, ēėshtjet e suksesioneve, lėvizja e lirė e qytetarėve nė mes tė dy vendeve etj. Presidenti hodhi poshtė ēdo mundėsi tjetėr tė zgjidhjes sė statusit, pėrveē pavarėsisė sė saj, duke iu u pėrgjigjur ideve tė fundit pėr njė konfederatė nė mes Kosovės e Serbisė. Mund tė them se sė pari nuk ka qėndrim tė bashkėsisė ndėrkombėtare lidhur me kėtė ēėshtje dhe e dyta le tė testojė kush ēfarė tė dojė me kėto fjalė qė dalin nė forma tė ndryshme...Pėr ne ėshtė me ėshtė me rėndėsi se ne kemi njė vizion shumė tė qartė edhe si popull, si Kosovė, si institucione dhe ajo ėshtė pavarėsia e Kosovės pėr tė gjithė qytetarėt e saj, tha Sejdiu. Me kėtė rast, presidenti Sejdiu pėrshėndeti qėndrimin e sekretarit tė pėrgjithshėm tė OKB-sė Ban Ki Mun, pėr pėrshpejtimin e zgjidhjes sė statusit tė Kosovės, duke shfaqur bindjen se me 10 dhjetor tė kėtij viti do tė dorėzohet nė KS raporti final i gjithė kėtij procesi. Ēėshtje mė delikate nė gjithė kėtė proces mbetet veriu i Kosovės. Presidenti Sejdiu nuk deshi tė komentojė shkrimet e mediave tė huaja pėr mundėsinė qė Rusia tė dėrgojė njė kontingjent tė ushtarėve tė saj nė kėtė pjesė tė Kosovės. Ndėrkaq, komandanti i KFOR-it gjenerali Roland Kather, i quajti spekulime shkrimet e tilla dhe tha se KFOR-i nuk ėshtė nė dijeni pėr njė gjė tė tillė. Nuk kam dėgjuar asgjė pėr kėtė. Mendoj se tė gjitha gjėrat si kjo nė kėtė kohė janė spekulime. Askush nuk me ka lajmėruar zyrtarisht as mua, e as nė nivelet e tjera tė NATO-s, pėr njė mundėsi tė tillė. Unė nuk kam dėgjuar pėr kėtė, definitivisht jo, tha Kater. Gjatė takimit tė sotėm, presidenti Sejdiu dhe gjenerali Kather u pėrqendruan mė shumė rreth gjendjes sė pėrgjithshme tė sigurisė, me theks tė veēantė pėr situatėn rreth pėrhapjes sė zjarreve nė Kosovė. Ata iu bėnė thirrje qytetarėve qė tė bashkėpunojnė me institucionet pėr parandalimin dhe evitimin e zjarreve, tė cilėt paraqesin rrezik tė madh edhe pėr sigurinė e qytetarėve.
|
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|