DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Gazidede: Ja agjentėt qė organizuan 97
Postuar mė datėn: 2006-11-04 02:26:24 nga Flori Bruqi :: Kategoria: Lajmet kryesore

Interviste e ish shefit te SHIK-ut dhene TV KLAN
Zoti Gazidede si erdhėt ju nė krye tė SHIK nė maj 1992?
Nė fund tė qershorit 1992. S`kam pasur asnjė njohje personale me zotin Berisha nė atė kohė president, nuk e kisha takuar asnjėherė. Unė edhe sot e kėsaj dite nuk e di kush mė ka propozuar pėr atė punė. Sigurisht qė duhet tė kishin folur fjalė tė mira.
Nuk u bėtė kurioz tė dinit se kush u propozoi?
E kam pyetur dhe zotin Berisha dhe nuk mė ka treguar ndonjėherė. Mė thirri zoti Berisha njė ditė tė shtunė dhe mė tha qė e kish menduar tė mė emėrojė shef tė SHIK-ut. Unė nuk pranova, rezistova tė them tė drejtėn, sepse mendoja se ėshtė njė punė qė ishte e vėshtirė pėr mua.
Pse mendonit se ishte e vėshtirė?
Kisha disa aryse qė e kundėrshtova. Nė rradhė tė parė unė karrierėn time e mendoja shkencore jo politike. Nė radhė tė dytė, kisha fėmijė tė vegjėl qė mendoja se kanė nevojė pėr pėr kujdesin tim. Ime shoqe e vetme mund tė mos e pėrballonte rritjen e tyre, kisha arsye shėndetėsore etj. Zoti Berisha mė bindi, nėse mund tė them, duke mė thėnė qė nėse ai nuk do tė pranonte tė ishte President, ca shokė tė tjerė nuk do pranonin tė ishin ministra, apo kryeministra, nė qoftė se dhe unė nuk do tė pranoja tė isha shef i SHIK, domethėnė ishte e kotė qė u pėrfshimė nė lėvizjen demokratike, duhej t’ia linim pushtetin komunistėve.

Dhe ju vendosėt qė tė pranonit qė tė drejtonit SHIK. Po a ishit ju nė kėtė kohė njė nga njerėzit mė besnikė tė zotit Berisha?
Unė nuk e di sa ēfarė besimi kishte ai tek unė, sepse ai nuk me njihte fare. Mund tė kishte besuar mua thjesht nga ēfarė i kishin folur pėr mua. Besoj se zoti Berisha, tė gjithė bashkėpunėtorėt i ka zgjedhur duke menduar se janė njerėz qė e bėjnė njė punė tė caktuar, jo duke menduar sesa besnikė ishin pėr tė. Mund tė pėrmend zotin Klosi qė erdhi pas meje nė SHIK. Zoti Mejdani qė zgjodhi Klosin si shef tė SHIK, e zgjodhi duke u nisur nga shoqėria shumė e ngushtė qė kishte ai me tė tek Shkencat e Natyrės, dhe unė e di sepse kam qenė koleg me ta.

Ju keni qenė kolegė me zotin Klosi dhe Meidanin?

Po, nė njė fakultet kemi punuar. Mejdani ka qenė pėr mjaft kohė dhe dekan i fakultetit ku unė kam qenė pedagog.

Doja t’u bėja njė pyetje e cila ėshtė pėrfolur, nė fillim tė viteve ’90, kur ju erdhėt nė krye tė SHIK. Nė atė kohė ju keni qenė antėr i shoqatės sė Intelektualėve Islamikė, a ka ndikuar ky fakt me emėrimin tuaj nė krye tė SHIK?



Nė radhė tė parė do ju shpjegoj se ēfarė ishte kjo shoqatė. Kisha disa miq qė kishin njohje tė pėrgjithshme pėr fenė myslimane, ashtu siē mendoja se kisha dhe unė. Mund tė pėrmend Bardhyl Ficon, ndjesė pastė doktor Shefqet Ndroqin, kunatin e Rexhep Meidanit, doktor Bylykun. Sė bashku me kėta. Me iniciativėn e Bardhyl Ficos, krijuam njė shoqatė tė ashtuquajtur tė Intelektualėve myslimane, kjo ka qenė diku nė prag tė zgjedhjeve tė ‘92. Qėllimi i kėsaj shoqata ishte qė tė mos ta lėmė tė gjykojnė pėr fenė myslimane, nė atė kohė me vjen keq ta shpeh me kėto fjalė, injorantė, nė kuptimin qė ishin njerėz tė pashkolluar, qė edhe fenė nuk e njihnin tamam, dhe mund ta orientonin fenė nė drejtime jo normale nė Shqipėri, gjė e cila vinte pas njė boshllėku shumė tė gjatė, si dhe pėr fetė e tjera. Po ndėrsa fe tė tjera kishin njerėz tė shkolluar, myslimanėt nuk kishin dhe aq. Kjo ishte ideja themelore. Unė pastaj e pashė veten nė njė lloj mbledhje, tė parėn dhe tė fundit qė kam bėrė nė kėtė lloj shoqate, i zgjedhur kryetar prej tyre. Zgjedhja u bė pas njė lloj debati qė kishim pėr pėrfshirjen e fesė nė politikė nė atė periudhė. U hodhėn zėra qė feja nuk duhet tė pėrzihet me politikė, por ideja ime ishte qė feja nuk mund tė ishte indiferente ndaj komunizimit, qė ka qenė armiku mė i egėr i fesė. Dhe mbase njė prononcim i tillė mė vuri nė krye tė asaj shoqate, por deklaroj qė ka qenė mbledhja e parė dhe e fundit qė kam marrė pjesė.

Nė momentin qė ju morėt nė dorėzim ēelsat e zyrės mė misterioze tė shtetit shqiptar, ēfarė dinit ju pėr shėrbimet sekrete?

Unė nuk dija thuajse asgjė. Kisha njėfarė antipatie pėr sigurimin gjatė gjithė kohės. Unė nuk kam pas kontakte dhe shoqėri me asnjė punonjės tė SHIK. Pėr ēudinė time nuk mė ėshtė afruar nė ndonjė rast asnjė prej tyre, por duke dėgjuar pėr bėmat e sigurimit, sigurisht qė kisha njė farė antipatie.

Sa ishte trashėgimia e sigurimit qė gjetėt atje?

Gjeta njė personel qė ishte 100 pėrqind i sigurimit tė shtetit. E ashtuquajtuar reformė e ‘91 ishte vetėm me nxjerrjen nė rezervė tė njė personeli prej rreth 200 vetash, tė cilėt ishin nė tė njėjtėn listė organike qė kishin qenė, vetėm se nuk kishin tė drejtė tė hynin nė zyra dhe mernin rrogėn, kryetari pėr kryetar, shefi pėr shef, inspektori pėr inspektor duke qėndruar nė shtėpi, ose duke bėrė ēfarė i thoshte partia.

Nė momentin qė morėt nė dorė SHIK, qė ishte trashėgimtari i drejtėpėrdrejtė i sigurimit tė shtetit, konstatuat qė sigurimi i shtetit nė 90-92 kishte asgjėsuar dosje, siē ėshtė shprehur Klosi?

Po kjo ėshtė e vėrtetė. Ne ishim pėrballė njė fakti, qė njė pjesė dosjesh rreth, mund tė them njė shifėr tė pėrafėrt, rreth 10 mijė mund tė jenė asgjėsuar nga Ministria e Brendshme, pėrsa kohė ishte sigurimi brenda ministrisė, me firmėn e zotit Gramoz Ruēit dhe njė pjesė e konsiderueshme ishin djegur nga Irakli Koēollari, nė atė kohė kryetar i SHIK.

A jeni i saktė nė kėtė shifėr zoti Gazidede, pasi zoti Klosi tha qė gjatė gjithė kohės, sigurimi i shteti ka pasur nė zotėrim jo mė shumė se 5 mijė dosje?

Kjo ėshtė krejtėsisht e pasaktė. Sigurimi i shtetit, gjatė 40 viteve qė ka funksionuar ka pas mbi 120 mijė informatorė, mund tė gaboj me 5 mijė. Mbi 120 mijė informatorė, duke gjykuar qė ēdo informator kishte njė dosje, do tė mendonim qė ishin 120 mijė dosje. Por duhet pasur parasysh se nė mjaft raste dosjet e informatorėve asgjėsoheshin mbas njė farė periudhe. Pasi mbaronte aktivitetin informatori, ishin dosje mė afat ruajtje 10 vjet, 20 vjet, mund tė kishte 25 vjet. Pas kėsaj periudhe, asgjėsoheshin, quhej proces normal asgjėsimi. Duke pasur parasysh kėtė proces, mendoj se nė kohėn kur unė kam qenė, ka pas rreth mbi 40 mijė dosje tė sigurimit tė shtetit qė kanė ekzistuar.

A ka pasur nė kohėn qė keni marrė nė dorėzim arkivin e sigurimit, a ka pasur persona tė rėndėsishėm politikė, tė viteve 1992-1997 qė kishin dosje nė SHIK?

Ka pasur, jo shumė, po ka pasur. Nuk dua tė komentoj nė kėtė drejtim. Diēka tjetėr dua tė shtoj nė kėtė aspekt. Zoti Klosi nė njė intervistė, ėshtė shprehur se edhe SHIK nėn drejtimin tim ka bėrė asgjėsime selektive, jo me regjistrat, jo me.... ku di unė ēfarė kishte ndėr mend ai tė thoshte. Ju garantoj juve se nuk ėshtė asgjėsuar asnjė lloj dokumenti gjatė periudhės unė kam drejtuar SHIK, madje edhe dokumenta qė janė asgjėsuar bashkė me djegien e degėve tė SHIK, nuk kanė sjellė pasojė, sepse gjithė dokumentacioni ka qenė i dubluar.

Ish- ministri i Brendshėm, Rama ėshtė shprehur se nė tė vėrtetė, dosjet e sigurimit nėse janė asgjėsuar, ekzistojnė diku tė fotokopjuara nė mikrofilma. A ėshtė e vėrtetė kjo?

Kjo ėshtė e vėrtetė, por unė kam pasur dyshimin qė nė atė kohė, qė njė pjesė e mikrofilmave, nė mos tė gjithė janė fshehur.

Ju vete keni disponuar mikrofilme nė vitin ‘92 kur keni ardhur mė krye tė SHIK?

Po nė disa raste kam parė mikrofilma pėr dosje tė veēanta.

Pėr dosje tė veēanta, por ekzistonin mikrofilma pėr tė gjtha dosjet?

Po pėr dosjet qė quheshin tė asgjėsuara, janė asgjėsuar dhe mikrofilmat. Duke pasur parasysh qė mikrofilmat nuk zinin volum fare, unė dyshoj qė ata t`i kenė asgjesur, mund t`i kenė fshehur. Unė mendoj pėr Gramoz Ruēin dhe Irakli Koēollarin.

Ju dyshoni qė Gramoz Ruēi dhe IRakli Koēollri mund tė kenė mikrofilmat e dosjave tė asgjėsuara?

Sigurisht qė dyshoj, dua tė shtoj qė ky ėshtė thjesht dyshim, nuk kam ndonjė provė.

Zoti Klosi ėshtė shprehur qė ka dyshime, gjithmonė nė sferėn e dyshimeve, qė dosjet e kundėrzbulimit nė raport me UDB-nė ishin nė dorėn e UDB-sė?

Unė nuk di nga i ka nxjerrė kėto konkluzione Klosi. Nė qoftė se kjo ėshtė e vėrtetė duhet tė ketė ndodhur nė kohėn e zotit Klosi, sepse nė kohėn time nuk ka ndodhur dhe pėr kėtė jam i sigurtė. Nėse unė do tė isha nė dijeninė e plotė dhe do t`i kishte ndodhur kjo qė pretendon zoti Klosi, do ta kisha ēuar pėr ndjekje penale pas asnjė lloj hezitmi.

Gjatė kohės qė ju keni qenė nė SHIK, a keni disponuar dosje e kundėr zbulimit ndaj UDB-sė, tė trashėguara nga koha e sigurimit?

Sigurisht dhe janė ruajtur me fanatizėm dhe ėshtė bėrė ajo qė nuk ėshtė bėrė pėr njė kohė tė gjatė.

Nė atė kohė qėju keni drejtuar SHIK, ishit nė dijeni tė politikanėve tė rėndėsishėm qė ishin me dosje?

Ca gjėra mėsoheshin dhe automatikisht aty. Unė nuk kam bėrė ndonjė studim pėr kėtė problem. Ne si SHIK jemi pėrfshirė nė prag tė zgjedhjeve tė 96 pėr verifikimin e atyre qė do tė kandidonin pėr deputet nė Kuvendin Popullor dhe ishte njė proces ligjor.

A quhet mbrojtje e kushtetutės, pėrgjimi, ndjekja, qoftė dhe represioni ndaj opozitės sė kohės?

Ne nuk e kemi pėrgjuar dhe as ndjekur opozitėn e asaj kohe. Unė dua t’u them se opozita e asaj kohe, ishte njė parti pushtetare 50 -vjeēare gati, e la pushtetin nė njė kohė qė mendonte se nuk mund ta mbante mė. Dhe sigurisht ata kishin njė eksperiencė 50 vjeēare. Dhe sigurisht ata propogandėn nuk e ndalėn nė asnjė cast.

A ka pasur punonjės tė SHIK qė ndiqnin ose jepnin raport pėr njerėz tė opozitės?

Tė opozitės jo, por persona qė mund tė ndiqeshin nga SHIK, nė pėrputhje me ligjin ka pasur.

Nė njė nga intervistat e tij, Zoti Ruēi ėshtė shprehur se ėshtė ndjekur nga SHIK?

Ai ka qenė nė proces hetimor nė atė periudhė. Mund tė kishte pėsuar fatin e zotit Koēollari, pėr asgjesimin e dokumentacionit nė Ministrinė e Brendshme, po ai pėrfitoi nga rasti qė ishte me imunitet, dhe sapo i pėrfunoi iku nė Greqi. Nuk kishim arsye ta ndiqnim, dhe s’mund ta ndiqnim.

A keni pasur bashkėpunėtorė mes rradhėve tė opozitės?

Jo, e them me pėrgjegjėsi, jo.

Zoti Gazidede ju jeni vėnė nė dijeni tė komenteve tė ditėve tė fundit, madje edhe gazetarėt ju kanė pyetur edhe ju personalisht lidhur me njė incident qė ka ndodhur mė 21 tetor tė vitit 1995, nė kohėn qė keni qenė shef i SHIK. Njė biznesmen kosovar, i cili jetonte nė Shqipėri dhe qė kishte njė linjė prodhimi duraluminesh, nė mos gaboj nė periferi tė Tiranės ėshtė rrėmbyer nga dy makina me punonjės tė Shėrbimit Informativ Kombėtar dhe qė nga ky moment nuk gjendet mė. Ka pasur mjaft komente, ėshtė deklaruar qė ai ka mbetur i vrarė pas torturave tė punonjėsve tė SHIK-ut nė zonėn e Lezhės. Si ėshtė ky rast dhe ē’ju thotė ky emėr?

Nė vitin ‘95 kur ka ndodhė zhdukja e kėtij biznesmeni ka pas njė shkrim nė “Gazetėn Shqiptare” fillimisht. Pastaj ėshtė akuzuar Shėrbimi Informativ Kombėtar, qė atėherė, qė nė atė rast unė kam vėnė nė lėvizje dy drejtori nė SHIK qė tė ndjekin kėtė problem, nėse kishin ndonjė bazė akuzat qė i bėheshin Shėrbimit nė atė kohė. Dhe nga hetimi qė ėshtė bėrė nė atė kohė nga ne, duhet tė ekzistojnė edhe dokumentat, nė kundėrshtim edhe me atė qė thotė zoti Klosi, del qė nuk kishte ndonjė pėrfshirje tė punonjėsve tė Shėrbimit Informativ Kombėtar. Zoti Klosi doli dhe publikisht akuzoi SHIK, tha qė unė kisha dijeni, qė ai e dinte qė unė e dija, madje ai e dinte, qė duhej ta dinte edhe zoti Berisha kėtė gjė. Ajo qė thotė zoti Klosi ėshtė njė shpifje e pastėr, ėshtė njė monstruozitet. Nė qoftė se prokuroria ka bėrė hetime pėr kėtė problem, ka arrestuar njerėz, tė cilėt u detyrua t’i lironte si tė pafajshėm, njė rast tė tillė kur pėrfshihet drejtėsia nė njė problem nuk ka mė komente. Nuk kanė mė vend pėrrallat qė tregon zoti Klosi pėrpara kamerave. Unė nuk e kuptoj dot se si zoti Klosi thotė se megjithėse nuk ka prova, se kėtė e ka bėrė SHIK-u, megjithėse nuk ka prova, kėtė thotė e di Gazidede. Nuk mund tė flasė shefi i Shėrbimit Sekret nė kėtė mėnyrė siē flet zoti Klosi. Mė thanė, se nuk e ndoqa vetė se tek “Top Chanel”, vėllai i zotit Hoxha qė ėshtė zhdukur, paskėsh thėnė se mė ka ē’u kėtu, ose aty Zoti Klosi duke mė prezantuar si punonjės i Shėrbimit Informativ Kombėtar. Ėshtė njė abuzim i pastėr me detyrėn dhe zoti Klosi e ka bėrė kėtė thjesh pėr arsye politike. Dhe vetė deklaratat e zotit Klosi janė krejt politike.

Po ē’ka ndodhur me biznesmenin Remzi Hoxha, zoti Gazidede?

Sigurisht po ta dija kėtė gjė, se ē’ka ndodhur, do ta kisha zgjidhur qė atėherė.

Pra ju po thoni qė SHIK-u nuk ėshtė pėrfshirė nė eleminimin, ose tė paktėn nė marrjen peng tė tij?

Me kaq dijeni sa kam unė, jo.

Ėshtė vėrtetuar qė makinat kanė qenė me targa tė SHIK-ut?

Targat pėr mua nuk tregojnė asnjė gjė. Po u pėrmend njė fakt qė nė autobombėn qė iu vu “Vefės” nė ’96, ne gjetėm targat e kryetarit tė njė rrethi verior. Targėn e makinės tė njė kryetari tė njė rrethi verior. Dhe kjo s’ do tė thotė asgjė. Targat prodhoheshin nė uzinėn metalike tė Gjirokastrės dhe kundrejt njė ryshfeti le tė themi mund tė merrje ēfarėdo lloj targe. Nuk ėshtė asnjė lloj treguesit targa, vetėm nė qoftė se targa mund tė jetė njė targė e ngjashme me ndonjė targė tė jashtme.

Prokuroria e Pėrgjithshme ka deklaruar qė tė tre tė pandehurit qė u morėn pėr kėtė ēėshtje kanė deklaruar se e kanė rrėmbyer personin, por nuk dinė mė fatin e mėtejshėm tė tij?

Unė nuk di gjė se ata kanė bėrė njė deklaratė tė tillė. Nė qoftė se kanė bėrė deklaratė, qė e kanė rrėmbyer, le ta gjejnė ata.

Dhe a keni qenė nė dijeni tė kėtij rasti qė nė vitin ’95?

Kam qenė nė dijeni pėr akuzat qė u bėnė. Mė ka kėrkuar zyrtarisht zoti Pjetėr Arbnori pėr tė dhėnė ēfarė dinim ne pėr kėtė punė. Ne i kemi kthyer pėrgjigje zyrtare zotit Arbnori, pėr aq sa dinim ne pėr kėtė problem. Pėrsėri mė ka dėrguar, kam pėrshtypje letėr edhe zoti Ali Spahia. Dhe ai ka marrė pėrgjigje zyrtare pėr kėtė problem dhe nuk ėshtė absolutisht e vėrtetė qė zoti Spahia u ka thėnė familjarėve qė e ka SHIK-u dhe do t’ua japė sot, do t’ua japė nesėr, se nuk kishte sesi ta deklaronte ai kėtė gjė, kur njė gjė e tillė nuk ishte pohuar nga Shėrbimi Informativ Kombėtar. Mua mė vjen keq pėr atė familje, sepse ato kanė humbur vėllain e tyre, kanė humbur tė dashurin e tyre, fėmijėt kanė humbur babain e tyre, por kjo nuk do tė thotė se ata kanė tė drejtė tė akuzojnė kė tė duan, kush t’u dalė pėrpara. Kjo nuk do tė thotė absolutisht qė zoti Klosi ka tė drejtė tė dalė pėrpara kamerave dhe tė shpifė ē’ti dojė qejfi. Zoti Klosi nuk ėshtė hera e parė qė bėn kėto lloj shpifjesh. Zoti Klosi me zotin Luan Rama mė kanė akuzuar mua se jam takuar me Arkanin.

Mediat kanė pėrmendur faktin qė i fundit qė ka kontaktuar dhe qė ka parė, ose ka biseduar me biznesmenin Remzi Hoxha ka qenė njė punonjės i SHIK-ut me mbiemrin Kumbaro, qė aktualisht ndodhet nė Britaninė e Madhe. A keni dijeni se kush ėshtė ky person? A ka qenė ky njė efektiv i SHIK-ut?

Ilir Kumbaro ka qenė efektiv i Shėrbimit Informativ Kombėtar. Ai ka qenė ish-oficer i sigurimit, me njė stazh tė gjatė pune. Ka punuar disa kohė me Shėrbimin Informativ Kombėtar dhe pas njėfarė kohe ka dalė nė lirim. I nxirrnim ne zakonisht nė lirim ish-oficerėt e Sigurimit, me njė farė rroge, merrnin ato me rekord dy vjet a tre vjet, njė rrogė tė krahasueshme me atė tė mėsuesit tė asaj kohe dhe kaq.

Zoti Gazidede, Prokuroria e Krimeve tė Rėnda ka deklarur se ka rihapur ēėshtjen dhe ndoshta njė nga personat qė do tė thirren pėr tė dhėnė shpjegime do tė jeni edhe ju. A jeni i gatshėm tė pėrballeni me prokurorinė pėr kėtė ēėshtje.

Unė nuk e di ēfarė ka deklaruar Prokuroria e Krimeve tė Rėnda, ajo ėshtė puna e tyre, nėse e hapin ēėshtjen, apo nuk e hapin, mė thėrrasin mua apo nuk mė thėrrasin. Pėrderisa jam kthyer nė Shqipėri jam nė gjendje tė pėrballem me ēfarėdolloj akuze qė drejtohet ndaj meje.

A keni shitur armė nė Kosovė?

Ne nuk kemi futur asnjėherė armė nė Kosovė, pėr sa kohė kam qenė kryetar i SHIK-ut. Ka tentuar tė fusė armė zoti Koēollari pėrpara meje dhe janė kapur nja 70 armė nė kufi sė bashku me ata qė i transportonin. Janė gjykuar nė Kosovė nė atė kohė nga organet serbe dhe ne kemi pasur deponimet e atyre qė ishin tė burgosur pėr kėtė qėllim. Mundėm t’i siguronim.

A keni pasur jo kontakte, apo takim tė drejtpėr drejtė me komandantin e paramilitarėve, siē ishte Arkani? Ka njė akuzė nga njė ish-ministėr se ju jeni takuar me Arkanin fillimisht nė Peshkopi, dhe nė mos gaboj mė pas nė Tiranė.

Unė e kam dėgjuar kėtė lloj shpifje, kėtė lloj shpifje monstruoze. E kuptoj se pėr njė opozitar zakonisht nė vendin tonė njerėzit nuk janė dashamirės dhe mund tė shpifin dhe ndoshta quhet gjė normale shpifjet pėr pala palėn. Por tė arrijė shpifja deri aty sa ta cenosh rėndė nė dinjitetin kombėtar tjetrin mė duket monstruoze. Unė kam pasur rastrin ta takoj nė rrugė zotin Rama, ose mė mirė ai mė foli nė rrugė dhe deshi tė mė jepte dorėn dhe unė ia kam pėrmendur kėtė gjė. Megjithėse ai kishte dalė dhe kishte thėnė nė televizion publikisht, mua mė tha qė nuk ėshtė e vėrtetė, por e ka thėnė zoti Klosi. Por si ai, si zoti Klosi duhet tė kenė turp tė akuzojnė njė shqiptar pėr tė tilla gjėra.

A keni pasur dijeni pėr arrestimin e tė pestėve nė jug tė vendit dhe a keni qenė ju inisiatori i tij?

Qė kam pasur, kjo ėshtė krejt normale. Ata kishin veprimtari antikushtetuese dhe pėr njė veprimtari tė tillė u arrestuan dhe u dėnuan. Kėtu gjykohet shpeshherė pėr anėn politike tė problemit, sigurisht kjo anė nuk i pėrkiste SHIK-ut, por i pėrkiste politikanėve tė gjykonin. Ne nuk kemi bėrė asnjė veprim tė paligjshėm gjatė arrestimit tė atyre. Nuk jemi ne ato qė i kemi arrestuar. Ne kemi bėrė propozimin, arrestimi ėshtė bėrė nė bazė tė tė gjithė normave dhe procedurave tė ligjit, madje po e them dhe publikisht, qė pėrveē firmės sė Prokurorisė sė Pėrgjithshme ne kemi pasur edhe firmėn e zotit Brozi pėr kontrollin e banesave tė atyre personave dhe pėr kontrollin e zyrave tė “Omonias”.

Zoti Meksi ėshtė shprehur pak kohė pas largimit tuaj nga detyra se nė vitet ’96-97 ju ushtronit mjaft ndikim mbi presidentin Berisha. Ėshtė e vėrtetė kjo?

Zoti Berisha nuk ėshtė njeri qė ndikohet nga njė person, apo nga ndonjė tjetėr. Ai ka njė mendim krejt tė pavarur. Ka njė veti qė dėgjon shumė dhe kur i thonė fjalės bėn si di vetė. Unė nuk kam qenė ndonjė njeri qė shquhesha pėr dhėnie kėshillash. Sigurisht mund tė kem dhėnė mendimin tim kur mė ėshtė kėrkuar. Por nuk jam nga ata njerėz qė jap mendime pa mė kėrkuar.

Zoti Gazidede a jeni nė dijeni tė faktit se njė deputet i pozitės nė atė kohė dhe njė publicist i njohur janė goditur publikisht nė Tiranė? Siē ishte zoti Ndre Legisi dhe zoti Edi Rama?

Sigurisht qė e kam dėgjuar, sepse nė Shqipėri kam banuar.

A keni qenė ju i pėrfshirė nė goditje si SHIK?

Mua mė indinjonte fakti se pėr ēdo gjė qė ndodhte nė Shqipėri, edhe pėr krimin mė ordiner, akuzohej SHIK. Ndoshta njė nga tė metat e mia ishte nė tė kohė ka qenė qė nuk kam bėrė asnjė dalje publike pėr tė pėrgėnjeshtruar fakte tė tilla. Megjithatė jo ēdo akuzė e kam lėnė tė kalojė nė heshtje. Kam ēuar pėr ndjekje penale disa lloj shpifjesh qė i janė bėrė SHIK-ut dhe pothuajse tė gjitha gjyqet i ka fituar. Ka pasur raste qė unė jam detyruar nga eprorėt qė tė tėrheq akuzat pėr arsyet qė i dinin ata nė atė kohė.

Kush i ka goditur kėta dy persona, mjaft tė rėndėsishėm pėr kohė?

Sigurisht qė unė nuk e di dhe nuk ishte detyra ime qė ta dija.

A ishte SHIK-u nė dijeni tė faktit se disa firma piramidale po ngriheshin me mjaft shpejtėsi nė vitet ’95-96?

Sigurisht. Qė nė hapat e parė.

Dhe a i keni informuar eprorėt tuaj pėr kėtė?

Menjėherė kemi denoncuar. Janė dėnuar disa drejtues tė njė firmė piramidale nė Selenicė tė Vlorės, ndofta e para e kėsaj natyre, qė u merrte paratė e qytetarėve tė zonės dhe u thonin se do na vijnė ca para nga Nigeria dhe do t’u japim dy-trefish. Aty kanė qenė edhe kosovarė qė kishin blerė Kėndin e Lojėrave nė Tiranė, madje njė gazetė nė atė kohė mė akuzoi pėr lidhje me UDB-nė, se kishim arrestuar njė deputet tė parlamentit tė Kosovės, se e kishim arrestuar pa i hequr imunitetin. Ne e kemi bėrė problem pėr thuajse tė gjitha firmat piramidale, shumė kohė pėrpara se tė agravoheshin.

Pėrse nuk u morėn masa ndaj tyre, kur ju keni informuar pėr rrezikun qė ato kishin?

Kėtė nuk e di, sepse nuk i pėrkisja ekzekutivit. Nė atė kohė unė e kam ngritur dhe besoj se e kam bėrė fort, nė tė gjitha institucionet e mundshme qė ishin nė atė kohė. Mund tė them se kam informuar edhe drejtorinė e Doganave dhe nuk e di as vetė sepse dhe Policinė e Financave qė ishte nė atė kohė, ministrinė e Financave dhe atė tė Brendshme, Prokurorin e Pėrgjithshėm, Bankėn Kombėtare, etj.

Sipas jush kush i organizoi kėto piramida?

Nuk dua tė hyj nė hollėsira. Ėshtė fakt qė rreth 70% e personelit qė kanė punuar nė kėto firma kanė qenė ish-punonjės tė sigurimit dhe oficerė tė ministrisė sė Mbrojtjes.

Kush i organizoi?

Pyesim se kush janė pronarėt e atyre firmave, por unė mendoj se ka pasur njė strategji nė kėtė mes. Unė nuk kam ndėrmend tė flas kush e organizoi dhe e ushqeu kėtė strategji.

Ku kanė shkuar paratė e piramidave? A keni dijeni pėr kėtė?

Njė pjesė e mirė e tyre janė shpėrdoruar nga pronarėt e tyre pėr njė jetė luksoze. Njė pjesė kam pėrshtypjen se mund t’i kenė tjetėrsuar me persona tė afėrm. Megjithatė unė mendoj se nė kohėn kur qeveria vendosi t’i bllokojė firmat piramidale, shqiptarėt mund tė kishin marrė gjysmėn e parave tė depozitura, nė disa raste edhe mė shumė.

A ka pasur politikan qė ka pėrfituar financiarisht nga kėto firma?

Sigurisht, mjaft.Nuk kam ndėrmend tė pėrmend emra.

Po ju personalisht a keni pėrfituar nga piramidat?

Nuk kam pėrfituar asgjė.

Po gjatė angazhimit si shef i SHIK-ut a keni pėrfituar?

Unė kam njė shtėpi me sipėrfaqe 100 m2. Kam dorėzuar njė shtėpi tė vjetėr dhe kam marrė njė tė re, sigurisht kam plotėsuar edhe paratė pėr diferencė. Kjo ėshtė pasuria ime sot.

Gjatė kohės qė keni qenė shef i SHIK-ut nė vitet ’92-97, a ka patur aktivitete terroriste islamike dhe tė organizatave tė tyre nė Shqipėri?

Akuzat e drejtuara nė adresėn time janė jo vetėm tė pabaza, por shumė dashakeqe dhe pak a shumė mė duken tė njėjta me kėtė orkestrimin e disa mediave tė majta nė kėtė periudhė nė Shqipėri. Nė qoftė se unė kam qenė kryetar i njė shoqate intelektuale tė myslimanėve, kam marrė pjesė nė mbledhjen e themelimit tė saj, ku u zgjodha kryetar i saj dhe kjo ka qenė e para dhe e fundit herė qė morra pjesė nė tė. Nė Shqipėri kanė vepruar mjaft shoqatat islamike, nėse mund t’i quajmė kėshtu prej vendeve arabe. Por dua tė tėrheq vėmendjen, nė mos 100%, mbi 90 % e tyre kanė ardhur nė Shqipėri nė vitin 1991, kur PD nuk ishte nė pushtet dhe unė nuk isha shef i Shėrbimit Sekret. Sot mund tė gjeni nė kryeministri njė raport prej gati 200 faqesh, njė analizė tė hollėsishme tė tė gjithė shoqatave islamike qė kanė vepruar nė Shqipėri, me propozime konkrete, raport i hartuar nga SHIK, i drejtuar nga unė. Ky raport ėshtė bėrė rreth vitit 1996, me propozime konkrete, kjo shoqatė duhet mbyllur, kėta persona duhen shpallur nongrata, etj etj.

Zoti Gazidede, a ka patur nė atė kohė persona tė akuzuar si terroristė islamik qė kanė qenė nė territorin e republikės sė Shqipėrisė?

Po ka patur dhe pėr to ėshtė bashkėpunuar me shėrbimet e tjera. Ne nuk kemi patur asnjė lloj informacioni pėr aktivitet kundėr Shqipėrisė prej kėtyre personave. Ajo qė unė mendoj ėshtė se kėto persona nė atė kohė kanė gjetur njė strehė pėr t’iu shmangur shėrbimeve sekrete tė vendit tė tyre apo dhe atyre perėndimore nga tė cilat akuzoheshin. Po kjo nuk na ka penguar ne qė tė mos merreshim me ta. Unė qė paskam qenė njė mysliman i rrezikshėm, kisha organizuar njė sektor qė merrej me kėtė punė dhe qė shkėmbeja informacion me shėrbimet sekrete perėndimore pėr kėtė problem.

Zoti Gazidede, kėto persona ishin terroristė tė thjeshtė apo ishin koka tė organizatave terroriste sepse ka njė diferencė goxha tė madhe nė kėtė drejtim?

Unė nuk besoj se ka patur koka, tė themi tė nivelit tė Bin Ladenit, por qė ka patur persona tė implikuar nė disa veprimtari terroriste edhe nė vendet perėndimore dhe pėr kėtė qėllim kanė qenė vėnė nė dijeni vendet pėrkatėse.

Z. Gazidede a ka qėnė nė Shqipėri Bin Landeni nė vitin 1995?

Po tė kishte qenė ne do ta kishim arrestuar sepse ne e njihnim shumė mirė se kush ishte Bin Laden qė nė atė preudhė.

Nga e njihnit ju?

E njihnim nėpėrmjet shėrbimeve sekrete perėndimore tė cilat interesoheshin dhe qė ishin nė ndjekje pėr tė.

Nuk ėshtė gjetur asnjė gjurmė e tij nė Shqipėri?

Absolutisht jo. Ne dinim fare mirė nė atė periudhė, kur Bin Ladeni ka qėnė nė Sudan. Ne kemi qenė tė interesuar pėr kėtė ēėshtje sepse interesoheshim pėr lidhjet qė ai mund tė kishte nė Shqipėri.

A kishte lidhje?

Nuk na ka rezultuar ndonjė lidhje e drejtpėrdrejtė e tij nė Sshqipėri. Mendohej nga disa kolegė tė mitė qė nėpėrmjet disa personave qė vepronin nė disa shoqata tė asaj kohe, mund t’i bėhej njė ftesė Bin Ladenit qė tė vinte nė Shqipėri dhe qė tė arrestohej. Por kjo sigurisht qė ishte njė fantazi.

Ka patur njė koment nė shtypin e para 6 viteve qė shėnonte fatin qė Bin Ladeni ka qenė nė Shqipėri dhe qė ju jeni takuar me tė nė njė shtėpi pranė pėrroit tė Zaranikės nė Elbasan?

Qesh)...

Jeni nė dijeni tė kėsaj akuze?

Jo nuk jam nė dijeni, por nuk mė ēudit fakti qė ėshtė thėnė njė gjė e tillė sepse nuk kanė lėnė gjė pa shpifur ndaj meje dhe kėtė do ta konsideroja njė shpifje tė radhės.

Cfarė raportesh keni patur me CIA-n?

Unė mendoj se kam patur raporte normale si dy shėrbime mike. Unė kam vizitur CIA-n dhe pas vizitės time mė ėshtė kthyer vizita nga drejtori i CIA- s sė asaj periudhe. Njėkohėsisht kam patur mardhėnie shumė normale me ta, kemi shkėmbyer informacione me ta, kam marrė dy letra falėnderimi nga dy ish- drejtorė tė CIA-s pėr kontributin qė shėrbimi ynė ka dhėnė nė luftė kundėr terrorizmit dhe gjėra tė kėsja natyre.

Z. Gazidede a e keni njohur ju personalisht zv/shefin dhe mė pas shefin e CIA-a Xhorxh Tenet?

Jo nuk kam patur asnjė njohje dhe nuk jam takur me tė.

A keni qėnė ju nė dijeni tė aktivitetit tė tij nė Shqipėri?

Nuk dua tė komentoj nė kėtė pikė.

A mendoni qė ai ka patur dorė nė ngjarjet e vitit 1997 ashtu siē ėshtė komentuar nė shtyp?

Ju thashė qė nuk dua tė komentoj pėr kėtė pikė dhe unė mendoj se nuk ėshtė rasti pėr tė diskutuar pėr njė problem tė kėsaj natyre.

A keni ju dijeni se cfarė ka ndodhur mė 2 mars nė selinė e gazetės Koha Jonė?

Unė sigurisht qė e kam marrė vesh pasi ėshtė djegur gazeta Koha Jonė por nuk kam ndonjė informacion shumė interesant pėr tė treguar pėr kėtė, pėrderisa ajo ishte njė periudhė qė ne kishim probleme shumė mė tė mėdha se kjo.

A ėshtė implikuar SHIK apo ju personalisht nė djegien e saj?

Absolutisht jo e mohoh kategorikisht.

A ishit ju nė vjeshtėn e vititn 1997 , ose tė paktėn a kishit marrė informacionet qė situata ishte nė eksplodim e sipėr pėr arsye tė grumbullimit tė parave tė kursimeve tė njerėzve nė firmat piramidale?

Sigurisht qė po dhe unė besoj se kam informuar institucionet. Kėtu duhet tė dallojmė dicka. Unė kam dėgjuar mjaft personazhe dhe politikanė tė asaj periudhe qė mundohen t’i hedhin fajin njėrit apo tjetrit qė tė mos mbajnė asnjė pėrgjegjėsi pėr vete. Megjithėse unė mendoj se unė kisha mė pak pėrgjegjėsi se tė gjithė pushtetarėt e asaj periudhe, sepse un e kam ngritur zėrin pėr skemat piramidale prapė se prapė nuk e pėrjashtoj veten nga pėrgjegjėsia sepse unė nuk dola tė jap dorėheqje dhe tė them qė mqs nuk u bė kjo qė unė kėrkoj unė po iki. Nė njė rast tė tillė njeriu nuk mban pėrgjegjėsi.

Pėrderisa je pjesė e asaj qeverisje tė gjithė kanė pėrgjegjėsi.

A e analizonit ju qė kjo situatė mund tė shpėrthente?

Jo vetėm e besoja por edhe e kam shkruar njė gjė tė tillė.

A mendoni ju se nė ‘96 kishte ende kohė pėr ta parandaluar kėtė fenomen?

Mendoj se kishte kohė.

Pse nuk ndodhi kjo?

Unė nuk dua ti hyj kėsaj historie sepse sot ėshtė ndoshta mė e thjeshtė tė gjykosh pėr kėtė problem, por unė kam qenė i vendosur qė firmat piramidale duheshin mbyllur. Nė jė farė mėnyre pėr ta dėshmjuar kėtė zell timin unė ēova pėr ndjekje penale firmėn Xhaferi. Unė fitova gjyqin e shkallės sė parė dhe mė pas cėshtja shkoi nė gjykatėn e Apelit dhe pastaj kundėr njė rryshfeti u luajt me dosjen.

Z. Gazidede a mendoni se firmat piramidale u toleruan pėr tė shuar zhurmėn qė mund tė vinte nga zgjedhjet e kontestuara tė majit tė 96?

Edhe mundet. Unė kam patur njė mik timin gazetar nė opozitė, kjo nuk duhet tė keqkuptohet sepse kėtė person unė e kam njohur vite mė parė se tė vendosesha kryetar i SHIK dhe mė tė kam diskutuar shumė herė problemin e firmave piramidale, dhe kjo shumė kohė mė parė se tė ndodhte. Dhe me miqtė e mi kur diskutoja pėr kėtė cėshtje unė ju thoja se paret shtohen nė xhepin tėnd dhe nuk kanė pse tė shtohen tek xhepi i Xhaferrit, i Alimucės apo edhe i Sudes .Dhe i kam thėnė atij zotėrisė qė pėrmėnda mė parė, qė mqs pozita nuk po e bėn punėn si duhet, tė paktėn pėr mendimin tim, bėjeni ju opozita, shkruajni nė gazetat tuaja qė firmat piramidale janė tė rrezikshem pėr shqiptarėt. Cuditėrisht as ata nuk e bėnė njė gjė tillė. Unė mendoj se nė njė rast tė tillė se jo vetėm pozita por edhe opozita ka pothuajse po aq pėrgjegjisi. Pėrgjegjėsia kryesore i takon pozitės sigurisht, qė nė atė kohė nuk e bėnė problem kėtė cėshtje. Pėrvec kėsaj tė gjithė ato qė e heqin veten si specialistė tė ekonomisė, profesorė apo doktorė me grada ato fare mirė duhet ta dinė se cfarė pasojat do tė vinin nga kėto firma, aq mė tepėr se ky tashmė nė atė kohė nuk ishte fenomen i panjohur sepse kishte ndodhur nė tė gjitha vendet e lindjes dhe ato duhet ta kishin ngritur zėrin. Por ajo qė mė cudit qė nė atė kohė askush nuk foli pėr kėtė cėshtje.

A kishin lidhje tė fuqishme politike kėtė firma piramidale?

Nuk e them dot qė kishin ato lidhje politike apo ishte poltika ajo qė mundohej ti shfrytėzonte ato pėr nevojat e veta. Ato kishin nevojė pėr njė farė mbėshtetje politike dhe ata e kėrkonin njė gjė tė tillė. Por mesa duket edhe politikės i interesonte qė mund t’i shfytėzonte.

A ėshtė pėrfshirė ShIK-u nė goditjen dhe nė rrahjen e deputetėve ende me mandate tė opozitės nė 28 maj tė 96?

Jo nuk ėshtė pėrfshirė SHIK nė kėtė rrahje. Shiko ajo shtė njė gjė e vėshtirė qė tė mund tė pėrshkruhet e tė shpjgohet. Sepse nga njėherė gjėrat qė i is jellė momenti rasti, nė njė ngjarje tė caktuar, jo cdo gjė shkon sipas parashikimit. Unė nuk e them dot se kisha kėtė konkluzion nė atė kohė. Kurse z. Sterkaj nė ēfarė ane ėshtė rradhitur , nuk ka pse tė mos mendosh, qė ai ishte njė provokacion nga zot Stėrkaj me porosi tė opozitės nė atė kohė.

Po shėrbimi juan ėshtė i pėrfshire?

Jo nuk ėshtė i pėrfshire.

Nė janar tė vitit 1997 kur filluar protestat e para nė Lushnje dhe mė pas nė Vlorė, a i kuptuat ju z, Gazidede si shef i SHIK qė duhej tė merreshit me mbrojtjen e Kushtetutės dhe parandalimin e kėtyre akteve?

Po.

A u shqetėsuat qė nuk po mereshin masat konkrete pėr tė gjetur njė zgjidhje nė kėtė drejtim?

Shiko unė nuk mund tė them qė nuk po merreshin masa konkrete nė kėtė drejtim por situata po ikte nga dora gradualisht dhe nuk ėshtė se ishte njė gjė shumė e thejshtė pėr t’u vendosur. Pėr mendimin tim kishte dy mėnyra, e para ishte ajo represive tė cilėn unė mendoj se Z. Berisha nuk e ka preferuar asnjėherė dhe e dyta ishta ajo qė shpresohej se mund tė rregullohej kėshtu apo ashtu.

A ishte ju nė favor tė vendosjes sė gjendjes sė jashtėzakonshme qė nė shkurt qė kur u propozua nė Parlament?

Besoj qė po.

Pse?

Mendosj se vendosja e gjendjes sė jashtėzakonshme do tju jepte mė tepėr dorė forcave qė ishin nė mbrojtje tė ligjit pėr tė vendosur rendin dhe qetėsinė.

A e ka provokuar SHIK ose pjesėtar tė tė degės sė Vlorės grevėn e urisė tė studentėve vlonjatė nė mbrėmjen e 28 shkurtit 1997 ?

Absolutisht jo. Nė asnjė rast dhe nė asnjė moment. Nuk ishte nė interesin tonė ta bėnim njė gjė tė tillė. Aty ishin njerėz tė irrituar qė mblidheshin pėrditė nė miting, qė flisin kundėr qeverisė me njė urrejtje patologjike. Kuptohej fare qartė, qė nėse do ti ngacmoje kėta njerėz do tė kishte pasoja. Aty ėshtė folur sikur shkuan punonjėsit e shėrbimit edhe ngacmuan ata tė grevės sė urisė, sikur kishte shkuar njė furgon i bardhė, dhe kjo ėshtė edhe shkruar. Po unė po ju them se atė fugonin e bardhė ato e kishin nė dorė ta kapnin dhe t’i gjenin targat dhe nga erdhi. Po u fol pėr kėtė furgon tė bardhė, por nuk ėshtė gjendur asnjėherė se kush ishte fugoni i bardhė. Ato ishin tė gjitha tė stisura, tė organizuara nė mėnyrė qė tė goditej i vetmi institucion qė kishte mbetur nė atė kohė nė kėmbė, qė ishte SHIK Mund tju them njė gjė interesante; qė nuk e kam deklaruar asnjėherė. Kanė qėnė dy deputetė tė opozitės nė atė kohė me vizituar ato tė grvės sė uriė nė Vlorė. Aty janė parė mitrolozė 12.7, kallashnikovė, granada-hedhės dhe ato ishin tmerruar sepse ato nuk e dinin qė grabitja e armėve kishte filluar shumė kohė mė parė se ajo publikja.

Dhe pse nuk ishin marrė masa pėr tė penguar kėtė grabitje?

Kjo grabitje duhej tė ishte penguar nga ushtria dhe nuk pengohej dot nga SHIK. Ju duhet tė dini njė gjė shumė qartė. SHIK nė atė kohė kishte rreth 1300 veta, kėtu pėrfshiheshin qė nga roja e deri tek niveli mė i lartė. Pra ėshtė njė shėrbim qė informon, por nuk kishte fuqi ekzekutive. Nuk mund tė ruante Shėrbimi Informativ depot e ushtrisė.

Si e morėt informacionin se selia e SHIK po sulmohej dhe punonjėsit tuaj ndodheshin brenda tė rrethuar?

Na njoftuan punjonjėsit qė ishin brenda nė godinė.

Cili ishte reagimi juaj?

Nuk dua tė komentoj kėtė. Aty ndodhėn gjėra tė tmerrshme, nuk dua tė komentoj kėtė.

A keni kėrkuar ju qė ministri Zhulali t’u vinte nė ndihmė?

Po a ka interes qė tė diskutojmė pėr kėtė problem tani. Nuk ėshtė kjo ajo qė duhet diskutuar , por fakti qė zoti Klosi mė vrau dy kryetarė tė SHIK qė kisha unė atė kohė, atė tė Vlorės dhe atė tė Lushnjes, tė dy kanė qėnė njerėz shumė tė mirė.

Si i vrau?

Duhet pyetur Klosi sesi i vrau .

Kur u vranė?

Njėri u vra nė shtėpinė e tij, nė Greqi se ishte nė emigracion dhe tjetri nė Lushnje.

Nė c’vite janė vrarė?

Menjėherė sapo erdhi Klosi nė krye tė SHIK.

Dy kryetarėt janė varė mė pas?

Po, njėri nė shtėpinė e tij dhe tjetri nė mes tė qytetit tė Lushnjes.

Dhe ėshtė marrė vesh pse janė vrarė?

Se kanė qėnė kryetarė SHIK-u, pėr ē’arsye tjetėr.

A kanė patur dorė shėrbimet fqinje nė ngjarjet e ‘97?

Ėshtė mė mirė tė mos komentojmė pėr kėtė problem.

Po shėrbimi informativ amerikan?

Ju thashė qė ne kemi patur njė marrėdhėnie shumė normale me CIA-n. Ndofta dhe me agjenci tė tjera. Unė u thashė se kam marrė dy letra falenderimi prej tyre. Madje kam marrė dhe njė dekoratė pėr shėrbime tė ēmuara qė kam bėrė pėr Amerikėn pas ’96, jo nga CIA por nga njė tjetėr agjenci se ju e dini qė ka mjaft agjenci zbulimi.Pa dashur tė komentoj, ju duhet ta dini se ēfarėdo lloj politikani nė SHBA ka nė dorė mjaft gjėra pėr tė ndikuar nė njė vend vogėl sic ėshtė Shqipėria.

Z. Gazidede, me vendosjen e gjendjes sė jashtėzakonshme nė Shqipėri, mė datė 2 mars tė ‘97 pse ju u zgjodhėt komandat i operacionit dhe jo ministri Zhulali?

Ju po mė pyesni mua, nuk u zgjodha vetė, mė zgjodhėn. Unė sigurisht qė nuk kundėrshtova.

A keni dijeni pse ju?

Jo nuk e di. Por nuk mė dukej burrėri tė kundėrshtoja

A keni tentuar ju, z.Gazidede tė shtypnit me dhunė atė qė ėshtė quajtur revolta e ‘97?

Jo. Unė u thashė qė Berisha nuk zgjodhi rrugėn represive. Nqs do tė zgjidhej rruga represive, problemi do tė ishte shumė i thjeshtė. Do tė burgoseshin drejtuesit e opozitės dhe Zani Caushi do tė ishte nė motoskaf dhe do tė ikte.

Ju po thoni qė opozita i ka stimuluar kėto lėvizje?

I ka drejtuar, jo stimulur. Ajo ishte njė kryengritje qė e organizoi Paria Komuniste, Partia e Punės sė Shqipėrisė kundėr pushtetit antipopullor tė Sali Berishės, sic e quanin ata. Pėr kėtė nuk kam foluar ansjėherė, por pėr cudi nuk ka foluar as Klosi apo askush nga Ministria e Brendshme deri mė tani. Nė vitin 1976, pas atyre grupeve tė famshme armiqėsore nė tė gjitha fushat nė Shqipėri, ėshtė vendosur tė ngrihej njė degė e posaēme nė kėtė ministri qė quhej dega e agjentėve tė konservuar, jashtė quhej e agjentėve tė fjetur.

Cfarė ishin kėta?

Kėta ishin njerėz do tė rekrutoheshin qė nuk do tė kishin ndonjė aktivitet nė atė periudhė, por qė nė ndonjė pushtet antipopullor tė ardhshėm do tė depėrtonin dhe do tė shėrbenin pastaj pėr ta rrėzuar atė pushtet qė ata e quanin antipopullor. Ata lloj agjentėsh janė zgjedhur sistematikisht deri nė vitin 1992 deri kur kemi ardhur ne nė pushtet. Dhe nga ky vit deri mė sot, nuk ka kaluar shumė kohė, janė vetėm 14 vjet. Dhe pse jo, tė aktivizuar gjatė kohės qė ne ishim nė pushtet. Mė 92-96 ata janė aktivizuar pėr tė pėrmbysur pushtetin antipopullor, siē e quanin ata dhe pse tė mos jenė aktive dhe sot. Dosjet e kėtyre lloj njerėzish duhen hapur.

A gjenden?

Ato janė zhdukur. Por ne kemi gjetur disa fragmente qė u kanė shpėtuar kėtej andej pėr tė treguar ekzistencėn e kėtyre lloj agjentėve.

A mund tė gjenden?

Shiko e pamundur nuk ėshtė. Por mund tė rikonstruktohen edhe nė qoftėse nuk gjėnden.

Z. Gazidede ku keni jetuar nė kėtė vite dhe ku u larguat? Ėshtė folur qė keni ėnė nė siri, afganisatan arabine saudite?

Unė kam qėnė nė Turqi dhe gjatė gjithė periudhės nuk kam lėvizur nga Turqia.

Keni qėnė i kontaktuar nga shėrbimet atje apo jo ?

Unė kam qėnė atje me njė lloj asistence me tė cilėn kam jetuar.

Dhe me se jeni marrė?

Unė jam marrė me profesionin tim dhe kam shkruar rreth 7 libra matematike, katėr prej tė cilava janė botuar. Kėto katėr libra kanė afėrsisht nga 3 mijė faqe.

Pse vendoset tė ktheheshit nė 2005?

Unė ju thashė se edhe largimi nė njė farė mėnyrė qe i detyruar.

Nuk desha qė tė mė gjykojnė kriminelėt.

A jeni nė disponim tė sekreteve qė mund tju bėjnė tė fuqishėm tek politika z. Gazidede?

Edhe nėqoftė se jam unė nuk jam nga ato persona qė mundohem tė pėrfitoj nga tė tilla gjėra.

Jeni apo jo?

S’jam munduar tė pėrfitoj asnjėherė nga tė tilla rrethana dhe s’do tė mundohem asnjėherė tė pėrfitoj. E quaj njė rrugė tė paligjshme njė pėrfitim tė tillė.


(Pergatiti skrip Flori Bruqi:Marre nga TV KLAN)

---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] Zjarr nė njė fabrikė hidrosanitaresh (2008-12-01 17:19:57 nga admin4)
[ Opinione ] TĖ RISHIQOHET MARRĖVESHJA E KUMANOVĖS E NĖNSHKRUAR NGA SERBIA DHE NATO-ja! (2008-12-01 15:50:11 nga admin1)
[ Opinione ] KUSH JANĖ DIFEKTET TONA…?! (2008-12-01 15:25:12 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Tadiq: Duhet ndryshuar Marrėveshja e Kumanovės (2008-11-28 17:28:59 nga admin1)
[ Intervista ] Frid: Vendosja e EULEX-it nė Kosovė i shėrben forcimit tė pavarėsisė dhe sovranitetit tė saj (2008-11-28 17:23:47 nga admin1)
[ Kultura ] PREJARDHJA E ALFABETIT LATIN (2008-11-28 14:23:30 nga admin4)
[ Opinione ] Letėr e hapur: Pėr Kuvendin e Kosovės – Kryetarit, Jakup Krasniqi (2008-11-27 17:47:13 nga admin4)
[ Histori ] RRUGĖTIMI I SHQIPĖRISĖ DERI TE SHPALLJA E PAVARĖSISĖ NĖ VLORĖ - MĖ 28.XII.1912 (2008-11-27 10:21:57 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Ja pėrmbajtja e Raportit tė Ban Ki-Munit (2008-11-25 16:17:15 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Astronautėt e NASA-s realizojnė ecjen mė tė gjatė nė hapėsirė (2008-11-25 12:11:24 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] BERZH: Rritja ekonomike nė Shqipėri, do ulet (2008-11-25 12:04:41 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster