Prof. Dr. Mehdi HYSENI
*** ( Disa segmente tė komentuara nga intervista e ambasadorit tė Republikės sė Shqipėrisė nė Beograd, Spiro Koci, tė zhvilluar me gazetarėn Diana Milosheviq pėr gazetėn e pėrditshme serbe tė Beogradit, www.glasjavnosti.com, mė 27 mars 2007).
***Askush nuk ka arsye pse ti frikėsohet pavarėsisė sė Kosovės dhe kėrkesės historike e legjitime tė ribashkimit tė Shqipėrisė Etnike, sepse tė dyja kėto atribute nacionale dhe shtetėrore gjithėshqiptare janė nė funksion tė sigurisė, tė stabilitetit dhe tė paqes nė Ballkan.
(1) Akti i parė /PRO diplomacisė zyrtare tė Tiranės/
Nė kuptimin e pėrgjithshėm tė sė drejtės diplomatike dhe konsullore, ambasadori nė shtetin e huaj-pritės pėrfaqėson, prezenton dhe i mbron interesat vitale tė politikės dhe tė diplomacisė sė shtetit tė vet-dėrgues.
Nė kėtė kontekst, duhet kuptuar dhe interpretuar edhe pikėpamjet dhe vlerėsimet diplomatike tė ambasadorit tė Shqipėrisė nė Beograd, Spiro Kocit lidhur me kursin zyrtar tė politikės sė jashtme dhe tė diplomacisė sė Shqipėrisė ndaj Kosovės dhe Serbisė.
Qė nė fillim, duhet tė nėnvizoj se, ambasadori i ri shqiptar nė Beograd, Spiro Koci, asgjė tė re origjinale nuk ka deklaruar, as nuk ka nxjerrė konkluzione subjektive, tė njėanshme dhe nė formė arbitrare lidhur me politikėn zyrtare tė Shqipėrisė ndaj Kosovės dhe Beogradit, por vetėm se ka ripohuar drejtpėrdrejt dhe nė mėnyrė objektive kursin e deritashėm tė njohur zyrtar tė politikės sė jashtme dhe tė diplomacisė sė Tiranės se Tirana mbėshtet pavarėsinė e Kosovės sipas Planit tė Ahtisarit, pėrkatėsisht tė bashkėsisė ndėrkombėtare, si dhe ėshtė kundėr bashkimit tė Kosovės me Shqipėrinė.
Kėtė kurs tė politikės zyrtare tė Tiranės, tanimė e kemi tė njohur si nė Kosovė, ashtu edhe nė Shqipėri. Sipas detyrės, edhe ambasadori Spiro Koci nė Beogard e ka pėr detyrė pėr ta ripohuar dhe pėr ta mbrojtur, ndryshe nuk mund tė ushtrojė funksionin dhe rolin e ambasadorit, as tė kryejė ndonjė funksion tjetėr nė kuadrin e Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Shqipėrisė.
Nė kėtė kontekst, intervista e tij dhėnė Glas Javnosti tė Beogradit, nuk ėshtė e diskutueshme, sepse ai ka mbrojtur qėndrimet dhe pikėpamjet e diploamcisė shqiptare pėrkitazi me ēėshtjen e Kosovės, si dhe me marrėniet ndėrshtetėrore ndėrmjet Shqipėrisė dhe Serbisė.
Ata politikanė, analistė apo lexues tė zakonshėm, tė cilėt nuk e kanė tė qartė dhe, pėr mė tepėr nuk pajtohen me kėtė konstatim ripohues tė ambasadorit tė ri shqiptar nė Beogradin plak TRADICIONALISHT antishqiptar, duhet ti drejtohen qeverisė sė Tiranės sė Sali Berishės, jo Spiro Kocit nė Beograd, sepse, siē theksuam mė sipėr, ai ėshtė vetėm njė hallkė e vogėl ndėrlidhėse dhe mėkėmbėse si nė kuptimin lojal, moral dhe ligjor e zinxhirit zyrtar tė diplomacisė dhe tė politikės sė jashtme tė Shqipėrisė. Ndryshe, ēdo sjellje dhe veprim i tij, nė kundėrshtim me pėrmbajtjen e rregullave dhe tė normave themelore tė sė drejtės diplomatike dhe tė kursit politik zyrtar tė Tiranės, , do tė sanksionohej me revokim sipas procedures urgjente, pa konsumuar mandatin e parashikuar katėrvjeēar.
(2) Akti i dytė /CONTRA interesit tė pėrgjithshėm nacional/
RIBASHKIMI nuk ka asnjė lidhje me konceptin serbomadh Shqipėria e Madhe, por ai nėnkupton konceptin tėrėsor SHQIPERINĖ ETNIKE!
Dakord, pajtohem me konstatimin e ambasadorit Spiro, kur thotė se Nuk ka Shqipėri tė Madhe. Mirėpo, kėtė, as nė kuptimin semantik, historik, politik, propagandistik e as nė atė diplomatik, nuk ia ka bėrė tė qartė intervistueses, Diana Milosheviq, por e ka ngatėrruar nė stilin pro et contra, duke dalė nė terren privat, se : - Nėse shkoni nė Shqipėri dhe, nėse i pyetni njerėzit se ēfarė mendojnė, askush prej tyre nuk do ta ketė pėrmendur bashkimin me Kosovėn. E, ajo ēėshtė mė e rėndėsishme, nuk ekzison asnjė subjekt relevant politik, qė nė platformėn e vet pėrmban diē tė tillė, apo mendon diē tė tillė. Para njė viti kemi nėnshkruar marrėveshjen pėr stabilizimin dhe aderimin nė BE, e sėndejmi edhe nė NATO. Sipas tyre jemi tė obliguar qė tė mos bashkohemi me Kosovėn. Kėtė detyrim do ta plotėsojmė nė tėrėsi
Te ne nuk ekziston ideja pėr Shqipėrinė e Madhe. Kosova .do tė jetė njė fqinjė i mirė yni, ashtu sikurse janė edhe tė tjerat. (Glas Javnosti,mė 27.03.2007).
Sė pari, ambasadori Shpiro ka gabuar qė, gazetares serbe nuk ia ka shpjeguar se nė historinė e derisotme tė ekzistencės sė shqiptarėve nė Ballkan (as nė mendje, as nė teori e as nė praktikė) kurrė nuk ka figuruar, e as sot nuk ėshtė i njohur, as i pranishėm termi Shqipėria e Madhe, por termi SHQIPĖRIA ETNIKE PO!
Ndėrkaq, nocioni Shqipėri e Madhe ėshtė pjellė politike, propagandistike dhe diplomatike e vetė Serbisė sė Madhe, e cila qė mė se njė shekull, nė emėr dhe, nė llogari tė Shqipėrisė sė Madhe ,ėshtė krijuar si e tillė, duke i kėputur njė nga njė ( si frutat e pemės) territoret e Shqipėrisė Etnike (Kosovėn, Novi Pazarin, Kurshumlinė, Bllacėn, Leskovikun, Toplicėn, Preshevėn, Bujanocin, Medvegjėn, Vranjėn, Anamoravėn, Iliridėn etj.) .
(3) Shqiptarėt versus politikės antibashkim!
Sė dyti,Spiro ka bėrė gabimin tjetėr, duke ngatėrruar opinion privat tė shqiptarėve me kursin politik dhe diplomatik zyrtar tė Shqipėrisė, duke pohuar se . - Nėse shkoni nė Shqipėri dhe, nėse i pyetni njerėzit se ēfarė mendojnė, askush prej tyre nuk do ta ketė pėrmendur bashkimin me Kosovėn. Ky description diplomatic nuk ka lidhje me tė vėrtetėn, sepse deri mė sot, asnjė shqiptar nė Shqipėrinė, nuk ka deklaruar se nuk duan bashkim me Kosovėn. Mė vjen keq tė shprehem kėshtu, por kjo ėshtė njė profkė e pakripė diplomatike provokuese dhe kompremetuese pėr shqiptarėt nė Shqipėrinė e lirė (1912). Kėshtu diēka, ndofta, mund tė ketė deklaruar ndonjė pjesėtar i minoriteteve tė huaja nė Shqipėri (grek, bullgar, serb apo malazez), por shqiptar, bir shqiptari, jo kurrė. Kjo nuk mund tė pranohet si e vėrtetė, ngaqė nuk ka asnjė lidhje as me politikėn, as me diplomacinė, por vetėm me thashethėnave tė koluareve tė politikės propagandistike ditore antishqiptare si nė Tiranė, ashtu edhe nė Beograd.
Ambasadori i Shqipėrisė nė Beograd, Spiro Koci
Funjda, si ambasadori Spiro Koci, ashtu edhe ambasadorėt apo konsujt e tjerė shqiptarė (qoftė nė Beograd, nė Podgoricė, nė Shkup dhe nė Athinė) as moralisht, as ligjėrisht, nuk janė tė obliguar, as tė ngarkuar nga kryediplomacia shqiptare, qė tė japin deklarata diplomatike personale private pėr opinion privat tė njerėzve nė Shqipėri, se ēfarė ata mendojnė pėr marrėdhėniet politike a diplomatike zyrtare tė Tiranės me shtetet fqinje, por janė tė detyruar tu pėrmbahen instruksioneve dhe detyrave zyrtare tė marra nga qeveria dhe Ministria e Punėve tė Jashtme tė Republikės sė Shqipėrisė. Nė kėtė rast konkret, Spiro Koci ka bėrė gafė tė pafalshme diplomatike, sepse ka ngatėrruar privaten me zyrtaren lidhur me ēėshtjen e mosbashkimit tė Shqipėrisė me Kosovėn.
Sė treti, krahas gabimeve tė theksuara, ambasadori Sprio Koci ka ripohuar edhe njė tė vėrtetė tė pamohueshme, se politika zyrtare e Tiranės (nė marrėveshje me organizmat relevantė evro-ndėrkombėtarė, pėr hir tė vjeljes sė ndihmave dhe kredive tė ndryshme financiare, si dhe tė interesave tregtare dhe ekonomike-mh) sheshit ka deklaruar se ėshtė kundėr bashkimit tė Shqipėrisė me Kosovėn. Mirėpo, ky pozicionim antishqiptar i kursit politik e diplomatik tė Shqipėrisė, nė asnjė mėnyrė nuk duhet tė ngatėrrohet dhe, mbi tė gjitha ti atribuohet asnjė shqiptari tė Republikės sė Shqipėrisė (1912), sepse, deri mė sot askush prej tyre nuk ėshtė deklaruar kundėr bashkimit me Kosovėn.
Shqiptarėt as nė Kosovė, as nė Shqipėri nuk janė deklaruar kundėr bashkimit, por ata e dijnė shumė mirė, se Tirana zyrtare ka deklaruar botėrisht para bashkėsisė ndėrkombėtare se ėshtė kundėr bashkimit tė Shqipėrisė me Kosovėn. Nė kėtė sens, nuk guxojmė dhe, mbi tė gjitha nuk kemi kurrfarė tė drejte morale, as ligjore qė, kundėr bashkimit tė thirremi nė emėr tė popullit shqiptar, sepse populli vetė nuk ėshtė kundėr bashkimit dhe integrimit shqiptar-shqiptar jo vetėm me Kosovėn, por nė kuptim edhe mė tė gjerė brenda kufijve natyrorė tė Shqipėrisė Etnike, por ėshtė politika dhe diplomacia vepruese tregtare e Tiranės zyrtare. Tėrėsia e sė cilės nuk mund tė quhet diplomaci racionale dhe vizionale progresive, por antidiplomaci, sepse ėshtė kundėr jetėsimit dhe mbrojtjes sė interesit nacional shqiptar nė sistemin e marrėdhėnieve politike dhe diplomatike ndėrkombėtare.
Tė gjithė politikanėt dhe diplomatėt shqiptarė, duhet ta mbjanė parasysh faktin se, as diplomacia e Spiros, as e Sali Berishės nuk kanė asnjė shans qė tė na e hedhin prej astari kėsaj radhe, sikurse kėtu e 100 vjet mė parė. Tanimė, me rrėzimin e Murit tė Berlinit (1989) ka pėrfunduar loja e rrezikshme dhe mashtruese e llotarisė gjysmėkombėtare: -Dikush qaj, e dikush Kendo(!) Ose do tė kėndojmė tė gjithė sė bashku, ose do tė vajtojmė tė gjithė sė bashku, por nėn qatinė e Shqipėrisė sė ribashkuar etnike.
(4) Sė shpejti, nė Kosovėn e pavarur do tė shfaqet filmi Nėntori i Tretė!
Pavarėsisht nga kursi dhe vizioni antikombėtar i diplomacisė zyrtare tė Tiranės, nuk do tė shfaqet mė filmi, dikush nė robėri dhe, dikush nė liri edhe 100 vjet tė tjera. Ka pėrfunduar ajo devizė sllavobizantine se gjysma e shqiptarėve nė Gjysmė Shqipėrinė e lirė janė Albanci, kurse shqiptarėt nė Gjysmė Shqipėrinė e kolonizuar janė Shiftari, paralelizėm ky, i sajuar nė mėnyrė perfide me shekuj nga historiografia dhe nga politika falsifikatore serbosllave, se shqiptarėt nuk i pėrkasin tė tė njėjtit identitet kombėtar, por kanė dallime mes tyre
. Ky falsifikat ofendues, shpėrfillės dhe i papranueshėm i armiqve serbosllavė, nuk do tė vijė kurrė mė nė shprehje pėr ti ripėrēarė dhe pėr ti ricopėtuar shqiptarėt nė Ballkan ( qoftė mbi baza ideologjike, fetare apo kombėtare), pavarėsisht nga profkat naļve dhe marrėveshjet e hapura politiko-diplomatike tregtare tė Shqipėrisė me partenrėt e huaj nė kurriz tė zgjidhjes sė ēėshtje sė ribashkimit gjithėkombėtar dhe tė Shqipėrisė Etnike nė Ballkan.
Prandaj, edhe konstatimi jokorrekt antibashkim , i S.Kocit, drejtuar nė adresė tė njerėzve tė vendit tė tij, nuk mund ti referohet asnjė shqiptari nė Shqipėri, por ai ka tė bėjė me ripohimin e politikės dhe tė qėndrimeve zyrtare tė Tiranės, e cila qėmoti, ėshtė deklaruar kundėr bashkimit me Kosovėn.
Nė lidhje me antibashkimin absurd dhe tė papranueshėm tė Tiranės, edhe intervistuesja serbe Diana Milosheviq, nė formė provokuese ia ka shtruar kėtė pyetje sugjestive ambasadorit Spiro Kocit : Si do tua sqaroni kėtė shqiptarėve nė Kosovė, se ju nuk i doni ata? Pėrgjigjja e ambasadorit Spiro Koci: Tanimė, e dijnė edhe ata, se do tė jenė tė detyruar ta pranojnė (fjala ėshtė pėr mosbashkimin mh) atė, ashtu si e kanė miratuar edhe Planin e Ahtisarit.(GJ, po aty,23.03.2007).
Ja, nė kėtė pikėvėshtrim, pjesėrisht, ambasadori Spiro Koci ka pasur tė drejtė tė shprehet kėshtu, sepse si qeveria, ashtu edhe parlamenti i Kosovės kanė pranuar Planin e Marti Ahtisarit. Mirėpo, populli shqiptar i Kosovės ende nuk ėshtė deklaruar pėr kėtė opcionin paliativ tė zgjidhjes sė statusit tė Kosovės.
Sipas tė tė gjitha gjasėve ky opcion i Planit tė Marti Ahtisarit nuk do tė jetėsohet nė Kosovė ngase Serbia dhe Rusia ka kohė qė e kanė hudhur poshtė si tė pavlerė pėr arritjen e kompromisit politik me palėn shqiptare.
Me gjithė dėshirėn dhe anagazhimin serioz diplomatik tė Amerikės dhe tė BE-sė , qė tė dy palėt tė arrijnė ndonjė marrėveshje kompromisi deri mė 10 dhjetor 2007, takimet e deritashme serbo-shqiptare nėn monitorimin e Treshes (Ishinger, Uisner dhe Haēenko) evro-ndėrkombėtare kanė provuar se edhe afati shtesė 120-ditor do tė pėrfundojė pa asnjė rezultat konkret tė marrėveshjes ndėrmjet tė dy palėve nė konflikt, si rrjedhim i obstruksionit tė politikės dhe tė diplomacisė sė Serbisė, qė nė formė tė prerė kanė hudhur poshtė njohjen e pavarėsisė sė Kosovės. Mirėpo, ky gabim fatal i krerėve drejtues tė Serbisė (Boris Tadiq, Vojislav Koshtunica dhe Vuk Jeremiq), do tė shpėrblehet realisht me njohjen e pavarėsisė sė Kosovės nga ana e Shteteve tė Bashkuara dhe e shteteve tė Bashkimit Evropian, pavarėsisht nga kundėrshtimi eventual i Rusisė, i Rumanisė, i Sllovakisė, i Ēekisė, i Greqisė etj., qė do tė jetė nė funksioin tė ngushėllimit formal tė Serbisė, pėr shkak tė humbjes sė Kosovės- kolonisė sė saj 100-vjeēare.
Kėshtu qė, Sprio dhe Berisha, nolens volens, Kosova sė shpejti do tė fitojė pavarėsinė si subjekt juridik ndėrkombėtar. Mėpastaj, as politika e as diplomacia juaj, nuk do ta ketė fjalėn duam apo nuk duam bashkim, por pėr kėtė akt tė pashmangshėm dhe tė shenjtė gjithėkombėtar shqiptar, do tė vendosė populli i Kosovės dhe i Gjysmė Shqipėrisė, e jo as politika e as diplomacia e Tiranės, as e Beogradit.
Zoti Spiro (pavarėsisht nga vendimet dhe propaganda politiko-diplomatike zyrtare e Tiranės, e Beogradit, e Shkupit, e Athinės, e Podgoricės dhe e Moskės etj.) , pėr tė mos dyshuar se procesi i bashkimit shqiptar-shqiptar nuk ėshtė utopi, por i pashmangshėm, i pandalshėm dhe, vetėm ēėshtje dite, lexoje kėtė vlerėsim pjesėrisht real (e quaj fragmentar, sepse ka lėnė jashtė territoret e tjera tė Shqipėrisė Etnike, siē janė: Anamorava, Malėsia e Madhe e Mbishkodrės dhe Ēamėria) tė Prof.dr. Jan Pelikan (ekspert ēek pėr ēėshtje ballkanike) : A force that will prevent the long-term unification of Kosovo, Albania and a part of Macedonia does not exist, (Beta, April 13, 2007). Pa dyshim, ky do tė jetė fillimi i procesit historik pėr rrumbullakėsimin e ribashkimit gjithėkombėtar shqiptar dhe tė Shqipėrisė Etnike nė Ballkan.
________________________ |