| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » PĖR JU O LUFTĖTAR |
| Postuar mė datėn: 2008-05-06 05:50:11 nga admin5 :: Kategoria: Kultura |
| » Opcionet për artikullin |
|
Pėr ju o luftėtar
O tė mjerė e qyqarė
na mashtrojnė ca zagarė
ca zagarė, e ca zuzarė
Hokatarė, nė dyshek
Athu ju punon, ai dyfek
Ai dyfek, i lirisė
qė na doli, i robėrisė
Robėrisė sė dikurshme
qė edhe sot, na u bė e dukshme
|
|
Po pėr ju a mendon kush
Qė luftuat si askush
Derdhėt gjakun e dhatė jetėn
Pėr liri, pėr tė vėrtetėn
Tė vėrtetėn e hidhur
Qė sėrish na mban tė lidhur
tė lidhur e tė robėruar
Si ajo kohė e mallkuar
e atij turku, qoftė harruar
Qoftė harruar, pėr jetė
Qė na i polli ca tė mjerė
Tė pa cipė, e tė pa kripė
Pashallarė e ca bejlerė
Qė pėr pare e interes
Shitėn kombin si njė leckė
Po kėta komandantė
Qė u futėn nė politikė
E harruan thikėn nfyt
E lanė zjarrin tė shuhet
Dhe liria tė mos gatuhet
E ky komb sėrish tė shuhet
Por, ky komb jo sdo te shuhet
Do tė ngritėt e do tė sulet
Do godas, e sdo pėrkulet
Se ata djem e vasha
Qė nė krah mbajtėn kallasha
Do shpėrthejnė, e do pėlcasin
At armik do e godasin
Si nė kohėn e Kastriotit
Birit shqipes e tArbėrorit
Tasaj zonjės sė motmotit
Po ju o luftėtarė
Mos rini kokėn zvarrė
Ani se ca bashkėluftėtarė
Na tradhtuan, pa ja ndalė
Dhe u bėnė tė pėrdalė
Pėr kolltuk e pėr pozitė
Nis e u futėn nė politikė
Politikėn kombėtare
Qė na shitėn pėr pes pare
Pėr pes pare e pes qindarka
Dhe u bėnė mė katolik se papa
Por, papati diēka bėn
Katolikun se harron
Kudo qė ai shkon
Unin e tij se tradhton
Prandaj ju o ēlirimtarė
Mos rini tė ndarė
Se armiku kėtė mėton
Tė pėrēarė ai na do
Shqiptarisė ne i takojmė
Bashkė me tė duhet tė rrojmė
Dhe lirinė ta fitojmė
Lirim Shabani
Tetovė, 06. 05. 2008
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|