| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » AKSH kontrollon kufirin nga ushtarėt e Car Lazarit |
| Postuar mė datėn: 2007-11-13 11:47:12 nga admin4 :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
Armata Shqiptare Kombėtare (AKSH) po kontrollon pėrgjatė kufirit me Serbinė pėrkundėr pranisė sė autoriteteve ndėrkombėtare duke thėnė se janė provokuar nga kėrcėnimet e Serbisė dhe se do ta mbrojnė Kosovėn deri nė ushtarin e fundit, bėnė tė ditur agjencia e lajmeve Associated Press.
Njė prej komandantėve tė kėtij grupimi me pseudonimin Preka ka rėnė dakord tė flasė pėr kėtė agjenci tė huaj lajmesh, por me kusht qė tė mos zbulohet as vendndodhja dhe as emri i vėrtetė i tij. Preka tregon pėr Associated Press se ai drejton njė ushtri prej 40-50 anėtarėsh dhe ky formacion ėshtė krijuar pasi shqiptarėt janė provokuar nga kėrcėnimet serbe. Gjithashtu AKSH thotė se ėshtė e zhgėnjyer nga liderėt politikė, ndėrsa negociatat ndėrkombėtare pėr statusin e Kosovės, i quan njė dėshtim tė plotė. Ushtarėt qė Preka komandon, janė tė veshur tė gjithė me maska dhe uniforma tė zeza, tė pajisur me armė automatike, kryesisht kallashnikov. AKSH aktualisht patrullon gjithė qytetet veriore tė Kosovės nė kufi me Serbinė dhe ata janė gati tė parandalojnė ēdo ndėrhyrje tė mundshme serbe nė brendėsi tė Kosovės, tha Preka. Muajin e kaluar njė grup paramilitarėsh tė organizatės serbe tė Car Lazarit kėrcėnuan se do tė sulmojnė nė rast tė pavarėsisė sė njėanshme tė Kosovės. AKSH thotė se armiqtė e vėrtetė tė tyre janė vetėm Serbia dhe anėtarėt e Car Lazarit. Ata thonė se mbėshtesin forcėn policore kosovare, NATO-n dhe UNMIK-un nė Kosovė.
13.11.2007 |
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|