| » Opcionet për artikullin |
|
Kumtesė pėr sesionin shkencor 70-VJETORI I LINDJES SĖ AKADEMIK REXHEP QOSJES, organizuar nga Dega e Letėrsisė e Institutit Albanologjik tė Prishtinės, nė Prishtinė, mė 19 tetor 2006
Prof. dr. Zymer Neziri
Prishtinė
Hyrje
Kontributi i akademik Rexhep Qosjes edhe nė ngritjen e kuadrove shkencore nė folkloristikė ėshtė temė me interes pėr shqyrtim nė kėtė sesion shkencor, nė kuadėr tė shėnimit tė 70-vjetorit tė lindjes sė kėtij studiuesi tė madh, sepse ai ka dhėnė ndihmesė tė ēmuar edhe pėr ngritjen e kuadrove shkencore edhe nė kėtė fushė tė dijes albanologjike. Ndihmesa e akad. Rexhep Qosjes nė aftėsimin e kuadrove shkencore nė fushėn e folkloristikės ka tė bėjė kryesisht me punėn e tij tė mentorit nė projekte nė shkallė magjistrature e doktorate nė Fakultetin e Filozofik, pėrkatėsisht tė Filologjisė tė Universitetit tė Prishtinės, nė cilėsinė e profesorit ordinar nė Degėn e Letėrsisė Shqipe, si dhe nė Institutin Albanologjik tė Prishtinės, nė cilėsinė e kėshilltarit shkencor nė Degėn e Letėrsisė. Kjo veprimtari e tij shtrihet nė periudhėn rreth 30-vjeēare, qė nga fillimi i viteve 70 e kėndej.
Fushat studimore nė folkloristikė
Janė tri fusha tė mėdha tė studimeve nė folkloristikė, tė cilat janė trajtuar nė kuadėr tė projekteve tė kandidatėve tė profesor Rexhep Qosjes, pėr magjistraturė ose doktoratė, siē janė: poezia epike legjendare, studimet teorike pėr figuracionin e stilin nė poezinė popullore shqiptare, si dhe studimet krahasimtare, nė rrafshin krahasues letėrsi gojore-letėrsi e shkruar.
1. Poezia epike legjendare. -Studimet pėr poezinė legjendare shqiptare nė dy dekadat e fundit tė shekullit tė kaluar, me pėrkujdesjen e profesor Qosjes, shėnuan rezultate tė ēmuara nė shkencėn e folkloristikės. Brenda projekteve hulumtuese shkencore tė kandidatėve tė prof. Qosjes, pėr poezinė epike legjendare ėshtė realizuar njė projekt pėr baladėn shqiptare dhe njė tjetėr pėr Eposin e Kreshnikėve: Poetika e baladės shqiptare (1987) dhe Poezia legjendare e Rugovės (1994). Realizues i projektit tė parė ėshtė Sadri Fetiu, kurse i tė dytit ėshtė Zymer Neziri, qė tė dy studiues tė poezisė epike legjendare nė Institutin Albanologjik tė Prishtinės. Kėto projekte qenė disertacione doktoratash, tė mbrojtura nė Universitetin e Prishtinės, Fakulteti Filozofik pėrkatėsisht i Filologjisė.
Rezultatet e mbėrritura tė kandidatit S. Fetiu nė fushėn e studimit tė baladės popullore e sidomos tė poetikės sė saj, janė vlerėsuar si studim monografik me interes tė veēantė jo vetėm pėr ndriēimin e vlerave artistike e kėtij lloji tė poezisė sonė gojore legjendare dhe tė folklorit tonė shumė tė pasur, por edhe pėrgjithėsisht tė studimeve albanologjike. Nė kėtė vepėr janė shtruar dhe janė shqyrtuar probleme me peshė tė veēantė pėr baladėn popullore shqiptare, pėr historikun e studimit tė saj, pėr rrafshin krahasues me llojet e tjera tė krijimtarisė popullore, pėr tipologjinė e saj, pėr funksionin e shtresave nė strukturėn e saj, pėr personazhin, konfliktin dhe strukturėn kompozicionale.
Pėr projektin e kandidatit Z. Neziri, mentori R. Qosja ka theksuar se «ky disertacion i doktoratės sjell risi, sepse pėr herė tė parė ėshtė shėnuar nė mėnyrė tė tėrėsishme poezia legjendare e njė krahine siē ėshtė Rugova; pėr herė tė parė ėshtė incizuar nė bobina magnetofoni fondi i tėrėsishėm i poezisė legjendare nė Rugovė....pėr herė tė parė ėshtė bėrė vjelja sistematike e tė gjithė brezave tė lahutarėve tė gjallė qė dinin kėngė tė eposit tė lashtė; gjithashtu pėr herė tė parė janė grumbulluar tė dhėnat biografike pėr tė gjithė lahutarėt e Rugovės prej vitit 1791-1946». Kjo ėshtė monografia e parė krahinore nė studimet tona pėr Eposin e Kreshnikėve, ku konstatohet se Rugova ėshtė ndėr rajonet mė tė pasura shqiptare me kėngė tė kėtij lloji tė epikės legjendare.
2. Studime teorike pėr figuracionin dhe stilin.-Puna e prof. Qosjes nė specializimin e kuadrove shkencore nė fushė tė studimeve nė poezinė lirike gojore dhe nė figuracionin e saj poetik, nė poezinė gojore epike historike, nė poezinė epike legjendare tė kėngėve tė kreshnikėve dhe tė baladave, ėshtė gjithashtu njė ndihmesė pėr ti ēuar pėrpara studimet tona, ndonėse tė vonuara nė krahasim me kulturat e tjera nė juglindje tė Evropės.
Projektet e realizuara janė: Personifikimi nė poezinė popullore (gojore) shqipe (1975), Figura e krahasimit nė kėngėt tona lirike tė dashurisė (1978), Stili dhe figuracioni i letėrsisė popullore shqiptare (1984). Dy projektet e para janė tema magjistrature, kurse i treti ėshtė disertacion doktorate. Realizues i projektit tė parė, pėr personifikimin, ėshtė Rrustem Berisha, kurse pėr tė dytin, pėr krahasimin, ėshtė Zymer Neziri. Qė tė dyja kėto projekte ishin njėkohėsisht edhe projekte pune nė Degėn e Folklorit tė Institutit Albanologjik tė Prishtinės. Realizues edhe i projektit tė tretė, pėr stilin dhe figuracionin, ėshtė Rrustem Berisha.
Projekti i magjistraturės, i kandidatit Rr. Berisha, Personifikimi nė poezinė popullore (gojore) shqipe, me mentor profesor Qosjen, ėshtė vlerėsuar si kontribut i rėndėsishėm nė studimin e personifikimit dhe tė figuracionit nė poezinė tonė popullore dhe ėshtė ndihmesė pėr shndritjen e njėrės prej ēėshtjeve mė tė rėndėsishme teorike tė krijimtarisė sonė gojore pėr personifikimet kozmike, personifikimet e objekteve dhe tė bimėve, personifikimin e qenieve, personifikimet e abstraksioneve dhe personifikimet gjeografike.
Projekti Figura e krahasimit nė kėngėt tona lirike tė dashurisė, i kandidatit Z. Neziri, ėshtė vlerėsuar nga mentori Qosja kėshtu: «Nuk ka dyshim se punimi i magjistraturės, Figura e krahasimit nė kėngėt tona lirike tė dashurisė, ėshtė njė prej studimeve tė rėndėsishme tė folkloristikės shqiptare mbi ndėrtimin figurativ tė vargut popullor, nė kėtė mes tė vargut tė lirikės popullore... Punimi i tij bėhet studim nė tė cilin ngriten probleme kapitale tė folkloristikės sonė, madje tė shkencės sonė tė letėrsisė nė pėrgjithėsi».
Profesor Qosja ka qenė mentor i kandidatit Rr. Berisha edhe pėr disertacionin e doktoratės, Stili dhe figuracioni i letėrsisė popullore shqiptare, njė projekt po ashtu i rėndėsishėm pėr studimet tona nė folkloristikė, pėr stilin e poezisė sonė popullore dhe pėr veēoritė e tij, pėr figuracionin e pasur tė kėsaj poezie, ku janė analizuar nė veēanti krahasimi, epiteti, metafora, simboli, personifikimi, hiperbola, alegoria, ironia, antiteza, gradacioni etj.
3.Studime krahasimtare. -Nė fushėn e studimeve krahasimtare, nė rrafshin krahasues letėrsi gojore-letėrsi e shkruar, prof. Qosja ka drejtuar projektin -Roli i letėrsisė popullore nė krijimtarinė e Fishtės (2002). Realizues i kėtij hulumtimi shkencor ėshtė Jakup Sahiti. Kjo punė kėrkimore-shkencore ishte disertacion i doktoratės, i mbrojtur nė Institutin Albanologjik tė Prishtinės. Pėr kandidatin J. Sahiti, nė referat thuhet se ai: «Shtron ēėshtje tė gojorėsisė ose tė oralitetit, si veēori karakteristike dhe thelbėsore tė letėrsisė popullore ...dhe pėrfundon me konstatimin tashmė tė njohur se gjatė historisė letėrsia e kultivuar ka pasur lidhje tė pėrhershme me krijimtarinė popullore, kurse analogjitė e tyre nė subjekte, nė heronj e nė figura janė tė padiskutueshme dhe janė tė shkallės botėrore.» Nė vijim tė referatit pėr kėtė kandidat thuhet po ashtu: «Kandidati shtron edhe ēėshtjen e komunikimit me qeniet mitike, nga lėvizin e veprojnė personazhet e Fishtės nė kohėn e luftės, fillimisht Ali pashė Gucia e pastaj tė tjerėt, tė cilėt u gjasojnė personazheve tė eposit tonė heroik kur mbronin nderin, kullat dhe krahinėn e sulmuar nga kralat e kėndejdetit dhe tė andejdetit.»
Edhe kandidatėt qė kanė kryer hulumtime dhe kėrkime shkencore nga fusha e folkloristikės, me njė mentor tjetėr: Fazli Syla, Demush Shala, Nuhi Vinca, Enver Mehmeti, Faik Shkodra, Rahmi Tuda, Adem Zejnullahu, Bahri Brisku, Sabahajdin Cena, Mehmet Rukiqi, Myzafere Mustafa, Ali Ahmeti, Jahir Ahmeti, Leontina Gega, Arbnora Dushi etj. patėn model mbėrritjet intelektuale kulmore dhe punėn hulumtuese-shkencore tė akad. Rexhep Qosjes pėr pėrgatitjen e temave tė tyre tė magjistraturės ose tė doktoratės nė Universitetin e Prishtinės, pikėrisht nė Degėn e Letėrsisė, ku ai ishte edhe themelues dhe drejtues i studimeve pasdiplomike.
Pėrfundim
Nė vitet 70, nė kuadėr tė studimeve tė letėrsisė nė Universitetin e Prishtinės, profesor Rexhep Qosja krijoi bazat shkencore edhe pėr thellimin e studimeve nė folkloristikė. Nė kėtė periudhė miratohen dhe realizohen pėr herė tė parė projekte pėr studime nė fusha tė ndryshme pėr poezinė e pėr prozėn gojore. Ndonėse me vonesė tė konsiderueshme, aty fillojnė studimet monografike nė poezinė gojore lirike, qė janė tė parat e kėtij lloji nė studimet shqiptare, dhe krijohen modele pėr studimet e para monografike krahinore nė fushė tė epikės gojore, sidomos tė Eposit tė Kreshnikėve. Po ashtu krijohen modele edhe pėr studime tė mėtutjeshme nė fushė tė baladės popullore shqiptare dhe tė poetikės sė saj. Gjatė kėsaj kohe zgjerohen bazat pėr studime teorike-letrare dhe teorike-estetike, qė ishin pikė mbėshtetėse edhe nė studimet nė folkloristikė. Kjo shkollė e Prishtinės, po e quaj kėshtu kushtimisht, krah i asaj tė Tiranės, ėshtė e lidhur ngushtė me akad. Rexhep Qosjen e me emrin e tij.
Prandaj, duhet tė konstatohet se nuk mund tė shkruhet historia e folkloristikės pa e pasur parasysh edhe ndihmesėn e akad. Rexhep Qosjes. Nuk mund tė shkruhet as historia e studimeve stilistike nė poezinė tonė popullore pa e pėrmendur edhe ndihmesėn e prof. Qosjes. As historia e studimeve tė figuracionit nė poezinė tonė popullore nuk mund tė shkruhet pa e theksuar ndihmesėn e prof. Qosjes.
Kur tė shkruhet historia e studimeve tė epikės heroike tė Eposit tė Kreshnikėve, duhet mbėshtetur edhe nė ndihmesėn e prof. Qosjes. Edhe kur tė shkruhet historia e studimeve tė baladės popullore shqiptare dhe tė poetikės sė saj duhet vlerėsuar ndihmesėn e prof. Qosjes. Gjithashtu, edhe kur tė shkruhet as historia e studimeve krahasuese letėrsi e shkruar-letėrsi gojore, duhet shndritur ndihmesėn e prof. Qosjes.
Dhe, nė fund tė kėsaj kumtese, dua tė them se po ashtu nuk mund tė shkruhet as historia e studimeve pasdiplomike nė Prishtinė pėr pėrgatitjen e kuadrove shkencore-arsimore nė letėrsi, po edhe nė folkloristikė, pa e pėrmendur afėrsinė pedagogjike tė prof. Qosjes me studentėt, qė ėshtė afėrsi e rrallė nė Universitetin e Prishtinės, kurse gatishmėria e tij pėr ti ndihmuar kandidatėt ėshtė veēori po ashtu shumė e rrallė e arsimtarėve nė kėtij universiteti nė tė gjithė brezat e tij, qė nga themelimi e deri mė sot.
Bibliografia
Adem Zejnullahu, Krijimtaria gojore dhe proza e shkruar shqiptare nė Jugosllavi, recensues prof. dr. Shefqet Pllana, prof, dr. Fazli Syla, Instituti Albanologjik i Prishtinės , Prishtinė, 1987, 242 f.
Mr. Ali Ahmeti, Vajtimet dhe gjėmat shqiptare tė Plavės dhe Gucisė, recensorė mr. Sadri Fetiu, mr. Ismail Doda, «Pobjeda», Titograd, 1986, 188 f.
Ali Ahmeti, Letėrsia gojore e krahinės sė Plavės e tė Gucisė, recensues dr. Zymer Neziri, dr. Sadri Fetiu, Instituti Albanologjik i Prishtinės , Prishtinė, 2oo4, 285 f.
Mr. Arbnora Dushi, Elemente tė epikės gojore nė prozėn e Ismail Kadaresė, recensues dr. Sadri Fetiu, dr. Kujtim Rrahmani, Instituti Albanologjik i Prishtinės , Prishtinė, 2004, 156 f.
Dr. Bahri Brisku, Deti dhe detarėt nė letėrsinė popullore shqiptare, recensues dr. Sadri Fetiu, dr. Adem Zejnullahu, Instituti Albanologjik i Prishtinės , Prishtinė, 2006, 296 f.
Demush Shala, Rreth kėngėve kreshnike shqiptare, recensorė Anton Berisha, Ali Aliu, «Rilindja», Redaksia e botimeve, Prishtinė, 1985, 335 f.
Dr. Faik Shkodra, Pėrkime midis letėrsisė popullore dhe poezisė sė shkruar shqipe, recensues Rexhep Qosja, prof. dr. Gjergj Zheji, prof. dr. Agim Vinca, Instituti Albanologjik i Prishtinės , Prishtinė, 1995, 334 f.
Dr. Fazli Syla, Poezia popullore shqiptare e kaēakėve, recensues dr.Anton Berisha, mr. Sadri Fetiu, Instituti Albanologjik i Prishtinės, Prishtinė, 1982, 191 f.
Mr. Jahir Ahmeti, Poezia popullore e fėmijėve, recensues dr. Sadri Fetiu, dr. Enver Mehmeti, Instituti Albanologjik i Prishtinės , Prishtinė, 1997, f. 139.
Jakup Sahiti, Roli i letėrsisė popullore nė krijimtarinė e Gjergj Fishtės, disertacion i
doktoratės, dorėshkrim, Instituti Albanologjik i Prishtinės, Prishtinė, 2002, 436 f.
Refarati i Komisionit: akad. Prof. dr. Rexhep Qosja, kėshilltar shkencor, dr. Shefkije Islamaj, bashkėpunėtore shkencore, dr. Zymer Neziri, bashkėpunėtor i lartė shkencor, pėr kandidatin Jakup Sahiti, Roli i letėrsisė popullore nė krijimtarinė e Gjergj Fishtės, doktoratė, dorėshkrim, Instituti Albanologjik i Prishtinės, Prishtinė, mė 14.5.2002.
Dr. sc. Jusuf Vatovci, Leksikon i magjistrave dhe i doktorėve tė shkencave nė trojet shqiptare jashtė Shqipėrisė 1430-1995, botim i autorit, Prishtinė, 1998.
Mr. Leontina Gega, Pėrkimet e letėrsisė gojore me poezinė e shkruar pėr fėmijė:Rexhep Hoxha, Vehbi Kikaj, Rifat Kukaj, recensues dr. Myzafere Mustafa, dr, Adem Zejnullahu, Instituti Albanologjik i Prishtinės , Prishtinė, 2004, 2006 f.
Mehmet Rukiqi, Krijues dhe bartės tė tregimeve popullore nė Drenicė, recensues prof. dr. Fazli Syla, prof. dr. Enver Mehmeti, Instituti Albanologjik i Prishtinės , Prishtinė, 1998, 308 f.
Dr. Myzafere Mustafa, Pėrralla shqiptare, poetikja dhe mitikja, recensues dr. Anton Berisha, prof. dr. Enver Mehmeti, Instituti Albanologjik i Prishtinės , Prishtinė, 312 f.
Nuhi Vinca, Lirika popullore shqiptare nė regjionin e Strugės, recensues Rexhep Qosja, «Flaka e vėllazėrimit», Shkup, 1992, 111 f.
Nuhi Vinca, Lirika popullore shqiptare e dashurisė, recensues prof. dr. Shefqet Pllana, dr. Adem Zejnulllahu, Instituti Albanologjik i Prishtinės , Prishtinė, 1989, 456 f.
Rahmi Tuda, Ēėshtje paremiologjike, Bashkėsia Kulturore Shqiptare e Tetovės, Shkup, 1995, 166 f.
Rahmi Tuda, Vlerat estetike tė poezisė sonė legjendare, recensues dr. Sadri Fetiu, dr. Enver Mehmeti, «Flaka e vėllazėrimit», Redaksia e botimeve, Shkup, 1993, 175 f.
Rrustem Berisha, Personifikimi nė poezinė popullore shqipe, recensentė Ali Aliu, Ibrahim Rugova, Rilindja, Redaksia e botimeve, Prishtinė, 1976, 182 f.
Dr. Rrustem Berisha, Stili dhe figuracioni i poezisė popullore shqiptare, recensentė dr. Rexhep Qosja, kėshilltar shkencor, dr. Fazli Syla, bashkėpunėtor i lartė shkencor, Instituti Albanologjik i Prishtinės, Prishtinė, 1986, 323 f.
Dr. Sadri Fetiu, Poetika e baladės popullore shqiptare, recensentė akademik Rexhep Qosja, dr. Fazli Syla, Instituti Albanologjik i Prishtinės, Prishtinė, 1987, 289 f.
Universiteti i Prishtinės, Fakulteti i Filologjisė, 35 vjet tė Fakultetit tė Filologjisė (1960-1995), materialet i mblodhi dhe i mbarėshtoi prof. dr. Fadil Raka, Prishtinė, 1995.
Referati i Komisionit: prof. dr. Rexhep Qosja, prof. dr. Shefqet Pllana, prof. dr. Ali Aliu, pėr kandidatin Zymer Neziri, Figura e krahasimit nė kėngėt tona lirike tė dashurisė, magjistraturė, dorėshkrim, Fakulteti Filozofik i Universitetit tė Prishtinės, Prishtinė, mė 30. 11. 1979.
Referati i Komisionit: akad. prof. dr. Rexhep Qosja, prof. dr. Fazli Syla, doc. dr. Enver Mehmeti, pėr kandidatin Zymer Neziri, Poezia legjendare e Rugovės,doktoratė, dorėshkrim (1994), Fakulteti i Filologjisė i Universitetit tė Prishtinės, Prishtinė, mė 9. 6. 1995.
Zymer Neziri, Poezia epike legjendare e Rugovės, disertacion i doktoratės, dorėshkrim, Universiteti i Prishtinės, Fakulteti i Filologjisė, Prishtinė, 1994, 248 f.
Zymer Ujkan Neziri, Poetika e krahasimit. Figura e krahasimit nė kėngėt tona popullore tė dashurisė, recensues akad. prof. dr. Rexhep Qosja, akad. prof. Alfred Uēi, Instituti Albanologjik i Prishtinės, Prishtinė, 2004, 301 f.
|
|