| » Opcionet për artikullin |
|
Institucionet e Kosovės thonė se 6-pikėshi mbetet i papranueshėm, pėrderisa opozita konsideron se vendimet e fundit tė KS-sė do kenė pasoja tė mėdha pėr funksionimin e shtetit dhe i paraprijnė ndarjes sė brendshme tė Kosovės.
Institucionet e Kosovės thonė se nuk do tė ndryshojnė pozicionin e tyre ndaj planit gjashtėpikėsh tė Sekretarit Ban Ki Moon, duke e konsideruar atė tė papranueshėm. Nė anėn tjetėr, opozita kritikon ashpėr lidershipin e Kosovės, duke e fajėsuar atė se e ka sjellė vendin nė njė gjendje shumė tė rėndė.
Kėto vlerėsime pasojnė mbledhjen e fundit tė Kėshillit tė Sigurimit, ku ėshtė aprovuar raporti i Sekretarit tė Pėrgjithshėm, Ban Ki Moon, dhe plani i tij gjashtėpikėsh pėr shtrirjen e EULEX-it, i kundėrshtuar nga Prishtina.
Zėdhėnėsi i presidentit tė Kosovės, Xhavit Beqiri, thotė se Kosova mbetet e vendosur qė ta kundėrshtojė ēdo qasje tjetėr qė nuk e pėrfill Kushtetutėn dhe planin e Ahtisaarit.
Kundėrshtohet ēfarėdo varianti qė cenon kushtetutshmėrinė dhe sovranitetin e Kosovės. Pėrndryshe, EULEX-i ėshtė i mirėpritur, sepse ai ėshtė ftuar vetė nga institucionet e Kosovės, mė saktė nga presidenti Sejdiu, por nė bazė tė mandatit qė i jep plani i presidentit Ahtisaari. Ēdo shmangie nga kjo marrėveshje qė ka ekzistuar mė parė, do tė thotė se ėshtė e papranueshme pėr institucionet e Kosovės dhe si e tillė do tė trajtohet, tha Beqiri.
Ndėrkohė, kryetari i Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės, Ramush Haradinaj, tha se me miratimin e gjashtėpikėshit ka filluar procesi i ndarjes sė brendshme tė Kosovės. Kjo ėshtė njė humbje politike qė do tė reflektohet nė unitetin dhe integritetin e Kosovės, tha Haradinaj, duke e fajėsuar lidershipin aktual.
Me kėtė fillohet njė proces i ri i njė ndarjeje tė brendshme tė Kosovės, sepse kėto struktura tė reja, tė formuara me ndihmėn e EULEX-it, nuk i raportojnė drejtpėrdrejt Prishtinės. Ky ėshtė njė realitet qė kemi nė vend. Mendoj se pėr kėtė humbje politike, pėrgjegjės tė parė janė lidershipi i vendit, presidenti, kryetari i qeverisė dhe qeveria. Pra, kemi tė bėjmė me njė lidership pa vizion, tha Haradinaj.
Nė vazhdim, Ramush Haradinaj kėrkoi qė Parlamenti i Kosovės tė marrė nė duar ēėshtjen e shtrirjes sė EULEX-it dhe tė vendosė nėse ky mision si i tillė i duhet apo jo Kosovės.
Nėse serbėt kanė mundur ti thonė jo EULEX-it, atėherė edhe Prishtina ėshtė dashur ti thotė jo EULEX-it, nė bazė tė njė plani tjetėr, pėrpos dakordimeve tė mėhershme. Pėr kėtė, Parlamenti duhet ta japė mendimin e vet, se a pajtohet qė EULEX-i tė shtrihet nė gjithė vendin mbi bazėn e marrėveshjeve tė reja, apo duhet tė hapim njė proces tė ri negociimi pėr shtrirjen e EULEX-it nė pėrputhje dhe me dakordinimin e Prishtinės, tha Haradinaj.
Nė anėn tjetėr, Besa Gaxherri, nėnkryetare e Lidhjes Demokratike tė Dardanisė, thotė se vendimet nė Nju Jork janė pasojė e politikave tė lidershipit tė Kosovės.
Gaxherri thotė se institucionet e Kosovės duhet tė mblidhen me urgjencė dhe tė pėrcaktojnė politikat e veta karshi zbatimit tė gjashtėpikėshit tė OKB-sė. Deputetja Besa Gaxherri thotė se nė rrethana normale, presidenti dhe kryeministri i Kosovės, pas vendimeve tė fundit nė Nju Jork, do tė duhej tė largoheshin nga postet qė i mbajnė.
Nė qoftė se e dinė vetėm pak se i kanė borxh kėtij populli dhe kanė gabuar shumė rėndė, kėta nuk ėshtė dashur ti thėrrasė Kuvendi qė tė japin dorėheqje, por do tė ishte dashur qė ata vetė tė japin moralisht dorėheqje. Nėse nuk e bėjnė njė gjė tė tillė, unė besoj - Kuvendi nė Kosovė tashmė ėshtė njė vegėl e qeverisė do ishte dashtur qė Kuvendi ti ftojė nė pėrgjegjėsi dhe natyrisht tua marrė atyre mandatin, thotė Gaxherri.
Shefi i misionit tė EULEX-it, Yves de Kermabon, tha se misioni i tij ėshtė i gatshėm dhe do tė shtrihet nė gjithė territorin e Kosovės. Ai tha se EULEX-i e ka bazėn komanduese nė Bruksel, mirėpo, pėr arsye se edhe ky mision do tė mbėshtetet nė Rezolutėn 1244, raportet e tij pėr punėn e EULEX-it do ti adresohen edhe Nju Jorkut.
E di se ka mospajtime rreth gjashtėpikėshit ndėrmjet Prishtinės e Beogradit, por ne jemi tė gatshėm qė mbi bazat e agjendės dhe planit tė veprimit tė pėrbashkėt, ta pėrmbushim misionin tonė, tha Kermabon.
Sidoqoftė, mbi 2 mijė policė, prokurorė, gjykatės dhe doganierė nga BE-ja, pritet qė tė fillojnė punėn nga 2 dhjetori. Kėshilli i Sigurimit ka aprovuar tashmė raportin e Sekretarit tė Pėrgjithshėm, Ban Ki Moon, me tė cilin, mes tjerash, UNMIK-u parashihet tia dorėzojė autorizimet EULEX-it nė fushėn e sundimit tė ligjit, pėrderisa EULEX-i do tė funksionojė mbi bazat e Rezolutės 1244 dhe do tė jetė neutral ndaj statusit, pėrkatėsisht pavarėsisė sė Kosovės.
Zijadin Gashi
REL
|
|