DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» MEDALJA E PĖRSHESHIT
Postuar mė datėn: 2008-06-22 04:07:28 nga admin4 :: Kategoria: Opinione


‘Ē'ėshtė ky sheqer-kėsmet?
Hallvaxhin' e pamė mbret! ‘
(Fan Noli pėr Ahmet Zogun)

Tė gjata qenė vajtimet pėr ‘atentatin’ ndaj Hashim Thaēit qė ndodhi para disa javėve. Mediat moralprishura derdhnin lot pėr stabilitetin abstrakt qė paska rėnė nė pikė tė hallit. Kosova sapo kishte mbushur tre muaj e kusur si ‘shtet i mėvetėsishėm i mbaruar dhe i qėruar nga ēdo pikėpamje’. Ēdo gjė buzėqeshte nėn diellin e demokracisė dhe suksesit! Kosova edhe na qe antarėsuar nė OKB, na kishin njohur mbi njėqind shtete anekėnd dynjasė, madje ē’ėshtė mė e vlefshmja na kishin njohur edhe Serbia edhe Rusia. Kosova ka ushtrinė e saj kombėtare prej dhjetėra mijėra ushtarėve tė armatosur, diplomatėt tanė venė e vinė nė tė katėr anėt e botės, vendosin marėdhėnie diplomatike me kėdo, nėnshkruajnė traktate, marrin pjesė nė konferenca me nam, fjala jonė dėgjohet me admirim dhe ēdo shtet luan vendit nė shenjė respekti pėr ne.


Shkruan: Salih Mehmeti

Ka njerėz qė sot e tėrė ditėn i besojnė me tė madhe kėsaj meseleje qė e zien Hashim Thaēi, eprorėt dhe vartėsit e tij. Ka njerėz qė nuk duan t’ia dinė se nė Suhadoll, ēdo ditė ēetat paramilitare serbe terrorizojnė fshatarėt shqiptarė. Ka njerėz qė nuk duan t’ia dinė se Kosova nė vend se tė kishte dhjetėra mijėra ushtarė tė armatosur, ka dymijė e kusur gjykatės e policė kafkian qė kanė ardhur si peshqesh i ‘pavarėsisė’ nga Europa. Ka njerėz sylesh qė s’duan t’ia dinė pėr sovranitetin e mohuar, e flasin kuturu pėr njohje nga ishujt e Polinezisė a Mikronezisė nė Paqėsorin e largėt. Ka njerėz qė nė vend se tė flasin pėr rrezikun vdekjeprurės tė konfederalizimit tė vendit tonė nga njėzet e tre kuvendet komunale serbe, flasin shatrapatra sesi do tė ndėrtohet shėrbimi i spiunėve (shėrbim i cili do tė zhgrehė luftė tė pėrbetuar speciale kundėr elementeve revolucionar nė Kosovė). Hebrenjtė kur krijuan agjensinė e tyre tė intelegjencės ‘Mosadin’ e bėnė sebet interesave tė tyre qenėsore kombėtare e jo pėr hesape tė filan fistekit. Me anė tė ‘Mosadit’ arritėn qė tė gjejnė e tė eliminojnė edhe nė ‘vrima tė miut’ dhjetėra kriminelė gjerman qė kishin gisht nė Holokaustin e paprecedentė nė historinė njerėzore ku u asgjėsuan gjashtė milion hebrenjė. Kurse, ky farė shėrbimi i inteligjencės qė po mėtohet tė krijohet nė vendin tonė ėshtė i pėrcaktuar sikundėr e thotė dokumenti i Ahtisaarit ‘tė monitorojė kėrcėnimet ndaj sigurisė sė brendshme nė Kosovė...’. Shėrbimi i spiunazhit nė vend se tė hetojė e t’i dekonspirojė planet diversive serbe, do tė vendos njė regjim tė sertė vėzhgimi mbi tė ‘papėrshtatshmit politik’ nė Kosovė qė nuk i pranojnė misionet mbisovrane tė huaja dhe e kundėrshtojnė ndikimin gjithnjė e nė rritje tė Serbisė nė Kosovė.

Po tė jetė puna pėr gjetjen dhe hetimin e zullumeve tė paramilitarėve mbi popullsinė shqiptare nė Suhadoll a Vidimriē (fshatra verior) hiqen sikur nuk dinė gjė prej gjėje, kurse po i ndodhi gjė Hashimit e bėjnė edhe qimen sa njė tra. Vitin e kaluar, shtėpia e Abedin Bahramit (banor i fshatit Vidimriē) u sulmua forcėrisht nga banda tė armatosura serbe. Askush nuk pipėtiu dot pėr kėtė tragjedi. Sivjet me 11 qershor Sherif Jashari dhe Adnan Seferi u arrestuan nė Lagjen e Boshnjakėve nga paramilitarė serb qė mbanin stemėn ‘MUP Srbija’ me pretekstin se kanė hyrė brenda zonės sė territorit serb. Me 14 qershor xhandarmėria serbe nė kuadėr tė njė inkursioni tė fshehtė nė fshatin Poliēkė tė Dardanės ka kidnapuar pėr disa orė Ruzhdi Dakun nga po ky fshat. ‘Derisa kisha dalė pėr tė mbledhur drunjė tė thatė, para vetės i pashė gjashtė ushtarė serb, tė veshur e tė uniformuar, dhe tė gjithė ishin tė armatosur me pushkė dhe me thika. KFOR - i shpesh nuk po na beson, dhe mua vetėm fati mė shpėtoi nga vdekja e sigurt. Deshėn tė mė dėrgonin nė Leskoc...’ rrėfen tragjedinė e tij ky fshatar. Po nė kėtė ditė, njė diversant serb i Gardės sė ‘Car Llazarit’ kreu njė akt desantimi nė stacionin jugor tė SHPK - sė nė Mitrovicė nga ku edhe plagosi njė oficer tė policisė. Ky akt i hatashėm diversimi nuk dėgjohej nė Prishtinė nga daullet demagogjike pėr kushtetutėn dhe gjoja bazėn ligjore tė shtetit tė Kosovės. Aktet diversive, poqese i kundrojmė kodet penale tė vendeve fqinje mund tė dėnohen nga 7 - 15 vjet burg, kurse sulmuesi Predrag Gjorgjeviq mbahet nė paraburgim dhe kinse rasti i tij do tė hetohet nga prokuroria. Fare mirė e dimė, se ē’punė kryen prokuroria ciladoqoftė ajo. Akoma, nga 2004’ta nuk janė dėnuar pėrgjegjėsit e vrasjes sė dy fėmijėve shqiptar nė Ēabėr, paēka qė pushteti gėnjente se janė duke u bėrė hetime. Dy ditė mė vonė, me 17 qershor nja pesėmbėdhjetė paramilitar serb kanė djegur sanėn nė arėn e Skėnder Rexhepit nė Suhadoll. Pėrfaqėsuesi i Suhadollit Shefki Imeri tha se ky akt ka ndodhur mu para hundėve tė policisė sė UNMIK - ut, tė cilėt kanė bėrė veshin shurdh ndaj kėtij terrorizimi. Nė anėn tjetėr, fshatarėt shqiptar nė rripin kufitar me Malin e Zi nuk po lihen tė qarkullojnė lirshėm nė pronat e tyre nė bjeshkėn strategjike tė Zhlebit nga policia malazeze, tė cilėt nė avazin e ripėrcaktimit tė kufirit Kosovė - Mali i Zi gjakojnė ta lėvizin kufirin mė nė brendėsi tė Kosovės. Me mijėra lekė ryshfetosen gazetat ditore pėr tė reklamuar nė faqet e fundit ushtarė tė KFOR - it nėn parullat e sigurisė dhe paqes. Kėto parulla cinike nuk janė tjetėr veēse njė mantel pėr tė mbuluar zezonėn qė ka mbėrthyer fshatrat kufitare shqiptare me Serbinė. Nė anėn tjetėr, komandanti i KFOR - it, gjenerali Xavier De Marnac i buzėqeshte ministrit shqiptar tė Mbrojtjes, Gazmend Oketės sesi ‘KFORI po ofron siguri nė kufirin me Shqipėrinė, duke angazhuar dy brigada tė KFOR -it’. Pėr kufirin shqiptaro - shqiptar nuk pėrtojnė tė vėnė nė angazhim dy brigada tė tėra, kurse po tė jetė puna pėr ta mbrojtur kufirin e Kosovės me Serbinė vikasin se ‘kjo s’ėshtė punė e tyre’. Gjithė ky kaleidoskop ngjarjesh tregon se sa i rėndė ėshtė haraēi i ‘pavarėsimit’ tė vendit pa pasur themel sovraniteti. Njė Kosovė e bastardhuar e pa sovranitet pėrpos qė ėshtė dobėsim i pėrhershėm i Kosovės ėshtė edhe dobėsim i Shqipėrisė. Sepse, njė gjendje e kėtillė po i kėrcėnohet me grushtin kanosės edhe Shqipėrisė duke filluar me qindra kushte qė i janė vėnė ushtrisė torzo shqiptare si gur nėn rrota. Javė mė parė, policia kufitare malazeze hapi zjarr duke e plagosur peshkatarin shqiptar Hysen Skėnderaj teksa gjuante peshk nė ujėrat territoriale tė Shqipėrisė. As shteti shqiptar nuk pati vakt tė merrej me kėtė rast ogurzi se ishte i zėnė me pritjen e Hashim Thaēit dhe me shenjtėrimin e tij me tituj qė nuk i takojnė. Bamir Topi e dekoroi Hashimin me urdhėrin ‘Gjergj Kastrioti - Skėnderbeu’. Bukur shumė! Por, a janė menduar vallė para se ta zbukurojnė syfetin e Hashimit me kėtė medalion, se ē’largesė ka Thaēi ndaj kryeheroit tonė. Si mund tė titullohet njė kryeministėr ‘Skėnderbe’ kur nuk e ngrit zėrin nė mbrojtje tė vendit tė vet, tė bashkatdhetarėve tė vet. Njė kryeministėr qė ėshtė or’e ēast nė shėrbim tė Brukselit e Nju Jorkut, njė kryeministėr qė vė sigurinė e juntės sė tij para sigurisė sė qytetarėve tė Kosovės. Sikur Bamir Topi dhe adjutantėt e tij ta pleqėronin mė me mend kėtė punė, Hashim Thaēi kurrsesi nuk do tė duhej tė shenjtėrohej kaq padrejtėsisht. Le ta bėjmė njė ekskursion nė tė kaluarėn e Thaēit qė njohim ne: ky personalitet i dyshimtė ėshtė pėrdorur nga piramida ndėrkombėtare kurdoherė kur u nevojitej tė nxirrnin gėshtenja nga zjarri, pa u djegur ata vetė. Kėsisoj, kėtė hallvaxhi qė sot e kemi pėr mbret, e parashutuan nė krye tė udhėheqėsit politik tė UĒK - sė qė nė Rambuje i parapriu dokumentit kapitullues, qė ėshtė pak ta quash makabėr. Ēarmatimi i ushtrisė sonė revolucionare nuk ėshtė tjetėr veēse rrjedhė e tradhtisė sė lartė qė e nėnshkroi Thaēi me stilolaps. Amerikanėt sot e tėrė ditėn gajasėn sesi ia kanė punuar udhėheqėsit tė guerilės ‘mė tė sukseshme nė botė’. Gjithė bota qeshte me Hashim Thaēin, kur lexonin kujtimet e James Rubin-it, kėshilltarit tė Albright-it, sesi e kishte mashtruar me filma tė Hollywood-it nė kėmbim tė nėnshkrimit tė marrėveshjes sė Rambujesė.

Pas kėtij cirku kinematografik qė ia mori edhe ato pak mend qė kishte nė kokė, Thaēin na e riparashutuan nė krye tė partisė sė pehlivanėve (siē e quante dikur Bahri Fazliu partinė e Rugovės), parti qė kinse trashėgon frymėn e ushtrisė sonė revolucionare. Nė Rambuje, ndėrkombėtarėt i kishin indoktrinuar sall njė pjesė tė komandantėve budallenj tė UĒK - sė. Mė bie nė mend ende, fjala e njė miku tim nga Gjirokastra. Nė muhabet e sipėr pėr pabesinė e Rambujesė ai mė tha: ‘Mė mirė ėshtė qė njė ushtri t’i ketė krejt ushtarėt lepuj por komandantin ta ketė luan, sesa njė ushtri qė i ka krejt ushtarėt luanė e komandantin lepur’. Ushtria jonė revolucionare ēlirimtare i kishte tėrė bijtė e bijat luanė, por disa prej komandantėve i kishte lepuj. Dhe lepujt seē pollėn atje nė Rambuje....

Me kalimin e viteve bashkėsia ndėrkombėtare po krijonte njė disponim tė njerėzve pėr negociata kompromisi tė dhimbshėm, siē edhe deklaronin politikanė e diplomatė tė huaj. Hallvaxhiun sėrish do na e vinin nė skenė. Kėsaj rradhe pėr tu bėrė aminin lėshimeve dhe kompromiseve turpėruese. Populli ynė thotė: ‘Atij qė nuk tė do, po i dhe majėn e thoit, tė merr gishtin, po i dhe gishtin, tė merr dorėn, po ta morri dorėn, ta merr trupin, po ta mori trupin, ta merr shpirtin...’. Nė kalvarin e kompromisit tė Prishtinės dhėnėse ndaj Beogradit marrės, Hashim Thaēi i buzėqeshi rradhazi dokumenteve qė e zhbėjnė pavarėsinė e Kosovės, duke filluar me pranimin e negociatave tė dyta, Deklaratėn e Nju Jorkut nė shtator tė 2007 (njė klon i 1244 tė cilin e pranoi edhe Rusia), Traktatin katėrmbėdhjetė pikėsh tė Ishingerit pėr njėfarė bashkėsie konfederimi mes Serbisė dhe Kosovės dhe traktatin pėr ‘fqinjėsi dhe bashkėpunim tė mirė me Serbinė’ i cili e amniston Serbinė nga krimet e kryera me dashje nė Kosovė.

Pėr fund lexues tė nderuar, dua t’ju kumtoj edhe diē mjaft tė rėndėsishme. Ka njerėz emri i tė cilėve shpreh nė njėfarė drejtpėdrejtshmėrie cilėsitė e brendshme morale tė atij personi. Ja njė shembull: emri ‘Abraham’ i presidentit liridashės amerikan Abraham Linkoln rrjedh nga hebraishtja e vjetėr qė ka kuptimin e ‘babait tė njerėzve’. Por, a jeni ndėrmendur ndonjėherė tė dini se ē’domethėnie interesante mbart emri i kryeministrit falimentues tė Kosovės? ‘Hashimi’ shpreh substancėn e Hashim Thaēit. Emri ‘Hashim’ rrjedh nga arabishtja e vjetėr qė ka kuptimin: Hashim - ‘ai qė bėn pėrshesh’. Dhe, nėse kėrkoni njė njeri nė faqe tė dheut qė ka pėrsheshur nė tė tillė mėnyrė si Hashim Thaēi nuk do tė gjeni. Tėrė ngjitja, veprimi, shkėlqimi medial dhe rėnia (e domosdoshme) e kėtij njeriu mund tė pėrkufizohet me kėto fjalė: ēdo gjė e ka pėrsheshur pėr hesape tė ndėrkombėtareve. Siē thotė fjala: ‘Ka gjetur shesh e ka bėrė pėrshesh’.
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] FTESĖ (2008-10-11 06:17:16 nga admin1)
[ Opinione ] NUK KA RRUGICA DEVIJUESE, KA VETĖM NJĖ RRUGĖ (2008-10-10 10:08:14 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Serbia e dėboi ambasadorin e Maqedonisė nga Beogradi (2008-10-10 09:56:11 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Negociatori pėr Kosovėn, Martti Ahtisaari merr "Nobel" pėr paqen (2008-10-10 09:54:26 nga admin4)
[ Opinione ] Roli i gazetarisė dhe gjendja e sotme e mas-medias shqiptare...! (2008-10-10 08:06:52 nga admin4)
[ Opinione ] Historinė duhet pasuruar me tė vėrteta (2008-10-10 08:03:46 nga admin4)
[ Opinione ] BETIMI USHTARAK i UĒK-sė (2008-10-10 05:42:28 nga admin4)
[ Opinione ] NGA PO E ĒON KOSOVĖN SHQIPTARE “POLITIKA” QORRE E “SHQIPTARO”-TITISTĖVE? (2008-10-10 05:37:26 nga admin4)
[ Opinione ] SIGURIMI KOMBETAR SHQIPTAR (SKSH) I FBKSH: (2008-10-10 05:19:50 nga admin4)
[ Diaspora ] ME SHQIPTARIN ENVER HOXHA PĖRBALL JUGOSLLAVIT TITO..! (2008-10-10 05:12:02 nga admin4)
[ Kultura ] RECENSION NGA RUSHIT RAMABAJA (2008-10-10 02:30:12 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster