| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Nė Kuvend ngjallet debati kritik pozitė-opozitė |
| Postuar mė datėn: 2008-04-18 11:25:11 nga admin4 :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
Shpallja e koordinuar e pavarėsisė ka dhėnė tani mė rezultatet e pritura, tha sot presidenti Fatmir Sejdiu, nė fjalimin nė Kuvendin e Kosovės. Sipas tij, prioriteti kryesor i shtetit tė Kosovės ėshtė integrimi nė strukturat euroatlantike. Ndėrkohė, kryeministri Hashim Thaēi paraqiti programin qeverisės 2008-2011, tė bazuar nė katėr shtylla kryesore: rritja ekonomike, zbatimi i statusit, qeverisja e mirė dhe zbutja e varfėrisė e stabiliteti social.
Shteti mė i ri nė botė, sipas kreut tė tij, ka filluar mbarė funksionimin. Presidenti Fatmir Sejdiu vlerėsoi si tė arritur tė madhe njohjen nga 37 vende brenda dy muajsh. Ai u tha deputetėve se nė hartėn politike tė botės, Kosova e pavarur do tė jetė vend demokratik si atdhe i tė gjithė qytetarėve tė saj, i cili synon raporte tė mira me shtetet tjera. |
|
Pėr zhvillimin e brendshėm ndėrkaq, Sejdiu fokusoi dy elemente tė rėndėsishme qė pėrbėjnė potencialet pėr zhvillim: popullsinė e re dhe pasuritė natyrore. Si pjesė e strategjisė pėr zhvillim ekonomik, Sejdiu pėrmendi energjetikėn dhe agrokulturėn.
Megjithė fillimin e mbarė, presidenti, sidoqoftė, vlerėsoi se Kosova shtet pėrballet me sfida tė shumta, tė cilat pritet ti pėrballojė me sukses nė bashkėpunim me misionin e ri tė Bashkimit Evropian dhe atė tė NATO-s.
Kryeministri Hashim Thaēi ndėrkaq paraqiti programin qeverisės 2008-2011, i cili sipas tij bazohet nė katėr shtylla: rritja ekonomike, zbatimi i statusit, qeverisja e mirė dhe zbutja e papunėsisė. Thaēi tha se prioritete tė zhvillimit do jetė: tėrheqja e investimeve tė huaja, privatizimit, rritjes sė eksportit etj. Rėndėsi e posaēme tha kryeministri do i kushtohet, bujqėsisė, sistemit arsimor, ndėrsa pėr sektorėt problematik si energjetika ai tha se qeveria ka strategji pėr tejkalimin e gjendjes sė rėndė.
Ambienti i sigurt, sundimi i ligjit dhe qeverisja e mirė do tė jenė premisa, tha Thaēi, qė Kosovėn do ta bėjnė vend konkurrues me shtetet tjera tė rajonit. Nė politikėn e jashtme Kosova sipas kryeministrit do angazhohet pėr raporte tė mira me vendet tjera e njėkohėsisht synon anėtarėsimin nė institucione tė rėndėsishme ndėrkombėtare.
Partitė kryesore tė koalicionit Partia Demokratike dhe Lidhja Demokratike e Kosovės e cilėsuan program tė perspektivės sė Kosovės. Opozita ndėrkaq adresoi kritika tė shumta. Ibrahim Gashi nga Aleanca Kosova e Re tha se problemi kryesor ėshtė qasja, pra mungesa e ofrimit tė mekanizmave tė qartė pėr zbatim.
Shefi i grupit parlamentar tė Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės Ardian Gjini tha se programi ngjason thuajse ėshtė pėrgatitur nga njė organizatė joqeveritare. Pėrveē tjerash ai tha se njė pjesė tė fajit qė Kosovėn deri tani e kanė njohur vetėm 37 vende e ka edhe qeveria, ndėrsa fokusoi edhe problemin e Mitrovicės.
Shefi i grupit parlamentar tė Lidhjes Demokratike tė Dardanisė tha se dokumenti mund tė jetė koncept, analizė, vizion por jo edhe program qeverie.
Ndryshe, programi u debatua nė 100 ditėshin e punės sė qeverisė. Kryeministri paraqiti edhe njė informatė pėr tė arriturat e 100 ditėshit, pėrfshirė shpalljen e pavarėsisė, njohjen nga shtetet tjera, miratimin e kushtetutės, qeverisjen transparente etj.
RTK
18.04.2008 |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2009 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|